Arvizu premton se do përveshë sërish mëngët: Meritoni zgjedhje të lira. Mbështes Fylen për referendumin

7 Mars 2013, 11:45Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në një bashkëbisedim me mediat, tha se populli shqiptar meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Të gjitha palët përgjegjëse (KQZ-ja, qeveria, partitë politike dhe kandidatët e pavarur) duhet të veprojnë në mënyra të tillë që të rrisin besimin publik në proces, dhe si rrjedhim, një rezultat që pasqyron vullnetin e njerëzve në 23 qershor. Edhe secili prej votuesve ka përgjegjësi. Prandaj dhe unë i inkurajoj të gjithë që të nënshkruajnë zotimin “Sepse e Dua Vendin Tim” në faqen e Facebook-ut te ACT Now! Nëse të gjithë bëjnë detyrën e tyre, atëherë nuk ka asnjë arsye përse këto zgjedhje të mos jenë më të lirat dhe më të ndershmet në historinë e Shqipërisë,” tha Arvizu.

“Populli shqiptar meriton të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Vlerësimi ynë do të jetë objektiv dhe i bazuar mbi çfarë ne vëzhgojmë përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve,” vijoi ambasadori.

I pyetur për procesin e numërimit të votave, Arvizu tha: “Gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, rezultati u përcaktua disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën dhe mbi 100 milionë njerëz votuan. Gjatë zgjedhjeve lokale të 2011-ës, unë isha prezent në disa raste ku partitë politike ishin përgjegjëse për ndalimin e numërimit të votave. Kjo është e papranueshme. Kjo nuk sjell rritjen e besimit të publikut në integritetin e procesit të numërimit të votave. Sa më shumë njerëz të kenë besim në integritetin e këtij procesi, aq më shumë ka gjasa që ata nuk do të kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve”.

I pyetur nëse do ketë sërish ndryshim rregullash siç ndodhi me rezultatin në Tiranë në vitin 2011, Arvizu tha: “Është e rëndësishme që rregullat të përcaktohen përpara kohe dhe që njerëzit t’i respektojnë ato. Pavarësisht, pyetje apo kundërshtime do të lindin sidoqoftë – e rëndësishme është që personat e përfshirë të ngrenë mekanizma për zgjidhjen e ankesave, të cilat janë në kohë, transparente, objektive dhe të drejta. Vetëm duke u bërë kjo, publiku do të ketë besim në rezultat”.

“Ne po fokusohemi për të dhënë mbështetje teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke financuar dhe ndërtuar kapacitete për vëzhgimin lokal të zgjedhjeve dhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve. Ne do të kemi më shumë detaje në javët e ardhshme me një shpallje zyrtare”.

I pyetur nëse do të përvishte sërish mëngët për një numërim të radhës, Arvizu tha: “Kjo varet sesa nxehtë do të bëhet situata aty brenda qendrave të numërimit”.

Ambasadori amerikan thotë se përgjegjësinë e ndërtimit të një shoqërie më të mirë duhet ta marrin shqiptarët.

“Shqiptarët duhet të marrin përgjegjësinë e ndërtimit të një shoqërie më të mirë; këtë nuk mund ta bëjnë njerëzit nga jashtë. Një pjese e kësaj përgjegjësie përfshin më shumë angazhim qytetar dhe më shumë këmbëngulje në kërkimin të llogarisë nga zyrtarët dhe udhëheqësit e zgjedhur”.

I pyetur për një çështje të nxehtë, se a duhet sakrifikuar demokracia për hir të stabilitetit, Arvizu thotë: “Më kanë pyetur edhe më parë për këtë gjë dhe gjithmonë jam përgjigjur duke thënë se unë mendoj që kjo është një ndarje në dysh jo e vërtetë dhe fallco. Stabiliteti dhe demokracia nuk janë reciprokisht ekskluzive. Duke folur në praktike është e vështirë të kesh njërën pa pasur tjetrën. Ky është rasti edhe në Shqipëri”.

Arvizu, ka mbështetur qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, i cili deklaroi se referendumi nuk është mënyra e duhur për të plotësuar kushtet e Brukselit, pasi është në kundërshtim me frymën e përfshirjes dhe nuk nguroi ta cilësonte nismën “populiste”.

“Komentet e Komisionerit Fule i japin përgjigje pyetjes tuaj më mirë se çdo gjë që unë mund të them”, tha Arvizu.

44 komente në “Arvizu premton se do përveshë sërish mëngët: Meritoni zgjedhje të lira. Mbështes Fylen për referendumin”

  1. besniku says:

    Z.Arvizu!

    Keto qe jeni duke thene, shqiptaret i kane thene qe ne vitin 1990 dhe vazhdojne t’i thone edhe sot e kesaj dite. Eshte mire qe keto gjera t’ia thuash atij ‘Burrit te Shtetit’ tend dhe jo neve. Ne e kuptojme fare mire se ti, Z. Ambasador, po perpiqesh te dalesh nga loja ku te ka futur Sali Berisha (jo vetem ty), por eshte teper vone, dhe ne kemi nje shprehje popullore qe thote: ‘Nuk lahet ………….! (Pyet personelin shqiptar te te shpjegojne kete). Meqenese ju diplomatet dhe ambasadoret punojne me kredenciale, deshiroj t’ju them se ju i keni demtuar rende kredencialet tuaja perpara popullit shqiptar, duke demtuar keshtu edhe besimin dhe dashurine qepopulli shqiptar ka per SHBA. Ne e kuptojme se ne mes eshte paraja, dhe ju mesa duket, midis parimit, drejtesise dhe mirebesimit, zgjodhet te paren. Lidhur me keto qe thoni ne FB, pergjigjen do ta merrni nga Sali Berisha me 23 qershor, 2013, ku ju do te dilni erseri jasht loje si me vendimin e gjykates per ngjarjet e 21 Janarit, 2011. Kujdesuni per veten dhe per bashkepunetorin tuaj!

    1. oliver says:

      Shpresojme qe kete here, rezultati te jete i ndryshem te pakten, se heren e pare shkoi kot perveshja, dhe mbeti ne mendjen e vendit vetem nje lavderim per nje njeri pa vlera dhe pa cilesi qe qellon te jete edhe kryeministri i vendit.

      1. raimondi says:

        Por sado qe ndihmon i shkreti Arviziu ju ketu prape e shani …

      2. Mark says:

        Arvizu pervesh menget per Podesten e Patton Boggs.

    2. Alb says:

      @Si lum ti o besnik qe fale shpikjes amerikane flet me Ambasadorin e SHBA. Ti duhet ta kuptosh se po nuk ekziston preçeedenti shqiptar te huajt nuk mund te nderhyjne brutalisht. Ne e kemi ne dore per te perzene çdo sharlatan qe tallet me ne, po nuk jemi te zote dhe i kerkojme Amerikes sikur na e ka borxh. C’te beje Amerika se burrat shqiptaret vjedhin si kusare ordinere, per tiu blere grave vila, makin, e fustane te mendafshta? Ne duhet ta kishim kuptuar qe ne fillim se ishim te tradhtuar nga ca horra te veshur me pushtet. Po tani qe i njohim jo vetem Saliun, te gjithe ata qe kane qeverisur deri tani pse nuk i przeme? Ka SHqiperia burra frikacave le te cdesin pernjehere ne nje dite..sepse ne 2013 akoma ka njerez qe thone jo po Fatosi jo po Saliu, jo po Iliri. U shua ky vend per burra te vertete? Lerini te huajt se lame nam jemi bere si balashe.

      1. Alb says:

        korrogjim: cdesin =vdesin

        1. filan fisteku says:

          e them prej kohesh!!!! fajin nuk e kane nderkombetaret se kane frike ta thone hapur se plas rremuja, as Saliu se ai vjedh dhe do te vjedhe, as Edvini nuk ka faj qe nuk eshte frymezues mjaftueshem….. FAJIN E KA POPULLI. gjysma e elektoratit 40-45% qe jane katunare, maloke, injorante, militante, te perndjekur, ish-pronare….qe jane ultras te PD, qe do e votojne BIRISHEN deri ne vdekje (pastaj Saliu mjafton ti manipuloje vetem paaak fare zgjedhjet)….. ne 97, duhet te kishim pasur lufte civile, qe te pastrohej ky vend!!!!

        2. sajmiri says:

          Alb besoj se edhe juve e keni vene re se ne shqiperi ne si popull nuk kemi apsulutisht gje ne dore per nderimin e pushtetit nese akoma nuk e ke kuptuar atehere ti dhe une flasim kot per zgjellje te lira e gjera te tjera qe ne presim nga te tjeret,Kujtoj 2005,nese pushteti nuk do te leshohej me kompromis po ta them se edhe sot do te kishe te majten ne pushtet, jemi po ne te njejtat kushte dhe po ta them nese Sali Berisha nuk e ka ndermend te hape rrugen po ta them se edhe dy mandate te tjera e ke ne pushtet, dhe ti beji si te duash llogarite, sepse te gjitha institucionet e shtetit i ke ne dore te pushtetit politik dhe beje llogarine ti qe nje punojesi te administrates ti vihet kusht se duhen dhjete vota per te mbajtur vendin e punes ose per te fituar nje shkolle ,ose per te marre te gjitha provimet e prapambetura,e shume gjera te tjara atehere fukaraja qe nuk ka para si do te votoje te jeni te bindur se sot ne shqiperi ka votues qe e jep voten e tij per pesemij leke te vjetra,keto nuk jane zgjelljet e lira se kur votat te futen ne kuti ne kete menyre atehere Arvizuja me shoke e ka te lehte tu pervishet mengeve e ti numeroje.Shoh sot me rastin e 7marsit vetem partine demokratike duke u marre me arsimin dhe duke bere politike,zgjellore hapur,cfare ka ne dore opozita, asgje prandaj pushteti ne shqiperi eshte shume e veshtire te nderrohet dhe koha e ka vertetuar nje gje te tille,zgjellesit tane nuk mendojne aspak per te ardhmen e tyre dhe te femijeve kemi te njejten gjendje si para njezet vjetesh te njejten politike te njejtin fjalor drejt europes qe nuk po mundemi te shkojme kurre, dhe kete gje ne duhet ta kuptojme se keta politikane vetem mashtrojne e genjejne,e mendojne vetem per veten e tyre dhe per ndonje qe ju sherben.

    3. ervin says:

      Z. Arvizu po ne vitin 2000 per sa ore doli rezultati ne Amerike per zgjedhjet presidenciale ???

    4. çentrale says:

      100% dakort

  2. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Ambasador,
    kur me vjedhin voten, dmth shkoj te votoj, u paraqes dokumentin e identifikimit e me thone ti ke votuar nje here une cfare te bej?

    Te pres reagimin tend apo te bej reagimin tim?

    Ne gjykate nuk shkoj dot se ti e kupton si vene punet atje.
    Te bertas do e marrin per anormal, te mos votoj ne nje rast tjeter ate duan. Cfare te bej o njeri?

    Tani kot me te pyt: nese une dyshoj qe Berisha qendron ne krye te ligesive qe i ben popullit tim me ndihmen e ca prej jush a mund te cilesohem antiamerikan?

    Ama per nje gje duhet te jesh i sigurte, i meritojme apo jo, do behen apo jo zgjedhje te lira, nese do jete serish Berisha ne politike mbas zgjedhjeve do kete o 97` o largim masiv te shqiptareve nga vendi i tyre.
    Ai per kete eshte duke punuar, po ju?

    1. Ramy says:

      Nuk te ka vjedhur kush voten ori koklloqe apo kerkon serisht Celibashin e Subashin te numeroj voten tat 10 here???? ik ore zager i kuq

      1. Ben Chicago says:

        z.Arvizu,zgjedhjet do te jene zgjedhjet me te mira te zhvilluara ndonjehere,por e rendesishme eshte parandalimi i ardhjes ne pushtet i pushtave te kuq,i pinjolleve te bllokut ,i komunisteve shqiptar.Dhe ti besoj e di cdo te thote :Ardhja ne fuqi e komunisteve shqiptare.

        1. Niko Maloku says:

          PER BEN CIMKEN EDHE RAMUSHIN: Psikologjia juaj eshte psikologjia e Horrit, eshte psikologjia e Sali Berishes dhe bandes se tij, te cilet, gazeta angleze ” The Independent ” e marsit 1997 i quajti ” Regjimi i gangstereve ” dhe gazeta gjermane ” Zydeutsche Zeitung ” e shkurtit 1998 e quajti Berishen ” nje ordiner i rrezikshem “. Kjo eshte psikologjia dhe mentaliteti juaj, pra jane ato te krimineleve, te atyre qe dhunuan zgjedhjet e 1996 ( te konsideruara te dhunuara nga gjithe vezhguesit nderkombetare ), qe moret pushtetin me dhune ne 14 shtator 1998 dhe iket si minj sapo Amerika dhe BE thane se ” Nuk njohim asnje qeveri te aerdhur ne pushtet me dhune “. Morali juaj eshte ai i Ruzhdijes dhe i zotit tuaj pa moral, per te cilin korespondenca diplomatike amerikane thoshte se ” Kryeministri eshte koka e trukimit te zgjedhjeve “. Ju jeni po ata bastaerde qe tentuan t’i japin detin grekut, qe kane vjedhur pasurine kombetare tash 23 vjet, qe kane falsifikuar e blere vota, qe kane vrare njerezit e pafajshem dhe nje mije te zeza te tjera. Ne te vertete, ju jeni armiq te popullit shqiptar. Por, ne hale do te perfundoni.

        2. @ ben chikago ; @ ramy says:

          Saliu ka treguar aq shumë pasion e dashuri për ta mbajtur pushtetin, aq shumë egërsi, aq shumë arrogancë, aq shumë kërcënime e shantazh, aq shumë barbarizëm e rrugaçëri, aq shumë gatishmëri për dhunë, aq shumë finokëri, sa çdo shqiptar ka marrë vesh se ai mund të rrëzohet vetëm me kryengritje. Si u rrëzua edhe Gadafi.

          Ai edhe në zgjedhjet e ardhshme do t’ i vjedhë votat. Nuk ka asnjë arsye të mos e bëjë këtë. Nuk është aspak reale të mendohet se sa më shumë që mplaket, aq më shumë urtësohet. Truri nuk thyen rekorde, siç mund të thyhen në not me muskuj, i shoqëruar me sekundantët e vet. Nuk i ka vetëm ky fajet për narcizmin e tij patologjik, por edhe klani i tij, që i mbush mendjen se është i pazëvendësueshëm: si tipi ramy, ben chkago etj etj

          kesaj rrale shqiptaret duhet te votojn masivisht per te zhdukur saliun ndryshe na pret nje luft civile: sepse saliu nuk durohet me !!

          ooo luft civile ooo vota masive kunder saliut!!!

        3. deni says:

          aman o gazeta tema per nje gje jam e sigurt qe kete ben Chicagon e keni sajuar vete se nuk ka asnje mundesi te kete njerez kaq koqe kandari injorant komplet…..respekte

  3. Doreida says:

    Tani mendoni per zgjedhjet e vitit 2017, se keto te qershorit i siguroi Berisha: sinjal i forte “perveshja e mengeve” te kumbarit te “burrit te shtetit”.

  4. bashtova says:

    Pergjigje Z. Arviu mbi ato qe ai shkruan ne FB.

    Z. Arvizu thote:

    – Nëse të gjithë bëjnë detyrën e tyre, atëherë nuk ka asnjë arsye përse këto zgjedhje të mos jenë më të lirat dhe më të ndershmet në historinë e Shqipërisë.”

    Pergjigje:

    – A njihni kryeministrin e Shqiperise Z. Arvizu? Sa te jete gjalle ky njeri, ne Shqiperi nuk do te kete kurre zgjedhje te lira, te fshehta dhe te ndershme.

    Z. Arvizu thote:

    “Populli shqiptar meriton të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

    Pergjigje: (Nje lloj si me lart)

    – A njihni kryeministrin e Shqiperise Z. Arvizu? Sa te jete gjalle ky njeri, ne Shqiperi nuk do te kete kurre zgjedhje te lira, te fshehta dhe te ndershme.

    Z. Arvizu thote:

    ‘Vlerësimi ynë do të jetë objektiv dhe i bazuar mbi çfarë ne vëzhgojmë përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve.”

    Pergjigje:

    – Me siguri, sikurse vleresimi juaj per zgjedhjet e Majit, 2011 per kryetar bashkije, ketu ne Tirane dhe per vleresimet per vrasjet ne bulevard me 21 Janar, 2011, perpara zyres se kryeministrit.

    Shenim: Ju rekomandojme qe te jeni gati per t’u evakuuar fill mbas zgjedhjeve te 23 qershorit, 2013, sepse edhe nese qellon qe Sali Berisha te humbase zgjedhjet (qe kjo nuk mund te ndodhe kurre), ai nuk largohet nga pushteti pa futur ne lufte shqiptaret kunder njeri-tjetrit.

  5. agim says:

    Keto qe thot shoku ose vellij i Sales pra Arvizu jane pordhe ne pee i themi ne.Keto jane teorina qe i dine dhe femijet shqiptar.Duke qene pale me qeverin nuk pritet me shume,por popullit i ka hipur km ne sverk te qafes e nuk po e lejon me marre fryme,amerikanet munde te ndihmojne ne kete drejtim vetem pa vellijn e Sales e pa Salern

  6. alban says:

    E vetmja gje qe mund te them ne kete koment eshte qe Z. Arvizu te mos e marre shume seriozisht ceshtjen e zgjedhjeve dhe te procesit zgjedhor ne qershor te ketij viti. Jo per ndonje gje te madhe, por do te mbetet me gisht ne goje si me vendimin e gjykates per vrasjet e Janarit dhe ne nuk duam qe Z. Arvizu te pesoje ndonje tronditje tjeter dhe te zhgenjehet perseri nga Burri i Shtetit. Nuk jam shume i sigurt nese Z. Arvizu e ka kuptuar se Sali Berisha nuk e ka me ne listen e tij as si mik dhe as si ambasador. Kane ndryshuar rolet: The spymaster is become a mere spy and the spy is become the spymaster!

  7. e verteta says:

    Z. Arvizu !
    Shpresoj te ma lexosh kete koment.
    Kam respekt te madh per statusin e ambasadorit Amerikan. Por personalisht me ju jam i zhgenjyer qe nga zgjedhjet e 2011, kur ju perveshet menget dhe duhet te kishit deklaruar se njihnit rezultatin qe doli Live. Dhe se dyti per ngjarjet e 21 Janarit kur vriten 4 qytetare shqiptare dhe nuk ka asnje fajtor.
    Qe te mos zhgenjehem kete here me 23 Qershor ( sepse jam i sigurte qe e majta do te fitoje ) jo me ju, por me politiken Amerikane karshi Shqiperise ( vendit me filoamerikan ne bote ), jini vigjilent, sepse kur me vjedhin voten me duket sikur me perdhunojne.
    Edhe nje here jini vigjilent. Rotacioni eshte i domosdoshem qe te rilinde Shqiperia dhe te mos vuaje me ky popull nga diktatoret.
    Ju pershendes !

  8. Nje shqiptar tjeter says:

    ARVZIU EDHE PO PERVESHI MENGET SALIUN DO TA KETE TE FUTUR NEN SQETULL
    Prandaj nuk ka shqiptar qe e beson me Arvziun…

  9. tourkofagos says:

    hahahaha,Arvixi do te pervesh menget se i dhemb bytha shume per korraket Zike,hajriu,pallaxgian,anticensure,ramy etj……..!!!
    keshtu i perveshi menget edhe kur u bene zgjedhje ne Afghanistan…..

    1. anticensurë says:

      çkemi tuko sumë e more pensionin???
      ske pas punë këto kohë,vetëm pensioni të ka met??!!
      kishe ditë që spo na nderoje me pordhët e tua!!!
      tashti ki kujdes e mos shpenzo si më parë,si dilet në fund të muajit më me 150€???!

  10. besa says:

    o ARVIZU nuk ka burra shteti ky paljaqo shtet i krijuar nga skizofren si sali pleh berisha “ky asht burri juaj i shtetit i 21 janarit ” sala asht homo si enveri

    1. Alb says:

      O Besa edhe Enveri po te te kete treguar gjyshi (ne ka qene i sinqerte)ne dhomen e votimit vendoste dy kuti:1. me veshje nga brenda, ne menyre qe kokrra qe hidhej aty te mos bendte zhurme,2. me derrase nga brenda ne menyre qe kokrra te kerciste. Tani aty ku kerciste kokra ishte kutia ‘kunder’ dhe keshtu qe kapeshin armiqte, ata qe nuk ishin dakord me kandidaturat analfabete puthadorase te Enver Hoxhes, por atehere kishte BURRA dhe guxonin dhe e hidhnin kokrren aty ku kerciste dhe me ndergjegje pranonin burgun e interrnimin. Po tani ku kane degraduar burrat shqiptare? Pranojne 50000 leke te vjetra nga LSI dhe e hedhin voten per te sepse i trembin se gjoja i filmojne ne ate moment. O tmerr vdekja eshte nje sherim per frikamanet! Nuk arrij te kuptoj çfare i kerkoni ketij burri te nderuar qe eshte perfaqesuesi I KOMBIT ME TE FUQISHEM NE BOTE? Votoni pra! mos kini frike! zgjidhni pra! Hapini syt nje çast te vetem! ose heshtni pergjithmone, se me duket ju pelqen llumi i kenetes. E keni frike Edi Ramen se e dini qe mbledh rreth vetes njerez vizionar dhe familje te mira, e dini se ai nuk ecen por vrapon. Nuk keni kellqe te vraponi? jepjani voten se do vrapojne te tjere e Shqiperia do ndryshoje, keshtu do hane ne forme asistence edhe ata qe s’kane krahe te fluturojne.
      Ne se doni horrat qe keni pasur se keshtu zhgryeni ne kenete e jeni rehat vazhdoni ta beni, por kete here jeni ne minorance sepse vorbulla qe ka nisur te krijohet nuk do lere llu pa pastruar

  11. albani says:

    Ja cfare thote ambasadori amerikan: ‘Shqiptarët duhet të marrin përgjegjësinë e ndërtimit të një shoqërie më të mirë; këtë nuk mund ta bëjnë njerëzit nga jashtë’. Dhe me kete, ambasadori ne fjale e largon veten nga pergjegjesite e deritanishme, nga deklaratat per zgjdhjet ne majin e vitit 2011, per ngjarjet e 21 janarit, dhe per gjithcka te mbrapshte qe ka ndodhur ne Shqiperi gjate kohes qe ai eshte ambasador.

    Por kur shqiptaret perpiqen te ndertojne nje shtet demokratik, dhe kur shqiptaret perpiqen te ndertojne nje sistem te drejte dhe te ndershem drejtesie ne Shqiperi dhe kur shqiptaret jane kunder sistemit mafioz, vrases dhe antishqitar te Sali Berishes, atehere perse ky ambasador rreshtohet ne anen e kryeministrit dhe e mbeshtet ate per veprimet e tij qe bien ndesh me parimet e demokracise dhe te shtetit ligjor, dhe perse ky ambasador mbas te gjitha ketyre e quan edhe Burre Shteti?

    1. Alb says:

      Nuk besoj se e merr nen sqetull Saliun Ambasadori. Ai eshte nje diplomat dhe eshte perpjekur qe ne Shqiperi te mos kete trazira dhe kjo eshte nje gje e mire per ne. Sot Ambasadori amerikan po flet me hapur dhe po mban nje qendrim te duhur. saliu e di, Saliu e ndien dhe ne ikje e siper flet per edi Ramen per gjera pa peshe. tani psh ka nje ore qe flet per Vorpsin si e komplimentoi LInden. Kerkon te mbetet ne kujtesen tone si nje njeri qe ne fakt nuk ka qene.

  12. A-ziu says:

    Zoti Ambasador! Nje shprehje jona thote” nje here bie daci ne kos” Keshtu qe perveshja e mengeve te kemishes suaj diplomatike ose qofte edhe ngritja e pantallonave per te ndihmuar shqiptaret ne pregatitjen e qerpicit te zgjedhjeve nuk do te kene asnje efekt. Kete ju e dini shume mire. Fati juaj eshte se perfaqesoni nje shtet te fuqishem dhe ende te admiruar nga shqiptaret. Por fatkeqesisht niveli juaj si diplomat eshte degraduar jashtmase pas deklarates (ose brockulles) suaj historike per nje burre shteti imagjinar. Ti ofendove te pakten gjysmen e popullsise se Shqiperise, por edhe ata burra te vertete shteti perfshi presidentin tuaj, te cilet duhet te gjejne terma te tjera me te larta se ky qe i dhate ju Berishes. Eshte mire qe ju te qendroni neutral ashtu sic eshte dhe ne job description tuajin. Mos fluturoni me presh ne b….e nga levdatat e shqiptareve. Per sa kohe qe perfaqesoni shtetin tuaj, rezervohuni ose refrain nga deklarata populiste. Mendimin tuaj personal shkruajeni ne memuaret kur te dilni ne pension. Jeni ambasadori me naiv amerikan i akredituar ne Shqiperi.

  13. anticensurë says:

    a mor xhaxhi arvizu,
    sa të bukra janë këto tregimet e tua sa vetëm fillimi dhe fundi i mungojnë,”na ishte njëherë shumë,shumë kohë më parë””u martuan dhe u trashëguan”,për tu dukur si përralla para gjumit!
    kështu o xhaxhi arvizu!ti po përpiqesh të bësh a të thuash diçka sot që akoma ska ndodhur gjë,por kur të vijë dita që të ndodhë vjedhja,grabitja e rradhës ti dhe shteti tënd do të jeni po aq pragmatist sa dhe më parë!do të thoni,nuk janë punë tona,ju shifni dhe bëni!njëlloj ti ke për të përveshur mëngët,thjeshtë për të bërë veprimin e poncit të pilatit!për ti larë e jo për të ndihmuar!!!kjo është e keqja o xhaxhi arvizu!shteti tënd do të të thotë sduam probleme në shqipëri prandaj gjej ndonjë shprehje tjetër si ajo e “burrit të shtetit”,sa për të gënjyer atë popull budallë!sa për ti dhënë mundësi shalgjatit bojaxhishkruajtës të justifikohet deri në dështimin e radhës!për të tjerat mos u bëj merak!duruam turkun 500 vjet enverin 50,çjanë dhe 10 vjet të tjera me salën në kuriz!dhimjen e shtyjmë me rrok e kokën e kolës!!
    faleminderit xhaxhi arvizu për kohën që më bër të harxhoj për ty!!!
    po teshtive ndonjëherë unë të uroj me thënjen e vjetër shqiptare
    “shëndet e jetë
    u rritsh përpjetë
    marrsh një nuse
    si je vetë”!!
    pashim xhaxhi arvizu se mua më zuri gjumi tashti………!

  14. ismail islami says:

    Pirdh,
    se pjerdh bukur

  15. beso says:

    E vetmja gje e mire qe mund te beje ky ambasador eshte te rrije brenda ne keshtjellen e rrethuar me mure te larta, deri perfundim te zgjedhjeve te ketij viti dhe te mos flase. Ky duhet te kuptoje se nuk ka e ka me ate autoritet dhe besueshmeri qe kishte para emerimit te Lulzim Bashes kryetar te qytetit te Tiranes dhe ne menyre te vecante, mbas 21 janarit, 2011.

    As Saliu nuk i vlereson ato qe thote tani ky ambasador, as populli dhe as rrethi tjeter diplomatk ne Shqiperi dhe jasht Shqiprise. Ne te kunbderten, te pakten Sali Berisha do e degjonte qofte edhe nje here te vetme (ne kuptimin do te respektonte mendimin e ketij ambsadori), por kjo nuk ka ndodhur deri tani dhe nuk ka gjasa qe te ndodhe edhe ne te ardhmen, akoma me shume kur behet fjale per zgjedhjet.

    Pra, me pak fjale, sic thote shoku Agron Llaka tek Al Pazar: Shqiperia keshtu ka qene, keshtu eshte dhe keshtu do te jete! E mjere dhe e mjeruar!

    1. Kush voton Berishën është bajgë says:

      Per ate punen e Lul Bashes, po te njoftoj se Ambasada e SHBA ne Tirane po kryen nje aktivitet me ish Ministrin e Brendshem te 21 Janarit ku u vrane 4 njeres , sot e deri ne 10 Mars me tematike “Dhuro Nje Lule Per Jeten”.

      Lul Basha, yll ne ngritje.

  16. dajlan says:

    Pershendetje te gjithve!
    Nuk dua te kundershtoj ato qe keni shkruar pasi ato qendrojne, por mendohuni qe jemi vete ne ata qe duhet ta nxjerrim vendin nga ky balltak.
    Persa i perket zgjedhjevwe 2011, mire beri qe iku ky palla i gjate se na ishte kthyer ne nje Berishe te Tiranes.

  17. Lilo says:

    Qe kemi nevoje per ndihme e kontroll kete e di cdo njeri i ndrshem e korrekt ne Shqiperi, kemi dale nga rruga e zotit me fenomenin e vjedhjes e te mashtrimit .

  18. xhaferri says:

    AS NE HALE NUK SHKOJ ME ME LLAFIN TAT MATRAPAZ I FELLIQUR?ME TY SALIU AS BYTHEN NUK FSHIN LEGEN.

  19. xhaferri says:

    TANI NUK TE KA NGEL GJE TJETER ZOTI ARVIZU, VETEM ME HEK BREKET NE QERSHOR, SE PER MONGET E TUJA SE RRUJTI NJERI FARE.

  20. o njerez ai thot hapur qe kini kujdes se prap do vidhen zgjedhjet e ju e keni vete ne dore ti mbroni !!!! pse c’prisni ju qe te sjellin ushtrine amerikane te ruajn kutine e votimit ??? kur vjedhjes si ben dot ball nje shoqeri e tere , c’do beje nje ambasade ???!!!

  21. Zotnia ne fjale i perveshi menget edhe me 8 maj 2011 por nuk i doli gje ne drite. Humor amerikan.

  22. sa says:

    Aman te lutem ate mos e bej prap se do vazhdojme me Saliun.Te lutem te pergjerohem

  23. ben says:

    Vota

    Liria te krijon mundesin per te zgjedhur,
    Vlerat e njerzve qe duam te na drejtojne,
    Ata jetojne mes neshe si qytetar te thjesht,
    Vendi i kerkon dhe ne te na perfaqesojne.

    Ne te gjithe votojme, me shkoll e pa shkoll,
    Gra, burra, pleq edhe te rinje,
    Vota numerohet, vota nuk peshohet,
    Perpara Zotit dhe Atdheut jemi te gjith te barabart.

    Ne kompiuter shikojm dhe ne nga USA votojm?!
    Pionieret, sigurimsat,spiunet, vullentaret e Enverit,
    Votojme per deputetet ministra qe nata i pasuron,
    Trashegimtaret e “ustallarve” diellin me shosh po e mbulojn.

    Vota e thaseve me miell mullixhinjet pasuron,
    Kryeministri i vendit verdiktin e popullit mohon,
    Kjo seshte hera e pare hajdutet hajdutrit akuzojne,
    Evropa nuk ve saksione por kerkon Ali Babet ti bashkoj.

    Nga kjo orkester e keqe harmoni nuk po degjojme,
    Dirigjenti eshte i plakur dhe i lodhur nga djallezit,
    Gunga i ka dale, shemtiren te gjith e shikojme,
    Vota apo vdekeja nga skena do ta rrezoje.

    Shqiperin e ben lop ku e mjelin komunist,grek e serb,
    Ata qe na udheheqin socializmi e degjeneroj,
    Koha ka ardhur keta njeres te eger ti nderrojme,
    Eshte detyra jone qe voten ta mbrojme

    Shqiperia po ndryshon, suksesi nuk vjen me shpejtesi,
    Ne Evrop jemi, te gjith na adhurojne,
    Shqiperis po i rriten krahet dhe perpiqet te fluturoj,
    Ne e duam energjin dhe te ren per ato do votojme.

    Ben Dulaj Qershor 2012

  24. bsh says:

    o pervishi o mos i pervish kot menget

  25. Dritani says:

    Zoti Arvizu ju amerikanet paskeni mbajtur komunizmin ne Shqiperi,te tjerat e keni lodra te dala boje.
    http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  26. Per Benin.!

    Kur themi per Benin dijeni mire se nuk eshte vetem Beni. Prapa Benit ka edhe te tjer shume te rrezikshem qe ne emer te liftes kunder Komunistev behet dhunimi , shketrrimi dhe vrasja e demokracise shqiptare.
    Te me falin Komentuesit pore dua t`ju them. Ore si nuk ka ndryshuar koncepti per liften kunder komunisteve njelloi si ájate liftes antifashiste nacional clirimtare.
    -Ne kohen e liftes ata hidhnin lum shpifjesh per komunistet per partizanet madje nga me te ndryshmet.Perfundimishte Partizanet e cliruan vendin dhe u ben pjes e pa ndare e kualicionit antifashist botrore.
    -Ne demokraci, perseri lufte kunder komunistev ne te vertet ata nuk ekzistojn se ata jen me shume ne pd DHE JO NE ps PORE GJITHMON ARMIQTE E SHQIPERI KAN PERDORUR TAKTIKEN. Shqiptaret kunder shqiptarve. Tani ata kan ndrruar konceptin pore taktiken jo tani Komunistet kunder komunisteve. Se keta i bej gjemen njeri tjetrit.
    Ne kete form neve dogjen etapat qe 20 vjet dhe nuk po ndertojme demokraci pore po vrasim per dite ate.
    Neve kemi hyre ne pluralizem.Pora keta nuk e pranojn pluralizmin at perjashtojn me shume se gjysmen e popullsise.A e din Beni qe komunisti Berish po qeveris me te majten shqiptar qe mori hua TEK Fatosi 6 deputet dhe tek Ilir Meta 20 % qindeshin Pra e djathta o beni nuk ka kurre mundesi te ndertoi ase shtet, ase demokraci, ase zhvillime perparim,. Ju o beni si dje ne lufte dhe si sote mne Paqe jen vetem per te ngren e per te ber qejf mundesishte te shifni nga ato ne foto qe prekun zogun dhe kaq eshte misioni juaj me gjat ju nuk keni mundesi te hidheni hapin.
    Amerikja kam besim qe ashtu si dje qe na kishte Aleat ne lufte edhe tani ne demokraci do ta ket aleta te vendosur per nje rilindje shqiperin dhe ajo nuk do te hezitoj ta mbeshtese ate,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje