Pak ditë pasi hyri në burg, Delijorgji lirohet për sjellje të mirë. Durda: Ku u soll mirë, në plazhe apo restorante?

6 Mars 2013, 21:54Politika TEMA

Mihal Delijorgji, administratori i kompanisë “Albademil” dhe i cilësuar si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, shpërblehet me leje nga burgjet.

Vetëm pak ditë pas dorëzimit në polici për të vuajtur dënimin e mbetur prej 3 muaj e 24 ditëve, Delijorgjit i jepet leje për sjellje të mirë.

Por pavarësisht se ndodhej në shtëpi, biznesmeni nuk ka preferuar të paraqitet para gjyqtarit Arben Micko, i cili ka marr në shqyrtim kërkesën për uljen e masës së dënimit. I ndodhur në këto kushte, gjyqtari e vazhdoi seancën në prani të avokatit mbrojtës, që kërkoj uljen e 3 muajve të mbetur të dënimit përfundimtar.

Por kërkesa e Mihal Delijorgjit për të rifituar lirinë ka ngjallur reagimin e familjarëve të viktimave të shkaktuara nga shpërthimi i fabrikës së Gërdecit.

Feruzan Durda, djali 6 vjeçar i të cilit ishte një prej viktimave ka thënë për “Tema” se lajmi ishte një ngjarje e pritshme për të. Durda ka shprehur indinjatë jo vetëm për mundësinë e lirimit të Delijorgjit, nga burgu por edhe ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

 

Reagimi

“Prej kohësh shteti shqiptar dhe drejtësia ka treguar që është bërë palë për kriminelët që shkaktuan vrasjen e 26 personave në Gërdec. Procesi gjyqësor i kësaj tragjedia degjeneroi në atë pikë sa, jo vetëm që nuk u zbardh e vërteta e kësaj masakre, por as nuk u vendosën përballë përgjegjësisë, autorët e vërtetë të krimit. Ndaj, kërkesa e bërë nga Delijorgji për të dalë nga burgu, edhe për ato pak ditë që e dënoi Gjykata, është e pritshme për ne”, tha Feruzan Durda. Madje, ai ka ironizuar edhe arsyetimin e bërë nga Drejtoria Përgjithshme e Burgjeve të cilët kanë dhënë leje për Delijorgjin për shkak të sjelljes së mirë.  Aktualisht Mihal Delijorgji ndodhet në shtëpi, ndërkohë që ka nisur procedurat për rifitimin e lirisë. Vetëm pak ditë pas dorëzimit në polici për të vuajtur dënimin e mbetur prej 3 muaj e 24 ditëve, Delijorgjit i jepet leje për sjellje të mire, ndërkohë që Feruzan Durda ngre pikëpyetje për kohën dhe vendin që Delijorgji ka dëshmuar sjellje shembullore aq sa edhe të shpërblehet me liri. “Unë nuk di se kur Delijorgji është sjellë mirë për drejtuesit e Burgjeve, në plazh, në vende të ndryshme të Shqipërisë apo në kafenetë luksoze të Tiranës që avokati im e ka parë nën shoqërinë e djalit të tij. Megjithatë, siç dhe thashë më lart, edhe ky vendim, duke nisur se si ka shkuar gjithë procesi gjyqësor i Gërdecit, është i pritshëm për ne. Dëshmon më së mirë faktin që në shteti është palë në këtë ngjarje kriminale ku humbën jetën 26 persona”, vijoi më tej Feruzan Durda.

Reagimi i babait të djalit 6 vjeçarë të vrarë të Gërdec ka ardhur pas kërkesë që Delijorgji ka bërë për uljen e masës së dënimit. Gjyqtari Arben Micko, ka zhvilluar seancën e parë ku  ka marrë në shqyrtim kërkesën për uljen e masës së dënimit të mbetur. Por duke qenë se prokurori kërkoi kohë të shprehet për kërkesën e biznesmenit, duke bërë që séance të shtyhet për javën tjetër nga gjyqtari Micko. Para pak ditësh, Mihal Delijorgji u vetëdorëzua në polici pas shpalljes së dënimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit.

Administratori i kompanisë “Albademil” dhe i cilësuar si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, u gjet fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, në përfundim të hetimit. Gjykata e shpalli fajtor Delijorgjin për akuzën e “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” duke e dënuar me 10 vjet burg. Në Gjykatën e Apelit, biznesmeni përfitoi uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar për shkak pranimit të gjykimit të shkurtuar. Ku nga përllogaritja e organit të akuzës, Delijorgji përfundimisht duhet të vuaj edhe 3 muaj e 24 ditë burg për tragjedinë e shpërthimit në Gërdec.

27 komente në “Pak ditë pasi hyri në burg, Delijorgji lirohet për sjellje të mirë. Durda: Ku u soll mirë, në plazhe apo restorante?”

  1. fl says:

    Ashtu sic u arrestua duke qeshur ne foto ashtu dhe doli. Familja Berisha e mbajti fjalen dhe ju gjet prane gjate me organizimin e nje farse gjyqsore ekzemplare.

    1. Dule Jevgu says:

      E paskan nxjerre per te ngrene ndonje plumb dhe mbyllur hesapet perpara se te ikin nga pushteti. Krim tjeter, kesaj radhe ne kurriz te Delijorgjit.

  2. Populli nuk harron says:

    Kujdes POPULLI nuk harron. Keta njerez duhet te jetojne qe te deshmojne neser per te denuar Zenin dhe Babin e Zenit se bashku me soj e sorollopin e tyre te ndyre.
    Drejtesia e POPULLIT nuk do te vonoje.

    1. @ Mitillenos SA : ku jan provat qe edi rama esht fajtor i gerdecit??? says:

      Edhe Bossi i “Albademil”, Mihal Delijorgji, ka komunikuar në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha, në ditën e shpërthimit të Gërdecit, më 15 mars 2008. Nga zbardhja e tabulateve telefonike rezulton se Delijorgji, i ka telefonuar Shkëlzen Berishës në orën 12:48 fill pas mesditës, pra vetëm pak kohë pas shpërthimit (tragjedia ndodhi rreth orës 12:10). Telefonata ka zgjatur 54 sekonda.
      Ajo që bie në sy në leximin e tabulateve telefonike është komunikimi i shpeshtë Delijorgji-Berisha në periudhën janar-mars 2008. Për një periudhë 2 muaj e gjysmë, administratori i “Albademil” i ka telefonuar 56 herë djalit të kryeministrit. Interesant është fakti që sipas tabulateve të Delijorgjit, të dy personat nuk kanë komunikuar në këto numra celulari në vitet 2006-2007. Bie në sy se përpara 15 marsit 2008, Delijorgji-Berisha kanë komunikuar shumë shpesh edhe brenda ditës, ndërsa ditën e shpërthimit vetëm 1 herë. Nuk dihet cila ka qenë porosia e fundit para prangosjes së bossit të “Albademil”-it.

  3. Mitillenos SA says:

    Zonja Feruze Delijorgji eshte sjelle mire jo vetem ne plazhe,kafene, restorante e pabe,por edhe duken dertuar pallate ne Tirane(duke i dhene seksereve te Ed Rames perqindjen ,qe u takon ne apartamente, dyqane e garazhe).Ai u soll mire duke ndertuar pallate ne Durres me lejen dhe betonin e kryebashkiakut socialist Dako.Ai u soll mire, kur ne bashkepunim me trafikantin serb te armeve Gospodine Cernogorac dhe me Shkerdhen Berishen furnizuan me arme e municione Asadin e Sirise dhe milicite fundamentaliste te Somalise(historia e armeve ne portin somalez Las khorey krahina e Putlandit). Pronari me letra i anijes se armeve moj zonja Feruze ishte nje grek nga ish Bashkimi Sovjetik nje fare Kapnotidis Dimitrios,mik e bashkepunetor i buldozeristit Delijorgji kompletuar me kurs filozofije greke. Zonja feruze ketij Delijorgjit armet i jane bere hobi,qe nga tanket e topat e Helidonit te Majkos deri te Shkerdhen Berisha. Mjer ti moj Feruze,mjer gjaku i familjes tende, qe do prodhoje vota per te bere deputet kunato-avokatin Celibashi te Fatmir Mediut.Feruze rilindja e Shalegjatit eshte Ripjellje Delijorgjesh,mjer ti dhe te afemit e tu qe i vrau Delijorgji,Mediu,Shkerdheni,Mahmutaj i Beratit e Ilir Meta me bekimin e Ed Rames dhe te Majkos,”Baxhanakut” te Elidonit, si edhe per shkak te indiferences te diplomatit pijanec Kristina!

    1. blerti says:

      a e di ti qe edi rama nuk i jep lejet e ndertimit apo se di??? beso mashtrimet e berishes beso se duke besuar shpifjet e tij asnje kriminel sdo dali para krimit fal sali berishes!!! vazhdoni hilljani edi rames se ai ka qen gjith keto vite ne qeverisje!! sala ?? ku sala?? sala se ka qeveris asnje her ket vend ! vetem edi rama..! edi rama i ka gjith fajet… popull idiot…!!!

    2. @ Mitillenos SA : ku jan provat qe edi rama esht fajtor i gerdecit??? says:

      Edhe Bossi i “Albademil”, Mihal Delijorgji, ka komunikuar në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha, në ditën e shpërthimit të Gërdecit, më 15 mars 2008. Nga zbardhja e tabulateve telefonike rezulton se Delijorgji, i ka telefonuar Shkëlzen Berishës në orën 12:48 fill pas mesditës, pra vetëm pak kohë pas shpërthimit (tragjedia ndodhi rreth orës 12:10). Telefonata ka zgjatur 54 sekonda.
      Ajo që bie në sy në leximin e tabulateve telefonike është komunikimi i shpeshtë Delijorgji-Berisha në periudhën janar-mars 2008. Për një periudhë 2 muaj e gjysmë, administratori i “Albademil” i ka telefonuar 56 herë djalit të kryeministrit. Interesant është fakti që sipas tabulateve të Delijorgjit, të dy personat nuk kanë komunikuar në këto numra celulari në vitet 2006-2007. Bie në sy se përpara 15 marsit 2008, Delijorgji-Berisha kanë komunikuar shumë shpesh edhe brenda ditës, ndërsa ditën e shpërthimit vetëm 1 herë. Nuk dihet cila ka qenë porosia e fundit para prangosjes së bossit të “Albademil”-it.

    3. PADREJTESI!!! says:

      topalli ka then qe edi rama e paska nga nxjerr nga burgu ket e ka then me gojen e saj ne 2011 , alibeaj etj etj!! tani kam nje pytje per ju!! gerdeci ka ndodhur ne 2008 pse nuk foli topalli me perpara per mediun, per shkelzen berishen etj qe ishte i inkriminuar kok e kemb por heshti??? mbasi ja holli shkelzeni dhe mediu gjykimit se kan xhaxhi saliun, filloj morri zjarr PD!! pse i besoni kaq shum KESAJ PD TE FELLIQUR PSE?? esht e njejta histori me frrokun PD: edi rama ka miqesi te ngushte me frrokun nderkoh edi rama as nuk e ka par ndonje her ne jeten e vet!!! besoni njerez besoni se mir e keni, ket do dhe PD QE JU TE BESONI MASHTRIMET E TYRE NE MENYR QE TJU VJELLI AKOMA ME SHUM E TE BEHEMI SKElLEVER TE DEVOTSHEM TE BERISHES!!

  4. DREJTESIA says:

    Po ky mire e ka me Salen dhe eshte ortak me Edin, si do qe te dalin zgjedhjet ne rregull eshte. Ishalla ska pasion gjyetine

  5. DREJTESIA says:

    Po ky mire e ka me Salen dhe eshte ortak me Edin, si do qe te dalin zgjedhjet ne rregull eshte. Ishalla ska pasion gjuetine

  6. krosi says:

    Ed Rama,

    thuaj popullit se cfare do te beje drejtesia me keta antigjyqtare, matrapaze te fateve te shqiptareve !

    A po i mban shenim apo po ben hartime !

    1. Djali i ketij gjyqtarit, konkuroi per kryetar te FRESSH-it para pak muajsh. Eshte frekuentues i rregullt i takimeve me te larta te partise. Nderkohe qarkullon ne Tirane me makina 100 mije euroshe. Kjo eshte Partia Socialiste!

      1. vjollca says:

        @ ANTON NEPRAVISHTA oreeee pler se kur lexoj keshtu komentesh acarohem!!! po kush e beri gerdecin me thuaj kush?????????????? edi rama apo SHKELZEN BERISHA??? ME THUAJ KUSH??? dhe e dyta kur ti je pjestar i nje krimi do e nxjerresh nga burgu dhe kriminelet e tjer se kriminili ti nxjerr te gjith pislliqet!! po deri ketu keni perfunduar te beni shpikje??? po kriminelet e tjer qe kan pasur lidhje te ngushta me oborrin e berishes dhe ata ne burg jan sot apo kan dal nga bugu??? me thuaj cili pjestar i OBORRIT TE BERISHES ESHT GJYKUAR SOT??? ME THUAJ KUSH?? ne vend qe te merreni me padrejtesit e berishes qe po ju ha per se gjalli merreni me edi ramen qe esht ne opozit!! E QE KA 8 VJET QE BERTET PER GERDEC, LIGJIN E PLERAVE, PAPUNESIN, VARFERIN, KRIMIN, ETJ ETJ

        do te them nje gje un do votoj PS nuk jam militant por do votoj per PS vetem qe ligji te zbatohet dhe po mos ta bej PS mbas 4 vjetesh votoj per parti tjeter deri sa te zbatohet ligji!!! EDI RAMA FORCA SE SHQIPERIA TE TY I KA SHPRESAT!!!

      2. Tironsi says:

        Po c’lidhje ka djali i gjyqtarit ketu ore idiot?? Behuni me objektiv ne gjykime dhe vleresime. Une djalin e keti gjyqtarit e njof personalisht dhe di vetem te te them qe punon nga mengjesi ne darke dhe eshte i respektuar nga te gjithe.

  7. sokol says:

    Nje gje me ben pershtypje dhe a e di kush pergjigjen;si ka mundesi qe ne Gerdec fitoi kandidati i PD (Patozi me duket)

  8. shqiptari says:

    Mbase do te bindeni nje dite.Qe te gjithe Politikanet jane njesoje !
    Me gjeni nje Politikan,qe eshte i varfer si Populli.
    Te gjithe bejne beeee qe jane te paster,por theset me Euro i shtypin me kembe.

  9. Realist says:

    Po a e di ti se ckane bere per ta fituar ate mandat,ai duhet te jete mandati me i mundimshem dhe me i shtrenjte ne historine e mandateve.Ata (pd) nuk lane gje pa bere per ta vjedhur e blere ate mandat sepse kishte vlere te pallogariteshme honorifike dhe propagandistike per ta per ta tundur pastaj si nje shfajesim nga katastrofa qe i bene Gerdecit.Por nga ana tjeter jam dakord me ty qe gjithsesi,edhe pse jane perdorur te gjitha manovrat dhe makinacionet e mundeshme per ta gllaberuar ate mandat,per Gerdecin si komunitet eshte e pafalshme qe ta pranonte e te behej pale qofte edhe me heshtjen e tij ne kete maskarade elektorale dhe politike

  10. xhaferri says:

    TE ghith e urreni komunizmin dhe po te ter ktu ne kto komente bejn moral komunist,po pse mer çfar doni ju qe ai te shkoj ne gjyq dhe te kerkoj falje,ky esht kapitalizmi dhe mos u habisni fare per te gjitha padrejtesit e vrasjet çfar ndodhin,esht bota kapitalit njeriu per njeriun esht ujk,esht sistemi pa barazis,te gjith nepermjet krimit dhe korrupsionit e ven pasurin e them per politikanet,nuk behet njeri bos me lek rroge,te pakten ktu tek ne qe as bohet fjal,shumica shesin banane rrugve dhe futen tek interrneti dhe shajn dhe bojn si goret,shajn sistemin e barazis komunizmin dhe kerkojn barazi nga krahu tjeter sikur i kon hek trunin e vogel ktyne njerve,po pse me çfar kerkoni ju qe saliu dhe delijorgji te mendojn per ata qe u vran ne gerdec,po RROK FELERI ka menduar ndojneher te kerkoj ndjes per menyren si e krijoj ne fillim pasurin e vet,edhe ai kurr nuk e ka tregu si e ka saju,kte sistem sgjodhet mbyllni gojen dhe pajtouni me ligjet e kti sistemi,kush te vdesi le te vdesi dhe kush te fitoj hallall ja boft zoti,as te qini e as te lshoni popull i çudiçem.kjo esht dhe arsyeja qe qajn ne kokerr te lotit njerzit ne venezuel per presidentin qe vdiq,te gjith te varfer jan ata qe qajn.

  11. artani says:

    Turp dhe vetem turp. Ky njeri halabak tallet me gjakun e njerve, dhe sidomos te femijeve te pafajshem qe ishin duke luajtur ne oborrin e shtepive te tyre.
    sa skandaloze eshte ky lajm ore te nderuar. Po si ka mundesi qe edhe sjellje te mire paska nje halabak si pune e ketij.
    Ju lutemi mos ta politizojme se nese e politizojme dalin te gjithe brenda , dhe i pari qe e beri me leke eshte Ed i rama me lejet e ndertimit, duke vazhduar me te tjeret nga te gjitha krahet.
    Zoti ju leshofte nje tragjedi te tille ne shtepite e tyre ketyre njerzve qe tallen me gjakun e njerzve.

    1. Endri says:

      Halabak je ti or pler muti! Se ti as e njef as
      e di se kush eshte ai!

    2. Endri says:

      O artan plera po ai i mbajti me buk at fshataret!
      Kshuqe ja rrufshi qe te gjithe! Halabak je ti dhe Mero Baze mer pler!
      Bythqira ju wifsha ropt

  12. Mitillenos SA ke folur me mire se kurre.Populli shqiptar duhet te dije se po nuk iki kjo klase politike e cila varet totalisht nga krimi dhe mafia ky popull nuk do te shohe dite, por eshte i skllaveruar me keq se ne kohen e Enver Hoxhes. Eshte e vertete qe edhe PS-ja kur te vije ne pushtet do te inkuadroje kriminelet e saj. Kur ishim femije luanin nje loje:”Plesht, plesht, a me mire ne toke a ne qiell”, ” me mire ne qiell”,pergjigjej pleshti.”Atehere zbrit ti te hipi une”, ishte loja.Keshtuqe edhe Edi Rama thote zbrit ti te hipi une e Celibashi i Ilir Metes se Skraparit dhe Muçmata i naftes se Kastratit dhe I Fatos Nanos, por edhe e Sokol Olldashit. Me vjen habi se si nje prind i njerit prej kater oficereve te vrare ne Durres nga Dritan Dajti vari vehten.Por ti para se te varesh vehten more qyqar, vra shkaktaret e tragjedise qe te çuan djalin ne varr dhe qe jane thene perdite ne media

  13. Mirej says:

    Njerez mos beni corba politike te mbushura me shpifje e trillime. Eshte njeri i zoti te thote : Si shpertheu Gerdeci ??? Ajo plera Ina Rama kete duhet te zgjidhte me hetimin qe kushtoi miliona. Pastaj te mbane sejcili pergjegjesine e vet.

  14. manuela says:

    Ky eshte rasti me tipik qe verteton se keta lloj individesh gjejne gjithmone perkrahjen e pushtetit. Ky eshte rsti qe verteton se te gjithe pushtetaret ne Shqiperi pa dallim ngjyre, jane te korruptuar.
    KESHTU QE O NJEREZ MOS GRINI SALLAT KOT!

  15. Boll says:

    Puna e Gerdecit ishte komplot agjenturash duke shfrytezuar makuterine,babezitjen e politikaneve dhe pjellave te tyre.Sales ja nxorren pislliqet e te birit por si hyri gje ne kembe. Prokuroria la per te deshiruar me gjithe karrocierin qe nuk priti ti ftohej rrota e salduar.Shperthimi i Gerdecit 15 Mars 2008.Ftesa per anetare te Natos 3 Prill 2008.Te rroje Bushi dhe Amerika qe e kishin ndare mendjen.

  16. Horri i Bulevardit says:

    Shume nga ju as se kane idene se si funksionon nje firme private dhe as kan per ta marre vesh asnjehere, kjo per shkak se jeni akoma me ato mendimet se njeriu mbi te gjitha, slogani enveristo-komunist.
    Hiqeni nga mendja o te munduar nga teorite e deshtuara, biznesi privat kerkon te fitoje dhe ate sa me lire, duke mos harxhuar anje qindarke per investime, por jane strukturat sheteterore ato qe bejne kontrollin dhe caktojne standartet qe duhet te punoje nje firme.
    Per mua e kam theksuar edhe ne kohen qe plasi bomba e Gerdecit, ky Delijorgji ska faj aspak, dhe sduhej denuar, ky duhej denuar vetem per pune te zeze, qe ska paguar detyrimet ne shtet, per punen e punetaroreve, por jo per shperthimin se shperthimi eshte nje pergjegjesi direkt e mistrise dhe vete kryeministrit edhe e presidentit si komandant i pergjithshem qe eshte.
    Ne cdo vend ne bote, cdo firme private, detyrohet te krijoje starndarte ne pune, vetem se eshte kontrolli shteteror, se po mos te kete kontroll, ata i lene punetoret te punojne si ne kohen e faraoneve.
    Prandaj mos beni te diturin, duhet te njifni njehere si funksionon nje treg i lire pune.

  17. Patriot says:

    Ore njerez, ky njeri ka pasur bekimin e Saliut qe ne fillim. Ky gjyqtari qe ka gjykuar kete kerkesen per lirim para kohe eshte vetem hallka e fundit. Mos u kapni me fjale te kota por ngrihuni kunder te keqes kryesore qe mberthyer kete vend. Ketu po flas per Sali Berishen sepse eshte ai qe ka infektuar cdo hallke te mundshme te sistemit. Une nuk e njof kete gjyqtarin por kam degjuar vetem fjale te mira dhe e mbajne si te paktet burra qe japin akoma drejtesi. Delijorgjin nuk e nxorri Arben Micko sepse ai vetem sa ka gjykuar nje kerkese qe si rrjedhoje e vendimeve te meparshme te dhene nga gjyqtare te tjere ka qene e drejte. Sistemi eshte i kalbur!!! Mos harxhoni kohe duke shkruajtur ketu por ndergjegjesohuni dhe dilni shesheve te hidhni kete rrugac qe po na ze frymen cdo dite dhe me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje