Zëri i Amerikës ka marrë në intervistë dy profesorë, për t’i pyetur në lidhje me mundësinë që kanë dy konkurrentët, TAP dhe Nabucco për të fituar garën për gazin e Azerbajxhanit.
Profesori italian Gianfranco Lizza dhe ai amerikan Jenik Radon, pranojnë se shanset janë të mira për të dy gazsjellësit, por Nabucco është më i avantazhuar.
“Projekti Nabuço West … duket një projekt pak më “i pjekur” dhe më i realizueshëm se projekti TAP,” thotë profesori italian.
Kurse profesori amerikan thotë: “Është e qartë se rruga veriore (Nabucco West) shkon në “zemër” të Evropës, që ekonomikisht është pjesa e shëndetshme e kontinentit në këtë moment dhe përbën pjesën dinamike të tij. Gjermania është duke u kthyer shumë më tepër drejt gazit nga çka bërë në të kaluarën, pasi kjo do të ulte varësinë e saj ndaj energjisë bërthamore dhe qymyrit. Pra vendet me kërkesë më të lartë të gazit janë Gjermania, Austria dhe në një shkallë më të vogël Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria. Këto vende përbëjnë zona shumë të qëndrueshme ekonomike. Kjo do të thotë se kërkesa atje do të rritet me kalimin e kohës. Rruga jugore, TAP, nuk ofron konsumatorë me të njëjtin potencial. Pra, nëse do të pyesnim se ku gjendet tregu më premtues, përgjigja është në Evropën Qendrore. Ky është njëri aspekt. Aspekti tjetër që duhet të merret parasysh është kostoja e dy projekteve në fjalë. Unë deri tani nuk kam parë shifra të sakta të publikuara që të krahasojnë kostot e ndërtimit dhe pagesat e tjera midis TAP-it dhe Nabuccos, por është e qartë që TAP-i është më i shkurtër, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë, detit Adriatik për të përfunduar në Itali. Megjithatë, ndërtimi nën det mund t’i rriste shpenzimet për projektin. Pra, ende nuk është ende e qartë se cila nga dy alternativat do të fitojë, por unë mendoj se rruga veriore ka një avantazh, sepse atje kërkesa e konsumatorëve është më e madhe, edhe pse ka konkurrencë në ofertë nga gazi rus. Pra, në qoftë se unë do të përpiqesha të parashikoja të ardhmen, do të thoja se Nabucco West ofron më shumë potencial për të tashmen dhe për të ardhmen dhe kjo është diçka shumë tërheqëse dhe stimuluese për partnerët e gazit të Shah Denizit. Pra, nëse do të ishim objektivë, Evropa veriore ka një avantazh.”
Profesori amerikan madje shton se edhe vetë Shqipëria mund të jetë një problem.
“Gjëja më e rëndësishme është fakti se Shqipëria nuk është anëtare e BE-së dhe nuk është ende as vend kandidat. Prandaj, ajo duhet të japë garanci të forta që sistemi i saj ligjor – i cili do të lejojë ndërtimin e tubacioneve dhe kalimin tranzit të gazit përmes Shqipërisë – është po aq i fortë sa sistemet ligjore që garantojnë vendet anëtare të BE-së; pasi Nabucco West kalon vetëm në vendet e Bashkimit Evropian. Pra, ky është një shqetësim që mund të ngrihet. A është sistemi ligjor në Shqipëri aq i fortë sa ai në BE? Është e rëndësishme që Shqipëria të sigurojë partnerët e Shah Denizit që sistemi i saj ligjor mund të jetë po aq i fortë e i besueshëm.”
po si nuk that nje fjal te mir mor aman?po gjithmon te veshtir i shkojn punet te mjeres SHQIPERI!!
po si nuk eshte vend i sigurt ???!!!!
ne kemi studion ligjore te argites qe i “shkopsit” te gjitha.
Mire eshte te ndertohen te dy gaz-sjellesit , se duket qe Nabuko ka me shume avantazhe ekonomike , nbiles ka edhe avantazhe strategjike, pasi Nabuko e shkeput Europen veriore nga varesia gazit rus _-Ndaj Nabuko fiton, por sic thashe ata qe kane burimet e gazit kane interes te shesin sa me shume _-Ndaj pse te mso i kene dy gazesjlles ne Europe dhe e kane gjithe Europen nen ndikimine e tyre
Ndersa ato qe thote profesori amerikan per aspektin ligjor dhe sigurine e Shqiperise jane pordhe me rigon –Ca lidhje ka aspekti ligjor me gazesjllesin? Kjo nuk ka llogjike ta thuash
Ndersa sa per sigurine Shqiperia eshte vend i Nato-s dhe siguria eshte e plote
__Por kuptohet qe amerikanet jane pro Nabukos se del Rusi jashte loje
Ne mund te na ndihmoje vetem ai Presidneti i Azerbaixhanit, se ai eshte pronar i gazit dhe ai po te doje mund ti ndertoje te dy gazesjellesit ………..dhe ne fakt nqs ai eshte burre inteligjent duhet ti ndertoje te dy gazesjellesit qe ti siguroje vendit te tij nje te ardhme te shkelqyer nga ndikimi qe do kete ne sketorin energjitik te Europes perendimore
po si mos me then more gjith ata investime qe do behen nga te huajt tobacionet etj etj shqiptaret do i shesin per skrap; se normal kur ske lek, ske pun asgje do vjellesh do perfundosh me skrapin sic esht ber me hekuradhat etj etj; kur ligji nuk zbatoher harrojeni qe te vin investitoret ne shqieperi!!!
ike puno token ose ….. ose emigracion i ke te gjitha mundesite
shqiperia ne shekullin 21 jeton si ne kohen e feudalizmit!! asnje ndryshim nuk ka…
E frikshme cpo ndodh ne Shqiperi … Po jane kaq te kalbur saqe do rrezoj vete veten! Po shkaterron cdo gje ne vend!!! Larg kusaret dhe hajdutet!
na kem ligje vetem ne prag fushatav, mas andej vlejn ato MALOKQE
PROJEKTI TAP ESHTE I TAPOSUR QE NE ZANAFILLE.
po perserit vazhdimisht nastradini qe ta kuptoje me ne fund Saliu dhe te heqe dore nga shpenzimet me lobime dhe rushfete dallkauke. Sepse gazesjellesi nuk eshte si rruga Durres-Kukes ku mund te perdoresh fonde publike sipas qefit pa projekt dhe pa preventiv. Sepse gazesjellsat ne gjithe Boten ndertohen nga Firma Private dhe Kapital Privat qe nuk mallengjehen shume nga PATRIOTIZMI i Saliut apo i shqyptareve. Keta biznesmene te Kapitalit Privat me sy prej qelqi numerojne dhe llogarisin cdo qindarke te shenzimeve te tyre, shikojne vetem si investimet mund t’i sjellin fitime Firmave te tyre dhe nuk preken fare nga mjerimi apo varferia ne vendin tone. Keta biznesmene qe do te vendosin se nga do te kaloje gazesjellesi e dine mire qe shqiptaret jane duke bere gadi tryelat dhe trapanot per te lidhur falas me gazin e Kaspikut me shtepite e tyre, sepse kete histori e kane degjuar hollesisht nga Investitoret e CEZ-it qe guxuan para tyre te hidhnin LEKAT badiava ne Shqypni. Prandaj edhe nastradini thote qe:
PROJEKTI TAP ESHTE I TAPOSUR QE NE ZANAFILLE.
E para është drejtësia!
Pjesa e dytë
Ndaj më vjen çudi,
Me ty Europë,
Si s’e sheh që nxin,
Që nga larg kjo gropë!
Po qe se kërkon,
Këta parametra,
S’kemi pse t’i shajmë,
Sot kohët e vjetra!
Ende kemi mbetur,
Tek bishti – te ura,
Se sot në pushtet,
Është demokratura!
Sepse diktaturës,
Dot s’ia mbyllëm derën,
Thjesht kemi shartuar,
Gjembin edhe ferrën!
Se thonë nga ferra,
Trëndafili del,
Po e jona mbeti,
I njëjti model!
Po e jona mbeti,
I njëjti model,
Sala mbeti Salë,
Xhuveli – Xhuvel!
Biles na është shtuar,
Ferra dhe murrizi,
Herë në formë Mete,
Herë në formë Idrizi!
Më mirë po e mbyll,
Që mos humbas fillin,
Pa e eksploruar,
Që të gjithë pyllin!
Pa e eksploruar,
Që të gjithë pyllin,
Se në ato ferra,
Do të ndeshësh Yllin!
Është ai që del,
Gjithandej si fant,
Ka vlerë se tek gjembat,
Është krejt i veçant’!
Këta gjemba hyjnë,
Ku të gjejnë të çara,
Dhe s’e lënë Atdheun,
Të eci përpara!
Ndaj vatani vuan,
Sa ai e di,
Se këta nuk duan,
Të ketë drejtësi!
Kam thënë e stërthënë,
Për këta besëprerë,
Shinat ku shkon treni,
I hodhën në erë!
Këta që u tretën,
Për pak integrim,
Mbetën edhe mbetën,
Tri herë në provim!
Në bordell’ të Salës,
S’kishin detyrë tjetër,
Kuptohet vetiu,
Që tani janë tepër!
Sepse tre herë rresht,
Në tokë u ranë brekët,
Tash për mbijetesën,
Ç’do shpikin të shkretët?!
Do thotë Njëshi i tyre,
Ferra e Skraparit:
“Do rrimë për të zbardhur,
Krimet e janarit!”
Po e qasi Rama,
Ferra s’do na shqitet,
Ferrën s’e zë flama,
Ndaj duhet të pritet!
A D.
Bravo Nastardin! Nuk eshte problemi Sali, jane shqiptaret qe jane si Saliu. Vrap t’ia hedhim! Vrap te vjedhim!
Jo me kot po dalin amis kunder TAP. sic po duken bathet tani e ka radhen gerqia ta shperbehet!
Eshte nje lajme shume i keq per Shqiperine.Pamvarsishte se cfare argumenta teknike ngrihen ajo qe na fundos me thelle lidhet me mosbesimin per qendrushmerine politike ne Shqiperi.Ne keto 22 vjete ,qe nuk jane pake ,ne jemi ekspozuar ndaj te tjerve si nje vende i pastabilizuar dhe me mangesi te medha ligjore.Ky konkluzjon ekspertesh, edhe nese nuk realizohet projekti TAP,largon investitoret e huaj dhe per projekte te tjera ne Shqiperi.
Nje nga burimet me te rendesishme, qe do te ndryshonte njehere e pergjithmone situaten ekonomike, jane burimet hidrokarbure te nentokes Shqiptare.Jane bere studime te sakta per kerkime nafte dhe gazi por konkluzjon praktik nuk kemi.Behet ndonje deklarate, qe dhe nuk merret serjozishte,per te enderruar se sa te pasur jemi ne njekohe qe po vuajme.Hidhemi dhe ankohem se te huajte nuk na duan dhe nuk ja veme gjishtin keqqeverisjes 22 vjecare.Konfliktet per kolltuqe e pushtet apsolute largojne klimen e bizneseve ne Shqiperi.
Nje politike me e besushme bashkpunimi brenda standarteve Evropjane do ti rrezonte keto pikepyetje qe vihen shume here ndaje investimeve te huaja.Kapadajllekut krahinor si dhe kokfortesia e politikanve jane kostua me e madhe ne dem te kilmes bashkpunuese me partneret tane ekonomik e Strategjike.I kemi thene e sterthene por kush i degjone.Lufta politike ne Shqiperi ngjane me lojrat e adoleshentve qe nuk e vrasin mendjen se ku po na katandisin.
Te gjithe ju qe kini shkruar per kete teme duhet te kini parasysh dy gjera:1)impaktin eknomik qe do te kete ndikim te dukshem per vendin tone.2)vemedjen e Evropes dhe Amerikes per nje stabilitet politiko-ekonomik te Shqierise per vete rendesine strategjike te kesaj vepre.Prandaj nuk eshte ne interesin tone ti fryjme eres pesimiste.Shqiperia nuk eshte e asnje partie politike por eshte jona.