Nis hetimi ndaj policisë, Frroku kaloi kufirin kur ishte shpallur në kërkim

6 Mars 2013, 09:50Politika TEMA
Nis hetimi ndaj policisë, Frroku kaloi kufirin kur ishte shpallur në

Arben Frroku

Vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt dhe arratisja drejt Greqisë  e të dyshuarit kryesor për këtë krim, Arben Frroku, ka sjellë hetim edhe nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për faktin se i arrestuari në Selanik ka mundur të kalojë policinë në pikën e kalimit kufitar gjatë kohës që ishte shpallur në kërkim.

Sipas të dhënave të raportuara nga Shqip, policia kishte ushtruar kontroll në banesën e tij, kishte kontaktuar me vëllain e Arben Frrokut, por nuk kishte lëshuar urdhër, që atij t’i ndalohet largimi drejt Greqisë.

Kjo ka shtyrë SHKB-në që të kontrollojë veprimet e kryera nga policia, me qëllim zbulimin nëse kjo është bërë me dashje apo ka qenë një problem procedurash.

Hetimi i SHKB-së vjen pas publikimit të fotos, ku drejtuesit e antikrimit po drekonin me të dyshuarin Frroku.

Mësohet se menjëherë pas vrasjes, policia ka identifikuar si të dyshuarin kryesor të krimit të rëndë Arben Frrokun, ndërkohë që drejtuesit e hetimit kanë urdhëruar që të shoqërohen në polici  vëllezërit, djali i Frrokut dhe kushërinjtë e tyre, me të cilët Lamaj kishte pasur përplasje të mëparshme.

Nga bisedat telefonike të përgjuara mësohet se Frroku kur është shpallur në kërkim, ndodhej në territorin shqiptar.

Në këto kushte SHKB-ja do të marrë në pyetje policët e pikës kufitare të Kapshticës, të cilët kanë qenë në turn në momentin kur Frroku ka kaluar në Greqi.

6 komente në “Nis hetimi ndaj policisë, Frroku kaloi kufirin kur ishte shpallur në kërkim”

  1. Berlin says:

    Ky ose ka kalu kufirin me dokumenta fallco ( dmth ndonje tjeter ka kaluar kufirn me dokumentat e tij dhe ky mbas vrasjes ka kaluar kufirin po me dokumenta fallco ) ose ka paguar ndonje vrases me pagese dhe vete ka shkuar ne Selanik me dale i lame nga ky muhabet ose po perdoret me verte si mish per top nga njerez qe ky personalisht i njef dhe ka bo pazare shume te rrezikshme me ta.
    Per mendimin tim mundesi tjeter nuk ka.

    1. lini says:

      dhe krimet e kesaj qeveria nuk rreshtin.perseri bashkepunime me kriminel.

    2. tiku says:

      E po u dite ajo se ishte llogarit gjithcka po po i del nga fjala saliu,ky shtet te vret naten e te qan diten.jo se nuk ka vrar ne mes te dites.

  2. burbuqja says:

    Histori plehrash:
    -Delijorgji i Gerdecit, ne fillim ishte bashkehajdut me zotin Rama dhe pastaj bashkhajdut me djalin e zotit Berisha.
    -Edhe ky Frroku nga Puka, na paska qene “poliagjent”, dmth; mik me Tahirin e PS-se(i cili mezi po petrypej kur fliste ne parlament se i ishte tharë goja nga sikleti) dhe kryemik me barkderrat e policise se shtetit.
    -Vrasja e komisarit eshte e njejte me ate tek filimi “La piovra”.
    -Per keto arsye Konica thoshte ;”Shqiperi te kam dhjere”, apo Fishta:”Zulu ma njitni, shqiptar por jo!”

  3. Xoni says:

    Mish per top para zgjedhjeve eshte varianti me i besushem.
    Rilindje me Saimir Tahirin nuk ka. E keqja qe ka ky mbyt 100 te nderuar nr PS. Spo e degjojme me neper televizione

  4. Berlin says:

    Ky vellai i frrokut mos te dali dhe te japi intervju duke kercenu me code e shenja te tjeret qe i dine gjonat tamam por te thote si eshte e verteta per popullin se ne keto lojra kane fituar gjithmone te tjeret e frroket !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje