Në raportin e prokurorit të përgjithshëm për rritjen e kriminalitetit në vend thuhet se janë ndjekur penalisht vetëm korrierët e bandave kriminale. Trefishohet krimi
Nga Lindita Çela
Shteti shqiptar duket se e ka të humbur betejën kundër krimit të organizuar në vend. Këtë e thotë një njeri dosido, por Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla. Në raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2012, që mban firmën e Llallës, thuhet se lufta kundër krimit të organizuar ka degjeneruar në arrestimin e korrierëve të bandave. Kështu sipas raportit, gjatë vitit 2012 janë dërguar për gjykim vetëm dy çështje për vepra të kryera nga organizata dhe grupe të strukturuara kriminale. Në raportin që pritet të bëhet publik në ditët e ardhshme, Llalla ka kritikuar eficencën e referimeve për hetimet proaktive, që sipas tij është larg nivelit të krimit të organizuar. E thënë më shqip, sipas Prokurorit të Përgjithshëm, nën përgjim nga strukturat speciale të hetimit janë vënë vetëm ato raste të trafikimit rutinë.
Trefishohet krimi
Megjithëse raporti i hartuar nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, më shumë se sa ka hedhur dritë mbi nivelin e krimit në vend është një mishmash shifrash, në të pranohet dështimi i strukturave të shtetit në luftën kundër krimit të organizuar. Sipas raportit, krimi në vend gjatë vitit 2012 ka kapur përmasa të frikshme. “Gjatë vitit 2012 në Prokurorinë për Krime të Rënda u hetuan 338 procedime penale. Vihet re rritje e ndjeshme e numrit të procedimeve të regjistruara rishtazi (135 më shumë se sa vitin 2011). Në gjyq u dërguan 48% e numrit të procedimeve të zgjidhura, që konsiderohet një tregues shumë i mirë. Ndër grupveprat penale të hetuara, ashtu si vitet e kaluara, pjesën dërmuese e përbëjnë krimet e trafikimit të lëndëve narkotike, 187 procedime, shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, 54 procedime, trafikimi i qenieve njerëzore, 29 procedime, trafikim i armëve dhe i municioneve, 22 procedime, vrasjet e kryera ndaj personave me cilësi të veçanta, 14 procedime, veprat e ndryshme penale të kryera nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara, 13 procedime dhe rrëmbimi i personit 11 procedime”, thuhet në raport.
Prokurori i Përgjithshëm duke bërë një krahasim të shifrave të katër viteve të fundit thotë se për vitin 2012 krimi në vend është trefishuar. Referuar veprimtarive penale në raport thuhet se numri i procedimeve për trafikim të lëndëve narkotike është rritur 3.5 herë. Po kështu është katërfishuar numri i procedimeve të regjistruara për trafikim të qenieve njerëzore. Rritje të numrit të rasteve ka pasur dhe për veprën penale të shtrëngimit me anën e kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, që sipas raportit nga 24 të pasur në vitet e kaluar për 2012 janë regjistruar 54 procedime. Rritje shënuan edhe rastet e trafikimit të armëve dhe të rrëmbimit të personit.
Dështimi me krimin e organizuar
Lufta kundër krimit të organizuar duket se ka qenë një dështim i plotë për organet e hetimit në Shqipëri. Në raportin e Prokurorit të Përgjithshëm thuhet se shumica e veprave penale të proceduara si pjesë e krimit të organizuar kanë degjeneruar për transferim kompetencash ose janë dënuar në mungesë. “Gjatë vitit 2012 u vunë nën hetim 348 persona. Nga këta, 142 u dërguan për gjykim dhe 140 u mbartën për vitin në vazhdim. U pushuan hetimet ose akuzat për 46 subjekte, ndërsa procedimet për 20 subjekte u transferuan për kompetencë në prokuroritë e tjera. Ndër 142 subjektet e dërguar për gjykim, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë nën masën e sigurimit arrest në burg në mungesë. Ndërkohë, 4 subjekte kanë qenë nën masën e sigurimit detyrim për paraqitje në PGJ, kurse 3 pa masë sigurimi”, thuhet në raport ku sipas të cilit janë pushuar akuzat edhe për 46 persona dhe janë dërguar për gjykim dy çështje për vepra të kryera nga organizata dhe grupe të strukturuara kriminale. Prokurori i Përgjithshëm thotë në raportin vjetor se cilësia e referimeve për hetimet proaktive vazhdon të përbëjë një problem për organin e akuzës. Sipas tij referimet proaktive janë kufizuar në kufizuar në rastet e trafikimit rutinë, larg nivelit të krimit të organizuar. “Përbën një problem fakti se nuk shënohet rritje të shifrave që lidhen me hetimin e grupeve të strukturuara apo organizatave kriminale të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike. Dallohet nga shifrat se ndonëse numri i përgjimeve telefonike, ambientale apo autorizimeve për kryerjen e veprimeve të posaçme hetimore ka qenë i konsiderueshëm, rezultate nuk janë shënuar. Kapjet e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në pikat e kalimit kufitar, në mënyrë krejt rastësore, edhe në sasi të konsiderueshme, tregon se përmasat e fenomenit vazhdojnë të mbeten shqetësuese”, thuhet në raportin vjetor të prokurorit të Përgjithshëm.
Prokurori i Përgjithshëm merr në analizë punën e Ina Ramës
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka përfunduar raportin mbi gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2012. Përveç rritjes së kriminalitetit në vend, ajo që bie në sy në raportin voluminoz prej gati 250 faqesh, është krahasimi i shifrave të procedimeve penale që nga vitit 2007. Në tërësinë e tij, raporti më shumë se sa një dëshmi për nivelin e kriminalitetit në vend, duket se është një analizë e punës së Prokurorisë së Përgjithshme nën drejtimin e Ina Ramas. Raporti, që kryesisht është krahasim shifrash, ku rritja e kriminalitetit shënon rritje për vepra të ndryshme penale, përfundon me direktiva të rritjes së efikasitetit të punës së organit të akuzës për vitin 2013.
Krimi në vitin 2012
Gjatë vitit 2012, në organin e prokurorisë janë trajtuar 36.492 procedime për vepra penale të ndodhura në mbarë vendin. Nga këto vepra janë ndjekur 27.626 procedime penale, çka shënon një rritje prej 10,61% të kriminalitetit në krahasim me vitin 2011. Sipas të dhënave zyrtare, organi i akuzës ka vendosur mosfillimin e hetimeve për 8.866 procedime penale. Pasi bëhet një analizë e veprave penale, në raport thuhet se rritja e nivelit të kriminalitetit, sidomos ajo e sektorit të vrasjeve dhe të vjedhjeve, lidhet me uljen e sigurisë publike si dhe me gjendjen social ekonomike në vend. Mosarrestimi i autorëve të këtyre veprave penale duket se është një tjetër arsye, sipas Llallës, që ndikon në rritjen e kriminalitetit. “Në këto kushte, çmohet e domosdoshme rritja e bashkëpunimit të gjitha institucioneve ligjzbatuese për rritjen e zbulueshmërisë të autorëve të këtyre veprave penale dhe vënien e tyre para ligjit”, thuhet në raport sipas të cilit për vitin 2012 veprat për lirinë e personit si shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie janë rritur në një mase prej 63 përqind në krahasim me 2011. Trafikimi i lëndëve narkotike është një tjetër vepër penale që ka shënuar rritje gjatë vitit të kaluar, pothuajse është njëqindfishuar. Për vitin 2012 janë nisur 144 procedime penale nga 72 të nisura një vit më parë.
Korrupsioni
E vetmja vepër penale që nuk ka shënuar rritje në Shqipëri është korrupsioni. Në një vend, ku krimi është ulur këmbëkryq, kur denoncimet publike për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në afera korruptive, është pothuajse i përditshëm, Prokuroria e Përgjithshme bënë me dije se për vitin që shkoi është shënuar vetëm një rast procedimi për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërsa për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave me funksione publike”, në raport thuhet se janë procedura vetëm dy raste. Prokurori i Përgjithshëm nuk bën me dije fatin e këtyre procedimeve, por ajo që vihet re është se në seksionin veprat penale kundër korrupsionit zënë vetëm dy rreshta. Në raportin voluminoz, ku analizohet çdo trend me shifra procedimesh penale për çdo vepër, thuhet se vjedhjet janë një tjetër vepër penale ku procedimet janë shumëfishuar. “Nga analiza e të dhënave statistikore vihet re se në vitin 2012 ka një rritje prej 15,78 % (për qind) të numrit të procedimeve të regjistruara për “Vjedhja e pasurisë” në krahasim me vitin 2011”, thuhet në raport, ku sipas të cilit moszbulueshmëria e autorëve të këtyre veprave penale është një tjetër handikap i organit të akuzës. “Vihet re rritje shqetësuese e numrit të procedimeve të pezulluara për të gjitha shkaqet që parashikon shprehimisht ligji (ku pjesën më të madhe e zënë pezullimet për “moszbulim të autorit të krimit”) për këtë grup veprash penale”, thotë Prokurori i Përgjithshëm, sipas të cilit për vitin që shkoi janë 8.646 procedime të pezulluara për moszbulim të autorëve të krimit. Referuar këtyre të dhënave, pothuajse 99 përqind e vjedhjeve në Shqipëri janë të pazbuluara. Kështu, nisur nga rritja e kriminalitetit në vend, Prokurori i Përgjithshëm thotë se do të rrisë efikasitetin e organit të akuzës për vitin 2013. “Prioritet i punës së Prokurorisë për vitin 2013 është lufta kundër korrupsionit, krimit ekonomiko-financiar, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave. Për realizimin e këtij prioriteti do të fokusohemi në forcimin e bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit, duke i dhënë rrugë kryesisht hetimeve proaktive për goditjen e këtij lloj kriminaliteti”, thotë Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik LLalla.
Luften nda korrupsionit ky Llalla nga dhalle do ta beje uje. I zoti fort paska qene.
Po ky trapi si duket vetjha si NGO? ben kosnstatime? ne vend te kesaj duhet et flasi per prokuroret e degjenruar qe ka perreth, qe ben nje pisllik me 21 Janarin dhe Gerdecin dhe bejne pislliqe te perditshme neper gjykata.
Uauuuuuuuuuuuuu Sali ,ky qeka gjeni.Kue gjete kete saliiiiiiiiiiii ,dhe gjyshja ime qe del 2 here ne muj nga shtepia,ka pa me shume raste korrupsioni se ky dhalla jot SAllliiiiiiii.
O dhalle dil ndonjeher andej nga hipoteka shife njher Feta Hasanaj ,apo nga gjykatat ,spitalet ministrite syrat shteterore ,aluismi etj etj,se gje korrupsion me shumice.Ketu tek ne korrupsionin ta japin per kusur ,ku palla thot ska korrupsion.
Nga artikulli kuptoj qe kritikon dhe punen e Prokurorise per 2012, ky se kupton qe qe nga dita qe eshte emeruar eshte pjese e Prokurorise dhe e deshtimeve te saj? Kur flet per krim te organizuar dhe qe s’eshte luftuar, e keni pare foton e fundit me drejtuesit me te larte te policise ,ai eshte krimi I organizuar , te shohim sa trim eshte ky dhe sa do luftoje….
Ore Dhalla;-po pse behen krimet?
A nuk e di ti se se ato behen vetem per korupsion?
Po si llafos si e Ema e Zeqos ne maje te Thanes a
te qifja udhet.
Sa per te qeshur;-Krimi larte dhe korupsioni poshte
(thua Ti),kur
Eshte e njejta gje si te thuash
Pula bene Vezen dhe Veza nuk bene Pulen…
Ore qe e ke te stisur ate palaco Raport,
nuk do as mend dhe as kalem,po qe te dilje
kaq shpejt nje gomar me zile nuk kisha qejf ta pranoja.
Te ka thene Bandit Saliu;merru me Inen
dhe ti ate ke bere…E po cna gjeti;
Ne Polici Debili,ne Prokurori kaposhi detit.
dhe per ironi;te dy konkurojne se kush
ka Tru me shume….
Caves VDIQ,ku e keni informacionin?Gjithe mediat botrore rreth tij flasin.Akuzohet SHBA,per helmim te tij dhe jane marre edhe masa!…
Ai nuk ka vdekur, ai rron ne zemrat e popullit, ashtu sic rrojti enveri yne.
TUNDENI KETE DHALLEN SE PO PINI VETEM UJE ME DUKET….
-E KU TA KAPESH KORRUPSIONIN…FRENAT E KETYRE KUAJVE TE TERBUAR I KANE NE DUAR ARGITA E XENI…MOS E KRUAJ ME ATA ….!
Ti Llalla nuk je i dshtuar ti nuk do ta luftosh korupsionin,s’ke kurajo,je burac,ndaj dorehiqu dhe boll na cave koken,parazit i popullit.
Jo more nuk keni deshtuar. Lexova qe keni denuar nja ca profesora andej nga amerika. Ju lumte!
http://eruci.com/2013/02/07/per-hir-te-se-vertetes/
I nderuar Z Prokuror! Pa dyshuar fare ne seriozitetin e punes suaj po ju jap nje informacion qe nuk e di asnjeri ne Shqiperi. Nje ish deputet per pothuajse 20 ku sipas ligjit nuk i lejohet te merret me asnje lloj biznesi sot disponon kater shtepi. Ajo e Jales rreth 500 mije dollare. Ajo te Blloku rreth 400 mije dollare dhe ato dy te tjerat le te themi 200 mije. Ne total jane 1 miljon dollare zoti Prokuror. Duke pasur perpara tryezes suaj borderon e deputeteve te 20 viteve ai nuk mund te kete bere me shume se 400 mije ,futi per ta ndihmuar dhe nje 200 nga e shoqja se e ka te shkathet ja ku u bene 600 mije. Po 400 mije te tjerat si i beri ky Liri Metajve?
Zoti prokuror po cfar te duhet te luftosh korrupsionin ne institucionet e tjera pa mabruar pune me institucionin tende qofte prokurorine e pergjithshme qofte prokurorite e rretheve, i ke cop cop ,i ke ordiniera,i ke pijaneca,i ke avokat ,ku prokurori zihet me avokatin per zone influence,prokuror qe krenohen qe shoku kriminel eshte shok i imi mezi pret ta marre ne tel per ndonje kafe ,i ke cop cop me plot goje.Kete lufte bej ti se te tjerat vijne vete.
Kete lufte qore” nuk e fitoj asnje nga shtetet kapitaliste” ,eshte nje nga shkaqet qe vjen e rikthehet Diktatura e majt apo e djathte qofte…
Jo, ore krieprokuror, nuk ka asnje rast korrupsioni per 2012, pse genjen? A s’jemi Norvegji e Ballkanit? Vazhdoni talleni prapanicen me kete popull qe vetem varferi e huuu do!
llalla qe kur flet je i komanduar jo i deshtuar,ke dy komandusa
1-saliun
2-kapter nishanin.
Shteti eshte vete krimi,dhe ka fituar ndaj drejtesise.Per cfare beteje te shtetit flet ky prokuror?