Kushtetuesja vendos pro referendumit për importin e plehrave. Moisiu: Vendim i drejtë

5 Mars 2013, 11:28Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro referendumit për importin e plehrave. Referendumi është kërkuar nga një grup nismëtarësh nga shoqëria civile dhe ka hasur në kundërshtimin e ashpër të qeverisë.

Vendimi është marrë me shtatë vota pro dhe një kundër.

Mësohet se shumë shpejt Kushtetuesja do të zbardhë edhe arsyetimin e saj.

Pas dhënies së verdiktit final nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me referendumin e plehrave, ka reaguar edhe ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosiu.

Ai u shpreh se vendimi ishte i drejtë dhe se kishte besim te Gjykata Kushtetuese.

“Vendimi ishte i drejtë. Gjykata Kushtetuese ka treguar shumë herë që di të marrë vendime të drejta, ndaj isha i bindur se edhe këtë rast do të merrte një vendim të tillë,” është shprehur Moisiu.

Për sa iu përket detajeve të referendumit, ai tregon për GSH: “Unë thjesht iu bashkëngjita kësaj nisme”.

Debati për importin e plehrave ka nisur që në vitin 2011 kur Parlamenti miratoi një ligj të ri për trajtimin e mbetjeve urbane në të cilin ishin përfshirë edhe dy nene që lejonin importimin e tyre për qëllime riciklimi. Ambientalistët i kundërshtuan me forcë këto dy nene duke argumentuar se Shqipëria nuk ka mundësitë për kontrollet e nevojshme dhe se vendi sipas tyre mund të rrezikojë të kthehet në një destinacion për mbetjet e rrezikshme. Por sipas qeverisë, ligji është hartuar në përputhje me standardet europiane dhe janë vetëm 25 lloje mbetjesh që lejohet të hyjnë për qëllime riciklimi.

Në fillim të vitit të shkuar të grupuar në Aleancën kundër importit të Plehrave, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe ambientalistët mblodhën mbi 60 mijë firma, duke dorëzuar kërkesën për referendum. Tani i takon presidentit të vendit që brenda 45 ditësh të shpallë datën. Referendumi nuk do të mund të zhvillohet përpara dhjetorit të ardhshëm, pasi 6 muaj para skadimit të afatit të Parlamentit dhe tre muaj pas mbledhjes së Parlamentit të ri nuk mund të mbahen referendume.

14 komente në “Kushtetuesja vendos pro referendumit për importin e plehrave. Moisiu: Vendim i drejtë”

  1. tekniku says:

    Ky eshte nje vendim i mire i gjykates.

    Por kam frike se nese vendoset te behet mbas 6 muajsh mbas zgjedhjeve

    per pushtetin qendror, do humbi vleren e saj si referendum, ku dhe pjesemarrja do jete shume e vogel, dhe ku idiferentizmi do kete kapur njerezit. Dhe do votojne vetema ta qe jane pro.

    Nese, ata qe fituan kete lufte ne gjykate, te mbledhin fonde per nje fushate shume te forte sensibilizuese.

    Nje pyetje kam une. Ne referendum, kush do i mbroje votat. Kam frike se qe ne start jane te humbur firmetaret.

    1. ylli says:

      PO FAL PS KA NDODH KJO … PO SPE NUK I BEJN NJE KTHIM NE KOH KETO MEDIA PER TE PAR PUNEN E PS PER KET REFERNDUM ? NEJSE RENDESI KA QE DO VOTOJN SHQIPTARET PER PLERAT SE PS E KA PER DYTYR TE MBROJ INTERESAT KOMBETARE ?

  2. Lugat says:

    Normalisht do ishte mire te behej ne nje date me zgjedhjet, por sa me shume letra te jene aq me shume lemsh do ti bej zgjedhjet Saliu, prandaj duhet gjetur nje moment i dyte ku dhe populli te jete gati, me e mira eshte pas zgjedhjeve dhe me shpresen qe fituesit do jene per anullim e “traktateve te plehrave”

  3. Mira says:

    Ishalla tani fiton referendumi per bllokimin e importit te plehrave, se na mjaftojne plehrat tona politike per ta helmuar atmosferen

  4. Dyrrahu says:

    SALI BERISHA TANI E KA RASTIN T’I NUMËROJË
    DITËT E TË QENURIT KRYEMINISTËR

    Pra nga sot atij i kanë mbetur edhe 110 ditë, nesër 109……….
    Pastaj në opozitë, por edhe në opozitë nuk do të qëndrojë gjatë sepse e prsin shumë akuza për vjedhje, për vrasje, për keqpërdorime të funksionit si kryeministër, për implikime në përfitime të panderëshme përmes vajzës, djalit dhe gruas së tij.
    Ai do të hetohet edhe për miqësitë me Bullatoviqët e djeshëm dhe me Fazlliqët e sotëm.
    Siç e sheh edhe vet Sali Berisha,ai i cili tentoi ta konvrtojë veten nga një malok në mbret, e paska pasur ambicjen e madhe dhe mundësinë e vogël.
    Do të dënohesh, o shkatrrimtari i Shqipërisë.

  5. alban4eva says:

    nese S-haleja e ka vendosur qe Shqiperia duhet te kthehet ne kosh plehrash, nuk ka referendum qe te kundershtoje kete gje, nuk pjerdh shume S-haleja per referendume, vetem i ben, vete i shkel.. duhet qeruar S-haleja, kjo eshte zgjidhja, jo referendumi..!!!

  6. king says:

    DUA TE DIJ A DO E PRANOJ RAMA KYT VENDIM? SE SI GJITHMON AI NUK I PRANON VENDIMET E GJYKATAVE

    1. Dyrrahu says:

      Jo mini king,
      Nuk është ashtu siç pretendoni ju. PS e ka inicuar dhe dërguar në Kushtetuese marrveshjen e nënshkruar nga Lulzim Basha për t’ia falur Greqisë 354 km2 të ujërave të detit Jon.
      E paska pranuar apo jo zoti Rama vendimin e Gjykatës Kushtetuese?? Unë garantoj dhe jo vetëm unë se zoti Rama pranon çdo vendim të drejtë të njërës apo tjetrës gjykatë.
      Vendimin për lirimin e vrasësve të demonstruesëve të 21 janarit nuk e pranon njeri i ndershëm dhe njeri i përkushtuar që të ringjallet Shqipëria e si ta pranojë zoti Rama??

  7. dritani says:

    Shoh se ka akoma idiote pro importit te PLEHRAVE por ne do ta fitojme sic e fituam edhe kete referendum.

    Plehrave iu mbeten vetem te vazhdojne te kalben dhe te bien ere deri sa te mos ju mbetet me as nam dhe as nisha.

  8. valter says:

    Edhe pse eshte vendim i drejt, eshte teper von, çdo dite qe kalon ne vendin ton hyjne me qindra tonelat plehera qe e bejne territorin ton te pa banueshem, çdo dite identifikohen njerez me kancer ^per faj te ketij mjedisi te ndotur. Keta qe e ligjeruan dhe gjykata qe e vonoi kaq shume jane kriminelet me te medhenje qe ka njohur populli shqiptar pasi keta nuk vrasin nje person, as 10 por keta bejne genocid te ngadalshem duke vrar femij, gra, pleq e plaka, nje popull te ter por edhe gjeneratat qe vijne.

  9. tironci says:

    Kom nigju se kjo gjoja nuk ka lidhje me plehnat se ato jone nalu prejh mo shume se 7 vjetsh. Kjo gjoja osht per importin e lonve te para per indrustrine.Me i nalu ene kto nuk osht noj gjo e keqe por ma merr menja qe mos referenumit do te vijne ene mo shume plehna!

  10. plenaxhiu sali says:

    sali,bej gati paret t’ua kthesh atyre mafiozeve siciliane,se duket qe nuk e mbajte fjalen me ta.mos u merzit,llum,se ke xhvatur aq shume,sa nuk eshte gje kjo para miliardave qe ke vjedhur.boll plehra ka shqiperia si puna jote bashke me familjen dhe te afermit e tu.sojsez.

  11. WEB says:

    Me ne fund ,,,,,dikush po zgjohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje