Mark Frroku: Nëse vëllai im e ka vrarë Lamajn, unë u kam borxh gjakun tim

4 Mars 2013, 22:51Politika TEMA
Mark Frroku: Nëse vëllai im e ka vrarë Lamajn, unë u kam

Arben Frroku

I vëllai i biznesmenit të arrestuar si i dyshuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, thotë se nuk kanë asnjë lidhje me ekzekutimin. “I kam borxh gjakun nëse vërtetohet implikimi ynë në vrasje”.

Bisedoi: Lindita Çela

 

Disa djelmosha me trupa të fuqishëm duket se kontrollojnë gjithçka që lëviz rrotull AML-së, pikërisht aty ku janë zyrat kryesore të biznesmenit Arben Frroku. Ndërtesa dykatëshe, që dikur ka qenë fabrika e drurit “Misto Mame”, është e vëzhguar nga të katër anët, jo vetëm nga kamerat e sigurisë. Në katin e dytë, aty ky është zyra e Presidentit, ka marrë kompetenca të plota Mark Frroku, vëllai më i vogël i biznesmenit të arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e komisar Dritan Lamajt. Mark Frroku, një djalë rreth të 40-tave, është krejt i gatshëm për të rrëfyer atë, që sipas tij nuk është alibi, por e vërteta e implikimit të Arbenit në ekzekutimin e komisarit. Të thotë me plot gojën se gjithçka është e stisur dhe arrestimi i të vëllait është bërë nga drejtues të lartë të Ministrisë së Brendshme nëpërmjet telefonit. Në një intervistë për gazetën Tema, Mark Frroku tregon dyshimet e tij se përse i vëllai është përfshirë në ngjarjen e 24 shkurtit. Cilat janë marrëdhëniet me drejtuesit e Policisë së Shtetit? Çfarë fshihet pas nxitimit të policisë për arrestimin e Arben Frrokut dhe të vërtetat e biznesit, që për tetë vjet është shndërruar në një perandori për familjen Frroku.

 

Z. Mark, jeni në qendër të opinionit publik për shkak të akuzave që janë ngritur në implikimin e vëllait tuaj, Arbenit, në  ekzekutimit e komisar Dritan Lamajt. Ndërkohë që për shkak të publikimit të disa fotove, ku Arben Frroku është nën shoqërinë e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, duket se ngjarja ka marrë një drejtim tjetër….

Është e vërtetë. Ne jemi përfshirë në një ngjarje me të cilën nuk kemi pasur asnjë lidhje. Ajo që dihej ishte vetëm konflikti që im vëlla kishte me të ndjerin, Lamajn. Për të zgjidhur këtë konflikt, Arbeni kishte zgjedhur rrugën ligjore. Ndaj ne kemi qenë të hapur për të bashkëpunuar, jo vetëm me organet e drejtësisë, por dhe me gazetarët, për të dëshmuar se familja jonë, im vëlla, nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

 

Por për hir të këtij konflikti, Arben Frroku u përfshi menjëherë në listën e personave të dyshuar e më pas u arrestua për këtë vrasje?

Po, kjo është e vërtetë dhe im vëlla ndodhet në burg tashmë. Ata që urdhëruan arrestimin nuk kanë asnjë provë që dëshmojnë implikimin e tim vëllai në vrasje. Përkundrazi. Ne kemi pamje filmike dhe dëshmitarë që dëshmojnë krejt të kundërtën e akuzave që ka ngritur policia dhe prokuroria. Im vëlla është ndaluar me urdhër nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

 

Po thoni nga ata njerëz, të cilët Arben Frroku tha që i ka miq e që darkonte me ta?

Ndoshta nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme. Po të analizosh gjithë ngjarjen dhe planet e përfshirjes së Arbenit në politikë, me logjikën më të dobët, mund të thuash se ishte personi i fundit që do të përfshihej në vrasje. Veç kësaj, shto dhe faktin që grupi i hetimit nuk ka asnjë provë të implikimit të Arbenit në ngjarje, më lë të dyshoj se arrestimi i tij është urdhëruar qëllimisht.

 

E sipas jush cilat janë motivet?

Së pari, konfliktet që Arbeni kishte me të ndjerin kishte vendosur t’i ndiqte ligjërisht. Madje për këtë bëri dhe disa ditë burg. Im vëlla kishte deklaruar se do të kandidonte në qarkun e Shkodrës dhe kishte shpallur kandidaturën zyrtartisht. Duke qenë se nuk gjej asnjë provë dhe asnjë arsye tjetër, dyshoj se nxitimi që policia ka treguar për arrestimin e tim vëllai, është bërë me qëllimin e vetëm për ta larguar atë nga politika.

 

Po thoni se kjo është bërë nga Ministri i Brendshëm, Flamur Noka?

Në dijeninë time janë drejtues të lartë të Ministrisë së Brendshme që kanë urdhëruar arrestimin e Arbenit në Selanik.

 

Por si shumë lojë e komplikuar më duket që, për një deputet, e gjithë Ministria e Brendshme të angazhohet në arrestimin e një njeriu, aq më shumë të një biznesmeni?

Në politikën e sotme një deputet bën diferencën. Megjithatë nuk dihej si do të shkonte, mund të merrej më shumë vota. Unë nuk gjej arsye tjetër. Im vëlla është i përfshirë qëllimisht në këtë histori dhe ne disponojmë prova të pakontestueshme për të vërtetuar këtë. Disponojmë dëshmitarë dhe pamje filmike që vërtetojnë të kundërtën e akuzave të ngritura. Ata dëshmojnë dhe lëvizjen e Arbenit atë ditë, që as nuk i është ofruar zonës ku ka ndodhur ngjarja.

 

Z. Mark, pak si e vështirë për ta besuar stisja e akuzave, duke pasur parasysh që Arbeni ka deklaruar se ka miqësi me drejtues të Policisë së Shtetit. Disa foto dhe e dëshmonin këtë. Nëse Arben Frroku nuk është i përfshirë në ngjarje, si mund të përfshihen ata në arrestimin e “mikut” të tyre, pa prova?

Ndalimi i Arbenit është bërë në kundërshtim me ligjin dhe pa pasur asnjë provë. Është ndalur thjesht me një telefonatë. Ua thashë që urdhri është dhënë nga drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe fakti që policia është nxituar, unë nuk gjej motiv tjetër veç atë të “djegies” së Arbenit si kandidaturë politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Cila është miqësia e Arbenit me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit?

Ajo që unë di me siguri, është se ata persona me të cilët Arbeni gjendej në tavolinë, nuk janë miqtë tanë të afërt me të cilët ndajmë biseda apo halle. Arbeni tha se i ka miq, por kur je një biznesmen, ndër më të rëndësishmit si ne, sigurisht që ke “miq” nga të gjitha anët.

 

Por personat në tavolinë ishin dhe eprorët e komisar Dritan Lamajt, me të cilin ju kishit konflikte….

Arbeni konfliktin me komisar Dritan Lamajn kishte vendosur ta zgjidhte nëpërmjet organeve të drejtësisë. Në prokurorinë e Tiranës ka një sërë deponimesh për këtë çështje. Megjithatë interesi i vetëm prej muajsh i tim vëllai ishte kandidimi si deputet e për këtë po punonte.

 

Z. Mark, po kaq e pa besueshme, sa ju thoni për implikimin e Arbenit në vrasjen e komisarit, është dhe nisja e konfliktit me ish- shefin e komisariatin nr 6, Dritan Lamajn. Publikisht është thënë se konflikti ka nisur më mars të vitit 2012, për shkak të një kontrolli në ambientet e zyrave tuaja. Më pas, sipas akuzës së Arbenit, komisari që tashmë është vrarë ka ushtruar dhunë ndaj vëllait tuaj….

Në dijeni time kështu ka ndodhur. Unë di që janë shumë persona të tjerë që kanë ngritur padi ndaj dhunës së ushtruar nga efektivat e komisariatit nr. 6. Megjithatë Arbeni ka insistuar që kjo çështje të zgjidhej ligjërisht.

 

Por unë prapë e kam të vështirë të besoj se efektiva të policisë, të cilët shumë herë bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh, qoftë kundrejt parave apo dhe njohjeve, të guxojnë të prekin një biznesmen aq të rëndësishëm sa është Arben Frroku…

Unë do të isha më i interesuari të thosha se e gjithë kjo ka nisur për para, por kurrë nuk na është kërkuar asgjë, me gjithë thashethemet që mund të dëgjohen vërdallë. Ajo që ne kemi përjetuar është vetëm një presion i fortë i policisë, posaçërisht i komisariatit nr. 6, për të cilët Arbeni kishte vendosur ta zgjidhë ligjërisht. Ngjarjet që kanë ndodhur mund të lënë të dyshosh për gjithçka, por e vërteta është sa ka ndodhur sa thashë dhe këtë e di gjithkush, akuzat dhe përplasjet tona  kanë qenë publike.

 

Në këtë kohë, që dhe ka nisur konflikti, flitet se Dritan Lamaj ka kërkuar zyrtarisht të dhëna për ju, për shkak të dyshimit që ai kishte se kishit probleme me drejtësinë belge. Ekzistojnë shkresa zyrtare ku Lamaj kërkonte informacion për ju, pasi dyshonte se ju keni problem me drejtësinë duke përdorur mbiemrin Krasniqi?

E vërteta e kësaj i përket organeve kompetente, megjithatë unë po ju them se jam nënshtetas amerikan dhe të dhënat e mia, duke përfshirë dhe gjurmët e gishtave, janë të skanuara kundrejt çdo dyshimi kriminal. Po kështu dhe Arbeni asnjëherë nuk e ka pasur  problem të lëvizte jashtë Shqipërisë. Nëse ne do të kishim probleme me drejtësinë belge, do të ishim arrestuar në vendin e parë që do të na shkelte këmba. Pra, nuk di asgjë për sa ju pyesni.

 

Ju po insistoni, duke dëshmuar që Arben Frroku është i përfshirë qëllimisht në ekzekutimin e komisarit, akuzoni për një nxitim të policisë në shpalljen e autorit të krimit, ndërkohë që e konsideroni konfliktin me komisar Lamajn si një çështje që do të gjente zgjidhje nga drejtësia. Por tashmë që ju jeni nën akuzë  a keni besim tek drejtësia?

Sigurisht që kam besim. Im vëlla sapo të përfundojë dënimin do të vijë e të përballet me akuzat që i hodhën në kurriz. Do të dëshmojmë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Qoftë dhe për të mirën tonë, shpresoj që të gjendjet autori i ekzekutimit të vrasjes së të ndjerit.

 

Z. Mark, përtej akuzave publike apo dhe rrjedhës politike që ka marrë kjo ngjarje, ajo që do të mbetet është dyshimi jo vetëm i familjarëve të Dritan Lamajt në përfshirjen e Arben Frrokut në vrasje. Si do të vepronit me ta?

Kjo është e vërtetë. Për shkak të një konflikti publik ne u vumë në shënjestër si autorë të ngjarjes, sigurisht për qëllime të tjera. Me provat që ne kemi, do të dëshmojmë krejt të kundërtën. Me familjen e të ndjerit, që i përcjellë ngushëllimet e mia, do të veproj sipas zakonit. Pasi të kalojë kjo situatë, do t’u çojmë njerëz për dëshmuar që nuk kemi gisht në ngjarje. Nëse ata, apo qoftë dhe organet e drejtësisë, do të zbulojnë se im vëlla është autor i vrasjes së komisarit, unë u kam borxh gjakun tim.

 

Z. Mark, ajo që bie në sy është shtrirja e biznesit tuaj gjatë vitet të Partisë Demokratike. Jeni kaq të suksesshëm falë mbështetjes politike?

Ne kemi nisur biznesin që nga vitit 1991, dhe gjatë gjithë kësaj kohe që ushtrojmë aktivitetin tonë nuk kemi pasur përkrahjen e politikës apo të pushtetarëve. Përkundrazi.  Ne kemi punuar dhe në saj të punës sonë jemi këtu ku jemi sot.

28 komente në “Mark Frroku: Nëse vëllai im e ka vrarë Lamajn, unë u kam borxh gjakun tim”

  1. lefter says:

    “I kam borxh gjakun nëse vërtetohet implikimi ynë në vrasje”

    Nese vertetohet implikimi? Kush do ta vertetoje implikimin shoket e miqte e familjes suaj qe jane hetues,gjykates,police? Gjakun e keni borxh.Punen e implikimit zgjidheni me Agron Kulicaj.

  2. Qofsha i gabuar! says:

    Kjo vrasje eshte nje krim shume i rende dhe mesa kuptoj, vrasesi eshte Jaku dhe bashkepunetori i tij i ngushte Arben Frroku.
    Qofsha i gabuar!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/pensionistet-23-qershor-2013.html

  3. albanistan says:

    Cfare k.. jane keta, u kam borxh thote nese vertetohet vrasja. Ju q.. rrobte njerez primitive,akoma me gjaqe borxhesh. Ai qe ka nda mendjen me ju qi rrobte te vret direkt, e pranoke borxhin ti cope plehre apo jo. Legenat e mutit, e rropet kete popull me bixhoset e kazionote tuaja.

  4. f.e. says:

    o mark or pall k.. ca truni keni ju maloket? nqs ai e ka vra te futet ne burg sipas ligjit dhe ti nqs nuk ke faj pse duhet ti kesh borxh jeten dikujt tjeter. na myti injoranca dhe budallenjt paskemi lind per te vuajtur me plehra malsie si puna ketyre vemjeve

    1. Mark Frroku says:

      O pleher..paske lind me vujt per kè?? Nga je ti? pa na e thuaj pak!! Flet ti bashk me shoket e tuj nga per injoranca?? Po mir o fytyr bajg, u vra nje polic (nuk po flasim se eshte apo jo e gabuar) pse duhet ti stigmatizosh malok apo plehra…kudo ne bot ka vrasje e implikime me krimin..zoti polic nuk ishte i shenjt…mos te bej dicka nje nga veriu se me vrap ju nga vendi i baltes, ne kor, do e thoni bajgen e rradhes…ne legjislaturen e Berishes kan ndodh vrasje, por, kurr si ne legjislaturen e socialisteve (1997-2005). apo e ke kujtesen e shkurter?? shiko se nuk kan kaluar shum kohe, kur kriminelet te lidhur drejtperdrejt me socialistet vrisnin e prisnin sipas deshires…kujtoi pak o bajg moçali qe mbani era gjiz e prishur

  5. elio says:

    ooooops biznesi ne vitet e PD….kermat…

  6. agroni says:

    me falni me cfare biznesesh merren keta? se duken qe nga surrati qe jane gjeni te finances nderkombtare… si i kane nisur keto biznese? ku i kane gjetur leket ne fillim per te hapur keto biznese? E pra tani se na dolen te gjithe koka te ekonomise e na u bene te gjithe biznesmene….keto cdo dite qe kalon lajne leket e krimit reat rehat, nderkohe policia ha pula te pjekura neper restorantet e dajtit

  7. misionari says:

    Ministria e Brendshme duhet te thote se kujt ia ka dhene 100 mije $ gjoja per kallximin e vrasesit.

  8. Guardium says:

    Ngritja dore kunder, sulmi, demtimi apo vrasja e uniformave blu, eshte sulm dhe vrasje kunder shoqerise, rendit dhe ligjit.
    Ajo eshte vrasje e shtetit dhe nepermjet tij, vrasje e rendit, qetesise publike, besimit qytetar.
    Eshte thjesht vrasje e besimit dhe e optimizimit, se shteti egziston dhe se rendi publik eshte i garantuar.
    Ka nje kontradikte shume te dukshme ne jeten shoqerore te popullit shqiptar, dhe ne zbatimin e ligjit nga punetoret e ligjit ku hyne dhe policia, te cilet paguhen nga taksat e popullit.
    E para gje e cila duhet te jete si per popullin ashtu dhe policine nje ligj moral i pacenueshem per te dy eshte:
    RESPEKT DHE DINJITET.
    Keto dy fjale qofte nga shoqeria ne drejtim te policise, qofte nga policia ne drejtim te shoqerise nuk jane ngulitur ne themel te edukates dhe sjelljes se perditshme qe shoqeria dhe policia duhet ti tregojne njeri tjetrit.
    Policia nuk ka dinjitet dhe populli shume pak e respekton dhe e ndihmon ate ne punen e saj te perditshme.
    Ndersa policia nuk e respekton popullin dhe e trajton ate pa dinjitet, duke shkelur ne menyre abuzive ligjin shpeshhere.
    Policia shqiptare vuan politiken e klanit, te tribuse, te mentalitetit anadollak, qe i pari i pushtetit, levat e shtetit dhe ne kete kuader dhe policine, e nderton, e emeron, e spastron, e gradon, e leviz, e perdor, e keqperdor si nje kamzhik, si nje instrument kontrolli te pushtetit te tij personal, si arme ne lufte me kundershtaret opozitare.
    Nqs ka leve te shtetit te keqtrajtuar deri ne shemti, kjo eshte policia, e cila nga polici e shtetit eshte kthyer ne polici te pushtetit dhe pushtit kryeminister.
    Pra policise i mungon dinjiteti dhe per pasoje ajo nuk respektohet.
    Policia trajton ne menyre jo dinjitoze shoqerine dhe problemet e saj, shpesh here jo e mbeshtetur ne ligj, dhe per pasoje ajo nuk respektohet.
    Nga ana tjeter, shoqeria shqiptare nuk ka krijuar akoma mentalitetin e duhur, kulturen e duhur, qe produktin e punes se policise, qe eshte TE SHERBEJ DHE MBROJ, ta ndihmoj, ta respektoj, ta vleresoj dhe ta nderoj.
    Shume pak njerezit interesohen dhe dine per police, kryepolice, te cilet ne radhe te pare vene ligjin, respektin per shtetin dhe ligjet e tij, per qytetarin dhe te drejtat e tij, per sherbim dhe mbrojtje te tij.
    Policia ka fajet e saj, por politika dhe Mullahu i shoqerise shqiptare, cubi Sali Berisha dhe qehallaret e politikes nga te dy krahet, kane fajet dhe mekatet kryesore.
    Eshte kjo kulture dhe kjo katandisje e policise pa dinjitet dhe respekt, qe ben te vriten nga policia dhe nga populli.
    Nuk dua te gjykoj personin Arben Frroku dhe familjen e tij, punen e tij dhe bizneset e tij. Aspak.
    Ajo qe policia ka bere ne kete rast eshte nje turp. Kjo polici e mefshet, e vdekur, e bakallur nga cubi Mullah Saliu, te ciles i flene ne sirtar vrasje te bujshme shume vjeçare, ben nje arrestim spektakolar ne shetin fqinj, te nje personi publik dhe te njohur, vetem thjesht dhe te motivuar ne faktin, se ne te kaluaren kane pasur ferkime dhe perplasje.
    Kjo eshte nga zhgarravinat, karrikaturat sjellje te policise, e cila gjoja i pergjigjet krimit flake per flake.
    Ky arrestim policise ka per t’ju kthyer ne nje bumerang.
    Ku do shkoje pastaj figura e policise? Flas per policine dhe jo per zhgarravina pseudopolicore te politikes qe e keqperdorin policine.
    Si mund ta arrestojne nje person pa pasur fakte? Po pse ky biznesmeni ku do shkonte nqs do te kish bere krimin? A do mundej te shpetonte dot ai nga ligji dhe drejtesia neser?
    Po familja e tij, po pasuria dhe puna e tij? Po fisi i tij? Pse te behet nje arrestim per show politike pa pasur fakte?
    Per te mare fryme shkerrdhatat e politikes se djathte ne pushtet? Per te qetesuar shoqerine, rendin?
    Mekat, mekat dhe turp, sepse keta nuk kane vrare serish komisarin, por kane varrosur ligjin dhe shpresen per nje rend dhe polici qe te sherbej dhe mbroj me respekt dhe dinjitet.

  9. frediel says:

    ikni mor plera se nuk beheni njerez ju as ne amerike ti keni bizneset e jo me nenshtetsin qe thua,vrases te pabese vemje te ketij sistemi,or derr qe je r… mu ne pi…dh ku ti keni ju mor FRROKRA,E KE TE DREJTE KUR THUA PO U VERTETUA SE KETU NE SHQIPERI NA KA MYT LLUMI KUDO….VRASES VRASES VRASES DHE ME 100 ROJE TE RRINI PRAP FRIKEN NE BYTHE E KENI….TURP…IKNI NGA MALET SE ATJE E KENI VENDIN JU KRIMINELA

  10. tepelenas says:

    ne kete rast ka apo ska faj frroku e tregon hajduti makines nqs nuk I bie atak ne zemer nderkohe qe eshte ne burg DHE nqs hajduti vdes “nga shkaqe natyrore ne burg” vertetohet qe yt vella e ka bere dhe nuk te shpetojne dot nga vdekja ty e rracen tende as djelmoshat e beshem dhe as perendia.

  11. pilo lala says:

    Kerkoni me insistim bashkpunim me Policine Belge, per vrasjet qe dy vellezerit kane bere, dhe Komisari Lamaj po hetonte dhe kishte deshmitar.
    keta arriten ta vrasin, sepse Komisari kishte fakte per vrasjet dhe po bashkpunonte me Policine per ta denoncuar ne Belgjike dy vellezerit kriminel.

  12. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Opppa filluan sigurimsat e Enver bythes qe te gjejne fajtorin, hajdutin dhe kriminelin, ikni ore bythqiret e Edvinit shikoni familjet tuaja, dhe lerjani drejtesis kete pune,pa fakte do tu hane Mutin ketyre Frrokajve,nuk eshte koha e Bythqir Enverit qe me faj dhe pa faj dikush do te denohej per krimin,ikni beni shurren dhe ruani grate dhe vajzat se po jau rrenbejne dhe jau cojne tek semaforet.

  13. Ben says:

    Ky ka thene dy tre here ‘e kane arrestu qe te ndalojne kandidimin ne zgjedhje’. Nuk te shkoi njeher ndermend ta pyesje: cila parti do e kandidonte, ca qarku, ka fol me njeri per ket pune? Etj etj ne kete menyre vertetoje ose hidhje poshte akuzt e PD keto dite. Nejse

  14. Dean says:

    Nojhere nuk zgjidhen punet me gjak borxh o maloku. Shikoni si konceptojne maloket, u kam borxh gjakun thote, duket qe nuk pjerdhin fare per shtet ose koncepti shtet nuk eshte fare ne subkoshiencen e tyre

  15. Andreas says:

    te dhjefsha gjakun tend te shurrosur o cope maloku! une nuk i kam kujt borxh gjak, po e dhuroj rregullisht ate çdo tre muaj.

  16. gjergji says:

    ore po jeni ne vete une jetoj jashte por cjane keto marrezira- jashte perkthen ndryshe gjerat zotnia nuk munde te thote nqs ….ju kam gjakun tim borxh apo e vrava se isha ne gjake do te thote qe ska shtet nuk funksionon shoqeria por individi -ligjet shteti jane kompromis jo njeri fiton maksimum e tjeteri hic prandaj quhet shtet ligjet i ben shoqeria e pastaj respektohen -aty sikur je ne pazar turk plako ku pyet ligji je apo sje ne gjak nje sa mangesi qe ka aty shoqeria . shteti edhe ligji nuk lejon fjale te tilla nqs -mundet -kjo apo ajo por vetem po ose jo ligjet nuk ndrshojne sipas qefit po eja nga darka ta shohim nje here -ka fakte apo ska fakte vetem faktet shqyrtohen -me vjen keqe per njerzit e mi qe jetojne aty –

  17. Berlin says:

    Ndërtesa dykatëshe, që dikur ka qenë fabrika e drurit “Misto Mame”, është e vëzhguar nga të katër anët, jo vetëm nga kamerat e sigurisë.

    Dikur prone e lavdishme e poupullit … punonin njerez te thjeshte e nxirrnin buken e gojes e mbanin familjet sot pron e te “fortve” analfabete e antishqiptare.
    Si e mori kjo familje ate prone ???
    Ja ku jemi katandisur HARRAM JAZEK o politikaqis

  18. leon says:

    KETO MALOKET FLASIN PER GJAK KUR S KANE GJAK…VRASIN PER KANUN E VJEDHIN PER KANUN…EDHE BEJNE BE I VRAFTE BEJA ,,,,,KETO DUHET BERE NJE LIGJ SI HITLERI ..TI VESHESH ME SI CIFUTET DHE TI ZDHUKESH…POR E DO SALA I PARI..

  19. bekushe says:

    Po mire o njerez keteo mund te jene funderrina dhe asgje nuk vehet ne dyshim. Po keto police qe kan ne dore te shkaterrojn jeten e qindra njerezve dhe qe sillen si sherifa e si te “forte” me imunitetin qe ligji ju jep per te mbrojtur qytetarin. Keto drejtor policije, shefa komisariatesh, shefa krimesh, police rrugor qe jan te lidhur me pushtetin, korrupsionin dhe qe jan bere milionera. A ka ligj, gjykate, prokurori qe merret me vendosjen e drejtesise ne vend kur ligji nuk funksionon mer keto persona te veshur me petkun e imunitetit. Beini nje pyetje vetes : Si do te vepronit sikur te ishit ju pre e rrahjeve, dhenes, presionit, shantazhit ose sikur dikush tju dilte perpara dhe tju dhunonte barbarisht te sy te familjes dhe familjareve tuaj”? Mos i gjykoni gjerat vetem nga nje kentveshtrim. Po sikur ju te kishit denoncuar ne prokurori, SHKB, Drejtori te Policise, Ministrine e brendeshme dhe problemi juaj te mos merte zgjidhje, cfare do te benit? Mendoj qe vetem dy zgjidhje do te kishte o do largoheshin nga vendi duke lene jeten tuaj pas ose do merrnit drejtesine ne duart tuaja. Un nuk e Di nese Frroku e ka bere kete??? Por dhe nese e ka bere…..mund te kete bere zgjidhjen e duhur?Ku i dihet eshte ceshtje interpretimi…te pakten per dicka sherbeu dhe kjo tragjedi qe “sherifat e tjere” te kuptojn qe nuk mund ta shkelin ligjin sipas qejfit te tyre se per ndryshe reagime te tilla mund dhe te shtohen.

  20. Arnoud Albanais says:

    Keta me mbiemra lleshi, preshi e doci etj, zor se behen njerez te qyteteruar ndonjehere. Kane mbetur ne kohen e shpellave dhe koken e kane akoma aty ne ato malisite e tyre, ne mesjete kane mbetur akoma. Flasin per besen po nuk kane bese natyrale perderisa e diktojne me tyten e pushkes dhe jo me moral. Nuk e di zor se behemi ne shqiptaret me keta lloj njerezish. respekt.

  21. emigranti says:

    te dya familjet jan ne hall besoj qe te dy kan femij nuk kuptoj nje gja prej shqiptareve cdrejte kan me sha kure nuk injohin po pse nuk shkojne me i sha fizikisht po skrapari eshte fushe a mal berati erseka a po shkodra asht mal provojeni nje here ju qe shani me ju nodh kjo gja ne familjet tuaja athere sala ka marre ma shum vota nga fushoret se malesoret malokun keni votu ju qe shani kush asht frikac i panershem qe njohin vec nanen qe nuk din ka kan babe i shkruajne keto gjana

  22. shqiptari says:

    Ptu ptu race e poshter.Pervece Popullit fukara dhe te mjeruar.

  23. agim says:

    Vellai jot ,ska bere vrasje por ka urdheruar vrasje,vrasesi erdhi nga Greqia,hyri pa vule ne pasaporte e doli pa vule ne pasaporte,YT VELLA E SOLLI ,YT VELLA E NXORRI,..KUSH JA COI TRARIN NE DOGANE, JANE NE FOTO ME TE. MAFJE E GJALLE, SHQIPERI TE KAM DHJERE,JE VEND PER PLERA E PER DERA.NJERIU I NDERSHEM VUAN,E VRITET.

  24. tepelensi says:

    ai qe moret ne afe nuk ishe shenjte po ama ju qiu grate juve …dhe ka akoma per ju ..

  25. Arra gungse says:

    Te drejte i jap Bekushes. A esht qelb peshku nga koka, a e pranojn te gjith qe komisari sishte i shenjte.Diku shkruhet qe ka rrahur nje grua qe donte te denanconte te shoqin,. kshu eshte figura e mbrojtesit te rendit. Po te funksiononte Ligji ate vetem per kete gje do e ngopnin me burg.Le per te tjerat.Per cfar do respektohej ktu Polici,kjo sesht mbrojtje e rendit, kjo esht kusari,,,,. E pra kur eshte keshtu atehere dy duar per nje koke jane. Ne te tilla raste njeriu behet kreativ. A i besohet shtetit? jo. A ka drejtesi jo, a po vuani te gjithe si Tiranas, Malsor apo vlonjat?? pooo, atehere pse shani njeri tjetrin.Ju duket si zgjidhje te nxirni gazrat kunder njeri tjetrit.Po perderisa keni derrin brenda nuk ju bejn derman as pordhet.

  26. pushi gjir says:

    Shqiptar te denjeneruar!Mos ndodhi nje gje se obura te gjith.per Mark Frokun duhet te laj gojenj gjith shqiperia se eshte nje njeri zotri dhe me zemer te madhe.kurse per te ndjerin keq me vjen se ishte bir nene por vertet e meritonte.keshtu qe kush flet per mark froku ju shofte pragu………

    1. Kuksjani says:

      e ka merituar si shume drejtues te tjere policie se ne fillim bejne krime me njeri tjetrin pastaj kur ju prishen interesat dojne qe ti arrestojne! pastaj qfar komisari eshte ai ja qifsha varrin ku ta kete qe del ne mes te rruges dhe Godet nje bisnesmen te njohur ,pa asnje lloj arsye??? APO se nuk kishte mundesi tjeter per ta ulur nje figure si Frroku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje