VDES Hugo Chavez, presidenti i Venezuelës. Zv/presidenti: E vrau SHBA

5 Mars 2013, 23:11Politika TEMA

Ka ndërruar jetë në moshën 58- vjeçare, presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez.

Presidenti vuante nga kanceri dhe së fundmi pati komplikacione në frymëmarrje si pasojë e një infeksioni.

Lajmin e dha zëvendëspresidenti Nicola Maduro, në një fjalim emocionant.

Ai ishte rrethuar nga liderët politikë dhe ushtarakë.

Pak më herët ai kishte akuzuar SHBA se e kanë helmuar liderin e Venezuelës.

Maduro ka vendosur të dëbojë dy diplomatë amerikanë nga vendi.

Prej kohësh qarkullon një teori konspirative se liderët e majtë në Amerikën Latine po infektohen me kancer nga SHBA.

Maduro është projektuar si lideri i ardhshëm i Venezuelës nga vetë Chavez.

Hugo kishte vuajtur nga kanceri, por ishte thënë se u kurua.

Megjithatë sëmundja u rikthye dhe ai u detyrua të shkonte sërish në Kubë për kurim.

Para pak javësh u tha se ai ishte në prag të vdekjes, por lajmi u hodh poshtë nga qeveria e këtij vendi.

Çavez lindi në një familje mësuesish. Ai la pas katër fëmijë.

83 komente në “VDES Hugo Chavez, presidenti i Venezuelës. Zv/presidenti: E vrau SHBA”

  1. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Nuk ka zot!

    1. ina says:

      asnje nuk ka bere per popullin e Venezueles ate qe beri Chavez pergjate pak me shume se nje dekade. Miliona Venezueliane te nxjerre nga varferia, shtetezim te pasurive publike qe diktatoret e meparshem ia kishin fal te huajve, akses ne arsim publik e kujdes shendetesor per miliona te varfer. U prefsh ne paqe Hugo! Rrevolucioni vazhdon!

      1. Xoni says:

        Mire pra e ka nuk ka zot
        te kishte do merte kte tonin

        1. Ramy says:

          hahahaha America nuk i ka ne qejf lideret e majte prandaj keni kujdes se po ua helmon Edushkin

      2. Ben Chicago says:

        Ina,jo vetem qe nuk beri gje per popullin e vet,por e futi ne varferi te skajshme.Venezuela eshte prodhuesi i 4 i naftes ne bote.Shtetezoi kompanite e naftes,dhe varferoi popullin,pavresisht show qe bente me te varferit.Keq ju vjen vetem komunisteve shqiptare dhe grekeve-shqipfoles.

        1. aldo says:

          O Ben Chicago,mos shkruaj idiotlliqe,i ndikuar nga ato qe thone mediat e “lira” te botes Perendimore.Chavezi ishte burre shteti e patriot,nxorri nga varferia popullsine e Venezueles,qe parpara tij kishte pare vetem diktator si Saliu jone,qe i shisnin pasurine e vendit firmave te huaja,pa asnje perfitim per popullsine e varfer.
          Shtresa e varfer doli nga varferia,fale Chavezit.Zgjedhjet ne Venezuele me ardhjen e Chavezit kane qene gjithmone te lira,dhe Chavezi i cili kishte mbeshteten e shtresave te mesme dhe te ulta,i ka fituar gjithmone zgjedhjet me avantazh te madh.
          Hapni syte njerez,mos besoni ato qe thone televizionet,po studioni e hapni mendjen.

          1. Andon says:

            “Liria e medias ishte e deformuar, kurse ai ishte i pranishëm thuajse çdo ditë në televizion. Të dielën dilte në një emision televiziv të quajtur “Alo, Presidente”.Përkrahësit e tij entuziazmoheshin [masturboheshin] kur ai sulmonte SHBA-të.Megjithatë vendi është i zhytur në nepotizëm, që është një nga problemet e mëdha. Papunësia është e madhe dhe kriminaliteti në rritje.Inflacioni është në rritje dhe numri i vetëvrasjeve është ndër më të lartët në botë.”

            Po ti, informacionin qe paske, nga e gjete?

            1. aldo says:

              JIMMY CARTER ish president i SHBA-ik shiko çfare thote ne lidhje me Chavezin,pastaj hajde e llomotit kot.

          2. albi says:

            aldo e ke dhjere fare me kete replike,ishit ju kur replikuat,apo kanabis.

        2. Edi says:

          Nuk e di po ju qe jetoni ne amerike shpeshhere jeni vertet per te ardhur keq ! Krijoni nje kendveshtrim teper interesant per realitetin !! Ju genjejne e ju tallin mediat e lobisteve sikur te ishit femije 5 vjec !!

          Lexo e shiko ndonje gje me shume Beno se s’te ben keq !!

      3. martin says:

        Ndaj te njejtin mendim me ju Ina.Punoi per popullin e tij.Ishte shume i vendosur trim dhe energjik.U prefte ne paqe.

      4. armand says:

        Eshte vertete per tu çuditur se keta venezuelanet qe njoh une e shajne dhe e quajne kriminel.
        Ne koke te diktatoreve qe masakrojne popullin e vet.

      5. Askushi says:

        Edhe shtetezim te pasurive publike paska bere “Qerratai”?!…

      6. albi says:

        INA lene mi goc pluhurin e bardhe se te shkatrron trurin….kaq i perparum ishte Venezuela i Hugo Chaves sa vete iku me u kuruar ne parasen tjeter ate Kubanez.Ina moj Ina kujdes me goc dhe mendoj mire fjalet para se ti shkrush se bon figur te keqe.U LARGU NGA KJO BOTE DHE NJE BASTARD.

  2. safeti says:

    Humbje e madhe per popullin peruan, humben njeriun qe aplikoi taksen progresive.

    1. iliri uk says:

      eshte shume humbje e madhe per perune por nje gezim i madh per venezuelen dhe ti si dashnor diktatoresh ke humbur njeriun e zemres.

    2. Xoni says:

      Kur mer vesh dhe ti nga taksa porgresive hapu dheeee
      edhe ne Argjentine ka bo mrekullira ky je vetem ne Peru
      Mole Mole lexoji te pakten dy rreshta nga artikulli mos kalo nga nderzimi lopeve te lufta ne vietnam

    3. TreDyNje says:

      O Safet o safet, po sa shume cenke alamet. pupupu… edhe pak para disa ditesh le nje koment-nuk e di se ne cilen teme- ku fillove te pershkruje ferrarin, qe e kishe shkrojtur si ‘ferari’ me 1 r, me fiatin. Dhe me e keqja se askush nuk te kuptoi. Thash, gjynaf sa shume iu kan gjujt njerit keta komentues, sa e tallin. Por tani e shof se paskan te drejte. Ti nuk i njifke gjerat. Per informacion safet: Hugo Chavez eshte apo tashti, ishte, lider i Venezueles, e jo i Perus.

      Nje keshille: para se me dhon koment, ndalu dhe mendo: a ke informacion te bollshem mbi ate ceshtje qe komenton!

    4. deltari ilir says:

      po ,humbje e madhe edhe per popullin e sri lanka ? po c’hyn peru ne kte mes nuk e di

    5. Nikolla says:

      Sallaket e Rames, ngaterrojne Venezuelen me Perune…hahahahaha !

  3. Lola says:

    PO Bishes tone si jep ndonje gje Amerika qe te qetesohet se e ka stresu 23 qershori.

  4. tourkofagos says:

    ade ne koke te Erdoganit……

    1. Luan Polican says:

      Turkofagos ,pse ne te Erdoganit, ke me afer ? Ne te Saliut! Apo shpresoni se mos u a jep detin perseri ?!

    2. Toni says:

      ade e ke nga turqishtja!!! o rrace jevgu

    3. Labi says:

      Hajde ne koke tende dhe te Janulles.

    4. Albogentivlora says:

      O njeri pa identitet. Ti je bere per gjynah. As Shqiptar dhe as Grek. Se flet greqisht nuk do te thote qe je grek. Shume shqiptar flasin greqisht por asnje nuk deklarohet grek. Vetem ata qe ua thithin pleqve grek dhe qe u ka hyre ne qejf vetdeklarohen grek. Shko dhe gjej vetveten o i mjere.

  5. me te tjere diktatore nga prapa says:

    Hajde terheqsh kemben zvarre per sivellezerit e tu diktatore. U djegsh ne zjarr dhe paqe mos te gjesh.

    1. ina says:

      ti as qe e ke idene per ke je duke folur. ik lexo nje cike me shume se te ben mire e mos e fut shpirtin ne gjynaf duke i dhene gojes pa patur as informacionin minimal mbi ate vend.

    2. pilo lala says:

      Ka Tropojane ne Venezuele?

  6. Horri i Bulevardit says:

    Kur te takosh ate xhindin atje kur te hysh ne ate vend, pyet njehere se kur do me e mar kete tonin, se ky megjithse e ka perdhunu Rruzhdijen, ska ndermend me vra vehten.

    1. ALpini says:

      Keshtu shpresoni te largoni Berishen?!?!?!?!
      Deshtake…………………………

      1. Horri i Bulevardit says:

        Po jo mo Alpin, thashe ta pyesim njeher se mos na e merr si kete Cavezin dhe na iken pa na futur ne probleme, se te jet per mua dua qe te rroj edhe njeqind sa komandanti qe ti paguaj mire bemat e tij.

  7. nuki says:

    Nuk eshte cudi qe te jete helmuar. Edhe me ekuadorin dhe me Kilin kete formula ka perdorur. Diku binte avioni, diku grusht shteti. Gjithmone SHBA eshte perpjekur ta kontrolloje Ameriken Latine. Venezuela eshte vend me Nafte, Si Irani, Iraku apo Siria me Libine. Pra gjerat lidhen……

    1. Doni says:

      Si pasple e citostatikeve bie imuniteti etj etj ..dhe MOS komento me se na hape barkun …hajvan i lindur…se injorant e ke Pak Te them ..hajt q.u

    2. aqifi says:

      E nxorre prape koken o hajvan mujahideen, hizbollah, taliban…

  8. qerramudhi says:

    R.I.P Hugo

  9. ilir says:

    nuk eshte cudi 3-4 president dhe kryeministra te amerikes se jugut kane dal me kancer pas visitave ne pallatin e qelqit (ONU) ne new york…rast tjeter arafati…..nejse venezuela eshte e madhe nuk ka krahasim me shqiperin

  10. LORA says:

    Uroj dhe besoj qe populli venezuelian ta forcoje edhe me sovranitetin dhe posedimin e pasurive dhe mireqenies se tij,sipas historise qe beri Hugo Caves. I ndrite shpirti ketij mbrojtesi dinjitoz te Popullit dhe Atdjheut te vet.
    Brekedhjerin e historise se Shqiperise e ben “burre shteti” Amerika,kurse burrat e vertete qe mbrojne interesat e Popujve te tyre i gropos me semundje te simuluara.

  11. Rodrigo says:

    Po me vjen keq por ishallah na ben nje nder te fundit dhe mer me vete kete udheheqsin tone….. ?

  12. Kola i Mishit te Thiut says:

    Per çka ka ba per te mire te popullit te vet, i ndritte shpirti ATJE. A nuk mund te shkonte DUET? Sdq terheqte kamben rreshqane me diktatore te tjere, te vendit (tone) e te tjere. Kane boll kohe ATJE me u marre me teorinat e tyre! Zv/presidenti mos te beje tash gam-gam. Aty e pati, ta ruante prej jankive.

  13. Kico says:

    Do te jete ne nderin e PS dhe te Zv.Presidentit te Internacionales Socialiste qe te hape nje liber ngushellimesh ne selin mavi te PS.Hugo Chavez ishte ai qe ne te vertete lideri yne internacionalist do te qe behet.Hugo beri ato qe lideri yne i rilindur kerkon te beje si ne ekonomi ashtu edhe ne systemin politik.
    I perjetshem kujtimi i Hugos dhe i gjithe liderve te majte latino-amerikan qe imperializmi po i kanceros.
    Rrofte internacionalja socialiste me ne krye udheheqsin e dashur grek Papandreu dhe udheheqsin #2 Edvin Kristaq Rama.

  14. Anonim says:

    Kush diktator e ka rradhën tani…. GUESS????
    Salës po I Shpeton ne brekë pasi per cdo diktator, kur nuk e gjen nga Njeria do ta gjesh se s’ben PERËNDIA.

  15. xhaferri says:

    Hallall HUGO çAVES KUR TE DO GJITH POPULLUI JOT IMPONON RRESPEKTE, PREHESH NE PAQE PER 9FAR KE BER PER AT POPULL QE TE BEN AQ RRESPEKT,VDESIN KUDO PRESIDENT POR NUK E RRUAN NJERI PER TA IKIN SI QENT.

  16. Diaspora says:

    Hugo Chavez vdiq i helmuar ne dt 5 Mars, po ne kete date ka vdekur i helmuar Stalinim i Bashkimit Sovjetik!! A thua Amerika kishte dore ne helmimin e Stalinit apo Hrushovi?? Rest in PEACE Hugo!!Po Naomin Campbell, “Pantera e zeze” a do te veje ne varrim?? Ishte e dashura e Chavez!

  17. lenci says:

    Ky njeri ishte Diktator por si njeri dhe burre shteti do respekt.

  18. ndershmeria says:

    Eshte nje shpifje nga xhelozet e Amerikes, derisa s’kane fakte.

  19. pinxho kapellja says:

    qaur i derrit, edhe ju nga kanceri do vdisni,po e liga do tu zere ne bithe,ne mos te ka zene me kohe.

  20. Sakkari says:

    Po ketij kermes sone,kur do ti vij ngordhja,qe e honger kanceri e hengt.!!!

  21. Kusary says:

    …edhe n,kok te sals ishallah!

  22. BERISHA LARGOHU. KUSH VOTON BERISHEN BEHET PJESE E MOHIMIT SE DEMOKRACISE TE SHQIPTAREVE. says:

    Ishte diktator dhe e meritoj.

  23. Bekimi says:

    MOs krahasoni Saliun me Çavesin.
    Saliu dhe shqiptarët janë puthabythësit më të pështirë të Amerikës. As mos prisni që Saliu të pësojë atë helmim si Hugo. Bile, bile, Amerika më parë do helmonte gjithë shqiptarët se sa Saliun. Ne prej saj edhe e kemi atë.
    Hugo Çaves pushoftë në paqe! Bota e përtejme (nëse vërtetë egziston) me siguri është një vend ku e ku më i mirë se ky.

    1. Tom says:

      Kur se la Amerika Millosheviçin te niste edhe ty andej! Ptu fare e keqe, mosmirenjohese!

  24. Americani says:

    More naive komentatore ,qe po qani hallin e Venezueles dhe disa e ngaterrojne me Perune, qani hallet e juaja se ai ishte nje Enver sozi psikopat qe po priste nga dita ne dite te fitonte rrevolucinin socialist !!!!!!!!!!!!:(

  25. enea says:

    Dihet qe e kane vrare keta yankees, per interesat e tyre te felliqura.
    Keta keshtu bene edhe ne Kili ne vitet 60-70.

    Chaves i kishte dale hapur modelit amerikan i cili kerkonte uzurpimin e te gjithe pasurive te venezueles.

    1. Ton says:

      Ik mor grek kurve!

  26. I perjetshem qofte kujtimi i tij…(por jo vepra)

  27. i perjetshemi qofte kujtimi i tij..(por jo vepra)

  28. Django says:

    nje pleh me pak ne kete bote

  29. Tan_Tironci says:

    Ish-gruaja, letër Chavez-it: Po vdes si burracak se nuk ndryshove historinë
    12
    Une Gruaja ,e Dielë, 2 Tetor, 2011 | 13:49 pm

    Chavez me gruan e parë, Nancy Iriarte Díaz dhe dy vajzat
    Një letër e hapur, e botuar me pseudonim në një nga gazetat më të mëdha të Venezuelës, “El Universal”, do të trondiste jo vetëm shtetin amerikano-latin. I drejtohet Presidentit Hugo Chavez, i cili, i shtruar në një spital të Kubës, po lufton me sëmundjen e kancerit. Një letër e guximshme, që mban pseudonimin Saul Godoy Gomez, por që mendohet se është shkruar nga ish-gruaja e parë e Chavesit, Nancy Iriarte Díaz. Titullohet “Disa konsiderata për vdekjen tënde” dhe nuk është letra e ish-gruas së tradhtuar, që tani, kur ai ndihet i pafuqishëm, kërkon të marrë hak për të gjitha zhgënjimet që ka pësuar në jetë. Nuk janë cic-mice familjare, por një shuplakë diktatorit…

    Nuk dua që të ikësh nga botë pa të dhënë lamtumirën, sepse një numri të madh njerëzish u ke bërë një të keqe të pamasë, ke shkatërruar kushedi sa familje, ke detyruar turma të tëra bashkëpatriotësh të braktisin atdheun, ke zhytur në zi një numër të pallogaritshëm vatrash, ata që ti i quaje armiqtë e tu i përndoqe pa mëshirë, i mbylle nëpër qeli që nuk i meritojnë as shtazët, i poshtërove e i talle, jo vetëm se të dukej vetja tepër i fuqishëm, por edhe i pavdekshëm… Por edhe për të kujtuar se fundi nuk ishte me ty.
    Por, ja ku erdhi edhe radha jote, shprehjes “cikli vital” të kontratës tënde i mbërriti fundi, ky “cikël” yti po shuhet pak nga pak, dhe jo në mënyrë të mirë; ka gjasa që të vdesësh në një shtrat i rrethuar nga të afërmit e tu të trembur, ngaqë do të të duhet të japësh llogari në grahmat e tua të fundit, se do të ikësh nga kjo botë tepër i frikësuar; pranë teje do të jenë priftërinjtë, të cilët ti i persekutove e i fyeve, përfaqësuesit e kishës, të cilët ti i përbuze me neveri, do të të mirosin me vajrat më të shenjta jo një herë, po shumë herë, veç ata edhe ti e dini se kjo do të jetë e kotë dhe nuk do të arrijë ta largojë sadopak panikun që të ka mbërthyer shpirtin, në çastin kur gjithçka merr fund.
    Po vdes i sëmurë, duke vuajtur dëbimin, komplikimet e imunologjisë, efektet e tmerrshme dytësore të kurave që përpiqen të të zgjatin jetën; organet e tua po shuhen një nga një, aftësitë e tua po e humbasin shkëlqimin që i karakterizonte, lëngjet dhe aromat e tua po grumbullohen në qeska plastike me atë duhmën e vdekjes, aq e neveritshme për ty.
    Në këto momente, para se të të bëjnë një injeksion për të të qetësuar sadopak dhimbjet e padurueshme që ke, a e ke kurajën të më thuash se nuk pendohesh për asgjë? Për udhëtimet nëpër botë, për pallatet e mrekullueshme ku të prisnin dhe paradat ushtarake për nderin tënd, për limuzinat dhe titujt honorifikë, për luksin e hoteleve me pesë yje dhe darkat madhështore të Shtetit… Më thuaj sinqerisht, tani që vjell qullin e kungullit që të japin me zor infermieret, nëse e kishe menduar këtë fund, tani që përmes monitorëve dhe makinave, të cilat të rrethojnë në orvatje për të të ringjallur, nuk përcillet më shkëlqimi dhe varaku, por tinguj dhe alarme sensorësh që përpiqen të matin e të rregullojnë shenjat e fundit të jetës sate.
    A e dëgjon dot popullin tënd, tani, jashtë pavijonit tënd?… Duhet të jetë imagjinata jote ose efektet e morfinës, nuk jeton më në atdheun tënd, je në tjetër botë, shumë larg, ndodhesh mes njerëzish që nuk i njeh… Po, është e vërtetë se je duke vdekur në strehën tënde, midis një bande kopukësh, të cilëve je munduar t’u dorëzosh vendin tënd, çastet e tua të fundit po i kalon midis rrufjanëve dhe gënjeshtarëve, midis lajkatarëve të oborrit tënd, të cilët të shfaqin “dashuri” vetëm sepse u ke dhënë para dhe pushtet. Të gjithë ata që të rrethojnë, të shohin me shqetësim e inat, sepse asnjërit prej tyre, asnjëherë, nuk i dhe mundësinë për të të zëvendësuar, tani ata po i lë me duar bosh, ndërsa vendin tënd po e lë në prag të një lufte. Këtë paske synuar? Ky paska qenë vizioni yt në këtë jetë? I ke bërë keq llogaritë me të varfrit, sepse tani ka më shumë të varfër se ç’kishte kur erdhe në pushtet, e shkele rëndë drejtësinë dhe lirinë, kur praktikisht ia dorëzove vendin tënd një force të huaj, që tani do të duhet të dëbohet me forcë dhe me koston e shumë jetëve.
    Kam përshtypjen se tani e ke kuptuar që je gabuar, sepse besove në një përrallë rrugësh, e pandehe veten revolucionar… të pavdekshëm, e bashkove veten me të vdekurit, me heronjtë e tu, me fantazmat e tua, të cilët besove se ishin gjallë, me Bolivarin, me Çenë, me Fidelin, me Marksin, të cilët nuk i njohe kurrë, por që i lexoje e i rekomandoje ata… Ecja pas të vdekurve të çoi te magjia dhe magjistarët, u fute e rrëmove varret për t’iu blatuar një rrethi demonësh e shpirtrash të këqij që tani të shoqërojnë… A e ndien praninë e tyre aty ku je, në spital? A e ndien se si vijnë të të vjedhin, të të grabitin edhe shpirtin, të vetmen gjë me vlerë që ke pasur në jetë, por që aq keq e fute në lojë me errësirën dhe të keqen? Epo tani, lamtumirë! Dua të të them edhe këtë: tani do të ngelesh në histori si një tradhtar dhe burracak, sepse nuk u korrigjove kur pate mundësi, por e le veten në dorë të fodullëkut tënd, të idealeve të tua të marra, të ideologjisë sate të dështuar dhe hoqe dorë nga gjërat më të çmuara, nga liria jote dhe nga liria e të tjerëve, harrove se vetëm liria bën njerëz.
    Komunizmi funksionon vetëm në dy vende: në qiell, ku nuk nevojitet, dhe në ferr, ku tashmë e kanë.

  30. lori says:

    Pasi njihemi me vrasjen e radhes nga makina e nazizmit modern lind pyetja si ka mundewi qe te gjithe kundershtaret e makines vrastare vdesin nga semundje te pasherueshme(per referim shikoni kundershtaret e bishes Sali)!Lind pyetja kush e ka radhen?Le te shikojme kush eshte “Burri i shtetit” ne Venezuele.

    1. Tom says:

      Ke te drejte, fiks fare! Opo p… Seme! Si ka mundesi qe makina vrastare nuk helmoi Sadamin apo nuk e laMilloshevicin te ngrinte ty dhe sojin e felliqur mosmirenjohes tendin ne ajer?

  31. shtet i korruptuar says:

    keshtu i pafshim gjithmon keta komunistet,adios

  32. Sallakja says:

    Tani hyjne amerikanet qe te cojne demokracine
    ne Venezuela
    Ne fillim do ngrihen studentet kundra diktatures
    Tre te vdekur ketu, dyzet te plagosur atje.
    Hidhet me buje te madhe busti i Hugo Caves
    Mbushen gazetat e botes : demokracia po triunfone
    ne Venezuela.
    O.N.U. Mbledhje urgjente…….por nuk vendos
    e shtyne per heren tjeter.
    Futen Amerikanet superpotente per te shuajtur
    kaosin e pa ” precedente” te Venezueles
    Qeveria ulet ne bisedime me rebelet.
    Zgjedhje te lira demokratike dhe ……..
    ………fiton Sali Berisha Venezueljan
    Me ne fund Venezuela eshte nje vend i lire demokratik
    Rrofte demokrazia .
    Kush ? Me fal per cfare e kishe fjalen ? Per naften ?
    Ah nafta !
    Harro mushke Valarene se Ali Pashane e prene.

    Printojeni dhe lezojeni pas dy vjtesh.
    É un film già visto
    ……………………06.03.2013

  33. Elton says:

    Venezuelen e ndryshoi , ky eshte fakt. Morri shume investime te huaja dhe e beri taksen zero per ata qe investojn ne at vend.

  34. ismeti says:

    ngordhi nji diktator e mashtrus , te lutemi te ngordh edhe ky demagogu yn

  35. Petro says:

    Paste kemben e mbare!

  36. Fllad says:

    Jo pse e ka thene Enveri dhe nuk qendron shprehja” Amerika eshte xhandar nderkombetar”.
    Ne te gjithe vendet ku ka nafte apo jane pika strategjike te rendesishme do jete SHBA, qe vendos rregullat dhe perpiqet te vendose per fatet e liderve te ketyre popujve.

    Tashme e pame me pranveren arabe, mbeshtetjen me enen e Podesta Group qe i behet njeres pale ne Irak , mjaft qe ajo te mbroje interesat amerikane, mbeshtetjen me lezet qe i ka bere dhe vazhdon ti beje mostres se tropojes, pa i plas fare per popullin shqiptar.

    Cavez ka bere kaq shume per popullin e tij dhe kjo mjafton qe shpirti i tij te shkoje ne parajse.

    Nuk duhet te harojme se sa investoi per te eleminuar Ce Guevaren.

    1. Ilir, Freiburg says:

      Po ka bere shume per popullin e tij, sikurse edhe Saliu yne i madherishem dhe gjithe te ngjashmit me ta! Korrupsioni galopant, zyrtare te pasuruar me nje shpejtesi marramendese, krime te pafund (21000 te vrare ne 2012), valle nuk ngjasojne po kaq shume me ate qe ndodh sot ne Shqiperi? Dhe sigurisht qe per gjithcka fajin e ka Amerika, a nuk fliste keshtu edhe perandori i Shqiperise ne 1996-97 dhe biles a nuk po fillon te belbezije edhe sot te njejtat marrezi kunder Amerikes e cila po e bezdis ne mbreterimin e vet? Problemi qe ka Amerika eshte qe popuj te tredhur nuk jane ne gjendje as te vetevendosin per fatet e tyre, dhe sjellin ne fuqi diktatore (Kore, Irak, Iran) te cilet kane mundesi qe ti vene flaken botes me nje te shtypur butoni, por ndoshta duhet te ndodhe kjo qe edhe me injoranti ta kuptoje se ne c’bote jetojme dhe nga cilet peverse varen fatet e jetes sone dhe te femijve tane. E sa per thenien e Enverit qe Amerika eshte xhandar nderkombetar (nderkohe qe vete Enveri dhe klika e tij ishin superxhandar kombetar), le te urojme te gjithe qe e kemi nje te tille e qe kujdeset qe ne kete bote te mos riperseriten gjema si lufta e dyte boterore apo edhe me keq te filloje nje lufte berthamore!

  37. Veneperuani says:

    ngushellime popullit azerbaxhan per humbjen e liderit te tyre. ?
    Mos uroni vdekjen e askujt, Zoti eshte ai qe jep dhe ai qe merr. Berisha i mire apo i keq do jape nje dite llogari perpara Krijuesit te tij per cdo gje te mire apo te keqe qe i ka bere popullit te tij.

  38. Tom says:

    Ec atu! Te gjithe ju qe mbroni Çavon, shikoni Salen qe po ju q… Dite per dite para dhe mbrapa! Sa per Çavon beni nje xhiro nga CNN dhe shikoni si e shajne venezuelanet!

  39. ben lesh chikago says:

    o ben chikago po pyke qe pyke ngele o derdimen ,, po ky palacoja jot ku po e shpie kete popull , ne super varferi te skajshme se te mirat i mori per vete dhe bashibozuket e tij

  40. O BEN CHIKALESHI…SA HERE I KE RA MAMIT NGA DUART MER TRUTHARE?
    SHKO MOR DJALE C’TRAUMATIZOHU NJE HERE PASTAJ HAJDE E SHKRUAJ DICKA TE HAJRIT.

  41. beso says:

    Arvizu do transferohet ne Venezuele.Atje do perveshe menget te numeroje votat,qe vertet do t’i fitoje Rama i Venezueles,por me vone do rishikohen ato letrat higjenike ku me pare eshte fshire bytha e do dale fitues lulbashi i Venezuees.Ka shkruar Pablo Neruda tek vjersha”Standard Oil”per sojin e lulbashit,mos kerkoni kot te shpikni nje tjeter:”Keta jane fytyrat e verdha qe nxijne nga e qeshura,pijne whisky si gringo e peshtyjne si gringo,sillen si gringo dhe bejne karriere…E keshtu boshohen ne portet republikat gjakthithura”.çfare beri Chavez?Beri nje revolucion,qe ok,pati te gjitha difektet e mundshme(as pushteti i Zotit nuk eshte pa difekt)por nuk e beri per pasurim personal.Per vete morri dy kuintale dhè e zuri nje grope 2X1.Ka njerez qe vijne ne kete bote per te ngrene pershesh nga fillimi e gjer ne fund(I.Meta me shoke),ka nga ata qe perpiqen te ndryshojne gjerat.Ne esence,revolucioni socialist mund te zhvillohet ne kushtet e nje vendi qe ka pasuri te medha nentokesore,pasi struktura te tera te asistences sociale e shendetesore suportohen nga te ardhurat e eksportit,pa qene nevoja te hysh ne borxh(debit)publik apo te jashtem.Sidoqe te jete,po i rikthehem fillimit;Arvizu poas ndonje viti do n’a ike,se ketu ka fituar eksperiencen e duhur ta beje edhe Venezuelen çamur,me keq se na e beri ai tullaci Rajersoni,qe i dha te ndjerit Pashko nje cope leter higjenike nga banjoja dhe i tha te na e tregonte per çek te bardhe.

  42. Tourkofagos says:

    Chavez = korrake = turkoshake

  43. Oketo says:

    Pavaresisht se SHBA eshte vend demokratik por Ameriken Latine e ka perdorur me keq se BRSS Europen Lindore. Ish Prokurori e pergjithshem i SHBA, R.Klark ka thene se miqte tane me te mire jane diktatoret dhe juntat ushtarake. Ata kane shfrytezuar burimet natyrore te ketyre vendeve dhe ju kane shitur produktet e tyre.Filmi ” Shtetrrethimi” i regjizorit Kosta Gavras e pasyron me se miri realitetin e Amerikes Latine.

  44. Koz Dynjaja says:

    Te majtet amerika nuk i dashka !!!!???cuna ky Cavez apo Partia e tij a jane anetare te Internacionales Socialiste , mos harroje te dergoje telegramin N/kryetari i Internacionales . Tung

  45. Albi says:

    I bukur fjalimi tij ne UN…Ne kete podium vjen era squfur, sepse pak me par foli djalli vete(Bush)…

  46. sa says:

    ne shqiptaret duhet ti lutemi zotit neqoftese ka qe te na jape edhe ne nje caves

  47. pjetri says:

    po çavesi jone kur e ka rradhen

  48. atdhetar says:

    mbeshetesit e diktatorit chavez qe akuzojne dhe shpifin ndaj Amerikes eshte nje perpelitje fundit e tyre. nuk u ka ngelur gje vecse te vazhdojne prapagandene chavez. Ata duhet te hapin syte dhe te shikojne me mire se cfare te kqia u ka lene trashegimi chavez

  49. Adi says:

    RIP
    Cavez ishte nje burre i tille shteti i cili i duhet sot Shqiperise

    Puna e pare qe beri ju vuri fshesen kompanive shushunja te naftes qe nuk kishin investuar asnje kacidhe ne vend dhe i shtetezoi. Vendi me perqindjen me te madhe te naftes ne bote ishte mbytur nga varferia dhe analfabetizmi perapara se ta merte Cavez

    Chavez vuri ne dispozicjon mbi 43% te buxhetit per politikat sociale. Shtepi te reja per te varferit te cilet deri dje jetonin neper baraka getosh. Papunesia ra nga 20% ne 7%(vitin e kaluar). Rreth 25 Universitete Publike u hapen keto 10 vitet e fundit. Numri i mesuesve rrit drastikisht nga 65.000 ne 350.000. Analfabetizmi u zhduk pothuajse plotesisht. Politikat Agrare ne vazhdim(Mission Zamorra) shperndarja e tokave falas, po ju japin mundesine fermereve te zhvillohen.Atyre qe e mabnin token pjellore te papunuar per ndertime ju rriti taksat dyfishin. Taksa progresiste u zbatua me sukses ne Venezuele.

  50. Genci says:

    1 Komunist me pak. Keshtu perfundofshin te gjithe ata qe kane mbetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje