Më shumë se vdekja e artistit simpatik dhe të paharrueshëm Roland Trebicka, mua më tronditi vdekja e 11 vjeçarit Anxhelo Halili në fshatin Zenelaj të Tiranës. Ashtu i brishtë, emotiv dhe delikat vendosi plot vullnet të varë veten bashkë me jetën e tij të shkurtër në litarin e lidhur në degën e një kumbulle ende të sapopaçelur marsi. Sherret mes prindërve dhe divorci i tyre ia gjymtuan jetën.
Ndryshe nga artisti i famshëm Trebicka, Anxhelo ishte një vocërrak anonim dhe i varfër, lindur e rritur dekadën e fundit në një vend ku përditë luhen tragjedi, komedi dhe tragjedi sërish.
Rolandi ishte dhe mbeti aktor, artistikisht aktor, pra imitues rolesh, ndërsa Anxhelo ishte vetë roli, jo aktori.
Sa herë kthehej nga shkolla në shtëpi e mundohej të shihte televizor, Anxhelo lebetitej nga teta Jozefina dhe dialektologjia e saj patetike e oratorisë. Sa herë kthente kanal i shfaqej xhaxhi Sala duke mallkuar e kërcënuar si gore e keqe. Ndërkohë që mundohej të gjente kanalin e filmave vizatimorë pa dashje shihte xhaxhi policat që vriteshin në mes të rrugës nga kriminelët. Pastaj në një tjetër kanal shihte xhaxha të tjerë polica me kokë e me bark të deformuar me turshi, me raki, me çifteli. I lebetitur shkonte të shtrihej në krevatin e tij të vogël dhe mbulonte kokën me kuvertë për të harruar imazhin e pamjeve tragjike por…
Sherret mes mamit dhe babit të tij, sharjet, dhuna e pastaj divorci i tyre e lebetisnin më keq e mundohej të qante nën zë i tmerruar. Nuk flinte dot as gjatë natës e teksa i gëzohej vajtjes në shkollë mëngjesin tjetër, shqetësohej përsëri kur si turmë bagëtie i merrnin edhe atë edhe gjithë fëmijët e tjerë të shkollës e forcërisht i nxirrnin te rruga e fshatit ku bëhej mitingu i partisë.
Anxhelo Halilit po i pështirosej koncepti prej fëmije i bashkëjetesës. Në shtëpi mami dhe babi që thereshin e vriteshin, në televizor qeveria dhe opozita që thereshin e vriteshin. Nuk e imagjinonte dot më gjatë se dy të kundërta mund të bashkëjetojnë në paqe dhe në harmoni. Dy të kundërta ndryshe nga ligjet e natyrës e shkencës, në këtë vend nuk aplikohen dot.
-Do të të vras! i thoshte babi, mamit.
-Do t’ua bëj sërish si më 21 janar! i thoshte xhaxhi Sala teta opozitës.
Anxhelo dhe të tjerë moshatarë u ritën me pezm dhe herë-herë pezmatimi i një fëmije është i keq, i keq sa edhe tragjik.
Pjesë e kësaj klime të ndotur, dikush nga ata rritet dhe nesër bëhet vrasës, dikush tjetër i brishtë por më trim mbyll hesapet me veten dhe të vetët qysh tani.
Ndaj të martën e parë të muajit të tretë të motit 2013, Anxhelo lidhi litarin te dega e kumbullës në oborrin e shtëpisë së tij. Më pas litarin e kapërdiu si shall rreth qafës së hollë, të bardhë, i shkeli syrin një gonxheje të bardhë çelur te dega dhe u lëshua i tëri. Anxhelo nuk iku i vetëm. Gonxhja e llahtarisur shqeu petalet e njoma e iu derdh mbi flokë.
*facebook.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
brilant.
Pse nuk varet xeni me gitën xhanëm po varen vocrakët e pafajshëm?
Ka plot proverba qe e thone perse…Nuk bie ruffeja ne… etj.
Nje femije qe vetevritet, eshte falimentim i shoqerise.Nuk ka arsye, ka vetem shkaktare.Dhe politika HYN, gjithmone.
Ne kete shoqeri arrogante, e me te fortit, e me te pasuruarit, e me trafikantit, nuk ka vend per shpirtrat e brishte….
“Sa herë kthehej nga shkolla në shtëpi e mundohej të shihte televizor, Anxhelo lebetitej nga teta Jozefina dhe dialektologjia e saj patetike e oratorisë.”……Sko or psikopat kurohu.
Do kishte qene nje dicka e bukur sikur mos ishe perpjekur si t’a politizoje edhe vdekjen e nje vogelushi. Ndoshta nga eksperienca personale ti me sh se kushdo nuk duhet ta beje dicka te tille sh Bl(edi) .
E more Zoti Mane na i qan keta artikuj.
na le pa fryme
Ja ke kaluar edhe vete Shekspitit me kete TRAGJEDI REALE o Zt Mane. eshte vertet per te ardh keq me kete REALITET te Hidhur Shqiptar
E hidhur deri ne dhimbje ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/albanian-halloween-signature.html
Nuk arrij ta kuptoj, pse nje histori kaq tragjike dhe e dhimbshme sa kjo, e shprehur ne paragrafin e pare, e krahasuar me legjenden Roland Trebicka, krahasim mese i denje pasi jeta e nje femije vlen shum me shum, po pse kjo ngjarje duhet te lidhet me politiken?? Nje femije ska lidhje fare me politiken, per me teper i asaj moshe as nuk ia ka idene se cfare eshte 21 janari apo si funksionojn gjerat. Ai thjesht duhet te dali dhe argotohet jashte, si mund te jesh argetuar ti dikur, jo duke par televizor apo duke qendruar ne internet. VETVRASJA e ketij femije mund te ket arsye nga me te ndryshmet, por perzierja dhe e kesaj ngjarjeje ne politike eshte ABSURDE! Tregohuni me realist dhe lini jasht opinionet politike ne te tilla probleme! DO ISHTE SHUM ME MIRE!
Si te perjashtohet politika, ai ishte 11 vjeç. E mbani mend vete tuaj 11 vjeç? Ai kupton gjithshka perveç marredhenieve te prinderve qe mund ta kene bazen tek mungesat materiale qe vlejne per mirerritjen e femijes, dhe 11 vjeçi e she veten pa te ardhme, me prinder te ndare, te varfer qe te dy, shoqeria e traumatizuar secili spiunon dhe urren tjetrin, dhe ne televizor sheh ca horra politike e analiste me surreter te lyer me makeup, me barqe te fryra nga teprica, qe mund ti takonte keti femije. ma ka thene mua nje vajze 11 vjeçe, se ciles i kishin vrare babain:-me duket sikur gjithshka ka ngrire. Nuk mund te vuajne femijet nga depresioni? po ku jane psikologet qe as e kane idene nga psikologjia? Po kjo e fundit nuk ka lidhje me politiken?
Mjaft! Politika nuk ndikon ne nje vend shume te zhvilluar nese individi do te behet milioner, ndersa ne Shqiperi, politika te heq prej pune, te shkaterron biznesin e te vdes per buke.
Te kujtohet Monika ne nje studio si foli per rrenimin e kundershtarit?
E befasishme: “me ja heq tullat nga poshte -tha-nje e nga nje…” dhe e bente doren si nje vegel qe rrezon tulla…
do kesh diplom fallco,prandaj nuk i kupton lidhjet.
e ke degjuar teorine e kaosit elton? kete ka bere dhe bledi me kete shkrim, ka pershkruar kaosin shqiptar duke perdorur ironikisht teorine e kaosit dhe po t’ja lexosh shkrimet ne pergjithesi jane te tilla gje qe e ben penen e tij brilante
po ky femije ku ritet o elton, ne cfar vendi dhe ne cfar klime ritet. gazetari ta shkrun shkoqur. nuk eshte vend e denje per femije sepse ne te rituriot sillemi si kafshe. lexoje tre here dhe kuptoje nje here
RESPEKT BLEDI MANE!
RESPEKT KULTURES QE TE KANE DHENE!
TA VARIN KTE SHKRIM NE QAFE SI MEDALJE TE TURPIT SPIRO KSERA DHE GJITHE MASA E VRASESVE QE QEVERIS.
TE GJITHE ATA PUSHTETARE INJORANT QE SHOFIN VETEM HUNDEN E TYRE TE MADHE,SHABAN NORJET.
TE GJITHE ATA QE PO VRASIN KTE SHOQERI.
TA LEXOJE ALDO BUMCI,QE VETEM KULTURE NUK KA.
TA LEXOJE MISS FUSTANI I KUQ KLAJDA GJOSHA
TA LEXOJNE OJF DHE OJQ,ME ELSA BALLAURIN NE KRYE
TA LEXOJE TETA JOZI DHE ATA MUZIKANTET E CIFTELIVE
TA LEXOJME DHE NE PRINDRIT E VEGJEL NE SHPIRT,QE NUK KUPTOJME QE DASHURIA MBARON,NUK DALIM DOT MBI EGOIZMIN ,NUK LEXOJME DOT ME LOTET E FEMIJEVE QE QAJNE,SEPSE NE NA ESHTE NGURTESUAR SHPIRTI DHE ERRESUARR LLOGJIKA,AS TE QAJME NUK DIME ME,SEPSE PER TE QESHUR NUK PO NA LENE!
LITARI TU TUNDET NEPER SHTEPITE E TYRE,DHE GONXHE TE CELUR MOS PAFSHIN DERI TE STERNIPRIT
LITARI TI TUNDET KSAJ SHOQERIE INDIFERENTE DHE INJORANTE!
TI TRIM I VOGEL QOFSH NJE ENGJELL NE KTE VEND TE NEMUR DHE TE CMENDUR
SA HERE TE SHOHIM GONXHET E MARSIT KLITHMA JOTE NA SHPOFTE NDERGJEGJIET E VDEKURA,DHE NA DHENTE ARSYEN TE NDRYSHOJME KTE KALVAR ZEMRASH TE VRARA!
BLENDI MANE JE NJE SHPIRT I BUKUR,UROJ TJU SHOH NE DREJTIMIN E KSAJ KULTURE QE PO NA MERR FRYMEN,DHE FEMIJET TANE!
Ne shqiperi ne klime mesdhetare….
Nuk e di per ty po prinderit e mi me mua jan sjell shum mire, ashtu si dhe me ty mesa duket, nga ajo qe trasmeton autori i bie qe o zot hadje te gjith te ruajme femijet tani se mos vrasin veten meqe zihet pozita me opoziten apo nuk arrihet konsensus. Femija rritet nga familja! Nese familja eshte e shkatruar si kjo siper athere eshte gjykata ajo qe pasi behet divorci cakton perkujdesjen per femijen! Klasa politike jon mund te jete e zhytur ne faje ose kjo eshte ceshte tjter qe sna takon ne ta zgjidhim, po akuza te tilla per politiken m duken shum absurde! Qofsha un i gabuar…
Elton nuk edi sa vjec je por nga komentet me dukesh si i themi ne kungull i papjekur.Cdo gje qe Blendi Mane shkruan jane sociale te efektuara nga politika dhe ekonomia.Ti e thua mire qe prinderit te edukuan se ato prinderit e tu ashtu si edhe ato te mijte nuk kishin keto streset qe kane prinderit sot bile nuk e dinim as kuptimin e fjales stres,droge,prostitucion se ishin te huaja per neve te para 1990.Do te shohesh veten kur te jesh vete prind se jam i sigurte qe nuk je akoma dhe zor besoj qe mund te jeni ndonje dite.Beju me i thelle ne mendim,vije veten ne pozicionin e te tjereve qe nuk kane buke tu japin femijve le me te diskutosh per veshje etc.beju me i ndjeshem dhe kupto mo qendro si kungulli ne hije.
@Elton me fal po me duket se je nje mbledhes informacioni e po na merr te gjitheve ne xhiro. Kur themi politika nuk e kemi fjalen as per Flamurin, as per Mesilen apo Makbule Cecon, e as per Arben Malajn. E kemi fjalen per nje politike serioze qe sot mungon…Por ne 23 qershor do te kemi shansin ta votojme dhe s’kemi fare po fare frike. E di pse sepse Saliu sot per te festuar diten e Mesuesit i ka sjelle njereziit nga rrethet me autobuz, sepse tiranasit nuk e kane frike politiken mediokre dhe injorante qe eshte sot. Keshtu kur te kemi nje qeverri te pergjegjshme qe do te ngrere struktura si fjala vjen ne Gjermani eshte nje MInistri qe merret me gjithe problemet sociale perveç burrave e kupton Elton ç’do te thote kjo? -Qe nje shoqeri e pergjegjeshme i mbron njerezit e ‘dobet’ me struktura shteterore ndersa burrat jane me te fortet dhe supozohet qe jane mbrojtes natyrore, por burrat gjermane e jo keta shqiptare qe kruajne qurrat rruges edhe dicka tjeter se jane te palare…
….”….Gonxhja e llahtarisur shqeu petalet e njoma e iu derdh mbi flokë….”
Dreqi e mori…! Ptu….Jete e ndyre…a thua me Enverin ishim me mire…!?
( ish i persekutuar / i prekur politikisht )
Migjeni ka rreth dy vite qe i ka kapercyer te 100-tat,por vocrraku i ” Bukurise qe vret “,endet edhe ne kete shekull te ri ,mes zhurmash e poteresh, i tromaksur nga fytyrat e shemtuara duke shkerrmitur dhembet.Dhe ne kete shekull te ri,ne kete mars te mbarsur me pjallmin e Sali Berishes dhe teta Jozepines,ku vriten police , qe e ndjejne veten me te vertete police dhe barkderrat police e mafioze denden lokaleve lluksoze,ndersa vocrraku halleshume, ne lulen me te bukur te jetes,guxon te vere lakun rreth qafes se tij te njome , i mbeshtjelle me qefinin e luleve te marsit . Dhe Saliu dhe teta Jozepine vahdojne te hedhin valle ne skenen e mashtrimit dhe te hipokrizise.Jemi popull i duruar ,i urte,por deri kur …!
te lumte pena bledi.stili juaj i ngja atij te migjenit e kaluar atij , Kjo bote migjeniane ku jetojme,nuk mund te ket shpjegim me te mire nga ky qe ti ben.Sot nga femija deri tek me i moshuari kane ngelur ne mes te kater rrugeve pa shprese. Kush mund t’ja dije sot se kush u vra? kush u vetevra? kush u aksidentua ? Apo ajo qe eshte per te ardhur me shume keq:kush i vrau? “ku ta gjesh vrasesin o bej, ai kushedi nga bredh me kale”.
ndjeme dhimbje per vocrraket qe nuk gjejne gezim ne shqiperine e baltosur dhe cartallosur e te rreckosur pa drita dhe pa uje dhe pa rruge pa shkolla te sakta dhe pa dashamires per ta ,vetemrrogetare qe marrin para dhe kur nuk kane nje ide te bukurr ,qe ta beje tjetrin nje moment te gezuar duke i dhene dicka varfanjukut ,kuuuuuuuuuuuuuurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrre,kurre shoqeri derrash dhe qenesh
Eshte e disata here qe shkruesi(ose me mire zhgarravitesi i fleteve) mundohet te beje ate qe nuk duhet bere, politike me ngjarje te tilla te dhimshme. Jam shume dakort me Eltonin kur thote se ky femije mund te kete patur aresye nga me te ndryshmet deri sa ka arritur ti japi fund jetes.Sherri sistematik i prinderve te tij gjithashtu mund te kete patur 1001 aresye. Nuk e kuptoj manine e ketij palo gazetari ta lidhi ç’do vdekje me politiken.Nqs ky di diçka me konkrete per aresyet qe e detyruan vogelushin ti japi fund jetes, le ti shkruaj ato ne artikull, para se te shkruaj nje tufe me broçkulla, a thua se ketij i dhimset me shume se te tjereve çdo njeri qe largohet nga kjo bote. Nuk ka gje me te shemtuar se te besh politike me jete njerezish, per me teper kur jane jete femijesh. Thoni si te doni por per mua ky palo gazetar, ky zhgarravites fletesh, nuk eshte gje tjeter vetem nje pjelle e se keqes.
Radikalisti,po pse nuk heshtni ,pse nuk heshtni.Nuk te pelqen artikulli,mbyll gazeten dhe ik shiko sportin.Pse na perzieni stomakun,sikur mos te mjaftonte litari i ktij,pse keni manine te merrni kopetenca qe nuk jeni te afte ti zgjeroni.Ktu jetoni ju??
A e keni idene si nje familje arrin ne fund te muajit??A i degjon ndonjeher ulurimat ne lagje ,ku tromaksesh dhe del jashte thua cpo ngjan…eshte mamaja qe me nje shkop ndjek te birin mbrapa ,shan e mallkon qe nuk mund ti japi 600 lek per oren e internetit,{tha kryeministri qe eshte free,ai po te reksi do e kete free}sepse 600 lek ben gjysma e bukes.A e di qe ju kemi vene celes gjithe kanaleve televiziv,pervec atyre te kukullave ,sepse mund te degjojne pikerisht ato qe ky shkrimtari qe nuk te pelqen thote??Kemi 3 vjet qe rrojme keshtu.Kam 3 femije ,ne mosha super delikate,nuk mund ti lejoj vetes te shohin dobermanin e ja harrova emrin,asaj te palmes..M.Dodes..oooooooo e kam vajzen 13 vjece,degjon ,kupton.Stresi i vendeve te punes,pamjaftueshmeria e te perditeshmes ,ekonomia,ekonomia e bukes mor dreq,sjell sherr,te plas shpirtin kur mendon dhe qe ke dy femij qe nuk kane asnje te ardhme ne kte republike bastardesh,ku faturat e tyre i presin 3 mil.euro,ku fustani ben 7 mij euro,dhe ku reksi del ne fotografi si antar presidencial.O njeri i zotit,a e kupton qe na vjen zor te dalim te blejme ushqimet,bleva luleshtrydhe para ca ditesh dhe nga veshtrimet e fytyrave te rudhosura super te vuajtura mu desh te ulja koken dhe te me dukej vetja sikur i kisha vjedhur.Eshte 7 mij leke te vjeter kilja,njerzit ktu nuk kan 700 lek per buk.
Politikat sociale qe nuk ekzistojne,divorcet qe po mbysin kte shoqeri,vjet deri ne gusht kishim 6 mij ndarje,a ndiheni mire nga mendja,a e kuptoni qe ktu caktimi ushqimor per nje familje normale,pra te papunesh eshte 60 mij leke te vjeter,a jeni ne terezi kur kerkoni mos perfshirjen e politikes.Jo ju nuk jeni ne terezi,as kuptoni ndonje gje,po as une jam ne terezi qe merrem me ju,dhe nuk di cfare ti bej ktij shteti bastard,qe nuk me le as te blej ushqimet e mia,po me detyron ta shoh veten si hajdut,po me vret duke me dhunuar me mjerimin qe lulezon.Radikalisti,mos gjykoni gazetarin,gjykoni te perditeshmen,nuk ju duhen syte e ballit,kur syte e zemres i keni te verber!
Stomakun nuk ta perziej une Veronika po ta perzien ky palo gazetari bashk me Mero Bazen qe kane dale hapur me shpate ne dore ne mbeshtetje te Edi Rames dhe mendojne se keshtu i vine ne ndihme ketij te fundit, duke bere politike me jete njerezish. Nuk mund te them se qeverija eshte e pafajshme, ashtu si nuk mund te them qe jo per çdo ngjarje te hidhur qe ndodh ne vend eshte pergjegjese qeveria. Eshte bere zakon ne shqiperi qe per çdo ngjarje qe ndodh me perpara prononcohet politika se sa organet qe meren me ate pune. Te kujtohet si u alarmua PS-ja kur u “zhduk” gruaja e kryetarit te bashkise se kavajes, edhe leter ambasades amerikane i dergoi Erion Velia. Pra e kam fjalen per rastin konkret perse u dashka fajesuar politika pa ditur shkaqet dhe aresyet perse ka ndodhur. Ky palo gazetari(qe ty te pelqen kaq shume)nqs eshte njeri qe preket me shume nga te tjeret(qe nuk e besoj kurre)le te shkruaj nje poezi ne nderim te djaloshit qe i dha fund jetes, ne vend qe te zhgarravisi gazeten me lloj-lloj idiotesirash.
Radikalist cdo gje eshte politike -edhe njeriu eshte kafshe politike.
Ku jeton ti ne ndonje maje mali duke pire qumesht nga cica e dhise?
Ka shume dhune rret e rrotull radikalist-mjafton te hapesh tv dhe sheh dhunen psiqike te kryeministrit dhe Vorpsit,pastaj sheh kupolen e policise duke bere aheng me cifteli kembekryq me krimin pastaj Blendi Fevziun te Klani duke justifikuar cdo gje te keqe pastaj…del nga shtepia dhe je gati t`i nxjeresh syte ndonjerit qe te duket sikur te bie ne qafe…pastaj shkruan edhe ti
GHISTORIA E GRISELDES ESHTE E VERTETE ;PO E VERTETA U VRA
Radikalisti,ah sikur te ishte keshtu.Le te provonte dikush te perdorte fatekeqesine e nje femije ti dilte ne krahe piktorit.Jo vetem qe do komentoja po do e terhiqja ne gjyq.Do isha deklaruar shoqeri civile e demtuar.Sikur te ishte vetem nje rast i depresionit personal,i problemeve familjare.
Jo Radikalisti jo,kto tragjedi te bardha,po na behen ushqim i perditeshem.Po dje nje 10 vjecar ,qelloi me thik per baker ,per BUKEN E GOJES,nje tjeter 11 vjecar.Nuk ka nje jave qe 18 vjecarin e zuri skrapi.17 vjecaret e vrare neper autobuze per nje fjale goje po na behen rutine,sepse deputetet po kerkojne pistolete,po kthehemi ne kohen e sherifave.Djalli e mori,jemi ne qe i zgjedhim,pse u duhet pistoleta,ne i duam pa i cojme atje,ata pse duan pistolete???
Djalli e mori Jozefinen, e kam pase pedagoge,me ka mesuar sistemin juridik,pse nuk ka drejtesi ne kte vend???Djalli e mori ,pse Delijorgji del nga burgu,u denua vetem 3 muaj e ca dite qesharake,ok ky eshte ligji ,pse nuk rri 3 muaj ne burg,po i del perpara Durdes,qe i mori femijen 6 vjecar??
Djalli e mori LLupon qe beri 8 jetim,pse del duke qeshur nga salla e gjyqit???Djalli e mori Berishen qe e dogji Lirakun,pse per Saren nuk kishte pasaporte te vente te shihte dhe njehere babane gjalle,te fashuar me fasho te bardha??!Do ishte kujtimi i vetem i saj ,ku do e shihte me beze te bardhe,nuk do e kujtonte me qefin te zi,ate qe jeten ja nxine qe kur lindi.
Djalli e mori MEDIUN,qe e la TUSHEN te pinte fotoksinen ne erresirre,pa drita,ku si te mos mjaftonte e bija 18 vjecare,burri i helmuar me la dhe nje jetime 5 vjecare qe jeten e ka te shenuar nga fotoksina dhe flaka e municioneve
DJALLI E MORI KTE SHTET BASTARD,QE PO I SHENON QE KUR LINDIN ME KULTUREN E VDEKJES,NE NUK FRYME TOLLOMBACE PER FESTA ,NE SHKREHIM PUSHKE,E PRA NGA PUSHKA VEC PLUMB DEL,NGA FOTOKSINA NUK DEL SHERBET,KUR KE SYTE VEC PER TE QARE,E HUMBET NOCIONIN QE KA DHE KUPTIM TE QESHURIT!
ME PELQEN KY GAZETARI,ME PELQEN SHUME,E DUA MINISTER TE KULTURES,SEPSE TE PAKTEN DO ME PERPLASI NE FYTYRE INJORANCEN DHE PASHPIRTESINE QE KAM,SI SHOQERI CIVILE DHE SI PUSHTET BASTARD.
KESHTU I DUA NJERZIT,TE FORTE DHE TE VERTETE,JO BURRA PA QIME NE FYTYRE,DHE PA ZEMER NE KRAHAROR.TIPA TE SQULLET,QE KANE DHE BUZEQESHJEN SI IDIOT,QE XHIROJNE PARA FYTYRAVE TE VRARA DHE DUAREVE TE LULIT TE VOCERR ME Q7,100 MILIONESHE!
DUA MINISTRA SI KY ,QE TE MARRIN AUTOBUZIN,TE XHIROJNE ME LULE NE DORE,ME TOLLOMBACE JO ME PISTOLETTTTTTAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
DUAAAAAAAAA QEEEEEEEEEEEE KYYYYYYYYYYYY PUUUUUUUUUUSHTETTTT TE VDEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEESEEEEEEEEEEEE
SOT E DUA TE VDEKUR!
Veronika per mendimin tim ne Shqiperi nuk ka vend per shprehjen “ah sikur te ishte keshtu”. Une jam i sigurte qe eshte keshtu, dhe nuk ka asgje te keqe qe nuk ndajme te njejtin mendim ne kete pike. “Gazetari” ne fjale, nqs te kujtohet, doli hapur ne mbrojtje te Linda Rames sikur te ishte avokati i saj,kur kjo e fundit “u sulmua” nd PD-ja per pallatin. Nuk me thua, kjo eshte gazetaria e ndershme te sulmosh njerin krahe, dhe ti thuresh lavde krahut tjeret. “Shefi” i kesaj gazete ka kohe qe ka dale ne mbrojtje te piktorit ashiqare si thote populli. Ku ishte ky i madhi Mero( siç e quajne disa ne kete forum) deri ne vitin 2005. A nuk i sherbeu ai ketij “diktatori” me zellin me te madh. Apo ndryshoi, beri kthese(siç na thonin ne kohen e qoftelargut). Jo Veronika nuk ndryshoi, por e ka mbytur urrejtja personale qe ka per doktorin, dhe mundohet te na e shesi kete urrejtje personale, per patriotizem. Eshte shume e thjeshte te shkruash hartime, duke qene ne rolin e gazetarit, por eshte shume e veshtire ti sygjerosh popullit tend ne keto çaste shume te veshtira, se cila eshte zgjidhja, ç’fare duhet te beje ky popull per te dale nga kjo gjendje. Shumekush ne kete forum mendojne me naivitet se e kane gjetur tashme kete zgjidhje. Por me siguri(gjithmone per mendimin tim) gabohen. Jam dhe kam qene per rrotacion, por kam frike se do bejme rrotacion per rotacion. Pra siç thote populli “ku ishe, asgjekundi, çfare bere hiç asgje”. Me kete nuk dua kurresesi te them qe, perderisa jne njesoj, le te rrije ky qe eshte. Por nga ana tjeter kam 1001 aresye te mendoj qe piktori nuk eshte me i mire se doktori. Pse e them kete? Sepse e kam thene dhe here tjeter, qe egziston nje marreveshje e heshtur midis tyre, per ta bere rotacionin kur ta shohin ata te dy te aresyeshme, dhe me e pabesueshmja eshte, qe te mos i bejne kurre keq njeri-tjetrit. Ata jane bashkepunetore Veronika, duam apo nuk duam Ne. A nuk bashkepunuan ne 2005-en per humbjen e Fatos Nanos qe doktori te fitonte zgjedhjet, ndersa piktori te merrte kreun e PS-se, me perspektive per tu bere kryeminister. Dhe kjo marreveshje i shpjegon te gjitha ç’fare ka ndodhur me mbrapa. A kishte rast me flagrant, per te kerkuar doreheqjen e qeverise, se ngjarja e Gerdecit? Ne ç’do vend tjeter te kishte ndodhur, qeveria do e jepte vete doreheqjen, pa ja kerkuar opozita. Ketu nuk ndodhi….perse?! Sepse duhej zbatuar marreveshja. Te gjitheve ju kujtohet ajo dite kur ndodhi shperthimi, se si piktori i rrahu shpatullat doktorit ne spitalin ushtarak, sikur donte ti thoshte….-hajt mor burre mos u merzit se nuk eshte ndonje gje e madhe-…A kishte rast me flagrant se 11 Janari i 2011-es, ku garda vrau 4 qytetar te pa fajshem per te kerkuar doreheqjen e qeverise…..perseri nuk ndodhi….perse?! Marreveshja Veronika duhej zbatuar. Eshte e mjerueshme ta mendosh, por eshte e vertete Veronika, ata kane bere nje aleance te fshehte ne kurriz te popullit. Kjo eshte dhe aresyeja qe ata kaperdijne sharje dhe fyerje te ndersjellta nga me monstuozet. Te kujtohet si tha Ilir Meta per Piktorin, ne mes tjerave tha:-Ai mohoi dhe djalin e tij, ai nuk eshte gje tjeter veçse nje moster-…Pra perfundimisht Veronika, une personalisht me keqardhje mendoj se per popullin shqiptar une nuk shoh drite jeshile as mbas 23 Qershorit,sepse populli shqiptar eshte i detyruar qe midis dy te keqijave qe ka perballe, te mundohet te zgjedhi te keqen pak me te vogel.
Me ke te fraze desha ti jap pergjigje edhe komentuesit “banija01”
qe nuk jam radikal i nje krahu, por radikal i gjithe klases politike ne Shqiperi qe jane shendrruar ne gjakpires te popullit.
Nuk te pelqen gazetari qe e politizon,por ama vete nuk rri dot larg nga politika.Ky mund te mos jete gazetar,por as ti nuk je vetem komentues ,do jesh dhe pak aktivist konventash.
Nga te filloj ,po e filloj me Meron dhe me veten.Kam besuar dhe une te Berisha,por kur isha jashte ktij vendi,ate vitin e pare qe u ktheva ktu,me entuziazmin e asaj qe do i bej te gjitha ndryshe.Derisa nuk mu kerkua tesera e partise…dhe
“sjellja e mire”
me F.Muratin.Pra mendoj se ky e ka paguar cmimin e vet,kur i ka sherbyer do i jete peshtirosur vetja,nuk ka me keq se mos te zeri gjumi.Tani qe nuk po i sherben ,po e shef mire ate sistemin e qoftelargut,qe na ka ardhur kaq afer.Te garantoj qe po shpeton pa ndonje plumb kokes,se i ruhen popullit,i ruhen botes.Sepse per dreq ne kemi nevoje ende per heronj te vdekur nga snajperi,kta te litarit jane teper te heshtur.Rrezojne vetem gonxhet e marsit
Me thoni qe ka pakt me E.Ramen,dhe cfare???Po miresevjen dhe pakti.Pse une e kam fajin qe ai eshte idiot dhe do te qeverisi kte vend??Une e kam fajin qe po bredh dere me dere dhe po lyp vota??
Do jete nje kosto qe do e mbaj ne kurriz gjithe jeten e tij.Une nuk do e doja kurre vendin e tij.As per shumen me te madhe,kam vetem nje jete,nuk mund tia shes politikes.
Ato rrahjet e shpatullave e lane 8 vjet ne opozite,ju perfol cdo frymarreje e jetes ,dhe e shenderruan si njeri.AI ESHTE NJE NJERI ME HORIZONT DHE PUNETOR.Sidoqofte,ngelet me i miri ne kategorite qe kemi.Dhe sidoqofte,ne duhet te mos lejojme qe askush te detyroje 11 vjecaret te dine te lidhin litarin.Nuk e konceptoj dot kte.Jam marre per me shume se 10 vjet me kte pune,qe nga abuzimi seksual,tek vdekja nga LSD,tek mbledhja e copave te trupave nga gara ilegale dhe arrijme te tubi i gazit te makines.Kurre dhe nje rast me litar 11 vjec.Dua qe medja te ndjek nga afer kte nene,jam kurioze te dije,ka shkuar ,apo do shkoje ndonje psikolog,humanisht,te asistoje kte nene,kte djalin tjeter 14 vjecar???
ASKUSH NUK DO E BEJ!SEPSE KTU NUK RROJNE HUMANET!
ops me fal ,dola nga diskutimi,por ne fund te fundit dhe politikat sociale jane detyre e tyre,kemi zv.ministren me te re ne bote,29 vjecare,e ka emeruar I.Meta,ai qe perflet jetet e te tjereve.Ai qe duhet te verifikoje atesite e 3 obezeve te tij.Oh sa poshte qe rashe,kush mund te shkoje me ate burrin e Monikes,pervecse nje llapazan pa karakter,qe ishte shofer dhe u gdhi miliarder.
A e kupton Radikalisti,qe kjo eshte dhuna qe na bejne??Si guxon te diskutoje djalin e mitur te njerit qe e ka pasur shok,po ateher i bie qe djalin tim ta perdhunoje,ti lidhi litarin??Dhe ne fakt po e lidh,po i detyron te tundin teseren e partise zuske,po i ben avatar te nje sistemi injorantesh,sepse nuk ju duhet shkolla po te kene LSI,behen eksperte dhe mbi FBI,diferenca eshte se jane me 4 klase.
Perfundimisht Radikalisti,une mendoj se i vetmi radikalist qe ne kemi eshte MERO BAZJA,por ai nuk mund te behet Grillo,sepse do shkrepet ndonje grilet mig 42.Perfundimisht ne nuk kemi radikalist sepse na mungon kultura,ne jemi ende te diskutimi i minoreve ne cdo fushate,ku ca na i servirin me reksin,ca na i nxjerrin para tortes i dergojne te A.Cani,dhe cave u perflitet atesia,nga ata qe jane kopila deri te brezi i 14.
Perfundimisht mendoj se zgjedhja jone ngelet EDVIN RAMA,me program te sakte dhe me nje skuader qe uroj ta modeloj,ku asgje nuk do jete e thjeshte,sepse ne jemi te rrenuarr shpirterisht.Une nuk besoj se do punesohem,por nuk do me vij as turp te shkoj te bej pazarin.Kaq,rikthimi i pak dinjiteti,sepse efektivisht vetem ai na mungon.
Nuk me pelqen natyra juaj fataliste dhe devijuese,por nuk gjykoj askend pa e njohur,ju uroj gjithe te mirat,dhe te beni zgjedhjen e duhur ,jo per politikanet,por per 11 vjecaret.Po e mbyll repliken sepse ky blog eshte i te gjitheve!
Une sa per dijeni Veronika, e kam bere me kohe zgjedhjen time, qe kur u largova nga ai vend, por desha te te them diçka te fundit.
Do jeni ju mbeshtetesit e flakte te piktorit qe do perjetoni nje zhgenjim shume te madh mbas 23 qershorit(nqs ky fiton), dhe du ju mbetet si kujtim i “bukur” programi i tij “Rilindja”. Por gjithesesi mendoj qe do ja degjosh krismen me shpejt, me keto qe po gatuan me listat e kandidateve. Te pershendes dhe une, dhe nuk me mbetet gje tjeter, vetem te te them KURAJO.
Nuk kam cfare shtoj me teper.
Shqiptaret jane te etur per te krijuar idhuj, qe me sa duket Mero per arsyet e tij ja ka marre doren mire ti ngreje apo ti rrezoje sipas rastit.
Hape pak mendjen dhe shiko se cfare do te thote autori ne shkrimin e tij. Mos i merrni gjerat kaq bruto. Shqiptar!!!!!!! vije mendjen ne pune.
Dhe nese nuk e kupton, ta shpiegoj une.
Autori merr nje rast fatkeq, nje femi, dhe nderton nje shkrim rrenqethes per gjendjen e mijera femijeve te cilet nuk kane fatin te jetojne nje jete akoma edhe me te denje. Denon shoqerine shqiptare qe eshte larguar nga rruga e drejte, nga drita, dhe eshte zhytyr ne erresiren e vrasjeve, perdhunimeve, klithmave kercenuese qe degjohen cdo dite ne tv.
Denon politiken qe shfaqet si gogol ne ekranet televizive e qe trembin femijet. Tremb ata qe nxirren me force per te pritur Rrumpallen i cili ne vend te beje nje gje te sakte per kete vend, u flet femiljeve me gjuhe barbare, ashtu sic flasin kllockat e PD, cdo ore, ashtu sic flasin te pakulturuarit, gjakataret. Tremben nga mungesa e kushteve, nga pasiguria e rrugeve, nga lageshtite e mureve, dhe nga KANUNI i poshter.
Medito radikalist, medito
SISTEMI I SHTETIT TA BEN TE LUMTUR JETEN OSE JO;CDO GJE KA TE BEJE ME POLITIKEN E SHTETIT DHE POLITIKANET!
Duhej te vinte marsi qe BE ka perjashtuar M.Bregun nga antare e BE-pian.
Gaboj apo eshte ringjallur Migjeni!
ju qe shkruani kunder gazetarit jeni o qeveritare ose disa kelysher te diktatorit berisha qe nuk e pranoni aktualitetin ashtu si saliu qe komenton gazetarin e njohur te top-chanel kur ky gazetari talentuar tregon per varferine ekstreme te popullit shqiptar
Brilance ,kisha kohe pa e ndjere kaq thelle ,kaq dhembshem shkrimin e Bledit.Kujtoj me keqardhje kohen kur Shqiperia u be e njohur ne saje te exodit,nje gazetar italian e permblodhi vepren e E.Hoxhes me nje fjali:e udhehoqi vendin nga mizeria ne nje varferi DINJITOZE!Ka vdekur dinjiteti i thjeshte njerezor e kupton ti radikalist qe prindi nuk ka nje shembull sjellje normale ne asnje rang te shoqerise e vete prinderit ndjehen brenda kurthit ne shtepine e tyre .Kishte apo nuk kishte lidhje me politiken Luli i vocerr,legjenda e misrit,kenga e mjerimit,vete Migjeni?Kane apo nuk kane lidhje me politiken keto mijera drama njerezore brenda mureve te shtepive qe ndodhin perdite ,ka apo nuk ka lidhje me politiken depresioni i pergjithshem,mungesa e besimit ne te ardhmen,pasiguria per te tashmen,krimi ne rruge e ai brenda familjes…Familjet e medha ,perfshire edhe ato mbreteroret ,sado probleme te kene,nuk harrojne ne asnje menyre qe sjellja e tyre eshte modeli i sjelljes per rangun me te ulet shoqeror prandaj i matin fjalet kur i nxjerrin nga goja e nuk ndryshojne as mimiken e fytyres ne debat…e dini ku dua te dal.Eshte ,sic shkruan edhe Veronika mjerim qe lulezon perdite !
Elton!
Ku jeton ti?Me ato qe shkruan,dukesh sikur nuk jeton ne Shqiperi.Por me permbajtjen e shkrimit,justifikon politiken e Sali Berishes,pra tregon,se je nje militant i thekur i politikes se tij antikombetare.
Si eshte e mundur,te mos kesh pare politizimin e skajshem te shkolles,e cila eshte prezente ne mitingjet qe ben Saliu dhe Xhozi,kur duhet te ishin duke zhvilluar mesimin e rradhes?
Si eshte e mundur,te mos kesh degjuar “shpjegimet”,qe ju ka bere femijve Saliu e Xhozefina ne oraret e mesimit,se opozita po behet shkak i bllokimit per hyrjen ne BE,se ajo nuk po voton tre ligjet etj?
A e sheh,se jeten e femijve te sotem,politika e mbrapshte e Sali katranit,po e shkateron si cdo gje tjeter ne Shqiperi?
A i ke degjuar,sharjet nga me vulgaret ne TV te Saliut dhe zedheneseve te tija?Po shprehjet e Xhozit,qe opozites duhet ti jape Saliu plumbin ballit?
E pra,si te mesosh keto,atehere nuk e di se cfare do te thuash,se ka te gabuar ne artikullin e Bledi Manes.
Po c’iu qepet te gjithe Eltonit, sikur ai e paska fajin, qe per te pershkruar tragjedine e ketij femije, qe ka kaluar neper drama te dhimbshme familjare, Blendi kthehet njehere nga parlamenti, nga Saliu dhe Zhozefina, dhe ne vend te luleve te kumbulles, kerkon ta mbuloje me flamurin e protestes.
Gjithsesi, fundi ishte shume prekes dhe mendoj qe Blendi ka shprehur tere dhimbjen njerezore tek petalet qe derdhen mbi femijen.
Ndoshta jane lotet e paderdhur te te gjitheve qe na vjen keq per te.
Sinqerisht e ke ti mo? I pari ti qe e ke shkruar dhe i dyti ai humbameno shoku im i fb qe e kishte postuar paskeni qene njerez pa sens respekti as per te vdekurit as per te gjallet. Snjoh njeri pervecse ju bythlepiresve te opozites qe ti prishet aq shume terezia nga fjalimet e jozit derisa te vrase veten. Predikoni humanizma e nga ana tjeter shkruani pa fije humanizmi e sensi te gjithckaje proza me metafora hartimesh 8-vjecareje.
Migjen,
Ej Lulat e vocerr qe i ke lane
Nen arom pishe e gjithfar aromet
I ka mbledh masori e pru ne Tirane
Ju ka veshe opinga e dhane shkop gomet
I njeh rahat se i kan shalt e gjata
Floket pa krehe e mbushun me morra
Numrin e kames pesdhjeteshtata
Ne trup e kulture,jan taman horra
Nji grue qe thosh-A don qymyr zotni??
E ecte metropolit si shtrigat e lashta
Tash asht n’parlament,biles n’kryesi
Qe t’kap per zhelash e t’qet perjashta!
T’kisha mundesi Migjen me t’ngjall
T’ardhmes qe deshte me i ndi lezetin
Vec nji gjyse oret t’mjafton me u cmall
E vrap te ura e lanes ti kishje vra vetin!!!!!
Veronika je brilante. S’ i heq asnje presje komentit tend.
Dhimbje e madhe Bledi, na dhemb kudo, na dhemb e kaluara,na dhemb e sotmja por me e keqja, po na dhemb e nesermja, akoma pa ardhur. Anxhelo u be engjell, nuk pranoi ta vrasi ndonje xhaxh apo teto, e mendoi dhe e stermendoi dhe e vendosi, e vendosi dhe e zbatoi, kollaj fare, i vetem, ne fillim te marsit, tek kumbulla … Tmerroi vetem gonxhen qe vendosi … do iki edhe une bashke me Anxhelon.
Na dhemb kudo.
Faleminderit Bledi, lot, vetemm lot …
E pergezoj autorin per kete shkrim kaq te bukur.
radikalistit..
Ke pohuar se nuk e ke vene rastesisht nacknam ,mund te kesh nje shpirt radikalist,po pse e ke ne nje krahe dhe ne krahun tjeter je “realist”???
Po nuk e kupton vertet pse ja perziejte ti stomakun VERONIKES dhe jo “palo gazetari” atehere ndroje nacknam dhe vure -naivi-
Edhe une ate pergjigje qe te dha VERONIKA do te jepja .
Ne se keto kundershti i ke nga bindjet politike dhe ke idhull Sali Berishen atehere emertohu – radikalist i nje krahu-
E kuptoni o njerez sa rende eshte shoqeria jone kur nje femije 11 vjecar vret veten .Nuk vdic nga pakujdesia ai femije por nga problemet shqetesimet stresi.Eshte aq rende kjo shoqeri sa dhe nje femje 11 vjecar ka mundesi te stresohet deri ne ekstrem.Ne vend qe ta falenderoni autrorin per kete shkrim briland qe ka si qellim sensibilizimin e kesaj shoqerie te pergjumur,e kundershtoni.Them autorin se ai vetem ka grumbulluar material nga jeta e perditshme e kesaj shoqeria nuk ka fantazuar. Pyes cilen fraze nuk ka shkruar te vertete ky autor. A nuk eshte e vertete qe familjet ,nder te tjera grinden dhe ndahen per ceshtje ekonomike.A nuk eshte e vertete qe sa te hapesh tv del shoku zoti Sale ne cdo kanal,a nuk jane te verteta vrasjet ,qofte dhe te policeve qe ndodhin si dhe lidhjet e ketyre te fundit me autor vrasjesh,a nuk jane te verteta nxjerrjen e nxenesve te shkollave neper mitingje.Cilen pjese nuk ka shkruar te vertete ,asnje .Te gjitha jane te verteta sepse jane grumbulluar nga jeta e perdishtme e jona.
Respekt autorit.
Shkruar mire.
… litarin e kapërdiu si shall rreth qafës së hollë, të bardhë, i shkeli syrin një gonxheje të bardhë çelur te dega dhe u lëshua i tëri.
Dhimbje,dhimbje…………Koha Migjeniane eshte ulur kembekryq ne vatrat shqiptare……Ndryshimi…? Nuk duket as ne horizont.
Kafshate qe s’kaperdihet o vlla asht mjerimi
kafshate qe t’ngel ne fyt e t’ze trishtimi….
Ah Migjen te ishe gjalle…..
MIRE ,POR JO SOT!
TALENTET GJENIT JANE PASURI E FAT PER NJEREZIN!
SHTET TIRANIE KEMI NE,TRAZICION PIRATERIE PA ATDHE…
POR TREBICKA KA VENDIN E VET,DHE VDIQ SHUME SHPEJT ,I ZHGENJY NGA KJO LEMERI,QE E KA EMRIN SHPESH DHE TRADHETI ,POSHTERSI!
KE CA TALENT DJALOSH,POR MOS E CO KOT!
NGA MILANO TE PERSHENDES…I PA POLITIZU TE JESH!
JU TE URTAVE DERI NE DHIMBJE,
TE THJESHTAVE DERI NE MADHESHTI…gdhendur i kam…kur i kam lexu per here te pare..
Mesueseve te fshatit
Në udhëkryqe ndanë xhadeve
Ditët e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin dorën nga makinat
Herë dy nga dy herë veç e veç
Po shpesh ata që janë brenda
Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza
Si shumë pretendime kanë
Mor shoku Jani, këto vajza
Dhe janë ata që bëjnë zhurmë
Që kanë për vete dyzet gojë
Që i shkruajnë letër presidiumit
Për një guzhinë po t’ju mungojë
Dhe ato presin makinën tjetër
Atje në rrugë atje në shi
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi
Tek presin, java që kaloi
Iu kujtohet si në tym
Klasa me nxënësit, gabimet
Q’u përsëritën në hartim
Në mbrëmje radion dëgjon njëra
Tjetrës në mend i vjen sërish
Shikimi i fotoreporterit
Q’andej kaloj rastësisht
Koha e fejesës i ka ardhur
Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë
Pluhur i shkumësit, vello e bardhë
U bie mbi supe e i trondit
Po s’ngrenë ato botën në këmbë
Në komitet në ministri
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi.KADARE
bukur fede.
Po mire tani vazhdoni futjani kot fare ju qe e lavderoni dhe ky kastarveci qe shkruan kete artikull. une jam dakord me opoziten kunder Sali Berishes dhe cdo gje duhet bere qe ai te zbrese nga aty lart, por kjo eshte e tepruar. C’lidhje ka nje femije i vogel qe lendohet aq shume nga nje drame e prinderve te tij me politiken. Ore zoteri, ti qe sheh majtas dhe ata te tjeret qe shohin djathtas apo ne mes, fakti qe ju keni nje objektiv per veten tuaj duke u bazuar ne ndonje perfitim apo ku di une, nuk ju jep te drejten te shkruani dhe te beni turli jeten dhe ne kete rast vdekjen e njerezve te thjeshte. Ore eshte e vertete qe ne shqiptaret vdesim per politike, por kjo nuk do te thote qe nje femije 11-vjecar sheh Jozefinen dhe pastaj she prinderit te divorcuar dhe pastaj vendos te perfundoje jeten e vet. Ore Blendi nuk kane te gjithe hallin tuaj mor zoteri, se fundja ti prape politikan quhesh po cfare ke qe ngatarron vuajtjet shpirterore te nje vogelushi me politikanet qe te bejne ty te vuash. Nuk eshte e drejte.
Zoti Elton..Politika eshte shprehje e koncetruare e e konomis.,pa iditur gjerat,mos zere lapsin me dore.!