Braçe i përgjigjet Berishës: Do jem përballe teje gjithmonë me kokën mbi supe

7 Mars 2013, 20:11Politika TEMA

Deputeti socialiste, Erion Braçe, i është përgjigjur kryeministrit Sali Berisha, i cili në një konferencë për shtyp tha se kur Edi Rama i preu kokën Asllan Dogjanit, Erion Braçen nuk e ka gjë.

“Sali Berisha është duke folur dhe qenka marrë me kokën time (nuk është e qartë për cilën kokë e ka pasur, por doktor me brisk në dorë është).

Sali Berisha, po, unë jam. Me kokën mbi supet e mia e përballë me ty, kudo që je dhe kudo që të jesh.

Deri në fund dhe fundi yt është pranë, i afërt pra, por shumë, shumë i vërtetë,” shkruan Braçe në FB.

“Fundi jot do tregojë origjinën tënde.

Fundi jot do tregojë lidhjet e tua me serbët e krimeve të luftës.

Fundi jot do tregojë lidhjet e tua me gjithë armiqtë e shqiptarëve të luftës së Kosovës.

Fundi jot do tregojë se si e rrëmbeve, vrave dhe e zhduke Remzi Hoxhën.

Fundi jot do tregojë si u vodhe shqiptarëve 1 miliard dollarë kursime.

Fundi jot do tregojë se si vrave për këtë shkak një mijë shqiptarë.

Fundi jot do të tregojë se si e nxore në pritë Azem Hajdarin për ta vrarë.

Fundi jot do të tregojë se si vrave një fis të tërë në Tropojë, ju dogje shtëpi e shkatërrove varre.

Fundi jot do të tregojë se si tentove të merrje me armë pushtetin në 98-ën.

Fundi jot do të tregojë se sa para more për miratimin e kontratës së parë të privatizimit muajin e parë kur u ktheve në pushtet.

Fundi jot do të tregojë se si e ktheve zyrën e Kryeministrit në biznes personal me vendas dhe të huaj, biznes familjar me para shumë.

Fundi jot do të tregojë se çfarë krimi kreve dhe çfarë përfitimi more nga privatizimi i ARMO-s.

Fundi jot do të tregojë se çfarë krimi kreve dhe çfarë përfitimi more nga privatizimi i CEZ.

Fundi jot do të tregojë se çfarë krimi kreve dhe çfarë përfitimi more nga privatizimi i Albpetrol (tenderi dështoi, por pjesa jote nuk mungoi).

Fundi jot do të tregojë se çfarë krimi kreve dhe çfarë përfitimi more nga koncesioni i kromit kur e rinovove dhe tani kur e transferove,” vijon Braçe.

34 komente në “Braçe i përgjigjet Berishës: Do jem përballe teje gjithmonë me kokën mbi supe”

  1. lavdosh says:

    Bravo Brace
    Je i vetmi opozitar qe Berisah nuk do ta bleje kurre me parate e pista
    Urime

    1. CIMI says:

      @Lavdosh, po si mundet qe ky Brace piciruku nuk ka treguar asnjeher vjedhjet dhe krimet e LSI? kam frike se ka lujt me dy porta

    2. Pilo Lala says:

      Bravo Erion,
      Ky kerkon te percaje PS, por ata qe lavderon Berisha, jane kontigjenti i tij, del e vertete qe vendimet e Edi Rames jane te drejta.
      Nuk do perseritet me historia e zeze e Kastrit Islamit dhe Idrizit.
      Deputetet e PS do i sherbejne PS.

    3. N.Shabani says:

      Bravo re Erion, te lumte mos u tremb fare se ne jemi te gjithe me ty se ti shpreh mendimet tona dhe ne jemi shume krenare per ty. Nuk besoj se Edi Rama do te pyesin Sali Berishen per listen e deputeteve te PS-se por jam e sigurte qe emrin tend nuk e prek njeri, se ky do te ishte nje gabim fatal qe do te conte uje ne mullirin e Saliut.

    4. Agimi says:

      Z.Brace,harrove trathtine kombetare ,faljen e kufijve detar.

  2. Plak GËRDALLË! says:

    Plak GËRDALLË!

    ERION;
    Populli nuk duron dot më.
    Duhet
    REVOLUCION!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/berishas-scoliosis.html

    1. dino says:

      He me te lumte o Brace..I rreshtove te gjitha si gjerdan mitralozi…Ate meritojne tradhetaret e kombit!!!!Ne se do ulet verteet ne bangen e te akuzuarve ndonje dite ka aq shume per Berishen sa nuk ka patur per asnje shqiptar tjeter ne te gjithe historine…!

  3. xhimi says:

    Harrove Gerdecin dhe 21 Janarin o Brace.

    1. Trust-no1 says:

      Gerdecin o Xhim duhet ta harrojme te gjithe se na merzitet shoku Celibashi pastaj. Harrove se pas sa shume lutjesh me zor pranoi ftesen per te qene deputet ??? Keshtu qe ju lutem shume mos e permendni me. Sa per 21 janarin ashtu eshte nje muhabet. Per Bracen kam pas dhe kam gjithmone respektin me te madh dhe nuk e di pse me eshte dukur si opozitari i vetem dhe i fundit.

      1. arvanitas says:

        …cfar ka per celibashin ketu!?.me sa di une ai ka per grua motren e mediut.pra rama e ka mare deputet se celibashi i “pa…n”
        motren mediut!kjo eshte hakmarrje!

        1. trust_no1 says:

          Hmmmmm.Kendveshtrim intersant ky. Vetem se nuk eshte rilindje. ?

    2. Edor says:

      Erion Brace replikon ashper me Sali Berishen. Deputeti i selise roze qe njihet si nje nga zerat me te forte te opozites ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit per opoziten. Në një koment në rrjetin social Facebook, Braçe thotë se Berisha është duke folur dhe është marrë me “kokën” e tij. “Sali Berisha, po, unë jam!! Me kokën mbi supet e mia përballe me ty! Kudo që je dhe kudo që të jesh! Deri në fund dhe fundi jot është pranë, i afërt pra por shumë i vërtetë! Fundi jot do të tregoë irigjinën tende”, thotë Braçe.

      Më tej ai insiston duke i thënë Berishës se fundi jot do tregoje origjinen tende; fundi jot do tregoje lidhjet e tua me serbet e krimeve te luftes; fundi jot do tregoje lidhjet e tua me gjithe armiqte e shqiptareve te luftes se Kosoves.

      “Fundi jot do tregoje si e rrembeve, vrave dhe zhduke Remzi Hoxhen; fundi jot do tregoje si ju vodhe shqiptareve 1 miliard dollare kursime; fundi jot do tregoje se si vrave per kete shkak mbi 1000 shqiptare;
      fundi jot do tregoje se si e nxorre ne prite Azem Hajdarin per ta vrare; fundi jot do tregoje se si vrave nje fis te tere ne Tropoje, ju dogje shtepi e shkaterrove varre; fundi jot do tregoje se si tentove me arme te merrje pushtetin ne 98-ten; fundi jot do tregoje se sa para morre per miratimin e kontrates se pare te privatizimit muajin e pare kur u ktheve ne pushtet”, shkruan Braçe.

      Fundi jot, theksoi Braçe do të tregojë se si ti vrave 26 shqiptarë të mirë, familjarë, burra e gra, djem e vajza mes tyre shtatzëna e fëmijë në Gërdec.

      “Fundi yt do të tregojë se si ti vrave 4 shqiptarë të mirë, të gjithë burra e baballarë të mirë me 21 Janar në Bulevard!! E shikon sa punë do ketë koka ime me ty?? Sali Berisha, koka ime nuk vlen më pak se koka jote, nuk e pret dot as ti e as cilido tjetër. Beje Sulltanin edhe pak ditë, mua përballë do më kesh. Siç me 26 maj 1996 kur barbarisht dhunove cilindo kundërshtar politik të përfshirë në zgjedhje, mua gjithashtu. Siç çdo ditë të 17 viteve të mia në Kuvend. Përballë dhe asnjë hap prapa. Mund të të harrojnë, falin, bëjnë partner kushdo! Unë jo! Po të pres në Kuvend, ke përgjigje për të dhënë për shitjen e atdheut tim ku ti je serbofili i strehuar me qera”, nënvizon Braçe.

  4. Arben says:

    O cun me trup te vogel dhe zemer te madhe! Je njish!

  5. Gerdeci says:

    O Erion pse nuk u be njeri trim nga ju deputet e PS e ta qeroni kete Kurven aty ne foltoren e mender Parlamentit?! Kaq te pa zote jeni more. Na zuri frymen kjo Kurve e padurueshme.

  6. voica says:

    He mer Sale?!
    TIK-TAK,TIK-TAK,TIK-TAK,TIK-TAK,TIK-TAK,TIK-TAK,TIK-TAK,TIK-TAK,TIK-TAK,TIK-TAK.

  7. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare says:

    Erion Brace te pergezoj, gjithmone ke treguar veten, qe je i palekundur para mafies pushtetare dhe kriminelit sali!

  8. Devolliu says:

    BRAÇE, fundi i këtij krimineli monstër do të jetë edhe fundi i pjellave të familjes së tij mafioze me gitëra, zenëra e plot të tjerë qenëra, çupëra, çilëra, kuliçëra e fasliçëra.
    Për Shqipërinë ditët e mira pas kësaj vijnë.

  9. homeri says:

    –ERION– patjeter ju duam qe te jeni parlamenar i ardheshem, jo vetem si garanci se ndeshkshmeria do te b jer mbi pislleqet antikombetare te Berishes, por edhe si nje arbiter i ashper i qeverise se ardheshme

  10. Teknokrati says:

    Braçe nuk ka pse te jete deputet ne parlamentin e ri qe te harxhoje kohen kot me debate dhe kartona per ligje. Ai duhet te jete se bashku me Ngjelen ne krye te nje departamenti anti-mafie qe do te garantoje sekuestrimin dhe ndeshkimin total te perfituesve abuziv me pushtetin(detyre mjaft e veshtire per tu aplikuar ne realitet)

  11. ardian says:

    o BRACE pushka top si gjithmone,haklajt do jete nje kusur i hidhur per kete te semure mendor baces sali po i vjen ngordhja e ka kapur zgjebja nga fyti …

  12. niazi nga rakicka e BODES says:

    WELL DONEEEEEE !ERION BRACE MENDON DHE JE NE ZEMRAT E POPULLIT ME TE VARFER E ME TE SHUMVUAJTUR SHQIPETAR FITORJA ESHTE ME JU TREGOINI POPULLIT TE GJITHA MASKARALLEQET QE KA BERE BISHA BERISHA KUNDER DHE NE KURRIZ TE POPULLIT JEMI ME JU SE BASHKU ME JU DO TA HEDHIM KUFOMEN POLITIKE BERISHA-META FITORE PS .

  13. hasan says:

    Kot e ke Safet.Erioni eshte si floriri,i vogel por me vlere te madhe.Do te ishte me mire sikur tja “priste”koken Rama dhe do te kishim me te vertete nje Grillo shqiptar.Vetem keshtu mund te çmontohet nga themelet kjo klase,ose kaste politike bashke me favoret e vjedhjet e stermedha.Erion mos u shit e mbi te gjitha mos u bej pis, as majtas e as djathtas.Ke per te fituar.I drejti mundohet por fiton.Jemi qe te gjithe Erione.

  14. 21janari says:

    Forca Erion, O Napoleoni shqiptar!

  15. dibrani says:

    Nuk te kam prane te te perqafoj fort! Je i vetmi pa doreza ,me kriminelet dhe ndyresirat qe majmen, dhe hane ne kurrizin e fukarenjve. Te perqafoj!

  16. shiaksi says:

    bravo Erjon ,ti je me i fort se ky komunisti,qe se shpejti do te rrezohet

  17. Sume Gruda says:

    15 aktakuza jane me se te vertete por ke harruar krimet qe beri me
    Abnorin dhe Meksin kur thyen Embargon e Jugosllavise me Serbi dhe Mal te Zi qe i zgjati shpiertin asaj Jugosllavie qe ishte rreziku i vet ekzistences se popullit shqiptar dhe Shqiperise. Nje tradhetie e madhe
    qe munde te shkruhet me e madhja tradheti te historise se Shqiperise plus me mijera tradheti politike dhe ekonomike te Sali Berishes. Erjon Brace duhet lavdrue me kolosat e tjere te “Opozites” me udheheqes Edi Rama.

  18. vitico says:

    Bravo Brace,je nje person me energji,korrekt dhe i vendosur,mbi te gjitha i drejte e i pakorruptuar,nje arsye e forte kjo qe nuk duhet qe te terhiqesh por ta vazhdojsh luften me te keqen ne te dy krahet.PERSHENDETJE

  19. sn0m says:

    Erion je shqiptar trim. Ed rama, nese e brace me t ballen, te vetmit qe bejne opozite perpara kulcedres plak, e ke humb voten time.

  20. Bim Kalaja says:

    cohuni dhe bjerini qelbesires Vucidolit dhe gjithe katunarve qe ka verdalle se jane frikacak dhe po nuk e bête sot sdo ta beni me kurre

  21. shqip5555 says:

    C’eshte ky more…pupupupupu…hapu dhé thuaj…Braçe folkloristi…ben bejte, trimi. Te kujtoj Nanon kur te tha: Ti shoku Braçe nuk do te te keqtrajtoj, pavaresisht se me mbulove me balte ne ZP…

  22. gogo says:

    Z.Brace te lumte ,je ivetemi qe hahesh dhembe per dhembe me salen,fundi itij po afron,ai kur ta shikoi qe peri ukeput do cmendet,athere do ekuptoi qe mbaroi…hak marrje mbite se edogji shqiperin 20vjet rreshte…..

  23. Kombinati gjithmone ka nxjere koka te mencura ,sportist te zote, por ti mo Erion je nje politikan trim dhe i zgjuar te njohe shume mire se edhe une kombinatas jam, te uroj shendet dhe te fala Dashit nga Flamuri.

  24. rapsodi says:

    Je njesh vella .Te kishte nja dhjete deputete si ty ky Ps sdo ishte ne pushtet ky i semuri doktor

  25. dori says:

    PO zoti Brace jepi ushqim Saliut se ai ta kthen ne batuta.

    Leri pallavrat me listat dhe shkoni per fitoren e {PS se ne jeni te pa zevdesueshem pavarsishe se ju pelqej si profesionsit.( mos bie ne niveline Dogjanit)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje