Perikli Shqevi kërkon pafajësi duke përdorur precedentin Meta

7 Mars 2013, 20:59Politika TEMA

Perikli Shqevi, ish- i përndjekuri politik, ka kërkuar pafajësi duke përmendur përpara trupit gjykues precedentin Meta, ku gjykata nuk pranoi të marrë si provë videon ku me zë dhe figurë tregohej përfshirja në korrupsion e ish-zv/kryeministrit.  Shqevi, i akuzuar se dogji shokun e tij Gjergj Ndreca gjatë grevës së urisë, kërkoi të shpallej i pafajshëm në seancën e parë gjyqësore të zhvilluar mëngjesin e së enjtes.

Ish-i përndjekuri politik kërkoi përpara togave të zeza të përjashtohet nga akuzat dhe të shpallet i pafajshëm njësoj si Meta. Shqevi e ka argumentuar pafajësinë e tij duke përdorur si analogji vendimin e pafajësisë së Ilir Metës.

Sipas tij, video ku ish- i përndjekuri politik shihet që i vë flakën shokut të tij, të lyer me benzine, duhet të trajtohet njësoj si video e regjistruara nga deputeti Dritan Prifti brenda zyrës së tij me Ilir Metën.

Mbi Perikli Shqevin rëndon akuza e “plagosjes së rëndë me dashje”, për shkak të djegies së rëndë që Gjergj Ndreca pësoi  në tetor të vitit të kaluar gjatë një greve urie që zhvilluan mbi 20 ish- të burgosur politikë.

Gjatë seancës së djeshme, prokurori Blerim Tominaj akuzoi Shqevin se mëngjesin e 8 tetorit 2012 i ka vënë zjarrin grevistit Gjergj Ndreca, i cili në deklaratat publike ka deklaruar se u vetësakrifikua për shkak të shurdhërisë së qeverisë në përmbushjen e kërkesave të ish- të përndjekurve.

Po ashtu as i pandehuri, Perikli Shqevi në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën e zjarrvënies. Ajo çka Shqevi ka deklaruar është se ka ndihmuar mikun e tij për të shuar flakët që përfshinë trupin e Ndrecës.

Ndërsa prokurori i çështjes, për të vërtetuar akuzën e zjarrvënies, ka kërkuar të pyeten pesë dëshmitarë, mes tyre edhe Gjergj Ndrecën, që tashmë ka kërkuar azil politik në Suedi. Me këtë kërkesë të prokurorit ka përfunduar seanca e parë gjyqësore në ngarkim të Perikli Shqevit dhe pritet që trupi gjykues të marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur për pafajësi duke përdorur precedentin Meta.

8 komente në “Perikli Shqevi kërkon pafajësi duke përdorur precedentin Meta”

  1. DAUT SKELA, VLORË says:

    QELBËSIRAT E SALIUT DO QËRROHEN NJEHERË E MIRË NGA ADMINISTRATA MË 23 QERSHOR!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/dear-gjergj-ndreca.html

  2. VERONIKA says:

    Hahahaha,po ata nuk kuptojne ironine tende mor PERIKLI,ata jane vegla qorre dhe kursante te plepave.
    He mo he ,se burgjet i kane bere te mira tani,i inaguroi personalisht baba Mondi…me kapterin,opsss tani eshte president
    Ah mor PERIKLI,ne asnje vend te botes,dhe ne asnje regjim,as shtet demokratik,kisha pare inagurim …burgu,po ktu eshte vendi i qudirave.
    Do vije haleja ,ops Halimi do te pyesi per kushtet,a ndihesh mire ne burgun “demokartik”,e mban mend kur ju rreshtonte sigurimi dhe ju pyeste
    A e keni kuptuar gabimin?A nxirrni mesim nga veprat e xhaxhi imerit kur jua lexojne?Para se tu jepnin buken e mykur dhe supen me lekurat e patateve ju lexonin veprat e pederastit.Tani mos u qaj,ju japin qumesht me aflatoksine,po dhe ju nuk vdisni e nuk vdisni,qe marrshi nga ditet e tyre,aman jo nga ditet e kapterit..me mire i vdekur se zvarranik.
    Perikli,do denohesh perseri,nuk te mjaftoi aq sa bere,ende ne sherbim te ktij populli bageti,ende ne sherbimte ksaj shoqerie civile shtazesh te vdekur e te pakallur????
    Tregoja dhe nje here historine e Demokratit,tregoja sa besnik eshte qeni demokrat dhe Saliu zagar enveristi.
    POPULL BAGETI,DELIJORGJI DOLI NGA BURGU,DHE LLUPO DHE NDREA,DHE NDOKU,FRROKU DHE LLESHI …KY PO BEN BURG PERSERI…PO JU MOS E VRISNI MENDJEN QE NUK KENI,SE DO JU VIJ RADHA TE GJITHEVE.
    PO JU NE BURG KENI LINDUR DHE SKLLEVER DO VDISNI!

  3. tefta says:

    PO ky i SHKRETI cfar ka bere para gjithe LUKUNIS SE PUSHTETAREVE ,qe eshte ne burg i ridenuar????????????????????????????????????

  4. Nentori says:

    O Veronika cfar ka bere Perikliu ”ne sherbim te popullit bageti”??Po mundohem por nuk me vjen ne mendje asgje.Me sa di un ”lufta” e tij eshte vetem per interesa te tij personale,per PARA,se aq para dhe prona qe mori nuk i mjaftonin dhe kerkon gjithmone e me shume.

    1. VERONIKA says:

      Po ti 17 nentori je mor bir ariu??Ajo dita kur Tirana u pushtua nga shqiptaret,ku pushkatuat gjithe eliten neper bodrume me gjyqet e katundareve te pashkolle,plot me morra ne koke??
      Po cfare do te vije ne mendje ty,ti nuk ke mendje.
      Ka ber 25 vjet burg,e kane marre brenda 24 vjec…po te vjen ndonje gje ne mendje,ka ndonje prone,apo shume lekesh qe mund ti ktheje ndonje gje??
      Ka marre 2 keste te felliqura lemoshe,sepse ajo qe u kane dhene quhet lemoshe.
      Megjithate ky nuk ka nevoje per asgje,me punen e tij rronte me se mire,sepse ka njerez qe kufirin nuk e kane lek,jetonte jashte ksaj republike bananesh,sado qe i kishin “dhene” shume prona.Erdhi thjesht ne mbeshtetje te greves se urise,ku shume nga ju tiranasit e nentorit nuk shkuat as tu conit nje shishe uje.Rron nen vezhgim special te sigurimit,as shurren qeni Demokrat nuk mund te bente pa spiunat rreth e rrotull.
      Fakti qe eshte ende pas hekurave,dhe ajo cfare po kerkon pra :Gjykim dhe lirim ne baze te precedentit Meta”eshte nje ironi e rafinuar dhe nje goditje shume e larte,por mendja e juaj e vogel ka ngelur te …leku dhe pronat.
      Pra jeni popull bageti,jeni ju nentoret e pergjakur qe kurre do ngrini koken nga skllaveria,jeni bijte kopile te agjitacion propagandes,jeni biografia e prekur,jeni injorrrrrrrrant dhe keshtu do vdisni!

  5. dritani says:

    Bravo! Ja dhe nje shembull tjeter.

    Kemi dhe nje zv minister Menermretnor si supermashkulli Ekrem Spahiu qe vret dhe djalin e tij per pune seksi, i cili pushtoi televizionin publik dhe deklaroi “e morem pushtetin (me dhune)” me 14 shtator 1998.

    Nuk u vertetua autenticiteti i proves filmike!!!

  6. valter says:

    Fjal te tjera do te jen te teperta pasi “VERONIKA” i ka then te gjitha, jam i te njejtit mendim me te. Nese me perpara quhej diktatura e ploretariatit sot ne jemi ne diktaturen neo maskarenjeve, neo bllokmenve dhe neo krimineleve.

  7. Treviso says:

    Bravo Perikli Shqevni,
    Ke injoru pushtetin e sali Kriminelit, ke injoru banditet e drejtesise.
    Me ju eshte i gjithe populli i ndershem dhe komuniteti nderkombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje