Balla: Isha në gjyq me burrin e Argitës, i cili përdor ca gjyqtarë “të dhjerë, por krenarë”

7 Mars 2013, 21:57Politika TEMA

Deputeti i PS, Taulant Balla, i akuzuar nga familja kryeministrore për shpifje, ka parashtruar të enjten arsyet se përse ai është i pafajshëm. Gjatë seancës, deputeti socialist jo vetëm që ka ripërsëritur denoncimin e bërë ndaj dhëndrit të kryeministrit, Jamarbër Malltezi, por ka akuzuar dhe gjyqtarët, që sipas tij, urdhërohen në dhënien e vendimeve.

“Më 7 mars, në Ditën e Mësuesve, isha në gjyqin e radhës me burrin e mësueses më të paguar në Shqipëri. Burri i Argita Berishës, e cila paguhet 144 milion lekë në vit, aq sa paguhen 20 drejtorë shkollash së bashku, është edhe ky mësuesi më i paguar me 70 milionë lekë ne vit. Burri i Argitës, i cili ka privatizuar Klubin Sportiv Partizani, quan shpifje faktin e kryer të këtij privatizimi. Ky, e shoqja dhe kunati i tij kujtojnë se mund të shpëlajnë fytyrën e njollosur nga korrupsioni, me vendimet e ca gjyqtarëve të urdhëruar. Për këta shkon për shtat shprehja: “të dhjerë, por krenare”,” deklaroi pas seancës së zhvilluar në gjykatën e Tiranës , Taulant Balla,  ndaj të cilit dhëndri i kryeministrit kërkon si dëmshpërblim 20 milion lekë.

 

Përse i pafajshëm

Deputeti Taulant Balla ka ripërsëritur në seancën gjyqësore se ka fakte të mjaftueshme për të provuar vërtetësinë e deklaratave të bëra më 9.10.2012. Nëpërmjet avokatit të tij, përballë togave të zeza, Balla ka parashtruar të gjitha kundërshtitë mbi akt-akuzën e ngritur nga dhëndri i kryeministrit. Sipas parashtrimeve të paraqitura, deputeti Balla ka kryer detyrën e tij duke bërë publike shkeljet, klientelizimin dhe mungesën e transparencës në procesin e tjetërsimit të një mori pronave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në seancë gjyqësore u tha se Balla në deklaratat e tij i është referuar dokumenteve zyrtare që dëshmojnë kundërshtimet e drejtuesit të lartë te Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë drejtuar Presidentit të Republikës. Në këtë dokument bëhet me dije se Shefi i Shtabit, pa asnjë ekuivok, e informon zyrtarisht se i është bërë presion për të firmosur kontratën e shitjes.

Po ashtu në Parlament Balla ka paraqitur dokumentacion arkivor sipas të cilit privatizimi i Sport Klub Partizanit ka ndodhur vetëm pas ndryshimit të Ministrit të Mbrojtjes dhe se drejtuesi i Shtabit të Përgjithshëm, që ka firmosur kontratën, është graduar në detyrë më të lartë.

Sipas avokatit, Balla në deklaratën e tij ka evidentuar lidhjen e ngushtë të personit qe ka përfaqësuar interesat e ish- pronarëve me Kryeministrin e vendit që është pikërisht personi që ka në varësi administrative të gjithë personat zyrtarë që janë përfshirë në tjetërsimin e kësaj pasurie nga shtetërore në private me destinacion përdorimi tjetër. Duke iu referuar këtyre fakteve, në parashtrimet e bëra thuhet se nuk qëndron akuza e ngritur nga Jamarbër Malltezi se nëpërmjet deklaratave publike deputeti Taulant  Balla, ka përhapur shpifje dhe deklarata te rreme, me qëllim cenimin e nderit dhe dinjitetit të dhëndrit të  kryeministrit të Shqipërisë.

21 komente në “Balla: Isha në gjyq me burrin e Argitës, i cili përdor ca gjyqtarë “të dhjerë, por krenarë””

  1. tiranare says:

    Dhenderuci i k/min!
    Gjyqtaret jane krenare me moral te dhier.

    1. Youto says:

      MORAL T DHIER GJYKATESIT, MORAL TE DHIER DHENDRUCI

    2. DINO says:

      JAM I SIGURT QE DO TE DALE KRYEMINISTRI TE KRENOHET ME DHENDRIN E TIJ!

      TA PE THOTE KRYEMINISTRI: E SHIKUAT DHENDRI IM DOLI PARA GJYKATES, AI MERITON NJE MEDALJE TE ARTE PER KTE SEPSE NUK E KISHTE BERE ME PARE NJE GJE TE TILLE

    3. kinezi says:

      PO I VJEN DITA QE DALE PARA GJYKATES PER TE GJITHA ATO QE KA BERE DHENDRI I SALIUT

    4. Era e Ndryshimit says:

      Po more dhender i xhaxhi Sales ashtu eshte kur te interesojne ty dhe vjerrit tend Kryeminister gjyqtaret jane krenar… jo ore jo nuk ju beson me njeri juve dhe gjyqtareve tuaj te korruptuar e kane kuptuar tashme te gjithe se cfare brumi jeni. Jeni ne agoni te plote sepse fundi juaj po afron.

    5. nazmi H. says:

      qe gjyqtaret qe ju gjykojne ju jane vetem disa sharlatane qe tallen me ligjin tashme e dime te gjithe madje kete e kane kuptuar jo vetem shqiptaret por edhe nderkombetaret dhe ti spurdhjak dhender dhe ai dordolec Sali e dini mire se cdo te thote te shenjeshtrohesh nga nderkombetaret ju pret vetem rrenimi. Ato maskarada qe ju i quani gjyqe do ti paguani shume shpejt sepse ligji mund te vonoje edhe 3muaj por nuk ka per t’ju harruar. Do ti paguani shume shtrenjte te gjitha pislleqet qe keni bere deri me tani.

  2. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    TANI PAPAGALLI PALLA SHKON NE LONDER DHE I MERR ATO 20 MILION LEKE.NE VENDIN E TIJ TE DASHUR KAZINO.

  3. safeti says:

    Ne itali e djathta mbron biznesmenet dhe shan gjyqtaret, e majta italiane historikisht mbron gjykatat. Ne shqipri e majta mbron biznesmenet dhe shan gjyqtaret. Ose e djathta italiane esht gabim ose e majta shqiptare. Duke krahasuar standartet e dy vendeve i bie qe e majta shqiptare te jet e dhjere fare.

    1. iliri uk says:

      ca krahasohesh me italine ti mer lope! italia eshte cope cope nga politika te gjithe tallin trapin me politiken italiane, gjete ti me ke me na krahasuar.

    2. DINO says:

      PO PSE GJYQTAR I QUAN TI KETO???

      PO KETO JANE GJYQTAR TE KORRUPTUAR DERI NE PALCE, MOS KRAHASO GJYKATET ITALIANE ME ATO SHQIPTARE. SOT NE SHQIPERI SHKON TE KERKOSH DREJTESI DHE TE GJOBISIN, KU KA ME HALL

  4. Dede Kola, New York says:

    I kane ngja baces qy asht i dhjerë, por krenar
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html

  5. FREDI says:

    PO JU VJEN DITA, QE DO I PAGUANI TE GJITHA VJEDHJET, QE I KENI BERE KETIJ POPULLI,TAULANT MOS E RUAJ FARE MBAJE ME SHKUM, SE SALIU VETE DO TA RUAJ….

  6. pronar says:

    Ore balla, ore llapaqen , klubi partizani ka pasur pronare te pelqen apo nuk te pelqen ty. Prona ka shkuar tek i zoti qe jane rreth 100 familje te vjetra tironse, nuk kemi nevoje qe te na vish ti tribuni nga librazhdi dhe te na tregosh perralla me korrupsion. Kush te siguron ty qe ai qe nuk firmoste paska qene i paster si kristal dhe nuk ishte i kapur nga ndonje tjeter me interesa per ate vend? Ik informohu mire dhe pastaj fol me kopetence. Me shpifje te tilla i ul pike ps, nuk i ngre

  7. tefta says:

    te dhjere por krenar se diplomat me gjak i kane marre

  8. A seseri Boston says:

    NQS KA NJERI IDIOT NE SHQIPERI ESHTE KY DHENDRII I SALI RAM BERISHES ..DHE FEMIJT AJO I KA ME TE TJERE PERVERTE..SE VETEM PERVERTET MUND TE MERREN ME NJE FEMER QE DUKET SI ORANGUTAN

  9. DINO says:

    PASKA BERE ZOTI MREKULLI, DHENDRI I SALIUT NE GJYKATE!? AHAHAHAHHAAH E PABESUESHME SE NA PASKA SHKUAR DHENDRUCI NE GJYKATE, CFARE PASKA BERE ZOTI MREKULLI???? KA DISA DITE QE PO E LUSIN QELBESIREN E NUK KA SHKUAR NE GJYKATA!!!

    SHKOJ NE GJYKATEN E SAlIUT SEPSE E DIN QE KA GJYKATESIT E KORRUPTUAR TE KRYEMINISTRIT TONE TE DASHUR.

    Z. MALLTEZI TI DO TE JAPESH LLOGARI MBAS 23 QERSHORIT PERPARA NJE GJYKATESI TE PAKORRUPTUAR JO SI KY SYSTEM GJYKATES QE ESHTE I KORRUPTUAR DERI NE PALCE.

  10. TITUKU says:

    Sali: Monstra i Viçidolit

    Zbrite trokthi në Tiranë
    Kurrë më s’e ktheve kokën
    I pa nder, i pa Kuran
    Spiunove të gjithë botën.

    Shqipërisë i vure flakën
    Se kështu deshi Serbia!
    Kush të fryn ty në vesh natën,
    Sllobodanka apo Liria?!

    Hasëm me ndërgjegjen tënde
    Intrigant, anti-shqiptar,
    Se ti kurrë nuk u gdhënde
    Mbete gjer në fund shpellar!

    Në PëDë ti do të mbetesh
    Gjer në vdekje kryetar,
    Brez pas brezi do kujtohesh
    Si; I dhjerë por, … krenar!

  11. THE DICKTATOR says:

    AHHAHHAHA ME NE FUND DHENDRI I DIKTATORIT PASKA SHKUAR NE GJYKATE, KETE DITE ENDERRONIN NJE PJESE E MADHE SHQIPTARVE QE TA SHOHIM DHENDRRIN E DIKTATORIT PARA GHYKATES

  12. atdhetari.usa. says:

    Balla ju pergezojme per guximin qe kini per te denancuar megakorupsjonin qe vazhdon ne kupolen qeveritare dhe pinjollet dhe te afermit e tyre, qe e shiten dhe po e shesin pasurin kombetrae, te me falin pronaret, kure jane te ligjshem ti gezojne,pore e keqja eshte qe behen pronar me dokumenta fallco nonjeher edhe dy e tre pronar per nje objekt se keshtu ka vendosur drejtesia e sali berishes. Malltezit nuke i mjaftojne milionat e miliardaat qe ka vene me cupen e sali berishes, pore kerkon nga gjukatat te mare akoma me shume ne emer te dinjitetit dote mbuloj pislleqet qe ka bere gjat ketyre tet viteve, ne brekdet e ne kryeeqytet.

  13. al says:

    o safet po si ka mundesi qe flet vetem traplliqe. ne qoftese jeton ne itali ,dhe i ke mend ne koke te shikosh se italine qe eshte nje nga superfuqite ekonomike boterore e solli ne katastrofe pewr faqesuesi me hajdut ,me ordiner dhe me karagjoz i se djathtes berluskoni. dhe ti i bie fyellit me nje brime. ik e safet futi ndonje grosh dhe mos shkruj ma se na nxorre zorret.trap i lindur.gjykatat ne itali jane te pamvarura o r ti dhe nuk eshte nevoja ti perkrah asnje. dhe sa per bisneset ne itali ata nuk paguajne ate takse qe ju takon po i mshihen shtewrtit bashke me ate qe ti don fort don kar berluskonin. ja pa hajrin italia se djathtes qe e nxorri pa breke.

  14. Horri i Bulevardit says:

    A e kishte var medaljen e trimerise ne qafe moj aman, se edhe gjyqtaret do ta ken pare cfare trimi esht dhe do ti ken then shko se me trima si ty, drejtesia eshte nder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje