Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, në një intervistë dhënë agjencisë shtetërore të lajmeve- ATSH, ka folur për sukseset më të mëdha të qeverisë, të arritura me kontributin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sipas Panaritit, Ministria e Jashtme dhe ajo e Energjetikës janë sektorët më të suksesshëm të qeverisë. Deklarata e Panaritit behet në një kohë kur një dokument zyrtar tregon për gjendjen e mjerueshme të ambasadës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas dokumentit, ambasada është praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të sigurojë as jetesën e përditshme të diplomatëve me paratë që i jep qeveria, e jo më funksionet diplomatike. Ndërsa Panariti në intervistën e tij thotë se: “Kontributi i LSI-së në drejtimin e dy dikastereve të qeverisë atë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ekonomisë dhe Energjetikës ka rezultuar përcaktues në nënshkrimin e marrëveshjeve për projektin e gazsjellësit transadriatik (TAP), i cili pritet të jetë projekt fitues”.
Ministri i Jashtëm, në intervistën e tij nuk ka folur asnjë rresht për letrën e publikuar që mbante firmën e ambasadorit, Gilbert Galanxhi, e cila i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turdiu.
Megjithëse letra zbulonte se ambasada shqiptare në SHBA, përveçse nuk ka para të paguajë pastruese dhe sekretare është e vetmja ambasadë në Uashington që nuk ka shofer dhe as karburant për makinën, Panariti flet në intervistë për sukseset e forcës politike që ai përfaqëson në qeverinë shqiptare.
Po ashtu, Panariti është ndalur dhe në situatën e tensionuar në rajon, ku sipas tij, Shqipëria është një faktor i rëndësishme stabiliteti.
Ngjarjet e ndodhura në Maqedoni, Ministri i Jashtëm i ka konsideruar akte kriminale të patolerueshme. “Shqetësimi ynë më i madh është se rishfaqja e incidenteve me sfond etnik dhe rritja artificiale e tensioneve në Republikën e Maqedonisë, është sinjal alarmi për të gjithë ata, që të ardhmen e rajonit tonë e shohin në familjen e Bashkimit Evropian, dhe jo si një rikthim tek e shkuara e tensioneve apo konflikteve etnike”, ka deklaruar për ATSH-në Panariti.
KRYESKANDALI me i madh qe ka patur ndonje qeveri ne bote, kjo ska bere vaki as ne shtetet me te varfra ne bote.
Urgjentisht duhet rrezuar qeveria dhe te dergohet per gjykim dhe te denohen te gjithe.
Ky person ka blere shtepi tek Myslym Shyri ka futur nje kompani dhe ka dy muaj qe vazhdojne punimet…si ka mundesi me tre muaj ky njeri blen apartament 130000 euro? shto punimet dh rrogat e gjithe stafit qe mbikqyrin aty?????
AS ne kohen e te madhit NOLI nuk degjoheshin keto lloj skandalesh por prisni se do ket akoma te tjera se jan dhe nja dy muaj te tjera .Keta hajdutet e PD dhe LSI,tre dit zgjasin tek ne ,se e ka radhen skandali tjeter . Dhe vertet kur kemi nje minister si kunadhe qe dhe koken me zor e ngre, shkurt nje skuth poshter.
Une sugjeroj qe te gjith ambasadat shqiptare ne shtetet islamike duhet te mbyllen sepse eshte humbje kohe dhe humbje parash. Ambasada shqiptare ne Amerike duhet te qendroje e forte me finance nga qeveria shqiptare, edhe ne Europe duhet te kete vetem nje ambasate shqiptare per mardheniet me Bashkimin Europian. Kurse ambasdat te tjera nuk duhet te qendrojne te hapura. Pse duhet te kete ambasade shqiptare ne vendet islamike? Per incidentet ne Maqedoni. Si ka mundesi qe vetem shqiptaret qenkan te prekur nga dhuna? Si nuk degjova qe u dhunuan edhe maqedonasit? Pra une mendoj se te dyja palet jane te prekura nga dhuna e njeri-tjeteri.
Qenke kokrra e Shqiptarit,s’ia vlenka me u marre fare me ty se shihesh cfare brumi i ndyre je more kopuk qe fshihesh pas anonimatit ne internet e leshon lloj lloj maskaralleqesh por mos u bej merak se sta ve njeri veshin more maskara.
Ne shqiptaret(se ti ne asnje menyre nuk je shqiptar)pavaresisht se kemi edhe ne difekte dhe gabime(me shume ndaj vetvetes)kur vjen puna per shqiptari te shkulim dhembet more kopuk
idiot dhe komplet jashte teme.
Amb.shqip. ne Uashington te kullandrisi mire parate e shtetit , te marrishembull nga amb.shqip. ne Paris qe perbehet nga nje personel domethenes nga ambasadori , konsulli(dhe sekretar), shoferi , pastruesja (R.Nano),atashehu kuturor qe sherben per te blere cigare dhe berjen e pazarit jetik te perdiçem i madhi kollovar Luiz Ejlli i Jozefins , totali i shpenzimeve rreth 3000 euro per te gjithe , shume kjo e pages se nje putori te vjeter francez . Amb.shqipt. sot jane shume larg nga dinjiteti me kohen e monarkise dhe diktatures komuniste , jane regres si vete qeverisja aktuale shqiptare , turp , mendoni Konicen e keta sharlatane alias dipllomate .
Ne se Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Washington mbyllet berisha dhe Co. do te pergjigjen para ligjit. nuk mund te dobesohen mardheniet me SHBA se i teket nje maloku injorant dhe nje ministri te jashtem veteriner.turp dhe faqia e zeze per keta horra qe kane uzurpuar shteti dhe qeverisjen ne shqiperi! Sali maloku kujdes se do pergjigjesh me koke jo vetem ti por i gjithe sorollopi yt, kujdes te thone!
Si ka shkruajtur ky … Ambasadori. Nuk ka shofer, nuk ka pare per te paguar pastruese. Ha! ha! ah! Une njo sipermarres te fuqishem qe nuk e dine ku i kane paret po asnje nuk ka shofer. Doni edhe pastruese! Po ik or idiot. Burri e pastron mutin, muti si Ju rrine ne mut e nuk e pastron. Kam pare konsullaten ne Milano, eshte per te qare.
ANALIZE : Keshtu te vene punet o Panaritis kur punon per lobet anti shqiptare e per Mafian.
Shko e merri parate tek polic Janulla, pasi e beri Greqine te shkonte ne fallimentim.
Turp, turp i madh. Po jep dorheqen o maskara !!!
Na nxite faqen, maskarej e beni apostafat per te deskretitu Shqpiperine ne sy te te gjithe botes.
nuk dun me SHBA se nuk ju jep pare dhe dun me BONKEN ISLAMIKE se ajo ju ka premtu pare
zusk
Nese osht munges bugjeti pse nuk shkoni ku esht ambasada e Kosoves edhe te behen dyjat ne ni vend do te thot ne ni objekt ku qendron ambasada e Kosoves nuk e di se si mund kjo qeveri me mbyll ambasaden ne ni vent mik(vella)ne SHBA kjo osht e pa pranushme dhe ne dem te shqiptarve.
Kjo qeveri sikur te kish plaqkit ma pak besoj se do kish pas bugjet per financim te ambasades ne SHBA.
votojeni shqiptar sali berishen votojeni se tani ka ngelur qe te shesi dhe shqiptaret qe jane ne shqiperi per skllever se gjysma qe qe ka marr udhet prej kohesh tashme eshte e shitur
Votojeni shqiptar saliun votojeni se ka mbetur qe ata qe jetojne ne shqiperi ti shese si skllever se gjysmen tjeter qe ka hikur me koh i ka shitur