Hileja e likuidimit të bizneseve me paratë e HEC-eve në kulmin e fushatës

8 Mars 2013, 20:09Politika TEMA

Paratë e privatizimit të 4 HEC-eve, të kaluar mes debatesh në Kuvend, dekretuar dy ditë më parë nga Presidenti, Bujar Nishani, pritet të kalojnë në arkën e shtetit pas një muaji e gjysmë. Ashtu siç Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka premtuar pak kohë më parë, 110 milionë eurot që do të vijnë nga privatizimi i 4 HEC-eve do të shkonin për të likuiduar biznesin, ku sipas përllogaritjeve të vetë sipërmarrjes, fatura financiare që shteti i ka sipërmarrësve është 20 miliardë lekë.

Por shuma e privatizimit të HEC-ve, nëse do të kalojë vërtet për likuidimin e biznesit, do të mund të merret prej tyre në pikun e fushatës elektorale. Kjo, pasi procedura është e tillë dhe do të jetë fundi i majit, kur sipërmarrësit mund të kenë “fatin” e tyre të marrin paratë që kanë investuar në punët publike. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se dhe në këtë pikë do të ketë një përzgjedhje të bizneseve që do të likuidohen më parë, sipas një kriteri të përcaktuar, por që çon në logjikën e thjeshtë se bizneset që do të jenë më dorëlëshuarit në fushatë, mund të marrin ndonjë “kothere” nga shteti.

Nga ana tjetër sipërmarrësit në momentin që qeveria po përdor metoda të tilla, kur deklaron se do të ketë heqje TVSH-je për n makineritë dhe pajisjet, kur flet për rritje të dyshemesë së heqjes së taksimit mbi të ardhurat personale, po vuan mungesë të theksuar likuiditeti. Raporti më problematik i tyre mbetet me qeverinë dhe bankat. Qeveria që nuk i likuidon për punët e kryera dhe bankat që po çojnë në konfiskim të pasurive të tyre për shkak të mos pagesës së kësteve.

http://respublica.al/artikuj/2013/03/08/hileja-e-likuidimit-te-bizneseve-me-parate-e-hec-eve-ne-kulmin-e-fushates

5 komente në “Hileja e likuidimit të bizneseve me paratë e HEC-eve në kulmin e fushatës”

  1. ORA says:

    PO KERKON TE SHESE GJERAT E FUNDIT DHE TE MARRE LEKET PER TE BLERE NDONJE VOTE KY QELBESIRA

  2. al says:

    shteti ka kohe qe ka falimentuar. kjo eshte parulla e kapitullimit;te marrim cte marrim me pas terra del fuoko.

  3. Revolucioni says:

    Krimineli Sali Berisha dhe banda e tij mund te zhduken vetem me REVOLUCION.
    Per toke kriminelet :

    1 Sali Berisha

    2 Jozefina Topalli

    3 Lulezim Basha

    4 Kukulla me Mustaqe alias Nishani

    5 Shreku alias Blendi Fevziu

  4. nahlel says:

    Revolucioni ..lista vazhdon me:
    Mesila Doda
    Rajmonda Bulku
    Genc Ruli
    Patozi,Majlinda bregu,,etj,etj dhe ec e ec deri ne gjithe Bathoren….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje