Skandali i ambasadës në SHBA. Bushati: Vetëm maja e ajsbergut

9 Mars 2013, 10:49Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Integrimit pranë Kuvendit, deputeti socialist, Ditmir Bushati, ka komentuar skandalin e falimentimit të ambasadës shqiptare në SHBA, ndërkohë që qeveria shpenzon miliona për lobistët.

Në një koment në rrjetin social Facebook, deputeti Ditmir Bushati shkruan “atdheu privat i Sali Berishës: shërbimi diplomatik në një krizë shumëpërmasore ku mungesa e buxhetit është vetëm maja e ajsbergut”.

Bushati e ka komentuar rastin e letrës shqetësuese edhe në Shkodër. “Ne jemi të angazhuar për t’i dhënë fund një herë e mirë këtij shërbimi diplomatik. Do ta rimëkëmbim shërbimin diplomatik duke mos i çuar fondet tek kompanitë lobuese”, tha Bushati.

14 komente në “Skandali i ambasadës në SHBA. Bushati: Vetëm maja e ajsbergut”

  1. adi says:

    Pse gjithë ky shqetësim? Nqse siç thoni, ju jeni të sigirtë për fitoren, duroni 3 muaj.

    1. Pilo Lala says:

      Keta nxitojne sepse ajo qe rrenohet ne 3 muaj nga Berisha kerkon 3 vjet te riparohet nga Edi Rama.
      Pastaj si mund te shkaterrohet nje gje qe ka qene ne vije?
      Berisha e ka lene pushtetin, tani po mundohet te demtoje sa me shume.
      I ka cuar cdo gje ne fund. Mbledh leke si VEFA per te paguar Administraten. Hajdutet e taksa-tatimeve vetem fusin lek ne xhep, asnje ne buxhet.
      Prandaj nuk ka para per Ambasaden ne Amerike.

  2. era says:

    adi mor trandafil, nuk te ben pershtypje ty kjo gje??

  3. Georges says:

    Zoti Bushati,
    Duhet te dini se ne ate pozite qe jeni, keni per detyre ta beni me dije publikun, dhe jo te na thuash “maja e ajsbergut” se nga ne nuk merr majen e VOTES por shume shume shume VOTA! kur do te flisni kur te jemi ” Chavez Republike “! Fol mor zotni mos u tut! e ke detyrim ligjor si opozitar dhe qytetar prej shkodres se madhe!

  4. Pelasgian says:

    imagjinoni cfare shteti , ambasada me e rencishme eshte ne pike te hallit !
    pupupupupupupu o mjer shqipnia ne dur t’kujt ka ra .

  5. Historiani says:

    Ata te ambasades se Shqiperise ne SH.B.A qe kane mbetur pa leke, le te lexojne historine e Faik Konices dhe do te mesojne si behet leku.

  6. Vjosa VL. says:

    PO ZOTI BUSHATI! Populli kerkon te shoh fundin e ajzbergut,pasi majen e shhoim vet.Beni detyren ,zoti BUshati,si opozitar .si kryetar i komisionit te rendesishem per politiken e jashteme.Kur gjendja eshte alarmante ne kete ambasade ,vajt halli ne ambasadat e tiera. QE ne na ka marr lumi e dim,po kujtonim se na mori Vjosa apo Drini ,po na paska marr lumi e deti .Po si ka mundesi ,more amani,me gjithe kete bum ekonomik,vendi i 4-tert ne bote,si nanxori grupi i Bostonit,po si nuk e paskan ditur gjendjen e ambasades valle.DO kete qene ky lobisti 100 milion dollareshi,qe eka thene kete . GOOU,GOOU SALI!
    Po ja leron fene ndryshimit! Edhe ambasadat i shkrive ,po ce do se nuk i con dot per skrap.Slip.slip Bushat me shoke.

    1. Landi says:

      Ne nuk na ka marre as Vjosa as Drini as edhe deti po na ka marre shurra e Lanes qe kalon mes Tiranes shoku

  7. shkodrani1 says:

    Ndigjo ti zotni Ditmir,duhet te bash nji analize te thelle qe te kuptojme te gjitha pislleqet e kesaj qeveri hajdutesh dhe kriminelash.Mos na korit Shkodren dhe sidomos familjen e madhe te BUSHATLINJVE.Permledhja ne surrat Sali mutit dhe ZHELEFINA e zallit te kirit.Je nip KOPLIKESH (TRIM)

    1. Bardhi says:

      Ma me edukatë, nqse je shkodranë. Mund të çfaqësh mendimet tuaja pa u ba i besditshëm. Edhe zalli kirit asht i shkodrës.

      1. Meleku says:

        Ka edhe kesi shkodranesh z.Bardhi mos u çudit. Veçanerisht keta te Koplikut te Cun Jonuzit.
        Shkodra e di detyren e vet te shtepise dhe s’ka Bushat si Ditmiri qe do te mund ta ndale.
        Shkodra nuk ka nevoje per propagande se ata e kane mendjen e holle dhe ndoshta eshte i vetmi qytet ku askujt nuk mund t’ja shesesh nje sapun per djathe.
        Shkodres nuk i mungon nuhatja!

        1. adi n.y says:

          te lumte goja Melek, ke shume te drejte me ato cfare thua, Shkodra ka luftu per ideale, dhe babai i ketj zoterise bashke me disa tjere ndaluan gjyshin tim, Mithat Frashrin, Xhelal Bushatin etj etj dhe hodhen eshtrat e Fishtes ne lumin Drin, ne e dime shume dmth jo une se nuk jetoj ne Shqiperi por se Shkodra e mendon ndryshe, dhe nuk e ha sapunin per djath.

  8. berati_KOSOVE_germony says:

    Nese osht munges bugjeti pse nuk shkoni ku esht ambasada e Kosoves edhe te behen dyjat ne ni vend do te thot ne ni objekt ku qendron ambasada e Kosoves nuk e di se si mund kjo qeveri me mbyll ambasaden ne ni vent mik(vella)ne SHBA kjo osht e pa pranushme dhe ne dem te shqiptarve.
    Kjo qeveri sikur te kish plaqkit ma pak besoj se do kish pas bugjet per financim te ambasades ne SHBA.

  9. laver niku says:

    Edhe Ahmet Zogu para se te ikte nga Shqiperia e la ambasaden shqiptare pa pare sa i ziu Faik Konica u detyrua t’i kerkonte borxh Musolinit per te shkyer detyrimet per rezidencen e ambasades etj. Tani eshte me kollaj se nuk kemi fare armiq si ne ate kohe dhe mund te kerkohet ndihme nga kushdo por jo nga shteti yt qe ka falimentuar.
    Po te behej nje fushate ndihme ne emigrantet shqiptare ne amerike cdo gje rregullohej dhe nuk turperoheshim ne kete menyre. Por sic duket Qeveria jone e ka inatin me Ameriken….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje