Nga Auron Tare
Ishte një dite shkurti plot mjegull e vitit 1862 kur një anije e pazakontë iu afrua Limanit të Durrësit dhe u ankorua jo shumë larg bregut. Nga godina e vetme qeveritare nga ku valëvitej flamuri otoman, disa zyrtarë të rangut të ulët dolën me nxitim për t’u ndodhur në molin e vjetër prej druri, ku varkat e mëdha sapo kishin sjellë një grup të madh vizitorësh britanikë. Askush nuk e dinte se kush ishin udhëtarët e sapoardhur, megjithëse rrobat që mbanin dhe shërbëtorët e shumtë tregonin se ata duhet të ishin njerëz të rangut të lartë. Grupi i britanikëve, mes të cilëve shquhej një djalë i ri shumë i pashëm dhe ekspresiv, pasi doli në qytetin e përgjumur nga dimri i gjatë, filluan të vizitonin rrënojat antike që kishin mbetur në këmbë. Vizita e të huajve sigurisht që tërhoqi vëmendjen e banorëve, të cilët kishin mbushur rrugët e përbaltosura të qytetit të vogël. Megjithatë ajo që çuditi më shumë kureshtaret ishte një prej personave të grupit, i cili mbante me vete një vegël prej druri me këmbë të gjata si lejlekët e shumtë që dimëronin në kënetat që rrethonin qytetin. Personi me veglën e çuditshme ndalonte për të parë vende të ndryshme dhe dy shërbyesit e tij rregullonin veglën prej druri me të cilën anglezi ekscentrik bënte disa matje të çuditshme.
Britaniket shoqëroheshin nga një grup i vogël shqiptarësh të veshur me veshjet tradicionale, të cilët me sa duket i përcillnin anglezët nëpër kodrat e buta që rrethonin Durrësin. Shiu i imët i shkurtit ndoshta e pengoi grupin e britanikëve që të eksploronin më tej territorin shqiptar. Askush nuk e dinte se cilët ishin dhe përse kishin ardhur këta anglezë të çuditshëm. Pasi anija u zhduk në horizont, vizita e anglezëve u harrua shpejt nga zyrtarët e vegjël të portit dhe qyteti ra përsëri në përgjumjen e tij.
Por kjo vizitë nuk mbeti pa lënë gjurmë tek djaloshi më i ri i grupit.
“Durrazo, një vend mjaft piktoresk,” do të shkruante në ditarin e tij personal sapo ishte larguar nga porti i Shqipërisë otomane në shkurt 1862, Alberti, Princi i Uellsit në bordin e jahtit mbretëror OSBORNE.
Vizita e princit të kurorës britanike, i cili do të vinte në fronin e perandorisë si Eduardi i VII, në Durrësin e përgjumur me sa duket nuk ka lënë asnjë gjurme historike. Ndoshta britanikët nuk kanë dashur që princi i kurorës të ishte nën presionin e ceremonive të autoriteteve otomane apo ndoshta ruajtja e anonimatit ishte një kërkesë e vetë anglezëve. Gjithsesi deri me sot nuk dihej nëse grupi i personaliteteve angleze së bashku me Princin e Kurorës kanë vizituar Shqipërinë përgjatë udhëtimit të famshëm të turit mbretëror të Princit të Uellsit në Tokën e Shenjtë.
Ky udhëtim, i cili krijoi edhe modelin e turit mbretëror, të cilin e njohim sot, ishte udhëtimi i parë i një anëtari të familjes mbretërore që mund të shikohej nga populli për arsye se këshilltarët e familjes mbretërore morën një vendim historik. Ata rekomanduan që të merrnin me vete edhe një fotograf zyrtar, i pari në historinë e mbretërorëve anglezë, 42- vjeçarin Francis Bedford.
Fotografitë e këtij udhëtimi historik nuk ishin botuar kurrë me parë të gjitha së bashku dhe ishin pjesë e koleksionit të familjes mbretërore britanike. Por në dimrin e kaluar fotografitë e marra gjatë këtij udhëtimi të Princit të Uellsit në Tokën e Shenjtë, ishin pjesë e një ekspozite. Kjo ekspozitë e organizuar nga Trusti i Koleksioneve Mbretërore solli fotografitë e Mbretit të Britanisë, Eduardi VII pranë një një publiku të gjerë. Në koleksionin e këtyre fotove, si dhe në shënimet e bëra gjatë këtij udhëtimi, mësojme se i gjithë grupi që shoqëronte Princin Albert qëndruan në portin e Durrësit, një port i vogël në territoret otomane. Ekipi shoqërues i Princit, së bashku me lartësinë e tij, mbërritën me tren në Venecia, ku i priste jahti mbretëror OSBORNE. Pas kësaj morën rrugën sipas një itinerari të përcaktuar me shumë imtësi nga i ati i Princit në konsultime me një grup studiuesish dhe politikanësh britanikë. Qëndrimi i Princit të Kurorës në portin e Durrësit duket se ka qenë i paracaktuar nga planifikuesit e udhëtimit të tij në Londër, por megjithatë nuk kemi një ide të qartë nëse autoritetet otomane ishin në dijeni të kësaj vizite apo jo. Por nëse shikojmë se britaniket nuk përmendin asnjë ceremoni zyrtare nga autoritetet vendase, atëherë kjo të bën të mendosh se ata kanë qenë më shumë në një vizitë private për të parë rrënoja antike që rrethonin Durrësin.
Francis Bedford gjatë kësaj vizite të shkurtër në Durrës ka mundur të shkrepë me aparatin e tij vetëm 5 herë duke na dhënë një mundësi për të parë paksa Durrësin e asaj periudhe. Duhet theksuar gjithashtu se teknika e shkrepjes së një aparati fotografik në atë kohë ishte një proces, i cili merrte një kohë shumë të gjatë dhe i gjithë ky procesi bëhej i mundur me ndihmën e dy ndihmësve, të cilat mbanin në krahë pllakat dhe solucionet që nevojiteshin.
Foto e pare e koleksionit mbretëror është xhamia e Durrësit. Një pamje tashmë e zhdukur përgjithmonë. Të zë syri që në qendër janë një grup shqiptarësh të veshur me veshjet tradicionale të zonës dhe me armë në brez. Duket se ata janë shoqëruesit e grupit të britanikëve, pasi Francis Bedford i ka vendosur ata në qendër të fotos së dytë. Çuditërisht dy fotot nga 5 të shkrepura në Durrës tashmë janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare në Kanada, por janë ekspozuar si pjesë e ekspozitës së koleksionit mbretëror.
Një nga fotot më të bukura të këtij koleksioni është fotoja e një grupi evgjitësh, të cilët me sa duket ishin njerëzit që transportonin qypat e mëdhenj të vajit në Durrës. Kuratorët e kësaj ekspozite vënë në dukje ekspresionin e jashtëzakonshëm që ka kjo foto duke nxjerrë në pah të gjithë elementët e jetës së këtij komuniteti të varfër, por mjaft të gjallë të qytetit.
Udhëtimi i Princit të Kurorës në Tokën e Shenjtë në fakt ishte një dëshirë e kahershme e të atit të tij. Princi Albert ishte krijuesi i asaj që sot njihet si udhëtimi mbretëror. Ai e kishte dërguar të birin në një udhëtim nëpër Kanada dhe në Amerikë në 1860 dhe kjo vizitë kishte qenë një sukses i madh duke konsoliduar marrëdhëniet e këtyre vendeve me Kurorën Britanike. Fatkeqësisht princi Albert vdiq në dhjetor të vitit 1861. Megjithatë Mbretëresha Viktoria, nëna e Princit të Uellsit, nuk e ndaloi planin e udhëtimit për në Tokën e Shenjtë, por me kushtin që ky udhëtim të bëhej nën “vellon” e zisë zyrtare. Për këtë arsye ajo i dha instruksione specifike gjeneralit Bruce, i cili ishte edhe Guvernatori i Princit të Kurorës.
Por sipas mendimit të disa historianëve të kohës, ka shumë mundësi që Mbretëresha Viktoria e donte të birin larg Anglisë për të evituar një skandal që kishte shpërthyer në rrethin e lartë të Anglisë. Flitej kudo se Princi i Kurorës gjatë periudhës së tij në radhët e ushtrisë kishte pasur marrëdhënie me një prostitutë me emrin Clifden. Kur ky lajm kishte mbërritur në kështjellën e Uindsor, prindërit e Princit ishin tmerruar nga përmasat e këtij skandali të padëgjuar më parë.
Megjithëse bashkëshorti i Mbretëreshës Viktoria vdiq nga tifoja përsëri Mbretëresha ia hidhte fajin të birit si shkaktari kryesor i vdekjes së të atit. Për këtë arsye Viktoria mori vendimin se udhëtimi i planifikuar nga bashkëshorti i saj për në Tokën e Shenjtë nuk do të ndalohej. Princi Albert, i shoqëruar nga disa prej mendjeve më të ndritura në Angli, u nis për në Tokën e Shenjtë. Ndalesa e parë sipas një pjese shumë të vogël të ditarit të tij personal, tregon se grupi i britanikëve u ndal në Durrës për të parë rrënojat arkeologjike dhe për pak gjueti. Megjithëse në grupin e Princit ishte si udhërrëfyes i historisë antike Arthur Stanley, i cili më vonë u zgjodh Dekan i Departamentit të Historisë në Oksford, shënimet e udhëtimit tregojnë për një djalosh të ri, i cili nuk kishte asnjë interes për historinë antike. Princi i Uellsit kërkonte më shumë të kalonte kohën duke gjuajtur shpendë apo krokodilë në ujërat e Nilit, se sa duke vizituar disa nga rrënojat më të famshme të botës.
Megjithatë mungesën e pasionit për historinë antike, Princi i Kurorës e kompensonte me dëshirën e tij të zjarrte për çështjet e politikës europiane. Gjatë udhëtimit të tij historik nëpër Tokën e Shenjtë, ai takoi disa nga personalitetet më të rëndësishëm të kohës, duke krijuar edhe një miqësi të gjatë me disa prej tyre si kuedivin e Egjiptit, Said Pashen. Duhet thënë se princi Albert ishte i pari princ britanik që nga koha e Rikard Zemërluanit që vizitonte Jerusalemin duke shënuar kështu një eveniment historik.
Megjithëse koha e kaluar në Tokën e Shenjtë ishte me shumë një ekspeditë private për ta mbajtur larg nga skandali i Londrës Princin e Kurorës, ky udhëtim shërbeu si një ngjarje historike për fotografin zyrtar të ekspeditës, Francis Bedford. Megjithëse Anglia viktoriane kishte pasur mundësi të shikonte pikturat e një sërë piktorësh që kishin udhëtuar në lindje, ata për herë të parë shikon lindjen në gjendjen reale. Fotografitë sollën pamje të kësaj pjesë të botës të paparë ndonjëherë në Perëndim. Në ditarin e Mbretëreshës Viktoria shkruhet se pas kthimit nga udhëtimi, princi Albert i tregoi asaj fotot që Francis Bedfor kishte bërë. Por Mbretëresha ishte shumë e zënë me trajtimin mjekësor të gjeneralit Bruce, Guvernatori i Princit të Kurorës, i cili u sëmur gjatë këtij udhëtimi dhe vdiq tre javë pasi u kthye në Angli.
Fotot e udhëtimit mbretëror ishin pjesë e një botimi me shumë pak kopje një vit pas kthimit në Angli dhe që prej asaj kohe ato kanë qëndruar në Koleksionin Zyrtar të Familjes Mbretërore. Për herë të parë për publikun e gjerë u ekspozuan disa muaj më parë në Londër duke sjellë atmosferën e Tokës së Shenjtë dhe vende të tjera gjatë periudhës viktoriane.
Princi Albert i Kurorës pas vdekjes të së ëmës u ngjit në fronin mbretëror si Eduardi VII. /Java/
Princi i Kurorës, Albert
Xhamia e Durrësit
Evgjitë në Durrës
sa per toyrkoshaket duhet ta dine se emri Durres e ka origjinen nga greqishtja Dyraxio qe domethene [Dy Kodra]
Edhe ju helaqet e perdorni DY, d.m.th nuk qenka greqisht, por pellazgjisht moj eleftheriqiii.
Te ajo foto e trete ti je ai pellazgu qe eshte i shtrire?
Te ngjan shume.
Sa per shkronjat shiko te foto e fundit ne kollone cfare shkronja jane!!!
Sikur shkronjat greke vijne nga alfabeti Fenikas, ngelet duke u mburr me cdo gje qe ua kane sjell te tjeret apo e keni gjet.
Ja genjeshtrat tuaja
http://youtu.be/hq7fSxjQPiE
Fotografia e fundit eshte ne Egjypt, ne Luxor.
Duuresi nuk ka dy kodra, dmth nuk mund te quhet “Dy kodrat”. Greqishtja eshte gjuha e kishes greke, e cila nuk ka egzistuar ne lashtesi dhe si e tille as nuk mund te emertonte nje port si Durresi. Perndryshe do kishte emertuar “greqisht” edhe portet e qytetet e asaj qe quhet tani Grekëri. Meqe ra rasti, duhen falenderuar keta greker qe dine shume mire shqip.
Nuk di me saktesi por ne Historine e Shqiperise mesohet se Durresin e kane themeluar kolone greke ne shek, V -VI para Krishtit.Sa per gjuhen greke ,ka lulezuar me gjithe kulturen helene me shume se 1 000 vjet para Kishes Greke .Ke shkruar per gjera qe nuk i njeh .
po Korcen kush e ka themeluar a e di njeri te na e shpegoje.Greket i thone KORITSA.
“Greqia para grekerve” e Louis Benloew.
Hidhi nje sy se historia s’fillon 600 vjet para krishtit.
“Historia e botes moderne do te shkruhet vetem atehere kur shqiptaret te jene pjese e saj”.-Maximilian Lambertz (akademik Austriak).Lambertz e nisi karrieren e tij me deshiren per te zbuluar sa me shume rreth “Greqise antike”.Rezultati:u be nje nder albanologet me te famshem.
Nxirrini vete konkluzionet.
po te ishte qe kolonet grek ishin themeluesit atehere pse historianet thone qe iliret rimarrin qytetin????????
pra nuk e marrin por e rimarrin!!!!!!
por ti mos shko aq larg mos e kap historine nga bishti sepse ne do te studiosh historine e sakte ajo studiohet nga sot dje pardje e 5000 vjet mbrapa dhe jo e kunderta qe keshtu ju dilni grek deri ne vitin 1821 me pas papritur jeni shqiptare latine vlleh turq etjer .
hamdurulam
lum greqia per ty!!!!!!!!!!!!!
kisha greke lind me shtetin grek pra me 1821 ashtu si kisha serbe ne 1878 mos e ngaterro me kishen bizantine sepse keshtu perzien greket serbet bullgaret rumunet e gjithe lindjen
na nxirrni nje flamur Greek qe daton ne 1400 dmth sic ka patur Skenderbeu!
Komb qe mbeshteteni te Homeri dhe ciklopi me nje sy !!!
As ta perktheni Homerin nuk dini
Mjaft ofendove o RRUGACE,ne cdo koment qe ben shfaq frustrim dhe urrejtje,te te vije turp injorante!!
Nuk u lodhe sot gjithe diten te replikosh me emrin tim ?!!
“eleΥΘeriskepsi — 9 Mars, 2013 në 9:25 pm
sa per toyrkoshaket duhet ta dine se emri Durres e ka origjinen nga greqishtja Dyraxio qe domethene [Dy Kodra]
Moj P*CK PALARE , ku i ka Durresi 2 kodrat ? tek p*dhi mamit tend ? Pastaj emri ” DURRES ” nuk ka lidhje fare me greqishten , rrjedh nga Latinishtja ” DYRRACHIUM ” . Emri i lashte ne greqisht ishte ” EPIDAMNOS ” . O plehrat greke qe as te genjeni nuk dini .
Tablo e asaj periudhe,ku duken turqit qe kane leshuar faren aty.
http://oi46.tinypic.com/im4efn.jpg
DURRSI =DYRRACHUN= DY RRAHJET ! ESHTE EMER SHQIP DHE MOS I SHERBENI ARMIKUT ,MBROJE CESHTEJEN SHQIPETARE SE CDO TRADHETAR NE FUND VRITET NGA VETE ARMIKU dhe jo populli i tij
Elefteria ,ti ke vendosur te degjosh vetem nje kembane,ate qe e tund ajo dore qe te jep per te ngrene dhe qe e ke me afer veshit.POr te njejten gje pretendojne edhe ata qe emrin e Durresit e shpjegojne me DUE RAZZI (due raci),dhe “HARRONI”qe para se ta quanin keshtu ata qe erdhen e kaluan e iken,kishte nje tjeter emer, EPIDAMN ose EPIDAMUS ,apo nuk e dije kete moj Liri (elefteria) ?! -E verteta e PAMOHUESHME eshte qe ketej kane kaluar shuuume e shuuume ,dhe te gjithe kane vene toponimet qe kane dashur,e te gjithe kane patur nje qellim,te mbajne per vete keto vende te lakmuara,e te gjithe fatkeqesisht, kane gjetur BYTHELEPIRES nder vendasit,qe disa kane preferuar t’ja lepijne romakeve,disa te tjere sllaveve,disa te tjere osmaneve e disa te tjere latineve (franceze e italiane), disa austriakeve e gjermaneve e disa te tjere grekerve.Por fale Zotit disa te tjere kane rezistuar PA JA LEPIRE ASKUJT dhe na kane ruajtur fene e te pareve tane,si dhe gjuhen qe flasim sot, e qe ti po e perdor ne kete forum per te poshteruar pasardhesit e atyre qe NUK PRANUAN TE JENE LEPIRES TE ASKUJT. Njeriu mund te ndihet krenar qe eshte shqiptar e flet shqip,qe eshte po aq i krishtere sa te gjithe te krishteret e botes,dhe qe ne damare i rrjedh gjaku i Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit e gjithe atyre qe u ekzekutuan per te mos perhapur shqipen,pikerisht nga ajo dore qe sot po ushqen te tjere bythelepires ,POR QE NE FUND TE FUNDIT EDHE BYTHELEPIRESIT PO VAZHDONJNE TE FLASIN SHQIP !
hahahahaaaa Janaqi homoqen na u be Aleksander sot,ahh te mjeret ju sa popull kot qe jeni dhe do mbeteni,hahahaa.
Qorr ate dyraxio me larte nuk e ka thene kjo zonja,ka dale dhe e ka pergenjeshtruar,e thote qe dikush tjeter komenton me ate emer,po ty dhe disa te pakte si ty u jane erur syte.
Ajo zonja !!!-Aq sa ç’je edhe ti zoteri aq eshte edhe ajo “zonje”.Por vazhdoni te lepini Janullen si ajo e si ti vemje qe na folke dhe shqip !
Hahahaha paraardhesit, kjo foto e trete i thote te gjitha, por dhe e dyta thote te njejten gje.
Sa per ate qe shkruan poshte eshte shtese e botuesit, por lind dhe pyetja vetem evgjit kishte Dyraxio ne ate kohe??? Nuk pame ndonje te bardhe, hahaha edhe xhamine si syte e tyre e kishin katandisur, popopo ca populli.
Pasardhesit e atyre ne foto 2 dhe 3 sot shkruajne ketu e kudo tjeter se ja ne pasardhes te ilireve, hahaha ngjan me Agronin njeri aty?
TY ta paska CEKUR mire Janulla mor bandill i lefteriqise,por numeroja mire gishtat se mos te te dalin nente.Kerkoji ndihme edhe tyrrylylyqise ose tf meqe i paske afer he xhan !
Pershendetje!
http://www.youtube.com/watch?v=g0OgoySjNCM&feature=share&list=LLQ9aq8OkTu6SE4cI98wug5g
Shikoji pak paraardhesit e tu ?
http://www.nzz.ch/aktuell/feuilleton/uebersicht/vor-100-jahren-wurde-thessaloniki-griechisch-1.17737294
Pershkrim i sakte ,rruge te baltosura nje mol prej druri ,dhe nje hale me xhamia ,mjerim total i perandorise se bythrrjepurve qe kur iku na la 2 wc ,dhe nje ure primitive
te la dy wc!!!!!!!! po ju kaurret,kur e lanit bythen ??? Apo nje here ne dy vjet!
Epo kush nje apo dy here, dhe kush me gisht .Keto ishin kushtet
pordhe me rigon , turqiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
Durresi eshte nje qyteze e themeluar nga greket e lashte helene. Ndoshta keta jevgjitet ne fotografi jane pikerisht pasardhesit e ketyre heleneve
a eshikoni fisni e xikes mre, se ata te mite kane qene ne qamuria ahere
Sa sumpatik 7 greket ne fotografine e trete.
Ai qe esht perkulur tek qypi duhet jete skulptor,gjyshi i eleftishkepses.
Ngaqe turqit nuk kishin kerkesa per skulptura,filluan te bejn qypa.
Si nuk u lodhet se shari, duke fyer njeri tjetrin apo dhe,autorin. Si nuk vleresoni fotot e cila na ben te reflektojme kush kemi qene per t’u bere me mire se cj’jemi. Eshte shume e bukur te shohesh ato foto te 1862 me shume se nje shekull e gjysem, per te bere krahasimin me te stomen, qofte edhe nga ana shkencore. Si ka njerezimi dhe qytetaria ballkanase apo raca evropiane. Kush e di sa kombe kerkojne te dijne origjinen dhe, kryejne shume eksperimente si ka qene njeriu ne shekuj. E jo me ne kete rast behet fjale per kombin tone. Si ka mundesi qe shaheni duke bere si nacionalista apo duke mbrojtur ngjyrat e flamurit, nderkohe qe cirreni jo vetem vendet fqinje por edhe boterore, se gjoja n’a kane katandisur keshtu si jemi. Shihini keto foto dhe reflektoni, sidomos tashme, ne prag te zgjedhjeve. Por me shume te reflektojme mbi ate c’ka ishim e c’do tee behemi. Kush eshte e ardhmja jone. Autori eshte per t’u pershendetur per keto foto qe jane pjese e historise sone. Se fundi, me thoni sa foto ka ne arkiv te shtetit apo sa dispononi, nga Shqiperia. Shume pak, edhe ato mese shumti nga Tirana. Edhe gjate kohes se diktatures, historia e shqiperise vetem pas viteve 1994 ishte faktuar ne foto. Te tjerat ishin te ilustruara.
sa popull kot jeni ju greket per at zot edini sa mbrapa jeni ne krahasim me vendet perendimore . cdo gje ju duket si kur eshte greke or debila eshte 2013 or kafshe njerez
ma perkethe pak se cdo me thene Athine Larise Edesa atos odos aferdita busefalus aleksander filip zeus pastaj karamanli arnautoglu kristodolu shabanis hasanis assopulos albanopulos iliropulos ……na hapet barkun me kete greqishten e re se te vjetren ska grek ta mare vesh pa perkethues shqiptar
http://imageshack.us/photo/my-images/390/kio.png/
Qe te quhen pellazget paraardhesit e ilireve eshte jashte cdo llogjike te nje njeriu normal. Sipas historianeve te vertetuara shkencerisht, iliret ishin nje popull i vendosur ne zonat e Ballkanit Perendimor, duke filluar nga Sllovenia e sotme, Kroacia, Bosnja e duke zbritur deri ne Shqiperine e sotme. Pellazget nga ana tjeter, sipas te dhenave nga Omiros, Irodhotos, etj, ishin te vendosur ne Atiki, Thesali, ne ishujt e Egjeut si dhe ne bregdetin perendimor te Azis se Vogel. Si ka mundesi qe ky popull i lashte me jug-lindje te Ballkanit te zhvendosej ne zonat veri-perendimore te Ballkanit, atje ku me pas lindi qyteterimi ilir si vazhdim i pellasgeve?! Si ka mundesi kur per kete popull te vjeter nuk ka te dhena gjuhesore dhe akoma me keq edhe per vet civilizimin ilir nuk ka te dhena te tilla te dilet ne perfundimin se pellazget qenkan paraardhesit e ilireve duke arritur deri aty sa te thuhet se gjuha e lashte greke vjen nga ilirishtja?! Por edhe sikur ta pranojme si te vertete kete gje, si ka mundesi qe gjuha pellazge formoj gjuhen e lashte greke dhe jo ate ilire?! Qe te kuptohemi, pellazget krijuan qyteterimin e lashte grek apo ate ilir, apo krijuan te dy keto qyteterime?! Fotografia e vitit 1862 tregon se banore endacake te lindjes se bashku me hordhite otomane dhe minarete e tyre, kan populluar kete qytet te lashte. Pra, ne raca e “paster”, ne “superioret”, ne shqiptaret e sotem qe duam te pastrojme Ballkanin nga mbeturinat sllave, greke, rumune, etj, kujt nga keto qyteterime i perkasim?!
Ti mos u lodh te gjesh perkatesine tende,e ke tek fotoja e trete.Mos u lodh as te ngjitesh gjer ne pol te veriut(se aty ku je nuk mjafton jo e jo),mos u mundo as ta lyesh me kos.AJO E ZEZA PO E ZEZE DO TE TE MBETET .
ti mendon se ke dhene argumente shkencore? je per te ardhur keq!
Une do te thoja perse dy popuj qe jetojne ne te njejtin rajon, qe kane patur te njejtin fat, qe kane hequr te njejtat vuajtje e te njejtat luftera e pushtime, flas per popullin grek e shqiptar, them te njejta por ne fakt populli grek qe ne lashtesi u ka bere balle me shume raprezaljeve e orekseve te ndryshme qe nga perset etj etj, pra perse vazhdojne akoma dhe sot te kene nivele te ndryshme ne cdo aspekt pa perjashtim? Perse valle eshte ruajtur po ai nivel per mijera vjet deri sot qe flasim??
Landi- Sverige — 10 Mars, 2013 në 11:55 am
Qe te quhen pellazget paraardhesit e ilireve eshte jashte cdo llogjike te nje njeriu normal.
Atehere si e shpjegon prezencen aq te madhe te shqiptareve mu ne zemer te Greqise?Pa permendur Çamerin.Pranimi i nje te vertete ul gjakrat dhe heq gardhet ku secili merr te veten.
http://de.academic.ru/pictures/dewiki/80/Pelopones_ethnic.JPG
http://de.academic.ru/pictures/dewiki/80/Pelopones_ethnic.JPG
http://de.academic.ru/pictures/dewiki/66/Balkans-ethnic_%281861%29.jpg
Perfundimisht paske pjerdhur fare,je per meshire.
Hahahaha……..argument jevgjiti!!!
Zigur,ky “cekuri” eshte pseudonimi i ri i turkofagosit,e ka pagezuar vete janulla .Eshte me “pushime” tf,por eshte shume aktiv ky “i riu” ne kete forum ,”cekuri”.
Aleksander,dihet qe kllonimi nuk esht mutacion,por riprodhim po i te njejtes specie.Nje karagjoz kllonon karagjoze.Tung.
http://www.youtube.com/watch?v=g0OgoySjNCM&feature=share&list=LLQ9aq8OkTu6SE4cI98wug5g
More Zigur! Ti e kupton qe per pellazget flitet per mijra vjet me pare, shume perpara qyteterimit te lashte grek dhe ilir?! Kur historianet akoma edhe sot dyshojne se a jane shqiptaret e sotem vazhdim i qyteterimit ilir per arsye se ky qyteterim apo me sakte kjo popullsi e organizuar ne fise, nuk kishte vazhdimesi, nuk kishte gjuhe te shkruajtur u zbeh dhe asimilua mes qyteterimeve gjigande greko-romake, ti me permend shek. XIII-XIV me popullsite came apo arbereshe te emigruara drejt jugut???!!! Ty, pervec te tjerash, te mungon edhe instikti i kuptimit te llogaritjes ne kohe, ne apesire si dhe ndarrja midis dites dhe nates, midis se bardhes dhe te zezes! Per anthropologet je me te vertete nje specie e vecante qe mund tu japi te dhena te sakta mbi evolucionin njerezor.
Gjuha,gjuha shqipe dhe afersia e madhe e saj me greqishten homerike,ky esht fakt.Teoria e gjuheve indoeuropiane ka si baze vetem morfologjin e gjuhes Sanskrit,dhe esht pranuar.
Shqiptaret dhe greket ndoshta do te ishin shkrire ne nje popull nese Kisha nuk do ti kishte nxitur kunder njeri tjetrit.
Dhe kjo pa perjashtuar edhe myslimanet qe nuk kan pasur komplekse fare ne aspektin fetar karshi grekeve,sepse per shqiptaret feja nuk ka pasur ndonje rrol te madh.Kete e tregon e dhe martesa e Ismail Qemalit me nje greke.
Besoj se i pe hartat etnike bere nga perendimoret?
Atehere si e shpjegon prezencen aq te madhe te shqiptareve mu ne zemer te Greqise?Pa permendur Çamerin.
Komentuesi armand citoi nje fraze nga Maximilian Lambertz,“Historia e botes moderne do te shkruhet vetem atehere kur shqiptaret te jene pjese e saj”
Per dijeni Maximilian Lambertz Tema qe ka mbrojtur Disertacionin e tij ka qene nje teme greke(Die griechischen Sklavennamen),qe tregon ka pasur njohuri te thella per greket.
Se pari, po ti Landi kujt “qyteterimi” i perket?…pastaj pyeten te tjeret. Shqipja e shkruar prej jush nuk perputhet me pozicionin qe ke marre duke marre per baze ca palo grekerish “shkencetare” per u hutuar me shume.
Te ashtuquajturit grek qe shkruajn ketu jan jevgjitet qe i kan marre
bejleret shqiptare si sherbetore,Sali Berisha keta skllever i beri me toke.Por skllavi ka ndjenjen e inferioritetit dhe nuk çlirohet dot
kollaj prej saj,e mundon pamja dhe prejardhja.
Nga prania(HUAZIMET)e shum fjaleve greke ne ate Cigane,studjuesi me i njohur i Ciganeve Heinrich von Wlislocki vjen ne perfundim se: Greqia esht Atdheu Europjan i te gjitha grupeve Cigane,ku qendruan per disa shekuj,nga ku me pas jan shperndare neper Europe.
As edhe nje pike e paster e paperzier e gjakut Helen nuk rrjedh ne damaret e popullit kristian te sotem te Greqise.Banoret e shtetit grek ne kufijte e 1830-es jan vetem sllave dhe shqiptare te helenezuar.Jakob Philipp Fallmerayer.
Greqia moderne nuk ka asnjë nyje që e lidh atë me Greqinë e lashtë dhe njerëzit që dikur jetonin në atë vend, e parë kjo si në aspektin kulturor, ashtu dhe në atë gjenetik. Grekët e sotëm janë një mishmash i fiseve ballkanike…….Një numër i madh i tyre ishin rekrutuar në ushtrinë osmane …….Përpjekjet për t’i “helenizuar” ato fise nisën nga fuqitë e mëdha evropianë të cilave u nevojitej një protektorat për të promovuar interesat e tyre duke u nisur nga vetë fakti që pozicioni gjeografik i Greqisë ende konsiderohet si nyja lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Evropianët romantikë të kohës, të cilët ëndërronin të ringjallnin kozmosin e lashtë grek përmes këtyre bishave nga mali, mbartin gjithashtu njëfarë përgjegjësie për identitetin e rremë që i është atashuar grekëve të sotëm……Vendimi fatal dhe krejtësisht i panevojshëm për t’i quajtur ato përzierje fisesh “helenë”, i vuri atyre një barrë shumë të rëndë mbi supe për vetë faktin e thjeshtë që asaj popullsie i mungonte njohuria dhe shkollimi i nevojshëm që do ti mundësonte atyre të identifikoheshin me banorët e lashtë të asaj zone.
…….Kisha Ortodokse kundërshtonte fuqimisht çdo lloj shkollimi sepse i donte besimtarët e devotshëm të saj të mos lexonin gjë tjetër veç Biblës. Roli që luajti Kisha gjatë kohës së sundimit osman ishte katastrofe për shumicën e popullsisë sepse ajo ishte bashkëpunëtori më efektiv i sulltanit. Ndihmesa që ajo i jepte sulltanit duke i bërë popullsinë të paguanin taksa apo kur vinte puna për të ulur gjakrat në prag të ndonjë revolte ishte e paçmueshme. Kisha natyrisht u shpërblye mjaft mirë nga Divani për shërbimet e saj, duke u bërë pronari më i madh i tokave në Greqi……Konfuzioni i të qenit në të njëjtën kohë edhe helen edhe i krishterë i mundon greket edhe sot e kësaj dite. Shumicës së grekëve i thuhet se janë pasardhës të Perikliut, Sokratit, Leonidhës dhe Aleksandrit të Madh kurse në të njëjtën kohë ato e konsiderojnë krejt normale të qenit ortodoks. Pra siç e shohim, dy botë krejtësisht të ndryshme në thelb, bashkëjetojnë në mënyre anormale në mjedisin shoqëror dhe kulturor grek….Greqia moderne ka qenë gjithnjë e viktimizuar dhe e shfrytëzuar nga fuqitë evropiane sikurse roli i saj në fushën shoqëroro-politike nuk ka qenë kurrë autonom……Qytetarët modernë Grekë, të cilët nuk i kanë përftuar dhuratat e çmuara të Rilindjes, Iluminizmit dhe Industrializimit janë edhe sot e kësaj dite të prapambetur në aspektin kulturor. Greqia është qeverisur nga mbetjet e klaneve që kanë sunduar vendin që pas rënies se Perandorisë Bizantine dhe megjithëse është e vërtetë që demokracia është lindur pikërisht në atë vend, nuk është e vërtetë që paraardhësit e grekëve modernë janë ata që e kanë krijuar atë……
Nga Dimitris Epikouris
Per Qamilin,
http://olympia.gr/2013/03/01/%CE%B7-%CE%B8%CF%81%CE%B7%CF%83%CE%BA%CE%B5%CE%AF%CE%B1-%CE%BA%CE%B1%CE%B9-%CE%B7-%CF%84%CE%AD%CF%87%CE%BD%CE%B7-%CF%83%CF%84%CE%B7%CE%BD-%CE%B1%CF%81%CF%87%CE%B1%CE%AF%CE%B1-%CE%BA%CE%BF%CE%B9%CE%BD/#more-240194
http://www.nzz.ch/aktuell/feuilleton/uebersicht/vor-100-jahren-wurde-thessaloniki-griechisch-1.17737294
lexo pak te shkollohohesh.
eleΥΘeriskepsi
Forgive the barbarians!
Po kur helenet shkruanin gjuhen e tyre,benin filozofi,teater,perhapnin ne gjithe mesdheun kulture e qyteterim,iliret ku ishin ???????? apo po ruanin dhite ne mal…………lerini budallalleqet se late nam…..greket kane votuar para 2000 vjetesh e votojne dhe sot dhe per dy ore nxjerrin rezultatet,po shqiptaret…..as para 2000 vjetesh as sot as votojne dot ,as bejne dot shtet,vetem vjedhin vrasin e grabisin njeri tjetrin.
Natyrisht qe ciganet kane patur shancin te fotografojne se durrsaket as e kane pjerdhur fare se ca eshte princ apo bythq..
Gjithmone te huajt kane bere foto denigruese per Shqiperine dhe kjo eshte e dukshme edhe sot, vetem Lord Bajron ka shprehur te verteten per shqiptaret.
Edhe une mu ne mes te Anglise, kam mundesi te bej foto qe e nxjerr kete shtet, si nje vend afrikan te viteve 40-te.
Ziguri
Dhe megjithate ti prape je ai “pellazgu” te foto 3 larte majtas.
Dhe kjo nuk ndryshon sado shekuj te kalojne.
Po as nje pale shapka nuk ke o mavri?
Jakob Philipp Fallmerayer,eshte nje i pabese si ju,tre vjet para se te thoshte keto qe ti permend kishte shkruajtur historine e vertete,dhe ishte krejt e kundert por diku u preken interesat dhe ndryshoi theniet e tij.
Ju si te pabese shkoni pas fjaleve te nje te pabesi interesaxhi dhe jo pas se vertetes e studimeve te mirefillta shkencore.
Aty ne foto pse ke dale i merzitur?
shikoni mire, se mos kjo xhamia eshte ngritur mbi themeleit e ndonje kishe? arkitektet e specialistet ta sqarojne kete pune. atehere kjo xhami qe duket e shemtuar mund te kishte vlera (po te mos ishte rrafshuar)
Hahahahahaha…….sa i mundon jevgjitet prejardhja!!!
Nuk çlirohen dot nga komplekset prej skllavi.
Ne ju kemi trajtuar mir mor mjerane,tek e fundit pamja nuk esht faji i
juaj,por pun e Zotit.
Edhe 130 vjet pas ketyre foto nuk ka ndryshuar asgje,jane te njejtat fytyra.
http://www.youtube.com/watch?v=8MQkv3QWHAk&feature=share&list=FLQ9aq8OkTu6SE4cI98wug5g
JA CEKURI FLET SI KARAM ALIU ….FAJIN E KA SHQIPERIA ,,,,QE 400 VJET TURKU I QIU,,,,COBANI
Pershendetje…
http://www.youtube.com/watch?v=g0OgoySjNCM&feature=share&list=FLQ9aq8OkTu6SE4cI98wug5g
Hahahaha…jevgjiti kush nuk ka ndryshuar,Danilo Zeka http://www.kosovatimes.net/repository/images/belerini.jpg
apo Kledi Kadi uhttp://www.parajsa.com/files/foto/kadiufoto/kledi8.jpg
Nje skllave i hapi deren ne Rrome fiseve barbare gjermane te cilet
shkaterruan qytetin qe e çoi Boten 1000 vjet perpara,
kurse ju i hapet rrugen 300-Eurove dhe e shitet shpirtin prej skllavi per te vertetuar prejardhjen tuaj.
Pash Zotin kundershtoje pak me agumtentet tuaja Dimitris Epikouris,
sepse ke argumente bindese ti!
Per greket qe lasin shqip. Gjithe fshatrat qe rrethojne Athinen shqip flasin.
DYRRACHIUM. Dy rrafshet. Pjesa tjeter ishte det dhe ne veri lindje kenete. Vetem dy sheshe, dy rrafshe ishin te mbrojtura dhe u banuan nga Ilirer. Amfiteatri eshte Ilir, jo grek.
Historia e Dyraxio.
http://www.google.gr/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&frm=1&source=web&cd=1&cad=rja&sqi=2&ved=0CC8QFjAA&url=http%3A%2F%2Fen.wikipedia.org%2Fwiki%2FDurr%25C3%25ABs&ei=frI8Ucf0CIjZtAbotoCwBA&usg=AFQjCNEsPIm3cav-sa4SKW7l_37NbZsBNw&sig2=sntiFfrz0x6isaAYqDVWhg
O CEKURI (T F)GREKJA ME FYTIRE GJARPRI DHE LEKURE MIU ….. KUSH JU DHA JU PASHAPORT NJERIU…..? K—I I COBANIT PASI NE VESH JU QIU …COBANI..te pelqeu.
Po me pelqeu..
Nqs ne parlamentin e pare “grek” me 1849 do ishte pranuar shqipja si gjyha zyrtare ne “Greqi”, atehere a do te kishin halicinacione grekerit e sotem?
DYRACY ESHTE EMER SHQIP PURO QE ESHTE VENE NE KOHEN KUT TOSKANET E ITALISE QE I DHANE EMRIN TOSKERISE DHE QE NUK ISHIN GJE TJETER POR VETE ETRUSKET ZBRITEN NE SHQIPERI TEK VLLEZERIT E TYRE ILIRE ME MBRETIN TYRAN QE I DHA EMRIN TIRANE DHE DURSIN E QUAJTI DY RACI OSE THJESHT DY RACAT SEPSE BANOHEJ NGA ILIRET POR QE I PRITI ME SHUMICE ETRUSKET TOSKANE SI RACE E ILIRO-PELLAZGEVE QE BANONIN NE ITALI.
O Skender hahahaha po si the tyrani,hahahahaha tirana or malok eshte qytet turk nuk eshte me shume se 150 vjet,,,hahahahaha ju te kenaqni,te shtoni jeten vallahi bilahi, as ne camet nuk ju arijme dot ju me fantazite tuaja.