Ligji për mbikëqyrjen e SHISH, Bode kundër spiunimit të shefave nga vartësit

13 Mars 2013, 10:16Politika TEMA

Ministri i Financave, Ridvan Bode, kundërshton projektligjin  “Për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve informative dhe sigurisë”. Ministria e Financave ka autorizuar Drejtorinë e  Parandalimit të Pastrimit të Parave, drejtuar nga Arben Doçi për të dorëzuar ndryshimet në projektligjin e propozuar nga demokrati Leonard Demi. Ministria e Financave kundërshton nenin 19 të projektligjit, ku parashikohet që punonjësit e shërbimeve informative mund të denoncojnë shefat e tyre për korrupsion apo shkelje të ligjit në Nënkomisionin e Sigurisë në Kuvend.

“Lidhur me pikën 1 të nenit 19 të projektligjit, shprehemi se  nëse punonjësit e SHISH, SHIU etj, e bëjnë një gjë të tillë, ata po kryejnë një vepër penale në nenet 294 apo 295/a të Kodit Penal”, thuhet në vërejtjen e Ministrisë së Financave.

Sipas tyre, inspektimi i dokumentacionit nga nënkomisioni i posaçëm shkel dy ligje që kanë të bëjnë me ruajtjen e anonimatit dhe ruajtjen e sekretit shtetëror.

“N.q.s nënkomisioni kërkon në një institucion korrespondencën që ka pasur SHISH, ky institucion nuk ia vë dot në dispozicion, pasi këtë e ndalon parimisht ligji për sekretin shtetëror”.

Sipas ekspertëve të Financave, nëse një gjë e tillë do të kryhej nga vartësit në “kurriz” të shefave, ajo do të konsiderohet si vepër penale, dhe se nëse spiunohet ndaj eprorëve, shkelet Kodi i Procedurës Penale ndaj punonjësve dhe nuk ruhet anonimati, por do të nisë procedimi penal, shkruhet në gazetën Panorama.

2 komente në “Ligji për mbikëqyrjen e SHISH, Bode kundër spiunimit të shefave nga vartësit”

  1. al says:

    cpune ka bodja me sherbimet sekrete,nuk e kuptoj.ne qofte se shefat bejne korrupsion, nuk paskan te drejte vartesit te denoncojne. ku jeton or bode? ne europen qe ne duam te shkojme te gjitha pushtetet zgjidhen nga parlamenti ,dhe se ai ka te drejten e mbikqyerjes. parlamentin e zgjedh populli .sovrani sic thte z. sali,dhe mbi ate nuk del asnje. kundershtimi i ketij ligji po shihet eshte identik me ate qe kundershton imami. nuk e kuptoni qe jeni kalimtar dhe nje dite o do ikni i ose do te dilni te akuzuar per shfrytezim te demokracise.ne amerike cia dhe fbi japim llogari para komisioneve te senatit ,dhe rrin sus,ktu tek ne ato duhet te bejne cfar i don qefi.

  2. OLIGARKIA says:

    Po te kishte pasur goje fjala demokraci,do na kishte hedhur ne gjyq.
    Pa dyshim,jo ketu,se nuk do kishte asnje shans per te fituar,jo,diku andej nga Perendimi.Me asnje fjale nuk eshte abuzuar aq shume sa me fjalen demokraci.Eshte lakuar dhe perdorur ne te gjitha format(vetem turshi nuk e kane bere,akoma),pa e ditur mire kuptimin e vertete te fjales.Ore zoteri,une nuk jam konstuitucionalist,as politikan,por qe sherbimi informativ,te mos kontrollohet dot nga parlamenti,kete nuk e kane aritur as diktatoret me te medhenj.Ti ndalosh vartesit, te denoncoje eprorin,kur kryen nje veper penale,eshte vete nje veper penale.E thene pa dorashka,do te thote ai qe shkarkon dhe vendos shefin e sherbimit informativ,ben cfar i do me nder b..tha,pa pasur frike se dikush do ta denoncoje,sepse kjo quhet veper penale dhe u denoka per nxjerje te sekretit shteteror.Mirse erdhet ne Albanistan.
    Te lumte goja,mire je mendue
    ty Partia mor kshtu t’ka mesue
    50 shkolla ne Mirdit po i due
    identitetin jena tuj kerkue
    Shqipnin kena tjetersue,o heeeej.
    Dhe tani oj Evrope,na pritb se jena tuj t’dhane do leksione demo-kartike,o heeeej.O sa mire me kane shqyptar,o heeeej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje