Opozita braktis Komisionin e Ligjeve, po diskutohej projektligji për Administratën Gjyqësore

13 Mars 2013, 10:47Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve ka vijuar me diskutimet për projektligjin për Administratën Gjyqësore, ndërsa mbledhja është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të të dyja palëve.

Deputetët e opozitës kanë deklaruar se nuk do ta votojnë draftin e sjellë nga mazhoranca për administratën gjyqësore dhe më pas janë larguar nga mbledhja e komisionit.

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj që projektligji të votohet në parlament me shumicë të thjeshtë ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Deputetët e opozitës u deklaruan kundër vendimit të maxhorancës për ta kaluar projektligjin me shumicë të thjeshtë, duke thënë se në këtë mënyrë vetëm po shpërfillet opozita dhe minohet konsensusi.

2 komente në “Opozita braktis Komisionin e Ligjeve, po diskutohej projektligji për Administratën Gjyqësore”

  1. DINO says:

    Si mund te votoje OPOZITA ate ligje!? Ben shume mire qe nuk e voton ligjin per Administraten gjyqesore

  2. arturi shkurti says:

    normal qe nuk e voton opozita sepse gjithe spiunet e saliut ka ne administrata qe jane vendosur ne kundershtim flagrant me ligjin , dhe ky ligj qe duan te votojne kelyshet e saliut eshte per te mbrojtur kelushet neper rrethe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje