Aksident me pasojë vdekjen, përfshihet zv/prokurori i Vlorës

13 Mars 2013, 21:35Politika TEMA

Zv/prokurori i Rrethit të Vlorës është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e të moshuari. Bilbil Xhindi ka gjetur vdekjen për shkak të rimorkimit të dy makinave, njëra prej të cilave drejtohej nga prokurori Alfred Saliu. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në zonën e quajtur Skelë, në rreth-rrotullimin e qytetit të Vlorës. Sipas të dhënave paraprake, thuhet se 71- vjeçari Xhindi ka gjetur vdekjen teksa po përpiqej të kalonte rrugën nga një trotuar në tjetrin. Në këtë moment dy makinat e rimorkiuara njëra- tjetrën në ecje e sipër kanë marrë zvarrë të moshuarin.

Sipas dëshmive, njëra prej makinave ka goditur Xhindin e më pas e ka marrë zvarrë për disa metra. Sipas të dhënave, makina që ka goditur 71- vjeçarin, me banim në qytetin e Vlorës, ishte Benz, ngjyre gri me targa AA 409 EO. I moshuari është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës por si pasojë e goditjeve të marra ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë ku pas hetimeve paraprake ka rezultuar se i përfshirë në këtë aksident ka qenë zv/prokurori i rrethit të Vlorës, Alfred Saliu. Por pas kryerjes së ekspertizës në vendngjarje dhe nga dëshmitë e siguruara, Prokuroria e Përgjithshme bënë me dije se nuk ka qenë mjeti i Alfred Saliut ai që ka shkaktuar vdekjen e 71- vjeçarit, por i makinës së rimorkiuar. Por në njoftimin  zyrtar, thuhet se Adriatik Llalla, për të garantuar integritetin e hetimit të ngjarjes ka vendosur që çështja t’i kalojë për hetimi Prokurorisë së Rrethit të Fierit. Po kështu, ndaj  zëvëndësprokurorit të rrethit të Vlorës është marrë masa e pezullimit nga detyra deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë që  personi i vetëm i arrestuar për këtë aksident, me pasojë vdekjen, është shoferi i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

15 komente në “Aksident me pasojë vdekjen, përfshihet zv/prokurori i Vlorës”

  1. n 77 says:

    a cami mutit i thone nga anet tona

  2. shqiptar says:

    SHTET I KORRUPTUAR DHE GENJESHTAR!

  3. kel ukaj says:

    Nuk ka qene makina e Z/Prokurorit por makina e rimorkuar. Cfare injorance! Ne vend duhej te ishte arrestuar prokurori. Eshte veprim i kunderlishem nuk mund te rimorkosh mjete. Mund te rimorkohet ne kushte sigurie, por kurre nuk perdoret kavo o litar. Rimorkimi duhet te jete me tip tubi apost dhe e taruar per kete sherbim. Etj etj.

  4. Serbi says:

    Jan njers te poshter shqiptaret…
    Ata e bejne shtetin shqiptar.
    Ata bejn krimet.
    Futini ne turren te druve per ticket pjekur te gjall kta dykembsha djaj…

  5. Horri i Bulevardit says:

    Simbas lajmeve qe degjova ne Top-Channel, personi qe eshte aksidentuar, ka hyre ne mes te dy makinave, qe kane qene te lidhura me kavo duke u rimorkuar, kjo tregon se i aksidentuari ose ka dashur te beje vetvrasje, ose ka qene ndonje kallp qe se ka idene se ku duhet te kaloje per te dale ne anen tjeter.
    Vertet ne Shqiperi behen shume aksidente nga shofere te papergjegjshem, por jo te gjithe jane ashtu, se ky rast simbas lajmeve, eshte nje ngjarje ku shoferi ska piken e fajit dhe sduhet mare fare ne pyetje, se fakti ne rruge tregon se kush eshte fajtori. Dhe fajtori ne kete rast eshte vete i aksidentuari qe edhe paska gjetur vdekjen.

    1. Hasan says:

      Eshte si puna e demostrusve te 21 janarit qe vajten tek plumbat.Ky eshte aksident e jo krim,por edhe rimorkimi i automjeteve ka rregulla te qarta.Mos nxitoni ti beni avokatin prokurorit se è ben vete ai.

    2. Korabi says:

      Nuk ka qene kallp, por ka qene PLAK, ne ate moshe bien reflekset dhe aftesia e shqisave, me siguri se ka pare kavon, makinat do kene qene ngadale dhe ai ka menduar te kaloje, dhe kjo ka qene fatale per te. Sa per informacion eshte i ndaluar rimorkimi me kavo pra shoferet nuk jane dhe aq te pafajshem ne kete rast. Rimorkimi behet nga mjete te specializuara ( karroatrec), por ne shqiptaret kemi pak qejf te bejme si te shkathet qe kursejme ato 50 mije leke duke perdorur nje kavo, dhe nderkohe i marrim jeten tjetrit.

    3. Rekordmeni i Dhermiut says:

      Keto ndodhin sepse Policia merret vetem per te zhvatur para dhe nuk mendon dhe as nuk di kur duhet nderhyre…Sipas Kodit Rrugor eshte i ndaluar rimorkimi i automjeteve…Kodi Kodi Rrugor Shqiptar eshte i pershtatur me Kodin Rrugor Europian dhe ne asnje vend te BE nuk lejohet rimorkimi i automjeteve por vetem spostimi i tyre me ane te Karroatreceve te paisur me sinjalizimet perkatese…!

  6. xhevdetbasha says:

    Une litarin vodha. Nuk e dija qe ne fund te litarit ishte lopa. Po kush e drejton trafikun kur njera makine romrkon te dyten? Ne kete rast zv/prokurori eshte ne gabim te plote dhe duhet arestuar sepse makina e rimorkuar ishte jashte funksionimit…..

  7. mergim tari says:

    More po me ate muhabetin e SHKALLNUERIT cfare u be. Atehere , NIKOLLE LESHI pretendonte me ulerima se NANO (atehre kryeminister) ishte perfshire ne nje aksident dhe me pas ishte larguare nga skena e krimit.

    1. sif says:

      Tosin e fali Sala se i duhej. Ke vene re ti mergim tari se qe atehere Sala nuk ja ka kujtu me Tosit ate muhabetin. Ti je i pari pas koq kohesh qe po e permen

  8. salipadhoshi says:

    Injoranca paga thuhet ketej nga Italia.Kan kryer krim dhe krimi denohet sipas ligjit…

  9. shqiptari says:

    Keshtu do te perfundojme te gjithe nje nga nje.Te vdejkur qe te vdekur jemi apo jo.Nese neve nuk jemi ne gjendje te permiresojme Qeverite.Edhe pse ata qendrojne me zore.Gjalle jane vetem ata,qe jane bere Miliardere ne kurriz dhe me gjakun e Popullit.

  10. Zv.prokurori Alfred Saliu,pa dashur te bej ekspertin por mjafton qe te kete dicka te Saliut brenda se vdekja e ndjek pas.

  11. pa dashur te bej si ekspert po ky eshte nje aksident
    dhe duhet trajtuar si i tille.mund ti ndodhe kujtdo! prokuror minister kryeminister apo ku di une kujt! sa per gabimin une mendon qe ne vlore nuk ka shenja sinjalistike si vizat e bardha psh ku mund te
    kalojn qytetaret etj etj qe nuk ekzistojn.keqardhje per te ndjerin dhe per ata qe ju be resk nje fat i tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje