Programet PS & PD - Kur Berisha kapet me kopje

13 Mars 2013, 20:45Politika TEMA

Gjithë detajet që provojnë grabitjen e ideve të programit qeverisës të socialistëve nga Berisha. Datat kur janë bërë publike propozimet dhe premtimet e PS-së dhe koha që ka kaluar kur Berisha i ka bërë ato të vetat. Rama: “Qeveria noton në programin tonë duke ikur”. Beqja: “Ja pse na vjedh Berisha idetë”

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

 

Katër vjet më parë, ankthi se Sali Berisha do t’u kopjonte programin, i detyroi socialistët e Ramës të merrnin një vendim të minutës së fundit: ata nuk publikuan programin e tyre qeverisës në mënyrë të plotë e të integruar. Katër vjet më pas, ky ankth bërë është realitet, por socialistët e kanë marrë më me sportivitet një fakt të tillë. Mjaftohen duke e denoncuar kundërshtarin e tyre si vjedhës së shumëfishtë, së fundi, edhe si grabitës idesh dhe programi. Janë të paktën shtatë pika thelbësore të këtij programi, kryesisht masa ekonomike dhe në arsim e shëndetësi, të cilat tashmë PD po nxiton t’i vejë në jetë. Një histori që në thelb është qesharake, por që në ditët e ardhshme, do të bëhet një temë e nxehtë debati politik. Një histori tipike shqiptare ku vjedhja nuk quhet krim e ves, por zotësi, ku grabitja intelektuale as nuk konsiderohet mëkat e turp, por politikë elegante.

Të njëjtin hall, kopjimin e ideve të tyre, socialistët e kanë pasur dhe vite më parë, në fillim të vitit 2008, kur një projekt i tyre për reformën në drejtësi, një nga hapat që paraprinte anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, u riprodhua pothuaj fjalë për fjalë nga demokratët. Atëherë nuk pati shumë zhurmë për një gjë të tillë, edhe pse politika në vend, ndodhej në një lloj detante, pikërisht për shkak të ftesës që pritej të merrte vendi në prill 2008 për anëtarësim në NATO.

Sot skena ka ndryshuar. Në ndeshjen e egër elektorale që pritet e që madje ka nisur prej kohësh, socialistët kanë ashpërsuar tonet për grabitjen e radhës që po ju bëhet. “Sali Berisha shpalosi një tjetër përmasë të zanatit të tij të hajdutit. Pasi është provuar se ka vjedhur votat në 28 qershor 2009, pasi është provuar se ka vjedhur votat në 11 maj 2011 në Tiranë, pasi është provuar se është gllabërues i pronës së shqiptarëve si me të drejtën publike mbi lotarinë apo me 4 HEC-et, tani po shfaqet edhe si hajdut programesh”, thotë Ilir Beqja, koordinator i hartimit të programit qeverisës së PS-së. Më parë, edhe kryetari i PS-së Edi Rama, më shumë se një herë me sarkazmë ka pohuar të njëjtën gjë: Berisha po grabit elementë të rëndësishëm të programit të PS-së. Siç duket, tetë vjet në qeverisje, e kanë tharë atë qoftë nga idetë, qoftë nga dëshira për të dhënë një produkt origjinal. Tashmë PD po ndjen fort lodhjen nga pushteti dhe po vazhdon të qeverisë thjesht për inerci.

Provat, sistemi i referencave

Beteja e fortë për ekonominë dhe mënyrat për daljen e vendit nga kriza është një nga mollët e sherrit. Si dhe për politikat fiskale. Në mënyrë publike, në 5 nëntor 2011, në programin e saj PS shkruan: “…Të vetëdijshëm se politikat fiskale janë të suksesshme nëse realizohen përmes miradministrimit fiskal, ne do të çmontojmë sistemin e referencave. Sipërmarrësit do të jenë të lirë të vetëdeklarojnë dhe nuk do të penalizohen nga referencat e numrit të individëve të punësuar, nivelit të pagave, çmimit të importit apo vlerës së transaksioneve. Referencat aktuale, që ne do të heqim, jo vetëm nuk përputhen me realitetin, por zbatohen edhe me efekte prapavepruese me pasoja shumë të dëmshme për biznesin dhe ekonominë…”.

Shtatë muaj më pas, në 20 qershor 2012, në Këshillin e Ministrave, Berisha citon një vendim të qeverisë së tij, ”Për revokimin e vendimit numër 285, të datës 4 maj 2007 të Këshillit të Ministrave, ”Për përcaktimin e pagës referuese mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe të tatimit mbi të ardhurat personale…”

Vendimi me një nen të vetëm hyri në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. Ajo çfarë nuk u tha ishte se socialistët e kishin propozuar më parë një gjë të tillë.

Rikthim nga deti

Në tetë vjet qeverisje të demokratëve, deti dhe ekonomia e lidhur me të, ishte pothuaj një kasafortë e mbyllur. Madje për më shumë, moratoriumi për lëvizjen e mjeteve motorike në det, i ka dhënë goditje të rëndë industrisë së turizmit në vend. Më shumë se kaq, industria e peshkimit ka hyrë në një cikël spiral krize duke vuajtur kryesisht çmimet e larta të karburantit dhe problematikat e ndryshme në shërbimet portuale. Por mjaftoi që në konventën e PS për programin e saj të përmendej se kur kjo forcë politike do të vinte në qeverisje, do të kthente sytë nga deti, që edhe Berisha të kujtohej për këtë pasuri të fjetur. “…industria e peshkimit nxit zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Eshtë i domosdoshëm hartimi i një programi kombëtar peshkimi, në mënyrë që të nxitet punësimi”, tha Doktori në 5 mars duke përmendur ripërtëritjen e flotiljes së peshkimit dhe një paketë të re fiskale për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë.

Reagon Rama: “Berisha deri dje detin e dinte veç si pishinë për të mësuar not. Pas Konferencës sonë të Programit ka kuptuar që deti është burim zhvillimi ekonomik”. Sipas kryetarit të PS-së, partia e tij është e para forcë politike që ka një program për detin si burim zhvillimi ekonomik, ndërsa “qeveria noton në programin tonë duke ikur”.

Universiteti mjekësor

Shëndetësia është gangrena e shoqërisë shqiptare. Milionat e hedhura në këtë sistem ende nuk kanë sjellë përmbysjen e duhur. Spitali konsiderohet si një vend në të cilin nuk urohet të shihet as armiku më i keq. Futja e privatëve në sistem, ka bërë që shërbimi të liberalizohet e përmirësohet, por vetëm për ata që kanë mundësi të paguajnë. Për të varfrit, nuk bëhet fjalë. Krahas një situate të tillë, edhe personeli shëndetësor, formimi i mjekëve të ardhshëm është problematik. Për këtë gjë, në nëntor 2011, PS premton publikisht: “… Profesorët e shquar me eksperiencë të gjatë në shërbimin shëndetësor shqiptar do të jenë partnerët tanë për reformimin e sistemit formues të mjekëve të rinj dhe për transformimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në një universitet mjekësor të Shqipërisë ku të garantohet transferimi i dijeve e përvojave të tyre të çmuara…”.

Një vit e pak më pas, edhe Doktori ka të njëjtin mendim. Në 23 janar 2013, ai kalon në qeveri vendimin numër 48 “Për krijimin e Universitetit të mjekësisë në Tiranë”, në të cilin thuhet se “Krijohet Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si institucion publik i arsimit të lartë”. Identike me çfarë socialistët kishin shpallur se do të bënin gjatë qeverisjes së tyre.

Pikat e tjera të grabitura

Taksa progresive është konsideruar si marksiste. Por socialistët këmbëngulin. Jo vetëm si një mjet që afron më shumë drejtësi sociale, por edhe si një masë e cila do të jetë vendimtare për nxjerrjen e vendit nga kriza. Doktori nxorri nga sepetet e forma të vjetra të edukimit që bënte dikur partia komuniste me antarët e saj, gjithë zhargonin e vjetër dhe u betua se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Por nuk duhej pritur shume kohë për të ardhur momenti që Doktori përgënjeshtroi Doktorin. Pak ditë më parë, ai vetë deklaroi se “…duhen perjashtuar nga taksat pagat deri ne 30 mijë lekë sepse nevojitet rishperndarje e pasurisë”.

Por rekordi në këtë pikë është gjetkë. PS, në pjesën për bujqësinë të programit të saj premton: “Do të heqim TVSH-në për plehrat dhe do ta përgjysmojmë atë për farërat dhe fidanet”. Në 20 dhjetor të vitit të kaluar, në Kuvend do të kalonte pikërisht një projektligj i tillë. Doktori, përkundër edhe propozimit të bërë në seancë plenare, votoi kundër. Dhe tani? Sipas zakonit, ktheu fletë dhe premton të njëjtën gjë.

Bujqësia

Në mënyrë të përsëritur, çka u dëgjua edhe në Konventën socialiste për programin qeverisë të dy javëve më parë, Rama dhe të tijtë premtuan heqjen e TVSH-së për importin e makinerive dhe pajisjeve, pa asnjë kushtëzim dhe pa asnjë kufizim në vlerë. Në dhjetor të vitit të kaluar, po me vendim qeverie, Berisha bëri pikërisht atë gjë që e kishte kundërshtuar gjatë: miratoi premtimin e socialistëve, por duke vënë një kufi deri në gjysëm milioni dollarë për makineritë e pajisjet dhe pa asnjë kufizim në çmim për ato që shërbejnë në agrobiznes.

Biznesi i vogël

Në vjeshtën e vitit të kaluar, PS nisi një aksion në drejtim të biznesit të vogël. Tek kjo shtresë e popullatës që shkon deri në gjysëm milioni shqiptarë, socialistët u afruan me premtime për dy masa kryesore që do t’i ndihmonin të dilnin nga kriza: zerimin e taksës së biznesit të vogël dhe unifikimin e mbledhjes së taksave nga një administratë e vetme. Për pjesën e parë të premtimit të socialistëve, Berisha ngriti një furtunë mediatike duke e konsideruar si një masë të pamundur për t’u realizuar dhe si një premtim marksist. Por për premtimin e dytë, nxitoi ta bëjë vetë. Në tetor të vitit të kaluar ai kaloi me vendim të këshillit të ministrave, pikërisht idenë e socialistëve: unifikimin e mbledhjes së takasave nga një administrratë e vetme. Ky vendim edhe nuk ka ardhur në Kuvend ku edhe duhet të miratohet.

Pse ndodh kështu?

Për Ilir Beqen, janë dy arsyet kryesore që e shtyjnë Berishën të hedhë sytë e të fusë duart në programin e PS-së. “Së pari, është një përpjekje për të çorientuar elektoratin për ndryshimet mes ofertave elektorale. Siç ka tentuar dhe shpesh jo pa sukses që të krijojë simetri mes pozitës dhe opozitës në përgjegjësitë përpara vendit, Berisha në këtë rast kërkon të thotë se edhe oferta elektorale e PS-së dhe PD-së është e njëjtë. Së dyti, duke e tërhequr debatin në ballafaqim të platformave elektorale, ai i shmanget detyrimit të tij thelbësor: Si ka zbatuar programin e tij qeverisës. Por një gjë të tillë nuk e bën dot sepse është i dështuar në çdo aspekt. Në të vërtetë, në qershor përballet alternativa jonë qeverisëse me çfarë ai ka bërë në tetë vjet. Ne jemi në garë për të treguar se jemi më të mirë e më realistë përballë atij programi konkret tetë vjeçar, që e ritheksoj, sot po dëshmohet gjithmonë e më shumë si një dështim shumëpërmasësh”. Eshtë i vërtetë ky pohim i dyfishtë i Beqes? Me shumë gjasa po, por me siguri është dhe një arsye tjetër: idetë dhe vizioni i demokratëve në pushtet është një pus i tharrë tashmë. Ata po qeverisin jo vetëm me miell hua, por dhe me sytë e duart në programin e shpallur të socialistëve. Janë të lodhur nga pushteti. Po ikin!

 

Ku “ka futur duart” Berisha

PS ka premtuar heqjen e të gjitha referencave

PD, në qershor 2012 votoi për heqjen e pagave referuese

PS premton heqjen e TVSH-së për importin e makinerive dhe pajisjeve, pa asnjë kufizim në vlerë

PD, në dhjetor 2012 hoqi TVSH-në për makineritë dhe pajisjet me vlerë mbi 500 mijë dollarë dhe pa kufizime për ato që shërbejnë për agrobiznesin

PS premton unifikimin e mbledhjes së taksave nga një administratë e vetme

PD, në tetor 2012 kalon një vendim të tillë në qeveri, por ende nuk e ka çuar për ta votuar në Kuvend

PS premton vendosjen e taksës progresive

PD deklaron se duhen përjashtuar nga taksat pagat deri në 30 mijë lekë në muaj

PS premton heqjen e TVSH-së për importin e plehrave dhe përgjysmimin e saj për farërat dhe fidanët. PD, në dhjetor 2012 votoi kundër këtij propozimi, së fundmi prenmtoi se do ta bëjë një gjë të tillë

PS premton krijimin e Universitetit Mjekësor të Tiranës

PD, në janar 2013 vendosi krijimin e këtij Universiteti

PS premton shfrytëzimin e pasurisë detare të vendit si një potencial i papërdorur ende ekonomik

PD, në mars 2013 premton hartimin e një strategjie kombëtare për shfrytëzimin e kësaj pasurie

33 komente në “Programet PS & PD – Kur Berisha kapet me kopje”

    1. xha Jaho says:

      doktor Mortja asnjehere nuk ka pasur ide, keshtu qe nuk ka asdje qe t’i thahet. Vetem vdejke dhe grabitje ka ne mendjen e tij. Ajo qe ka bere dhe di te beje mire eshte si puna e Rrem grices qe e le brezin varur qe te tjeret qe i kalojne prane t’ja shklin dhe te reezohen. Ne shqiptaret keto 20 vjet vetem, kemi shkelur brezin e mortjes dhe jemi rrezuar duke ecur ne punet tona. Ptfu, fare e keqe!

      1. Besnik says:

        Kjo tregon se ata nuk kane me ide per te ardhmen, forca qe po ofron alternative per te ardhmen eshte PS. Ajo duhet te jete ne pushtet me 24 qershor.

        1. gerti says:

          Po kete dine te bejne keta. Te kopjone, te vjedhin, te mashtrojne, te grabisin idete e te tjereve. Kete gje kane bere tere keto vite. Por kesaj duhet ti vije fundi…

        2. iluminati says:

          O Saleee—->>>> O Kopjac

        3. Berti says:

          Ky me te vertete nuk ka piken e sedres qe del akoma ne TV dhe flet per reformat qe do te ndermarre ne te ardhmen. Ik sale se nuk ecet para duke kopjuar..

        4. Flori says:

          Kopja te nxjerr njehere nga situata, por per here te dyte te ben gropen. Kete here i bere gropen vetes sepse ne nuk te besaojme me.

      2. thellenxa pipthi says:

        Kush u kap duke kopjuar? Saliu!!!! Varja kjo tregon se ne kemi nje program shume te mire, kjo tregon qe PS ka nje ide dhe nje vizjon per te ardhmen. Fitore PS. Rilindja do te vije shume shpejt…

      3. ibrahim says:

        Fara e keqe qe mbolli enveri dhe negjmija Jeton tzrishtueshem te rama.ruqi,vangjeli e dokle Jeton te PARTIA KOMUNISTE ENVERISTE,STALINISTE, SOCIALISTE RAMA.askund ne bote nuk ka si ne shqiperi qe bijte e atyre qe ju moren jeten shqiptarve per 45 vite te vijne ne pushtet pas 20 vite.biri i kristaqit,sul bushatit,hamit,beqjes,myslim pezez,mbesat e stermbesat e ketyre vrastarve.keta bije shtrigash enveriste serbo grek shif emrat majko,braqe,milo.dokle.milena,ruqi,bello,ose vasilika,dule qe jane gjakepires te partise socialiste qe ju marrin jetemn shqiptarve sot krenohen.as serbia dhe stalini nuk kane qen me djallezore ndaj shqiperise se sa djajt e ri.ju jeni turpi i kombeve ju jeni flliqesira qe nuk lahet pisi i botes.po qfare bete me enverin dhe nano e rama bashke perveq bunkerave,e telave me gjemba,varreve,kampeve te Punes.varjeve,:PYES QFARE BETE MIRE perveq )/;21 janare greva,bujkot.cilat shkolla bete,cilat rruge.kanalizime,jo o minje kanali perveq pallate per ramen,kokedhimen,leskajne etj.Me qfare do te mburreni ju me ate se bijte e gjakpirseve RILINDET.

      4. gallata says:

        Keta kane filluar ta kopjojne Edi Ramen qe me kapelet e para ne fushatat elektorale ,eshte interesante te kthehemi 13-14 vjet perpara ne histori e te shikohet me vemendje se keta TRUTHARE vetem kane kopjuar si kinezet ,pa patur piken e fantazise e te horizontit.Pastaj me gjithe ata militante qe si aftesi kane vetem besnikerine ndaj baca saliut,nuk ka patur asnje hapesire per te aftet.Bogdanet e Mehillet te vetmin preokupim kane patur ngrenien e copes se m… qe duhet ngrene per te bere karriere.

    2. jimmy says:

      Tema informojini mire lexusit,keta te dy (SALA > EDI) ,naten rrine bashk dhe detyrat e shtepise i bejne bashk dhe kane kopjuar nga njeri tjtri.

      1. blerta says:

        @ jimmy

        Me sa po shoh ti nuk ja ke haberin hic se ca ka ber berisha me shqiperin deri me sot, se cfar ndryshimi rrenjesor i ka ber rama tiranes nga nje qytet i lodhur ne nje qytet europian, dhe me ne fund se cfar vizioni ka edi rama per shqiperin me programin e tij dhe se ku i kopjon berisha cdo gje …Me te drejt autori i shkret thot qe programin i berishes esht nje COPY PAST I PROGRAMIT TE PS dhe kjo ka vite qe berisha ben ket gje!!!

        JIM NESE JA DO TE MIREN VETS ATEHER DUHET ME U INTEREU KUSH POLITIK TE OFRON PROGRAM ME TE MIR; SEPSE AI QE TE OFFRON PROGRAM ME TE MIR AI DI TE MENAXHOJ VENDIN TEND NE TE MIRA APO NE TE KEQIA; AI DI TE RRISI MIREQENIEN TENDE NE TE MIR A NE TE KEQE AI TI HAP SYT NGA E MIRA APO NGA E KEQJA..

        MIR TI THUA QE BERISHA E SALA BEJN LLOGARIT NE DARK POR EUROPA AI VENDI QE NE DUAM TE FUTEMI NUK I PRANON PISLLIQET E BERISHES; JO PER NDONJE GJE PO NE DUM TE FUTEMI NE EUROP… APO JO???

        NJE NDER SHEMBUJT QE VANGJELI THOT ME TE DREJT PER KOPJIMIT TE BERISHES TE PS ESHTdo heqi TVSH ne inputet e bujqesis dua te pyes ty more jimi ne duam te futemi ne europ, por ne europ cdo student, profesor, ose dhe punonjes nese i ben copy – past (plagiatur) nje dokumenti, nje programi ose cdo gjeje quhet vjellja e te drejtes se autorit, dhe nese ti ben plagiatur te programit te PS ateher i bie qe ne baz te standarteve europiane ju te pushoheni nga detyra sepse keni vjell pik per pik programin te PS dhe kjo quhet mosrrespektim i ligjit te te drejtes se autorit!

        Por perderisa kryeministeri i shqiperis spyt per ligje keshtu qe ska kush ta pushoj nga puna po evitoj pytjen e pushimit nga puna. Keshtu qe spo ju bej ket pytje. Ateher pytja ime esht cfar shembulli duhet te marrin studentat dhe intelaktualet shqiptare kur shkruajn dukumenta te ndryshme e nderkoh kreu i shteti ben plagjiatur? dmth duhet te kopjojn dhe ata siq ben kreu i shtetit? cfar pasurie intelektuale mund ti jepni ketij vendi kur ju personlisht beni plagiatur? ket asnje se di vetem sala qe vjell programet e PS e di…. por un di nje gje nese ti nuk ke ide se si te ndrertosh nje vend por vjell programe sa andej e ketej ATEHER NUK JE I ZOTI PER KET VEN SEPSE SHQIPERIA ESHT NE KRIZ EKONOMIKE DHE KRIZA EKONOMIKE NUK ZGJIDHET ME PLAGIATURA POR ZOTESI MENAGJIMI PER VENDIN TEND!!!!

      2. Hektori says:

        Sale ty cdo gje te ka shteruar, tani je nje lope shterpe qe nuk ke se cfare nxjerr me. Fundin e ke shume afer dhe me bohet qejfi qe do jete i hidhur

      3. dymi says:

        Sa i zgjuar qe je more jimmy, ja kalon edhe gomarit te baba Stasit(kuptohet qe babaStasi eshte nga Vic-idoli)

    3. Poli says:

      PO VETEM TE KOPJOJE DIN I SHKRETI SALI SE NUK I PUNON TRURI PER TE BERE NJE PROGRAM TE TIJ PER KTE KOPJON DIREKT PROGRAMIN E PARTISE SOCIALISTE. E KUPTON EDHE SALIU SE PROGRAMI I PARTISE SOCIALISTE ESHTE I DETAJUAR MIRE DHE ESHTE I VETMI PROGRAM QE PREMTOM DICKA TE MIRE PER NJE ARDHME ME TE MIRE. SALIU I SHKRETE PO KERKON KAPET NE GJERAT E DUNIT QE I KANE MBET, NUK I KA MBET GJE TJETER VEC TE KOPJOJ DHE TE SHPIFE.

    4. jani says:

      Kopje keta kane bere gjithemone, ndershkimi qe ata meritojne do ta marrin me 23 qershor. Do te dalin ne opozite

    5. andia says:

      oooooooo sali ti nxorri vangjeli te larat e te palarat vetem me nje artikull ca do i thuash popullit tani??? eee :)) ky s’esht se ka ber ndonje gje por ka nxjerr te gjith itenerarin e vjelljeve tuja nga fillim deri ne fund :)) dhe populli mban shenim nuk harron ?

      hajdut, nje i paafte qe sdi me qeveris vendin po vjell programe sa andej e ketej!!!

      ptyyyyyyy more kriminel i shqiptarve qe ma ke shkaterruar vendin tim!!!!!!!!!!!!!

    6. Ibrahim says:

      Pelasgian-Kopje ke te drejte pore ana e kundert.KOPJA ME E SHEMTUARE DHE IDENTIKE ME ENVERIN ESHTE lorenc vangjeli,BILE TE KY MUND TE GJEN TE BASHKUARE ENVERIN DHE NEGJMIJEN;STALININ DHE POPOVIQIN;RAMEN DHE ZERVEN,BERLLOKUN NE PERGJITHESI:

  1. Sali Berisha, Gerdec 2013 says:

    Ku ti kërkoj rrënjët e tua Sali?

    Si një arrë gungë që e ka zënë rrufeja

    Si një moçal që s’ka fund e s’ka anë

    Si jashtëqitjet që pordhon diarreja

    Si një aromë që kutërbon dynjanë!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/pensionistet-23-qershor-2013.html

  2. Mary says:

    Nuk eshte ndonje problem vjedhja per keta verioret, e kane zakon te thone: -A me xune? Vetem atehere e pranojne. Me kuptoni zotni turpin e nderin nuk e njohin.

  3. alban4eva says:

    po pse cfare prisnit ju..!!! ku di shpellari te beje shtet. shpellari shtet quan shpellen e tij, ku pasi ka sjelle gjahun e vrare, fillon e rrjep dhe e pjek ne hell dhe e ha, mban pjese me te madhe per vete dhe te tjereve u jep kocka. nese dikush nuk eshte dakord, ia fut me comange kokes dhe e le shakull ne vend.. ja, ky eshte sistemi shteteror, shoqeror dhe i drejtesise i shpellarit..
    mos prisni shtet dhe drejtesi nga shpellari S-halè, ai edhe sikur te jetoje 800 vjet dhe te jete ne krye te shtetit per keto 800 vjet, nuk behet kurre politikan, nuk behet njeri ma pak fjale, do ngelet gjithmone shpellar..

  4. kinezi says:

    PO DIHET SE PD I KA KOPJUAR PROGRAMIN PS-SE SEPSE PARTIA SOCIALIST E KA PREZENTUAR ME KOHE PROGRAMIN DHE PD PO E PREZENTON VETEM KOHET E FUNID TDUKE E BERE NJESOJ SI PS

  5. niku says:

    Te marrim programin per detin dhe peshkimin ne vecanti. Berisha deklaroi se e kishte harruar peshkimin ne keto vite. Ne fakt ne kete harrese ai e coi peshkimin ne katastrofe. Dhe ne kete pike ky eshte nje premtim i mbajtur. Me kujtohet fare mire qe me 31 korrik 2007 ne prezantimin e strategjise se zhvillimit te peshkimit dhe akuakultures, e dini cili ishte vizioni i tij? Do t’ju nxjerr te gjitheve ne asistence u tha peshkatareve dhe do ta jap detin me Koncesion. Me vone si duket u pendua se vendosi qe edhe asistencen te mos u a jape dhe ti falimentoje.
    Ky eshte vizioni i tij.
    Tani po them njeren nga pikat e programit te PS. I them vetem sepse prite kur ta kopjoje. PS ka thene se kur do te qeverise do te heqe taksen e qarkullimit rrugor dhe TVSH per naften e peshkimit.

  6. Nje Malok-Serb says:

    23 vjet KY verior i semure mendor vetem ka mashtruar,
    kopjuar dhe emituar te tjeret.
    Edhe mjek e beri ministria e brendeshme se nuk ishte
    i zoti, por i zoti te spiunonte, shpifte dhe percante
    te tjeret.

  7. Horri i Bulevardit says:

    Ky kur ka marre doktoraturen tek Pol Miliez, doktor i Enver Hoxhes, e ka marre me ate se cfare cilesie shurre ka nje udheheqes dhe ja gjeti, keshtu qe kopjon sesht ndonje gje e madhe se deri me sot ka kopjuar PPSH dhe udheheqesin, beni krahasimin e te vrareve dhe do te shihni se kush jane.

  8. enofieraku says:

    Rersoni me i urryer nga populli shqiptar, me mire qe ndodhi keshtu , u diskretitua krejt, as te vetet nuk e besojne me , jo me populli dhe te huajt, nje dite do vinte fundi i ketij maskarai , dita e skadimit te ketij vemie po ofron, pas hekurave e ke vendin , o qenie e djallezuar , dhe e shpifur.

  9. tahipi says:

    Tani e tutje duhet ta quajme Saliun dr Kopja,dhe te jeni te sigurte qe pasi te dali ne pension me 23 qershot me siguri qe dota fotografojne Salen ne nje nga plazhet nudo ne Europe,sepse cdo gje qe ben Edi dota kopjoje patjeter Salici.

  10. Drenicaku says:

    Mos u habitni se ka edhe profesor e mjek vetem duke kopjuar. Por spresoj qe kesaj radhe PD te merr at qe meriton.

  11. altin says:

    I madh lorenc,
    mire e the “vJedhja nuk quhet krim e ves, por zotësi, ku grabitja intelektuale as nuk konsiderohet mëkat e turp, por politikë elegante”

    Keshtu eshte bere ketu te ne.

  12. Doreida says:

    Po ç’rendesi kane programet e ketyre dy klaneve mafioze? Ata vetem mashtrojne, nuk realizojne asgje dhe nuk kane si te realizojne, gjersa punojne per te kunderten prej 22 vjetesh. Binduni per kete, o shqiptare, se 23 qershori po afron dhe nje zhgenjim edhe me i madh treket pas deres

    1. tirana says:

      KOPJA QE PASKA MARRE PD ESHTE PER TE THENE GJYSMA E SE KEQES.
      MEQENESE EKZISTON FRIKA E MANIPULIMIT TE VOTAVE , ESHTE ME MIRE QE TE ZBATOHEN
      KY PROGRAM I KOPJUAR SE SA PERSERI SALA ME PROGRAM TE VJETERUAR .
      E RENDESISHME ESHTE QE TE ZBATOHEN TE GJITHA ,MOS TE MBETEN NE FLETE TE SHKRUAR.

      PERPARA DY TE KEQIAVE DUHET TE ZGJEDHUM TE KEQEN ME TE VOGEL.

  13. nastradini says:

    KOPJIMI I “ZERIMEVE” DALLKAUKE TE PS-se TE NGEL NE KLASE.

    Saliu e di fare mire kete se ka 8 vjet ne pushtet, nderkohe qe Edi Rama ka pare vetem “endera te nje nate vere” ne Bashkine e Tiranes. Saliu e di fare me mire ze ZERIMET komuniste te taksave dhe tatimeve ne Kohe Krize Boterore jane fatale per buxhetin e shtetit, sigomos kur ne te rendon si sepata e Demokleut edhe Borxhi Publik. Por nga ana tjeter Saliu ka zgjedhur taktiken e kundershtarit me idene qe mileti eshte injorant dhe debil totalisht dhe si i tille mund te manipulohet dhe te mashtrohet lehte. Perse atehere t’ja lere kete privilgje te Mashtrimit Demagogjik PS-se te Dinozaureve Presihtorike te Partise se Punes, pjestar i se ciles ka qene edhe vete do kohe me pare? Pse t’ja lere ne dore “CIFTEN” plot me sacma USTALLAREVE te PS-se per te vrare “LEPRIN” elektoral? Prandaj edhe po kojon si i papare cdo gje qe del ne hapesiren mediatike. Sepse ne Shqypni “LEPRA” ka plot. Prandaj nuk eshte ashtu sic tregojne perrallen e tyre Lorenci dhe Iliri per kopjacet e programeve famoze te Edi Rames.

    1. popullor says:

      O POPULL PERSA I PERKET ZGJUARSISE . BERISHA ESHTE ME I ZGJUAR SE RAMA.
      RAMA GJATE GJITHE KOHES KA BERE VETEM GABIME .
      BERISHA E FUT NE DET DHE E QET PA LAG .
      DO DOJA TI THOJA TIFOZAVE TE RAMES QE MOS TE KRENOHEN ME TE
      SEPSE PERSA I PERKET POLITIKES AI ESHTE ZERO.
      KUSH KA PAK TRU NE KOKE DUHET TE KUPTOJE SE RAMEN NUK E LEJOJNE TE HIPI
      NE KARRIKEN E KRYEMINISTRIT. SEPSE LLOGJIKA TE THOTE QE ATE NUK E LANE NE KARRIKEN
      E BASHKISE . MOS FLUTURONI KOT ME PRAS NE BYTHE MBAS PROGRAMIT TE RAMES
      A THUA SE CKA BERE . NJE PROGRAM MASHTRUES PER TE TURBULLUAR NJERZIT . AI TASHME I NJEH
      QE KY POPULL ESHTE I VUAJTUR DHE SHUME NAIV . NJERI ME BUDALLA SE SA TJETRI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje