Guajana njeh shtetin e Kosovës

16 Mars 2013, 18:46Rajoni TEMA

Guajana ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, njofton ministria e Jashtme e Kosovës.

Ministri, Enver Hoxhaj, nëpërmjet një bisede telefonike me homologen e tij të Guajanës, Carolyn Rodrigues– Birkett është informuar për vendimin, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Aty thuhet se ministri Hoxhaj në muajin shkurt, gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik që ishte zhvilluar në Egjipt, ka takuar ministren Carolyn Rodrigues–Birkett, e cila kishte shprehur mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën, duke premtuar njohjen e Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar disa vizita në Amerikën Qendrore dhe Jugore në përpjekje për t’i bindur shtetet e kësaj pjese të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Guajana, është një shtet i pavarur në bregun verior të Amerikës jugore. Guajana, është shtet anëtar i komunitetit të Karaibeve, i njohur si Caricom.

Ky shtet është po ashtu anëtar i unionit të kombeve të Amerikës jugore, si dhe nga viti 1966 është anëtar i Kombeve të Bashkuara. Me vendimin e Guajanës, numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën shtet ka arritur në 99.

11 komente në “Guajana njeh shtetin e Kosovës”

  1. BERISHA LARGOHU. PER EDI RAMEN, NUK ESHTE NORMALE TI LYPESH SHQIPTAREVE VOTEN KUR NUK E MBRON ATE ME POPULL says:

    C’pune kemi ne me Gaujanen.Humbje kohe.

    1. Ramy says:

      hahahahaha C’pune kemi ne me Gaujanen??? B,L ti je njeriu me trap qe kam pare te komentoj ndonjeher. dava grekofilesh, gjelle qenesh

    2. skuthi grek says:

      opo ty vetem turqia te bie kokes or mik….ajo ti gjen orekset ty dhe greqise tende…hajde edhe nje njohje e re akoma qe te plasi e tia bej bafffff prej inatit BL….

    3. BERISHA LARGOHU. PER EDI RAMEN, NUK ESHTE NORMALE TI KERKOSH SHQIPTAREVE VOTEN KUR NUK E MBRON ATE ME POPULL. says:

      Nuk kam komentuar ne lidhje per c’far komenton i pabesi qe perdor pseudon tim. Por, shpreh keqardhjen per moderatoret qe lejojne disa te pabese per te komentuar kunder interresave te shqiptareve me pseudon tim. Moderatoret e gazetes nuk duhet te lejojne persona te pabese qe te komentojne kunder shqiptarizmit. Ju lutem moderator mos lejoni persona te flliqur qe te perdorin pseudon tim kunder shqiptareve. Falendero te gjitha shtetet qe po e njohin Kosoven, dhe i uroj suksese ne te ardhme kosovareve. E dua Kosoven sic e dua edhe Shqiperine. Pra kam nderin ti falenderoj te gjitha shtetet per qe njohin Kosoven e shqiptareve si shtet te pavarur. Per komentuesit qe kane replikuar ndaj meje, them qe jeni nxituar me replikimet.

      1. skuthi grek says:

        BL te kam share shume here ose me sakte gjithmone qe shikoj komente antishqiptare nga ky nick…me keto qe shkruan ne kete replike me vjen shume keq sepse shikoj qe je tjeter njeri…e kuptoj qe faji me i madh eshte i moderatorit i cili duhet te ruaje ekuilibrat…nuk ke pse shqetesohesh aspak,e shumta nderro nick dhe kaq…te gjithe ata qe do te hedhin sponde kundra interesave te kombit tim do te me gjejne gjithmone perballe dhe do ti poshteroj…e respektoj reagimin tend dhe shpresoj qe moderatori ti japi drejtim ceshtjes…

        1. kali kuq e ka nji huq says:

          edhe une e kam kririkuar BL pse shkruante budallalleqe,por tani po e kuptoj qe paska qene nje hajdut qe i vidhka nick-un…
          un them ta kapim te pabesin e ta demaskojme,mu perpara te gjitheve qerratane..

  2. ballisti says:

    Bravo. Guajana ia ngren edhe nderin edhe diplomacine vetes me kete njohje. Guajana eshte vend i bukur dhe konsolidohet si shtet avash-avash. Ritmin e ka si Shqiperia, por lideret i ka normal.

  3. Pelasgian says:

    Gracias ! Hajde Dardani se po shkon drejt 100-es !

  4. Dardan says:

    Edhe një çiçkë, edhe një çiçkë dhe i u çahet komplet serbëve ajo likogjone e shkretë. Po mos na bëjnë ndonjë numur ata peres de kularët a kofi ananët me atë numurin e 100 shteteve? A po se bëjnë, thuaj!
    Lëre, lëre fare se do kemi gallatë te madhe edhe per 1 shtet!

  5. bueno says:

    Bravo Guajana!Te kam patur pulle poste ne filateline time qe nga vitet 60-te e sot erdhi dita te te pershendes per miqesine qe me premton.Bravo!

  6. A says:

    Urime dhe pergezime per njohjen si shtet te Kosoves nga Guajana, arriti shifra 99. Popullit shqiptar te Shqiperise, te Kosoves, te Maqedonise, te Malit te Zi (Montenegro), pra mbare kombit shqiptar kudo ndodhur neper bote i uroj vetem begati, mireqenie dhe gjitha te mirat dhe te jemi te gjithe se bashku te bashkuar se kemi nje gjak, nje gjuhe. Sa me te kulturuar, sa me te forte te jemi ekonomikisht duke lene menjeane politikanet bastarda te prototipit Sali Berisha aq me te nderuar do te jemi ne rajon, ne Evrope dhe ne bote. Urime, Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje