Siti-Real, manovra të fshehta për të rrëmbyer Neimar

17 Mars 2013, 15:05Sport TEMA

Mançester Siti dhe Real Madrid po bëjnë një përpjekje të fundit për të bllokuar transferimin e brazilianit Neimar te Barcelona, pasi duket se kjo lëvizje po bëhet gjithnjë e më e afërt.

Katalanasit mendohet se kanë një parakontratë me lojtarin, i cili ka pranuar të transferohet te ky klub në verën e këtij vitit, apo në atë pasardhëse, pas Botërorit 2014. Nëse prish këtë marrëveshje, lojtari do të detyrohet të paguajë një dëmshpërblim shumë të lartë.

Por mediat braziliane kanë zbuluar se drejtori sportiv i Mançester Sitit, Çiki Begirishtajn, si dhe drejtuesit e Real Madrid, kanë komunikuar me përfaqësueses të lojtarit brazilian, duke i bërë të qartë atyre se janë gati të paguajnë çdo lloj dëmshpërblimi në vend të tij, nëse ai vendos të mos bashkohet me Barcelonën dhe të zgjedhë një nga këto dy skuadra.

Nëse Reali është treguar më i ndrojtur në përpjekjet për të afruar futbollistin, Mançester Siti ka bërë hapa më të vendosur për të prishur marrëveshjen e lojtarit me Barcelonën. Çiki Begirishtajn ka udhëtuar dy herë personalisht drejt Brazilit për të takuar përfaqësuesit e lojtarit si dhe për të diskutuar çmimin e mundshëm të shitjes së tij nga Santos.

Njëkohësisht, klubi anglez mendoi si të siguronte edhe miratimin e familjes së futbollistit, pasi i kishte anëtarët e familjes së tij si të ftuar nderi në tribunën VIP gjatë miqësores Angli-Brazil që u zhvillua një muaj më parë në “Uembli”.

9 komente në “Siti-Real, manovra të fshehta për të rrëmbyer Neimar”

  1. kinezi says:

    ky majmuni Hirko s’ka per te vajte asgjekundi,po reali nuk ka cirk qe ta mare dhe te bej per te qeshur kalamajt.mbase te barca e gjen veten me komod mes majmuneve te tjere!

  2. baba says:

    kinezi nuk i paska shiku kurr lojaret e realit aty asht kryemajmuni pepe pastaj vazhdojn majmunet e vogel coentrao marselo modriq

  3. Uarda says:

    Ky “baba” duket qe eshte malok sepse nuk shkruan “Modric” por “Modriq”.

  4. england says:

    Reali do beje gabim nese merr kete bjondin braziljon!Mbaj mend kur erdhi me buje nga Brazili kohe te shkuara Robinjo,ishte nje deshtak.

    1. dhipitomson says:

      Po mer kok bile Braziljont qenkan deshtak…..shiko ata anglezet qe i vetmi anglez qe lun ne nje nga 8 skuadrat qe kan ngelur ne Champions eshte babagjyshi Beckam i PSG. Pse permend Rubinjon ti dhe pse nuk permend, Ronaldon, Rivaldon, Roberto Carlos, Romarion, Cafun, Ronaldinjon, etj, etj po na permend nje rast. Braziljont furnizojn gjith boten me lojtar e po na del ti Anglezi bythes qe po na tregon per Braziljont.

  5. TOTILA says:

    E kam theksuar dhe me pare .Ne se NEYMAR shkon tek CITY ose REALI nuk do te gjeje hapesira dhe do te deshtoje si LOJTAR ,sepse MODULI I LOJES se tij kerkon futboll pa perplasje .NEYMAR nuk eshte nga ata qe e merr ekipin per dore . Nga ana tjeter ne se ai shkon tek BARCELONA ,AI do te rritet dhe do perfitoje shume ,kurse vete BARCELONES do t’i prishen EKUILIBRAT sepse do t’i duhet qe t’i BEJ “VEND ” NEYMARIT .Nga ana tjeter me duket se ne keto 2 ndeshjet e fundit dyshja MESSI -VILLA ka punuar ne menyre PERFEKTE ku dhe sot MESSI U “ARRATIS ” dhe shenoi 2 gola dhe shkoi ne shifren e 42 golave ne 28 NDESHJE .Me siguri qe do t’a kape shifren e 50-52 golave sepse 3 ndeshjet e fundit BARCELONA I LUAN NE SHTEPI .Pra pamvaresidht ne se e fiton apo jo CHAMPION LEAGUEN ,MESSI fiton LA -LIGEN : behet sulmuesi deri me sot I VETEM NE BOTE QE KA SHENUAR NE 18 ndeshje radhe ,DHE NE KETO NDESHJE KA SHENUAR 27 GOLA . Rekordi i trete ,behet i pari shenues me i mire per LA-LIGEN ,per te gjitha kohrat se shenon 51-52 gola ,ndoshta me i miri ne bote per kohen e futbollit MODERN dhe thyen rekordin e tij te vitit te kaluar kur shenoji 50 gola ne vitin e kaluar ne nje vit SPORTIV.Rekordi i katert eshte se u ka shenuar gol te gjitha ekipeve te LA-LIGES ne SPANJE .Rekordi i peste eshte se u ka shenuar gol te KATER EKIPEVE ME TE CILET KA LUAJTUR BARCELONA DERI tani ne CHAMPIONS LEAGUE ,si ne fazen e GRUPEVE dhe ne ate te 16-ve . Per dreq gjuha vete atje ku dhemb DHEMBI . Nuk mu ndane mua keto dreq FAKTE qe nuk i kerkoj ,por me dalin vete perpara dhe me zene RRUGEN !

  6. tjan ba statistikat per Messin si buka qe han Totila..hahah pa fymje…ndersa un menoj te kunderten .neymar te reali bahet shume i ransishme ,ndryshe te barce ,e tham kte pasi tek barcelona neymari mun hum kualitein e vet ashtu si dale kadal po e hum dhe villa ,arsyeja asht e thjeshte |Vilanova nuk do lejoje qe dikush tjeter tja zajn venin e liderit Messit ,ashtu si veprunen dhe me ibrahimovic ….

  7. TOTILA says:

    “MADRILEN”,mbase nuk ishte vendi per statistikat ,ne kete shkrim ,por une mendoj qe NEYMAR eshte lojtar i peshes se PARE ,i peshes se PUPLES .FILOZOFIA aktuale e REALIT e perjashton kete lojtar momentalisht sepse ai ,NEYMARI eshte lojtar VIZIONAR ,por ne kampionatin PAULISTA ai ekipin e tij e ka ne vendin e shtate ,dhe vete ai eshte i shtati ne listen e golshenuesve sivjet te kampionatit . NEYMARI kerkon dikend qe t’a udheheq ,por momentalisht REALI me kete trajner qe ka tani ,nuk mund t’i afroje atij LUKSIN qe te sakrifikoje RONALDON ,HIGUAIN apo BENZEMANE ,sic po sakrifikon DI MARIAN ,lojtar i cili nuk po reziston dot fizikisht sido qe teknikisht eshte shume lart .Edhe BAYERNI nuk ja afron dot kete mundesi SEPSE HISTORIKISHT eshte mbeshtetur ne futbollin ATLETIK ,dhe ate fizik .Me BARCELONEN ndryshon puna se ai atje ,mund te zevendesoje dhe VILLEN apo XAVIN ne te ardhmen ,por e theksoj qe ,AI ,NEYMARI mund dhe t’i prish skemat BARCELONES .Per sa i perket IBRAHIMOVICIT ne E pame kur ishte tek BARCELONA qe nuk ishte aq inteligjent sa duhej per te kuptuar lojen e BARCES ,dhe nuk dinte te finalizonte ashtu sic per shembull finalizonte ETTO . Pastaj une jam i apasionuar pas FUTBOLLIT TE BUKUR sic dhe ka qene dhe VLLAZNIA e dikurshme e futbollit te bukur dhe qe te lente te beje loje me lojtare per te cilet une kam patur konsiderate te larte ,por nuk eshte vendi qe t’i permend pastaj se do t’me akuzojne si “PLAK ” ,apo “NOSTALGJIK”.

  8. Shpresoj se ne sezonin qe vjen neymar te shkoje tek reali ,masi mourinjo iken dhe kam besimin se me largimin e tij nga kjo skuader reali ka me ndryshu rrenjsisht,dhe shpresoj se ne ket ndyshim te bajn pjese dhe Neymar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje