Reagimi lojtarëve të PSZH pas shortit (VIDEO)

16 Mars 2013, 13:55Sport TEMA

Futbollistët e PSZH kanë ndjekur të gjithë së bashku me ankth shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, për të parë se kush ishte kundërshtari i radhës i skuadrës parisiene. Në momentin kur Stiv MekManaman nxori nga vazo emrin e Barcelonës, reagimi në sallën ku po ndiqej shorti ishte mjaft qesharak. Nëse pjesa më e madhe e lojtarëve u duk se po festonin për faktin se do të luanin ndaj gjigandëve katalanas, Kristof Zhalet nuk e mendonte si shokët e tij të skuadrës. Futbollisti i kombëtares franceze të futbollit shihet në këto pamje filmike duke u larguar i dëshpëruar nga salla me duar në kokë, duke lënë të kuptohet qartësisht se çfarë mendon për fatin e PSZH në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

http://youtu.be/uaqB7mb2FkQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje