Blater sulmon ashpër Platini: Po mendon si Gedafi

14 Mars 2013, 14:57Sport TEMA

Sep Blater ka lëshuar një sulm shumë të ashpër ndaj Mishel Platini, duke kritikuar idenë e këtij të fundit për të organizuar Euro 2020 në 13 shtete të ndryshme. Presidenti i FIFA-s ka shkuar deri aty, sa ka krahasur presidentin e UEFA-s me ish-diktatorin libian, Muhamar Gedafi.

“Euro 2020 në 13 vende të ndryshme? Është një aktivitet pa shpirt dhe zemër. Para Platini, ishte Gedafi që propozonte një ide të tillë për Botërorin”, ka zbuluar Blater në një intervistë të dhënë për “Kicker”.

“Një turne i luajtur në një vend të vetëm krijon identitet dhe eufori, merrni si shembull Gjermani 2006. Unë i tregova Platinisë se koloneli Gedafi kishte menduar një plan të ngjashëm për kandidaturën e Botërorit 2010. Gedafi më tha asokohe se duhej të luhej një ndeshje në secilën prej 53 shteteve afrikane dhe që vetëm finalja të luhej në Afrikën e Jugut. Tani Platini beson në një ide të tillë, ndërsa unë them se është e parealizueshme dhe jashtë çdo diskutimi”.

“Në këtë mënyrë, aktiviteti fragmentohet, ndaj nuk është më as Kampionati Evropian, më mirë t’i zgjedhin një emër tjetër. Nuk mund ta di se çfarë emri, por një Evropian i tillë nuk ka zemër dhe shpirt”, ishte sulmi i Blater ndaj idesë të atij që deri pak kohë më parë cilësohej si krahu i djathtë i tij, ndërsa tani shihet si pasardhësi i denjë i bankierit zviceran në kreun e FIFA-s.

7 komente në “Blater sulmon ashpër Platini: Po mendon si Gedafi”

  1. TOTTILA says:

    Edhe ti HERR BLATTER nuk je fytyre me e mire .Besoj qe do na afrosh surpriza me te kendeshme ne lojen me gogla nga mesi i DHJETORIT 2013 kur te hedhesh shortin e BOTERORIT TE BRAZILIT duke ua pastruar rrugen si gjithmone disave qe te mos kene perballe as AZURRET dhe AS SELECAON ,sic keni bere per 40 vjet me radhe . E kam te qarte qe dhe plani i PLATINISE do te funksionoje qysh ne daten 15 MARS duke vene perballe 2 DESH BARCELONA -REAL qe te thyejne BRIRET E NJERI TJETRIT , SEPSE NJERI SMUND DHE S’DUHET TE MARR me CHAMPIONS LEAGUE qe ka 6,7 apo 8 tapo 9 ,,,, dhe tjetri ka 2 apo 3 te tilla .Le te marre dhe ai qe ka 2 apo 3 dhe ti beje 4 . Kjo NE FAKT i shkon per hosh dhe POLITIKES se GLOBALIZMIT ,……..i barabarte midis te barabarteve .

  2. Plat Tini says:

    Platini eshte burre se ia ka lene amanet me gjallje Gedafi per ta organizuar ne 13 shtete.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Misheli eshte mik per koke i Dukes tone te federates, mos e luni se i vjen keq pastaj Dukes dhe na ben gjemen ne kombetare masnej.

  3. Kali says:

    Plak I keq ky mafjozi zvicerran, battery.
    Si Sal Qoftlargu…

    1. Uarda says:

      Ti kali, mos e ke shkruar emrin gabim? Mos ke ngaterruar nje germe?…

  4. @ Uarda says:

    Jo Uarda ,qe tu boft lali ty ty boft!
    Emrin e kam ashtu sic jam ne pun,ne jet(spejshell ate private),por me nji ndryshim germe nga emri im ma therrasin femnat e bukra ate mikun tem ktu poshte,kryperpjet midis kofshve, kur I fus ne shtrat ato,dhe ato lodrojn me Ate embelsisht der ne dehje gati si nga droga…
    Po te duash te drogohesh,por pa marr droge,Hajde dhe thirri ne Emrin e tij voglushit te endrrave ktu poshte.
    Dhe ai di si pergjigjet.
    Me top…

  5. Enver hoxh demokrati says:

    Ideja e Gedafit shum demokratike.
    Kurse Blateri mban er dictatorial t korruptum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje