Papa Françesko I, i zgjedhur një ditë më parë nga Konklava e kardinalëve në Vatikan, është zbuluar se është një tifoz i zjarrtë futbolli dhe ka teserën e anëtarësisë së klubit të San Lorenzo, një prej pesë skuadrave më të mëdha dhe historike të qytetit të Buenos Aires.
Ky fakt është konfirmuar nga vetë klubi argjentinas që nuk ka vonuar të publikojë menjëherë në internet edhe skedën e anëtarësisë së Horge Mario Bergolio, pak minuta pasi ky i fundit u zgjodh si Papa i ri. Klubi i San Lorenzo ka një lidhje të fortë me kishën katolike, pasi është themeluar nga prifti Lorenzo Masa në vitin 1908 dhe në historinë e tij ka arritur të fitojë 13 tituj kampion në Argjentinë.
Batutën e ditës rreth Papës së ri e ka bërë një tjetër argjentinas i famshëm, Diego Armando Maradona, i cili është një besimtar katolik dhe vlerëson si një prej krenarive më të mëdha të jetës së tij faktin se ai ka takuar personalisht Papën Gjon Pali II. “Zoti i futbollit është argjentinas dhe tani edhe Papa është argjentinas”, ishte batuta e “El Pibe D’Oro” rreth përzgjedhjes në kreun e kishës katolike të bashkëkombësit të tij.
Super