Liga e Kampioneve mund të humbasë pak nga shkëlqimi i saj, pasi është zbuluar se Katari po planifikon zhvillimin e të ashtuquajturës “Dream Football League” (DFL), ku do të marrin pjesë 24 klubet më të mëdha në botë.
Sheikët, në tentativën për t’i bërë promocion vendit që organizon Botërorin 2022, po planifikojnë këtë aktivitet që pritet të zhvillohet çdo verë duke filluar nga viti 2015, ndërsa pjesëmarrës do të jenë klubet më të mëdha në botë.
Dëshira e familjes mbretërore të Katarit, që sponsorizon aktivitetin, është të lërë në hije Ligën e Kampioneve dhe Botërorin e Klubeve të organizuar respektivisht nga UEFA dhe FIFA, pasi mund të bindin klubet elitare të marrin pjesë falë shpërblimeve të çmendura financiare që do të ofrojë. DFL do të përfshijë 16 skuadra permanente, ndërsa 8 të tjera do të jenë me ftesë. Sipas “The Times”, klubet elitare si Barcelona dhe Mançester Junajtid do të përfitojnë rreth 200 milion euro për të marrë pjesë në aktivitet çdo vit, duke lënë në hije shifrën e 55 milion eurove të përfituara nga Çelsi vitin e kaluar, shuma më e lartë e përfitimeve të arritura nga një skuadër që triumfoi në Ligën e Kampioneve.
Kuptohet që kjo iniciativë do të ndeshet me pengesa të shumta, duke filluar nga FIFA dhe UEFA, por vetë klubet janë të interesuara për sa kohë që sigurojnë fitime të mëdha për të përballuar kërkesat e Fair Play Financiar.
that’d be AWESOME!
Nice..do na pelqene megjithese do linim shume ne lloto ?
Keta s’paskan se ku ti cojne leket!
“Evgjiti kur ka lan dhe bythen!” Edhe puna e arabeve !
Qatari, ben mire te zhvilloje nje kampionat me deve , si KAFSHA simbol e tyre. Futbollin nuk e ben vetem paraja.kane 1o vjet qe po investojne te Mancester Siti milione e miliona $ dhe rezultati ne champions nuk kualifikohen as edhe ne grup Futbolli ka lindur ne Europ dhe aty shijohet. Cdo futbollist ne bote ka nje ender te lozi ne Europ, me cdo lloj klubi. Nuk kemi pare e degjuar qe ndonje futbollist edhe i kategorise amatore te kerkoj te luaj ne vendet Arabe Tobe tsrafullah . champions Lig ka qene dhe do te jete i vertete vetem ne Europe