Krujf tallet me Çakir: Para një jave e njihte vetëm e ëma

12 Mars 2013, 14:19Sport TEMA

Johan Krujf nuk ka ngurruar të kritikojë UEFA-n për përzgjedhjen e gjyqtarit turk Çuneit Çakir për ndeshjen mes Mançester Junajtid dhe Real Madrid, të përfunduar 2-1 për spanjollët mes polemikave pikërisht për shkak të arbitrimit të këtij gjyqtari. Legjenda e futbollit holandez mendon se një ndeshje kaq e madhe meritonte një emër më të rëndësishëm.

“Nuk e kuptova përzgjedhjen e këtij personazhit turk për një ndeshje kaq të madhe. Vetëm nëna e tij e njihte para kësaj ndeshje. Pyes veten se si u përfundua të kjo përzgjedhje”.

“Ne të gjithë e dimë se si janë këto dy skuadra dhe se Real Madrid shpesh e ekzagjeron me gjërat që bën në fushë apo me reagimet. Këto janë gjëra që një gjyqtar duhet të dijë të menaxhojë. Miku ynë turk nuk ishte më i përshtatshmi për një situatë të tillë”, ishte kritika e legjendës së futbollit holandez.

Gjyqtari Çakir ka marrë kritika të shumta për drejtimin e ndeshjes së fituar 2-1 nga Real Madrid për shkak të kartonit të kuq që dha ndaj portugezit Nani, ndërsa pretendohet se masa ndëshkimore ndaj tij ishte shumë e ashpër, pasi mesfushori i Mançester Junajtid nuk bëri faull me qëllim kundër Arbeloa.

8 komente në “Krujf tallet me Çakir: Para një jave e njihte vetëm e ëma”

  1. kinezi says:

    diku tjeter e ke hallin z.johan pa lere turkun ti?!te dhem shume kulifikimi i Realit duke pare qe barca eshte me nje kembe ne var.

    1. raimondi says:

      Po ca rendesi ka se kush e njifte _-E rendesihme eshte qe vendimi i Cakir ishte i drejte……

  2. gjergji says:

    Zoti Krujf, keni shume te drejte por po te ish gjyqtar tjeter Murinjo do bente namin;kurse ne kete ndeshje qeshte si idiot;Palaco trainer

  3. genti says:

    ore thuaje troc nuk bejne turqit per keto pune po mire qe i nxori te kuqen dhe nuk nxori pistoleten ta vriste se islamiket ….. vetem dhunen njohin.

  4. kelmendasi says:

    Futbollisti Nani ne nderhyrjen qe beri ka bere dy gabime
    1-Nderhyrje e rrezikshme pamvarsishte me qellim apo jo denohet me karton te kuq
    Ne fakt Nani hyri me qellim ta pengonte topin se Ai e pa mire Arbeloan
    2- Stimuloji sikur u demtua kur me Arbeloan pati kontakt vetem takat e kepuses dhe Nani po qendronte shtrire te cfajsohej.
    I vetmi qe e kuptoji veprimiin e Nanit ishte Van Persi.Ne perpjekje te shmangete kartonin e kuq per Nanin prej gjygjtarit Van Persi me levizje dhe fjale me sa duket i tha :E pe mire nderhyrjen.Ketu nuk e kishte fjalen se beri faull Arbeloa.Po te pyetet me sinqeritet Van Persi dhe lojtaret e Mancesterit duhet ta pranojne se Nani mori ate qe meritoji.
    Nderhyrjet e rrezikshme denohen me karton te kuq edhe po nuk e vrave lojttari per vdekje.Krojff flet me inat

  5. gegetoske says:

    Sqarim Gentit! Historia boterore njeh se gjakderdhesit me te medhenj te te gjithe kohrave kane qene. Katoliket, ortodokse e protestante. LEXO HISTORINE. Besoj se ua ke pare hajrin TURQVE!

  6. england says:

    Te madhin Johan Krujf ja vlen te kesh respekt per artin dhe spektaklin qe ka dhene ne fushat e lojes,persa i perket ketyre deklaratave me ngjason me Dash Sulen e peqinit!Nuk mund ti servilosesh duke shajt Cakirin,Barcelones.Punove aq shume per ate klub dhe ne fund te futen gozhden o Johan,ne pergjithesi keta ish futbollistet e medhenj vuajne nga deliri i madheshtise,Krujfit i duken turqit si pabuksa!Interesant eshte komenti i Kelmendasit!do beje mire t’ju largoje komenteve politike,qendro ketu se qenka fusha jote.

  7. Hehe says:

    Johan pyete gruan se ndoshta edhe ajo e njihte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje