Miku i Pistorius ngre alarmin: Po mendon vetëvrasjen

11 Mars 2013, 14:09Sport TEMA

Një nga miqtë e Oskar Pistorius ka paralajmëruar se atleti paralimpik është “shumë pranë vetëvrasjes”, ndërsa ka filluar të shesë të gjitha pasuritë e tij, përfshirë edhe disa kuaj garash, për të përballuar shpenzimet e gjyqit ku akuzohet për vrasjen me paramendim të së dashurës së tij, Riva Stenkamp.

Miku i ngushtë i tij, Majk Azi, ka treguar dëshpërimin e Pistorius, i cili në këto momente po mendon vetëm si të mbledhë sa më shumë para për gjyqin dhe është i dëshpëruar për mënyrën se si kanë rrjedhur gjërat në jetën e tij.

“Ai gjithmonë e përmend Riva dhe na thotë të lutemi për të dhe familjen e saj. Duhet ta kuptoni të gjithë se ne jemi shokët e tij dhe duam ta mbrojmë atë. Atij i ka ikur besimi në vetvete dhe këtë e kupton nga toni i zërit. Ai duket si një njeri që po ecën rreth e rrotull pa e ditur se ku do të përfundojë”.

“Vetëm nga biseda me të mund të them se ai është një njeri i dëshpëruar dhe do të shkoja deri aty sa të konfirmoja se ai është shumë pranë vetëvrasjes. Kjo situatë më shqetëson shumë”, tha Azi për mikun e tij në një dokumentar të prodhuar nga BBVC.

Sipas gazetarëve të këtij dokumentari, policia afrikano-jugore tani po dëgjon të gjitha telefonatat e shkëmbyera mes Pistorius dhe Stenkamp në ditën kur atleti e qëlloi atë me armë në vilën e tij, ndërsa pretendonte se e kishte ngatërruar me një hajdut që i kishte hyrë në shtëpi./lajmeshqip

4 komente në “Miku i Pistorius ngre alarmin: Po mendon vetëvrasjen”

  1. Shtegtari says:

    Ne hale s’ka shkuar? ç’po pret akoma? Vrau ate alamet goce dhe sepse eshte i pasur gjykohet i lire sikur te kishte vrare nje qen (siç po “gjykohen” Prendi e Llupo ketu ke ne)

  2. anticensurë says:

    “se ai është shumë pranë vetëvrasjes”,bravo për ti shtrënguar dorën!
    ç’të keqe ka mor shoku i pisqollës??

  3. Pilo Lala says:

    Cfare alarmi ka ketu?
    Po vrau veten , do uli shpenzimet e shtetit per gjyqin.
    Ai zagar nuk kishte turp kur genjeu, dhe vrau nje vajze te re.
    Ky do i beje nder Afrikes Jugut po vrau veten. Nje plehre me pak.
    Pse nuk e beri diten e 8 Marsit vetvrasjen te pakten?

  4. edi toronto says:

    EPO PILO LALA NGA LOPCAR HOMOSEKSUAL …LE QE JENI GRUP ME ANTICENSUREN DHE ME SHTEGTARIN GRUP ME HORMONE TE NGATERUARA U FIS BARINJESH ZGJIDHET DEMOCRACIN TUAJ DHE TANI PO ZGJIDHNI DHE HALLET E AFRIKES …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje