Valdano: Sa e paskemi nënvlerësuar trajnerin te Barça

9 Mars 2013, 15:29Sport TEMA

Ish-drejtori sportiv i Real Madrid, Horge Valdano, beson se humbjet e fundit të Barcelonës ndaj Real Madrid dhe Milan kanë dëmtuar shumë rëndë vetëbesimin e Barcelonës. Ai është shumë kureshtar të shohë se si do të reagojë skuadra në ndeshjen delikate të mesjavës kundër Milanit, ku katalanasve do t’u duhet të përmbysin një humbje 2-0 nëse synojnë të kalojnë turin në Ligën e Kampioneve.

“Besimi i Barcelonës ka përfunduar në humnerë brenda javës”, tha Valdano për “Marca”. “Askush nuk e di se si Barcelona do t’i përgjigjet këtyre vështirësive, pasi ata nuk janë ndeshur kurrë më parë me të tilla. Ndoshta ne të gjithë e kemi nënvlerësuar shumë rëndësinë e një trajneri te Barcelona”, vijoi ai, duke iu referuar mungesës së Tito Vilanova që gjendet në Nju Jork për çështje shëndetësore.

Më pas, Valdano komentoi edhe kalimin e turit në Ligën e Kampioneve nga Real Madrid, duke kritikuar Mançester Junajtid që qëndroi shumë pasiv pas shënimit të golit.

“Kur ata shënuan golin e avantazhit, thjesht u kthyen mbrapa dhe pritën, por harruan se kishte mbetur edhe shumë kohë. Ndaj ishte faji i tyre që u eliminuan”, ishte komenti i Valdanos./lajmeshqip

4 komente në “Valdano: Sa e paskemi nënvlerësuar trajnerin te Barça”

  1. raimondi says:

    Trajneri eshte gjysma e ekipit ne cdo ekip, dhe Barca nuk ben perjashtim nga ky percaktim

    Ne kemi ne kombetaren tone nje trajner sharlatan , dhe ai e ben cdo gje hale

    Lojtaret tane jane te mire, dhe per grupin tone ne kemi lojtare cilesore …por drejtimi teknik i ekipit tone nga De Biazi eshte medioker , per mos thene deficent fare…

    1. Argita_B says:

      Lojtari m e mire i kombtares luan rezerve te Lazio, ke lojtar ke te mire ti e ta ka fajin trajneri!! Ne shqiperi nuk ka me futboll se mungon formimi shkolla, mungon infrastruktura, presidente te klubeve jane sharlatane qe nuk kane lidhje me futbollin po me boten e krimit basteve.

  2. Special_Boy says:

    Lojtaret e barcelones nuk kan tranjer per ate humbasin, lojen qe bajn ato e bajn sipas mendjes vet, lujn si ti teken, si me qan tu lujt ne rrug, qe kemi pas lujtur dikur. Barcelones i duhet orgjentish nje tranjer per te marr thkesen e madhe, per te vazhdur si ka qan kampion. Edhe pse sjam tifoz i barcelones por e adhuroj lojen si lujn kur ka qan pepe guardola dikur tranjer. Edhe i uroj sherim sa me shpejt tranjerit titos qe ndodhet ne new york.
    Kisha dy fjal per komentues mikun ”Raimondi” mos u ba laper vlerso temen edhe pergjigju temes, mos fut hundet edhe me e nzerr tek skuadra kombtare jone shqiptare. Mos valle edhe Sali Berisha qe kemi skuader te keqe, apo Edi Rama?? Po te them mos u ba laper me sensin edukativ edhe perfesonial.

  3. Prizreni says:

    “Special Boy” shko ne ndonje kurs te gjuhes shqipe,dhe pasi ti kesh marre njohurit fillestare te te shkruarit dil pastaj dhe komento. Hajt lum baca…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje