Suarez dyfishon rrogën me gola

8 Mars 2013, 13:47Sport TEMA

Luis Suarez tashmë përfiton 120 mijë paund në javë te Liverpuli, pasi ka arritur të rritë me 50% rrogën e tij falë numrit të lartë të golave të shënuar në këtë sezon. Uruguaiani është lojtari i ri që përfiton nga ajo që quhet “rrogë me incentiv”, të vendosur nga klubi për të përmirësuar paraqitjet e lojtarëve individualisht.

Rroga bazë e sulmuesit është 80 mijë paund në javë, por tani ai ka arritur ta rrisë atë në 120 mijë paund në javë. Kjo është meritë e bonuseve të përfituara nga 26 vjeçari që ka shënuara 21 gola në 27 ndeshje në kampionatin anglez, pa harruar 7 të tjerë në Kupat e ndryshme ku Liverpul ka marrë pjesë.

Pronarët e rinj amerikanë të skuadrës kanë bërë të qartë se nuk do të tolerohet më sistemi i rrogave të viteve të fundit, ku lojtarët përfitonin shuma të larta edhe pa dhënë kontribut për ekipin. Ndaj ata kanë vendosur në kontratat e reja individuale të futbollistëve incentivë të rëndësishëm në bazë të numrit të ndeshjeve të luajtura në sezon, golave të shënuara apo rezultateve pozitive të ekipit. Këto bonuse janë relativisht të mëdha dhe nëse një futbollist mund të paraqitet mirë, si në rastin e Suarez, do të ketë rritje të ndjeshme të rrogës.

Në kontratat e të gjithë futbollistëve të Liverpulit figuron një bonus i veçantë nëse ky ekip fiton trofe, por shifra vazhdon të mbetet e fshehtë për sa kohë që ekipi nuk arrin të shprehet ende në nivele aq të larta, ndonëse ka lojtarë të klasit botëror si Xherard e Suarez./lajmeshqip

1 komente në “Suarez dyfishon rrogën me gola”

  1. USA KSA AL says:

    E lojtaret ne mbrojte hhaha ata paskan me lan mbrojten te boshatisur e vetem ne sulm paskan me nejt hahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje