Ish-ylli i kombëtares gjermane, Mikael Balak, mendon se emërimi i Pep Guardiolës si trajneri i ardhshëm i Bajern Mynih, po dëmton punën që e shkëlqyer që po bën Jup Heinkes me skuadrën bavareze. Sipas Balak, të gjithë po nënvlerësojnë atë që po bën trajneri gjerman këtë sezon, duke menduar vetëm për sezonin e ardhshëm kur spanjolli të ulet në pankinën e skuadrës.
“Sipas mendimit tim, kjo është mungesë respekti ndaj Jup Heinkes. Shtypi po përqendrohet te Pep Guardiola por nuk po vlerëson punën që po bën trajneri aktual. Ai e përballon situatën me dinjitet pasi nuk është e lehtë që të përballesh çdo kohë me këtë temë. Ai e motivon skuadrën sikur kjo temë të mos ekzistonte ndaj duhet që të gjithë ta lavdërojmë deri në ditën e fundit të punës”, komenti ish-mesfushori gjerman.
“Bajerni po luan një futboll të shkëlqyer ndaj edhe për Pep Guardiolën nuk do të jetë e lehtë të kalojë çfarëdo që ky klub të fitojë në këtë sezon. Ai është një trajner i shkëlqyer dhe ka pasur sukses të jashtëzakonshëm. Por ne duhet të vlerësojmë punën që po bën Heinkes”, ishte komenti i Balak që ka luajtur nga viti 2002, deri në vitin 2006 me fanellën e klubit bavarez.
Heinkes shume i Suksesshem ,i pa kuptimte zvendesimi i tij me Guardiolen!
Shko ore Ballak ti do trajner per zonjusha jo per futbollista.