Matri-Kualjarela, Juventusi bën detyrën me Sëlltikun

6 Mars 2013, 23:18Sport TEMA

Juventusi është kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka kaluar pa vështirësi Sëlltikun, duke fituar edhe ndeshjen e dytë më rezultatin 2-0, pasi kishte arritur një sukses 3-0 në takimin e parë të luajtur në Skoci.

Ndonëse trajneri Antonio Konte kishte përdorur një rotacion të ndjeshëm të lojtarëve, italianët kanë treguar përsëri se ishin shumë më superiorë se skocezët, siç e provon fakti se kanë shënuar me gjuajtjen e parë në portën në minutën e 24-të të takimit, me anë të Alesandro Matri.

Më pas, ata janë tërhequr disi dhe kanë administruar qetësisht avantazhin, duke parë se Sëlltik e kishte të vështirë të krijonte shumë raste të rrezikshme. Më pas, në pjesën e dytë, falë një kombinimi perfekt Pirlo-Vidal, topi përfundon te Kualjarela që nuk e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës me portën e boshatisur kur shënohet minuta e 68-të. Ky gol praktikisht mbyll sfidën, pasi dy skuadrat thjesht shtynë minutat e mbetura të kësaj ndeshje ku kualifikimi i Juventusit nuk u vu asnjëherë në dyshim./lajmeshqip

3 komente në “Matri-Kualjarela, Juventusi bën detyrën me Sëlltikun”

  1. TOTILA says:

    Gjithe pergjegjsia bje tek U.E.F.A qe nuk perdor filtrin ,qe ne fillim dhe qe lejon te kalojne turet e metejeshme ekipe te tilla “KREVATI ” si LLASTIKU i GLLASGOUT apo GJAHTARET E DONIT TE TRAZUAR .Dhe nga ana tjeter skualifikon ,te pakten CHELSEAN ,dhe nga ato qe pame SAKRIFIKON DHE PERPLAS QE NE FILLIM EKIPE QE MUND TE LUANIN NE GJYSEM -FINALE .Nuk dua te gjykoj ndeshjen e djeshme MANCHESTER -REAL ,as gabimet e arbitrit .POR sot mu duk se tek JUVJA PASHE TE NGJALLEN (JO AQ TE FORTE SA ISHIN DIKUR ) FANTAZMAT e ZOFFIT, GIENTILES , CABRINIT ,SCHIREAS , TARDELIT apo dhe te ROSSIT ne vitet 1978-1982. Pamvaresisht se nuk eshte me ekipi i dikurshem 1978-1982 apo 2002-2006 ,une mendoj se cdo ekip jo ITALIAN do t’a kete shume te veshtire me PERFAQESUESIT ME AUTENTIKE TE KATENACIOS .Do te deshiroja nje perplasje JUVENTUS -REAL ,gje te cilen e kam parashikuar qe ne daten 13;02.2013. Por besoj se edhe per ket sfide NE SE ZHVILLOHET U.E.F.A ka gati SKENARIN E RADHES dhe nuk ka rendesi ne se uvertura do te jete BARDH E zi APO ME NGJYRA .JUVENTUSI eshte shume i varfer ne KUPA KAMPIONESH ,por eshte i vetmi KLUB NE BOTE PER TE GJTHA KOHRAT QE I KA DHENE KOMBETARES AZURRE PER 4 HERET QE KA DALE KAMPIONE BOTE 24 LOJTARE TE FORMACIONIT BAZE ME TE CILEN AJO FILLONTE NDESHJET .Me gjeni ju lutem nje ekip tjetr si ky ne bote qofte SANTOSI ,BAYERNI apo RIVER PLATE .AH…….po eshte nje hije qe po e ndjek,, BARCELONA por dhe asaj do t’i duheshin 2 dekada per ta mundur JUVENTUSIN ne kete REKORD ne se vrapon me ritmin e 2008-2012!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Per kete dhe shume te tjera, i dhane nofken Zonja e Vjeter.
      Por une shoh nje Juve te ringritur

    2. Bono says:

      me vjen keq Totila por deshira juaj nuk do te plotesohet….Juventusin e ke perballe Bayern Munchen dhe Reali do jete perballe Borussia Dortmund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje