Reali, në çerekfinale me ndihmën e arbitrit

5 Mars 2013, 23:37Sport TEMA

Real Madrid ka kthyer fatin e një sezoni që dukej i dështuar kur brenda një jave ka shkuar në finalen e Kupës së Mbretit duke eliminuar Barcelonën që dukej e pandalshme dhe më pas ka kaluar në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve duke eliminuar Mançester Junajtid me një sukses 2-1 në “Old Traford”. Por për suksesin evropian, madrilenët duhet të falënderojnë pjesërisht edhe gjyqtarin turk Çuneit Çakir, i cili ndikoi në fatin e ndeshjes me kartonin e kuq të padrejtë që i dha Nani në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 1-0 për anglezët.

“Djajtë e kuq” dominuan pjesën e parë dhe krijuan raste më të mira për të shënuar golin e avantazhit, ndonëse Ferguson çuditi të gjithë duke lënë Uejn Runin në pankinë. Nga ana tjetër, Kristiano Ronaldo nuk u duk në nivelin e tij më të mirë, ndoshta i prekur nga pritja shumë e ngrohtë që i bëri publiku i ish-skuadrës së tij me një duartrokitje të gjatë si të ishte ende një futbollist i skuadrës angleze.

Me fillimin e pjesës së dytë, Mançester Junajtid gjen edhe golin e avantazhit, pasi Serxho Ramos devijon në portën e vet një top në qendër të Uellbek. Duket se anglezët i shkojnë shumë afër kualifikimit, por aty hynë në skenë gjyqtari Çakir, i cili nuk ngurron të nxjerrë nga loja me karton të kuq mesfushorin Nani për një faull ndaj Arbeloas, një vendim shumë i ashpër duke parë se ndërhyrja e portugezit ishte e paqëllimshme.

Mançester Junajtid humb qetësinë dhe nga kjo përfiton Reali që kthen fatin e ndeshjes brenda pak minutave. Fillimisht është Modriç që shënon me një gjuajtje në hyrje të zonës, ndërsa më pas është pikërisht ai, Kristinao Ronaldo, që gjeti golin e dytë i cili praktikisht siguroi kualifikimin.

Tashmë Reali pret i qetë emrin e skuadrës që do të ketë përballë në çerekfinalet e turneut, duke qenë i ndërgjegjshëm që sapo ka larguar nga aktiviteti një nga skuadrat më të kompletuara, duke fituar atë që jo rastësisht u etiketua si finalja e parakohshme.

11 komente në “Reali, në çerekfinale me ndihmën e arbitrit”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Loja ishte e bukur, ishte nga ato ndeshje qe do mbahen mend, Arbitri, beri me te keqen, beri qe ta ndryshoje lojen komplet, por perseri Reali ishte me mire dhe per mua e meritoi fitoren, vetem ai Morinjo doli rrens, se deklaroi se po te kualifikoheshte, do te bente nje sprint 100 meter para tifozeve, por se beri.
    Hajde maji tani madrilenet.

  2. england says:

    Gazetar te nderuar te Temes ci keni keto shprehje te tipit:nderhyrja e portugezit ishte e paqellimshme!!!Po ta banalizojme situaten do beja nje krahasim me vendimin qe dha gjykata per 21 janarin kur tha se u qellua por pa e ditur se kundrejt kujt!Prendi pra nuk e njihte personin qe e la te vdekur.Ndersa Nani per nje pellembe mund ti kishte nxjerre syrin Arbeloas,pamvarsisht faktit se e njohu,apo nuk e njohu se kush ishte,shkelmi qe ngriti 2 metra nga toka ishte perballe kundershtarit,dhe kartonet ne te tilla raste denojne veprimin,dhe jo hamendesite se e pa lojtarin,po nese do kish nje pjestar te ekipit te tij me bluze te kuqe,do e kish ulur kemben Nani?.Lojtaret e Realit pamvaresisht faktit se luftojne fort,ne perballje me Barcen jane ndeshkuar me te kuq dhe per ca stimulime flagrante si te Pedros,apo dhe Sergio Busquets,e si kjo nderhyrje mos ndeshkohej me te kuqe,nese flasim pastaj se ndeshja do kishte me teper spektakel nese do mbaronte me te njejtin numer lojtaresh nga te dyja ekipet,ky eshte tjeter hesap.Kur mbaroi ndeshja ne studion e kanalit ITV 3,te ftuar ishin Roy Keane Gareth Southgate,dhe dikush tjeter.Ish lojtari i Manchesterit Keane deklaroi se ishte penallti,ndoshta gjyqtari mund te na kish kursyer tha ai,por Nani e meritoi kartonin,ndersa Southgate duke thene was right decision,ne nje fare menyre nuk beri asgje me teper vetem tha nje te vertete qe ndoshta “vret” vete anglezet.Futbolli prandaj eshte i bukur se vendimet merren ne te 100 e sekondes,edhe pse keto vendime mund te ndikojne ne rezultatin e ndeshjes.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Ti mor djale qysh ne fillim je komplet anapullo, (gabim) se ne vend qe te vesh nje nick portugez, na del me nje nick englant me na hudh hi syve, se je i paanshem. Gabimi pare kjo.
      E dyta, ndeshja ishte Real-Mancester, dhe jo Real-Barcelona, keshtu qe duhesh te japesh opinion per ndeshjen Real-Mancester.
      Megjithese karakteristika e Ser Alex Ferguson, eshte qetsia dhe urtesia, dje e pame per here te pare gjate karieres se tij, te dale nga vetja e tij, te egersohet dhe kjo se albitri turk, nxorri lojtarin kyc nga loja me pa te drejte, gje qe u pranua, edhe nga Morinjo, por qe po diskutohet nga te gjithe ekspertet e futbollit boteror, si karton i kuq i dhene me pa te drejte.
      Vertet loja ishte shume e bukur, por arbitrimi ishte shume i dobet.
      Deri ne daljen ma karton te kuq te Nanit, lojtarit kyc te ndeshjes, rrezikshmeria e Mancesterit ishte shume e larte dhe shume shpejt do te vinte goli i dyte, se te kam thene njehere ne ndeshje te ketilla, nje gol, ben diferencen, dhe nuk eshte e veshtire te besh edhe tre mbrapa, se nuk kane me vlere.
      Prandaj o portugez i fshehur, mos na dil ekspert atje ku ske takatin.

  3. Ti qe ke bere komentin e ndeshjes, duket qe je tifoz ianglezeve , si nuk ishte per te kuqe cfare duhe te bente me shume me i pre koken?

  4. Aleanca says:

    ABSOLUTISHT I GABUAR TITULLI! Jam tifoz i Romes por qe te jesh objektiv, pa u ndikuar nga idiotlleqet e komentatoreve te huaj apo shqiptare, Reali nuk vodhi asgje! Arbitri turk duhet ta linte Mançesterin me 10 lojtare pak me parpara, kur Rafael priti me dore nje goditje me koke te Higuain, goditje qe i ishte drejtuar rrjetes. Pasojat me rregullore ne dore do te ishin te qarta: karton i kuq per lojtarin brazilian te anglezeve dhe 11 metersh per spanjollet. Me kartonin e kuq drejtuar atij mistrecit te zi portugez, Nani, vetem sa u vu pak drejtesi, asgje me teper. Natyrisht anglezet do te llomotisin gjate kunder arbitrimit se siç duket “fair play” qe u kerkojne te tjereve, nuk vlen shume kur behet fjale per ta, por per nje sportdashes te paanshem, rezultati qe shume i drejte.

  5. Reali e meritoi fitoren, pavarsisht gabimit te arbitrit i cili nuk ishte aspak i drejte per NANIN ,ishte nji neshje spektakolare ,nji neshje qe ka me u majt mend shume gjate ne historine e futboolit …..hala madrit

  6. Iden Tikit says:

    Shumica e gazetave (jo-shqiptare) sot shprehen qe kartoni i kuq ishte i tepruar, Nani kishte te drejte te mundohej te kontrollonte topin, dhe e shoqeroi pa pare kush vinte nga mbrapa. Karton i verdhe do kishte qene me me vend. Mourinho u shpreh se skuadra me e mire humbi dje. Reali duhet te falenderoje jo vetem arbitrin po edhe portjerin, me perjashtim te 10-15 minutave fill pas kartoni, rastet me te mira i pati Manchesteri.

    E megjithate, megjithate, prape them bravo Realit, kjo eshte loja e futbollit dhe Manchesteri nuk ankohet dot shume.

  7. bobi says:

    Kartoni i kuq i Nanit mese i drejte. Rregullat jane per tu zbatuar dhe kartonat e kuq per tu dhene jane. me falni cfare doni ju qe te bej nji lojtar per te merituar kartonin e kuq, thyrje kembesh apo me e lon vdek. Ajo nderhyrje ishte e para me shume vonese,pa lidhje me topin dhe e dyta takat e lojtarit ne brinjet e arbeloas.

    Per kujtese. Riberi me nje shkelje ne kavilje qe i beri lojtarit te Lionit humbi finalen e championsit kunder Interit. ndeshjet e championsit nuk jane neshje te superliges te tipit laci me peqinin ku plas karateja si pa te keq.

  8. england says:

    Horri te kam thene edhe nje here tjeter se vendi yt eshte bulevardi!Jo te gjithe qe jetojne ne Angli medoemos jane tifoze te skuadrave Anglezeo njeri,sipas teje dikush qe jeton ne Pakistan duhet te beje tifo per Karachi Electrik(keshtu quhet nje nder ekipet)Dhe mundohu te ndertosh nje koment ose duke marre shkas nga artikulli,ose jep nje ide tenden te pavarur.Mos u mundo te krijosh komentin tend duke u bazuar ne ato qe them une,se do mbetesh gjithmone nje Horr Bulevardi.Kush je ti te gjykosh se cfare kam bere une gabim mor njeri i zotit?Dhe e fundit po te them se ca tipa si ty qe beni racistin duke komentuar per portugezet sikur te jene “kafshe” ju tregoni nivelin tuaj,e kupton more mjeran se cfare duhet te bente bota mbare kundrejt nesh si shqiptare,nese do mendonin si mendon ti…

    1. Horri i Bulevardit says:

      Me kenoqe me kete Karaci Elektrik, se vetem nga Pakistani skaisha idene se luhej futboll.
      Po ti thu se ishte i drejt nxjerrja e Nanit me te kuqe, pse si do qe te them une, se ke te drejt, hic fare ske te drejt dhe kaq, cao.

  9. FIER says:

    Une s’pashe asgje skandaloze ne nxjerrjen me te kuq te Nanit; ishte nje vendim qe linte hapesire per interpretim, por çfaredo lloj ngjyre te kishte patur kartoni, s’do te ishte aspak skandaloze! Skandaloze ishte taktika e mançesterit qe u mbyll me 11 lojtare ne porten e vet, ne fushen e vet ku me te gjitha rivalet angleze apo te huaja, sulmon si i çmendur nga minuta e pare deri tek e fundit. Siç duket kete radhe i ngeci gozhda ne sharre ngaqe e dinte fare mire se ishte inferiore ndaj Realit. Nje skuader superiore NUK LUAN kurre me kundersulm ne stadiumin e vet!
    Gjyqtari s’qe ne nivelin e duhur jo per episodin ne fjale, qe shume kolege te tjere te tij mund ta kishin gjykuar pikerisht siç u gjykua, me te kuq, por per faktin se nuk i la anglezet me 10 lojtare qe ne rastin e gjuajtjes me koke qe i drejtohej rrjetes, por qe u prit qellimisht me dore nga mesfushori Rafael. Rregullorja per kete rast flet per penallti dhe te karton te kuq. Ishte po ashtu edhe nje penallti per anglezet ne minutat e fundit per nderhyrje te gabuar te Ramosit brenda zones. Perfundimisht, gjyqtari s’ishte ne nivelin e duhur, por fitoi skuadra me e mire.
    Nga nje tifoz i Barcelones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje