PSZH ka kaluar plotësisht në qendër të vëmendjes në futbollin francez, falë ndryshimeve rrënjësore që ka bërë në vitin e fundit me investitorët e rinj dhe me emrat e mëdhenj të futbollistëve që po sjell herë pas here.
Ndaj për të prishur disi “monotoninë” e qëndrimit të skuadrës parisiene gjithmonë në faqet e para të gazetave, presidenti i kampionëve të fuqi të Francës, Monpelje, Luis Nikolin, ka ndër mend një ide mjaft origjinale.
“Për të mërzitur sa më shumë PSZH, unë do të isha gati të merrja si trajner Diego Maradonën. Me atë ne do të ishim gjithmonë në faqet e para të gazetave. Realisht që do t’i kisha thënë atij për të drejtuar këtu, por nuk e shoh atë të vijë te Monpelje dhe nuk kam forcën e sheikëve të Katarit për ta bindur”, tha 68 vjeçari i cili është një personazh mjaft interesant. Kur skuadra e tij u shpall kampione në Francë, ai nuk ngurroi të lyente kokën me ngjyrat e klubit.
Per mu me i mire eshte si tajner Bejkush Birce se Maradona.
Me aq pare sa jepen sot per futboll, ta bo Bejkushi skuadren ta con deri ne finale. Njeher ti gerthasi i shpeto shurra lojtareve.