Ferguson po “planifikon” të ndalë Ronaldon me sëpatë apo automatik

4 Mars 2013, 12:45Sport TEMA

Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, thotë se nuk është shumë i frikësuar nga forma e Real Madridit, e treguar së fundmi. Atë megjithatë e brengos forma që po tregon ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Real Madrit këtë javë ka mposhtur Barcelonën dy herë. E mposhti në “Camp Nou” në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës me rezultatin 3:1 dhe siguroi biletën për në finale me rezultat të përgjithshëm 4:2. Të shtunën madrilenët triumfuan në “Santiago Bernabeu” ndaj Barcelonës me rezultatin 2:1 në La Liga.

Me vetëbesimin e fituar pas dy triumfeve ndaj rivalit të përbetuar, Reali do të futet të martën në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales të Ligës së Kampioneve kundër Manchester Unitedit. Ndeshja e parë në “Bernabeu” ka përfunduar me rezultatin 1:1. Për Ronaldon do të jetë ndeshje e veçantë, pasi do të luajë në fushën në të cilën ka arritur majën si lojtar.

“Kundërsulmet e Realit në ndeshjen e së martës ishin fenomenale. Ne jemi në dijeni të kësaj dhe do të përgatitemi. Do të tentojmë të shënojmë një gol”, ka thënë Ferguson, transmeton “The Telegraph”.

Sa i përket planit për të ndalur Ronaldon, Ferguson është përgjigjur me humor: “Kam një plan. Quhet sëpatë. Plani B është automatiku.”

3 komente në “Ferguson po “planifikon” të ndalë Ronaldon me sëpatë apo automatik”

  1. kinezi says:

    pse smer mendimin e expetit TOTILA ketu te tema se ky i njeh mire portugezet dhe ua u di pikat e dobta!!!!!!!!!!????????

    1. hahahahahahaha pse dhe ne Kine e kan mar vesh qe TOTILA ka sher me portugezet,he mer Totil e paska mar vesh gjith bota c’far lloj budalle je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje