Morati mendon të shesë Interin

1 Mars 2013, 18:27Sport TEMA

Masimo Morati po mendon të shesë Interin. Presidenti i zikaltërve ka pranuar se e tërheq ideja për t’i dhënë lamtumirën skuadrës nëse gjen një person të besueshëm për t’ia lënë në dorë.

“Do ta bëj një gjë të tillë kur të jetë më e drejtë. Pas disa kohësh, është i nevojshëm një ndryshim fytyrash dhe nevojiten ide të reja”, deklaroi ai duke saktësuar se për momentin po kërkon ortakë, të cilët mund ta ndihmojnë për të ndërtuar stadiumin e ri, që është ëndrra e tij e vjetër.

“Kërkoj një partner që t’i jap 30-40% të kuotave të skuadrës dhe të më ndihmojë në ndërtimin e stadiumit. Është shumë e rëndësishme që stadiumi t’i përkasë Interit dhe të mos jetë i deleguar nga jashtë, por fatkeqësisht unë nuk merrem me ndërtime stadiumesh”, shpjegoi ai.

“E kam menduar të largohem, shumë shpesh. Por duhet të jetë momenti i duhur. Ideja për të shitur gjithçka më kthehet në mendje për shumë arsye, por pastaj më kujtohen tifozët dhe besimi që kanë ndaj meje”, deklaroi presidenti i Interit.
Por nëse vendimi për t’u larguar është një temë që mund të konkretizohet me kushte të caktuara, stadiumi duket se është objektivi që Morati i ka vënë vetes.

“Do ta bëjmë një stadium, më pëlqen modern por jo ultra-modern, duhet të jetë funksional dhe të përshtatet me stilin e qytetit. Më kanë paraqitur shumë projekte dhe një prej tyre më intrigon shumë”, pranoi ai.

1 komente në “Morati mendon të shesë Interin”

  1. test says:

    ik meso italisht pastaj perktheje lajmin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje