Ja si është skuadra e futbollistëve më të paguar në botë

1 Mars 2013, 14:36Sport TEMA

Gazeta portugeze “A’Bola” ka ndërtuar atë që cilësohet skuadra e më të paguarve, duke rreshtuar një formacion ku ka vënë në fushën e lojës sipas roleve futbollistët që përfitojnë rrogat më të larta në ekipet ku luajnë.

Në një rreshtim superofensiv 4-3-3, në fushë janë 11 lojtarët që në pozicionet e tyre, kanë rrogat më të larta, një përzgjedhje pozicionale që është bërë për të evituar që në formacion të shfaqen thuajse vetëm sulmues, pasi dihet që lojtarë të këtij reparti janë ata që kanë rrogat më të larta.

Në portë është Iker Kasijas, që njëkohësisht ka rrogën më të ulët të formacionit në fjalë me “vetëm” 6 milion euro në vit. Para tij, nga e majta në të djathtë janë Eshli Kol (12.4 milion euro), Xhon Terri (9.5 milion euro), Tiago Silva (9.8 milion euro) dhe Filip Lahm (10 milion euro), duke përbërë katërshen e lojtarëve më të paguar në botë sipas pozicioneve në të cilat luajnë.

Në mesfushën me 3 lojtarë dominon Mançester Sitit, që ka dy përfaqësueses, David Silva (13 milion euro) dhe Jaja Ture (13 milion euro), ndërsa lojtari i tretë i këtij reparti është Frank Riberi që përfiton 10 milion euro në vit.

Qendërsulmues nuk mund të ishte askush tjetër përveç Samuel Eto’o, i cili përfiton 20 milion euro në vit te Anzhi në Rusi. Mbështetës të tij në këtë repart janë Lionel Mesi me 15 milion euro në vit si dhe Kristiano Ronaldo me 10 milion euro në vit.

Në total, 11 lojtarët e formacionit më të paguar të përpiluar nga “A’Bola” përfitojnë 128.7 milion euro rrogë në vit.

8 komente në “Ja si është skuadra e futbollistëve më të paguar në botë”

  1. enea says:

    Lojtaret me skarco paguhen me shume….(pervec Ronaldos)

  2. cr7 says:

    ne fakt vetem cr 7 eshte plehre se casijas eshte portieri me i mire ne bote,tiago silva mbrojtesi me i mire,ndersa per Messin te duhet shume kohe ti numerosh trofete dhe rekordet…

  3. MARKA PALI says:

    O “ENEA “.Nuk ka ngel ne doren tande mor burr ,me gjyku se kush asht ma i miri . Ti ke mendimin tand ,por MESSI nuk ka nevoje per OPINIONIN TAT .Gjithe specialistat e botes ,gjithe trajnert e botes ,gjithe kapitent’ E EKIPEVE NE BOTE TASH e kater vjet ja kane dhane kunoren MESSIT ,prandaj nuk bajne efekt sharjet TUJA . AJ ,don apo nuk don TI asht ma i miri ne bote per te gjitha kohnat deri tash .A munesh ti ENEA , me m’gjet nja tjeter futbollist ne tane boten ,per t’a krahasu moshen E MESSIT 25 VJECARE i cili ka fitu te gjithe titujt ,3 CHAMPIONS LEAGUE ,5 LA-LIGA ,3 COPA DEL REY ,3 SUPER COPA EUROPE ,3 SUPER COPA per KLUBET NE BOTE , 2 SUPER COPA SPANJE .T e gjitha keto prej 2006-2012 !!!!! .Pranej tjeter her fol me kamb n’toke ,sepse bahesh i pa besushem dhe tifoz i keq . RONALDO asht i mire nuk po tham ,por VJEN MBAS MESSIT ,DHE do te jete pas MESSIT per aq kohe sa MESSI do t’luje futboll. Kurre mos u nis NGA 2 humbjet e BARCES sepse COPA DEL REY vlen sa 20% e LA-LIGES . Po ti tjetren a e din qe BARCA TASH 7-8 JAVE LUN PA TREJNER sepse ROURA SIC dhe e kena pa ,asht kokrra e budalles .

    1. Futbollisti says:

      Or Marka. Messi do jete me i miri ne bote athere kur te fitoj Kupen e botes. Numri nji eshte Maradona. Po mos te kishte messi Xavin Iniesten e te tjeret skishte per te bo gjo vete,sic nuk ka bo gjo me Argjentinen. Maradona e boni Napolin nga skuader provinciale ne superfuqi.

  4. TOTILA says:

    Une mendoj se me faktet qe ka dhene “MARKA PALI “,ua ka mbyllur GOJEN te gjithe “kundershtareve” .Per cfare KUPE BOTE behet fjale ketu more ZOTERI .Ne finalet e KUPES SE BOTES ekipi fitues zhvillon 7 NDESHJE .Po mire me cilin luante MARADONA ne vitin 1986 ,dhe me cilet SPURDHJAK LOJTARE LUAN MESSI ne 2010 DHE IRONIA eshte se trajneri i ARGJENTINES ishte pikerisht MARADONA , qe si futbollist me i MIRI I TE GJITHA KOHRAVE BETEJEN PER KUROREN E KA NE LUFTE ME MESSIN. A mund te ma krahasosh pak MARADONEN se cfare beri deri ne moshen 25 vjecare ? ASGJE .Koha tregoi se si trajner MARADONA ISHTE DESHTAK .Ivetmi futbollist ne bote qe ka shkelqyer si LOJTAR dhe SI TRAJNER ka qene FRANTZ BECKENBAUER (pamvaresisht se une nuk kam qene kurre tifoz i TIJ apo i BAYERNIT ,une e vleresoj)),DHE asnje tjeter. Po mire sa gola beri MARADONA me kombetaren prej 1980-1994 ,PRA PER PLOT 14 VJET .T’a them une ka bere 33 apo 34 .Sa gola ka bere MESSI me kombetaren prej 2006-2012 ,PER 6 VJET ,t’a them une 32 gola . Po nje gje eshte fakt qe cdo futbollist qe mbahet si me i miri ne bote SHPERTHIMIN E KA midis 26-30 vjec .Tjeter fakt :Po vitin e kaluar KUSH E NDIHMOI MESSIN ,kunder GJERMANISE , BRAZILIT ,ZVICRES ,+ 4 NDESHJEVE per eleminatoret e boterorit ne AMERIKEN LATINE ,QE NE 7 NDESHJE ,nga te cilat 4 jashte ARGJENTINES shenoi 12 GOLA ,INIESTA dhe XAVI ? Mos komento me tifozllek POR fol me llogjike dhe me fakte se keshtu behesh i besueshem. Nuk ka ngelur as ne doren TIME dhe doren TENDE te gjykosh MESSIN sepse ata qe e kane vleresuar DINE ME SHUME SE TY dhe se MUA ,DHE KANE TREGUES te tille MATES qe ty nuk do te vente mendja kurre deri sa te kesh fryme t’i gjeje . Te jap nje keshille . Jep mendimin tend te pamvarur POR te SUGJEROJ ,TE jesh gjakftohte dhe mos gjyko me tifozllek ,sepse si ty jane 30% e tifozeve te krejt BOTES kunder MESSIT ,kurse 70% E TIFOZEVE NE BOTE JANE ME MESSIN . TE UROJ GJITHE TE MIRAT !

    1. Futbollisti says:

      O Totila,nuk jam as tifoz i messit dhe as i Maradones por jam njohes futbolli dhe shume objektiv. Po leri statistikat e Leshit dhe behu objektiv edhe ti.
      1. Po flasim per futbollista dhe jo per cilesi tranjerash, kshu qe mos permen kot Maradonen tranjer.
      2. Ta them une dhe shume opinionista ne bote qe po te kishte Maradona ate skuader qe ka messi sot do kishte bo dyfishin e golave qe ka bo messi.
      3. Ne ate kampionat Leshi qe luan Messi cdo lojtar i mire ben gola sepse nuk luhet mbrojtje. Fakti qe Ronaldo ben gjithmone te njejtat gola sa edhe messi e verteton kete.
      4. Maradona ka lujt me nje provinciale miku im. Ti duhet ta dish qe ne itali ka shume politike ne futboll dhe Napoli ka shume kundershtar edhe jashte futbollit. Gjithashtu ne Itali te kercet shkelmi si pershendetje sa fillon loja.
      5. Ta them une faktin me domethenes qe ti nuk e permend. Ne 10 ndeshje ne Champion’s League Messi nuk ka bo asnje gol me skuadrat italiane me aksion. Dhe ka bo vetem 3 gola me penallti. Ky FAKT verteton ate sa thashe me siper qe ai ne itali do ishte nje lojtar i mire por kurresesi me i miri i botes.
      6. Maradona bente me topin car ti deshte palla. Ishte i forte fizikisht dhe luante edhe lojen ne ajer. Messin e ke si balerine.
      7.mos e hidh poshte prestigjin e kupes se botes se do te te qeshin njerezit. Kupa e botes e futbollit eshte trofeu me prestigjoz i globit mor zotri, eshte endra e cdo njeriu qe ka gjujt nje top futbolli ne jeten e tij. Ta them une qe messi mund te bej edhe 300 gola te tjera ne karriere, por po nuk fitoje kupen e botes do mbahet mend si lojtari qe shenoi shume por nuk arriti te behej asnjehere kampion bote.

      Leri tani faktet se edhe zgjedhjet Saliu i fiton por populli do te majten.

  5. Aleanca Gjinushi+Ngjela+Rama e Ruci, Boshti i FITORES. says:

    O TOTILA, per punen e perqindjes% ke fol drejt ,edhe SALI BERISHEN e perkrahin 70% e Shqiptarve, kurse Ramen vetem 30% qe fatkeqsisht ngelin Bythar.KSHTU ASHT MER LALE KUR NJERZIA FLASIN ME TIFOZLLEK, LEO MESI SOT PER SOT ESHT Nr 1 ne Planet, se ca bahet ma vone ja leme kohes, i dyti pa diskutim eshte Ronaldo,shkoni e hani Trahana tani ju Bytharet e Edvin Rames.

  6. Fatmire says:

    messi osht lojtari me i mir por nuk don me then se edhe ronaldo nu k din me lujt nashta edhe ronaldo din ma mir se messi ndoshta veq qe votojn me shum per mesin ai eshte me i miri ne bot nuk po thom se ronaldo o ma i mir se mesi as nuk po thom mesi o loajtar me i mir se ronaldo si lojtar i mir eshte diego maradona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje