Rrahje në ndeshjen e NBA-s (VIDEO)

27 Shkurt 2013, 18:38Sport TEMA

Thuhet se basketbolli është një sport me pak kontakte mes lojtarëve, por nuk ndodhi kështu edhe në ndeshjen e Indiana Pacers dhe Golden State Warriors, pasi disa lojtarë u përfshinë në një rrahje.

Sherri filloi në çerekun e katërt të lojës kur qendra e Pacers, Roy Hibber, goditi lojtarin e Warriors David Leen.

Në këtë rrahje u përfshinë dhjetë lojtarë nga të dyja ekipet, kurse më vonë kur u qetësua situata, nga loja u përjashtua Curry, kurse shoku i tij David West u ndëshkua me gabim teknik, së bashku me lojtarët e Warriors Lee, Curry dhe Klay Thompson.

Pacers në momentin e rrahjes ishin duke fituar me rezultat 95-85, kurse ndeshja u mbyll në favor të tyre me rezultat 108-97.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje