Ramon Kalderon, ish-presidenti i Real Madrid, është i bindur se Zhoze Murinjo do t’i bashkohet Paris Sent Zhërmen në fund të këtij sezoni. Sipas Kalderon, i cili preferoi të mos nënshkruante me Murinjon gjatë kohës kur drejtonte madrilenët, portugezi ka vendosur të ndjekë paratë, dhe jo të kthehet në Angli, siç deklaron shpesh.
“Real Madrid ka një problem serioz me sjelljen e Murinjos. Ne nuk jemi mësuar me një trajner që ankohet për gjyqtarët, UEFA-n dhe dëmtimet. Kjo është diçka që mua nuk më pëlqen. Ne jemi mësuar të flasim për atë që ndodh në fushën e lojës. Me sa duket po largohet dhe me shumë mundësi drejt PSZH. Ai thotë se do të qëndrojë por unë nuk e besoj një gjë të tillë. Gjërat kanë kaluar cakun dhe Real Madrid nuk dëshiron të pranojë më një sjellje të tillë”, tha ai, duke akuzuar direkt Florentino Perez si personin përgjegjës për këtë situatë.
“Shumë prej lojtarëve, sidomos ato spanjollë, nuk janë të lumtur me këtë lloj sjellje. Ata nuk janë mësuar me një gjë të tillë, nuk u pëlqen kjo sjellje. Unë kam thënë gjithmonë se ky është faji i Florentino Perez, pasi Zhoze Murinjo nuk po mashtron askënd. Ai nuk ka ndryshuar, gjithmonë është sjellë kështu. Kudo që ka qenë, është sjellë në të njëjtën mënyrë. Kur Perez firmosi me të, e dinte se çfarë po sillte në ekip”.
“Kur unë firmosa me Kristiano Ronaldon, po flisja me Horge Mendez që është menaxheri i të dyve dhe ai më fliste vazhdimisht për perspektivën e firmës me Murinjon. Unë mendova të njëjtën gjë që mendoj edhe tani, se në historinë e Real Madrid nuk kemi parë asnjëherë një trajner që vepron si Zhoze Murinjo”, deklaroi Kalderon.
O TOTILA, KE TE FALA NGA RONALDO!
MESIN NUK E PASHE GJEKUNDI ?
CR7 2 DHE BARCA 0
Totila: Me sakte
Barcelona 0 dhe Real Madrid 3
Ishte njoni qe kishte vesh bluzen e Mesit po nuk i afrohej fare :p
PO KE TE DREJTE . Une e kishja paralajmeruar 4 dite perpara qe PERANDORIA BARCELONA U SHKERMOQ . Nuk mundi te mbreteronte me .Ky eshte futbolli. REALIT i uroj tani suksese dhe ne champions league . I mirepres te gjitha “NGUSHELLIMET “nga te gjithe oponentet e MI . Nuk mund te luash kaq gjate pa trajner me zevendesin e ZEVENDESIT . Une ishja i habitur se si mundi BARCELONA TE SHKONTE KAQ GJATE .Gjithe trajneret e botes kane punuar dhe ja kane gjetur ILACIN .Nuk mund te luash kaq gjate me skemat e BARCELONES .Duhej aplikuar dhe e ” URUARA KATENACIO” . ME MIRE qe shkuan keshtu punet .BARCELONES I DUHET ME CDO KUSHT NJE KAPELLO apo LIPI . E megjithate RONALDA PRAPE NUK ME PELQEN . Ai pamvaresisht se si do te vene punet ne te ardhmen ,do te MBRETEROJA ,por gjithmone prapa MESSIT . Te jenio te bindur .Naten emire dhe gjume te EMBEL.
E dija qe BARCELONA DO ELEMINOHEJ ,ashtu sic do eleminohet DHE NGA CHAMPIONS LEAGUE . E kishja parashikuar 5 dite perpara dhe e dija se BARCELONA NDODHEJ DHE NDODHET NE PRESION . ZVENDES TRAJNERI ESHTE NJE IDIOT DHE NJE KUKULL ,bile jam i habitur se si BARCELONA NUK ESHTE RRAHUR ME PARE . tani e mbas humbjet e BARCELONES NE lLA -LIGA do te behen te zakoneshme dhe rutine .DICKA E MADHE DO TE KETE NDODHUR QE EKIPI NUK KA ME FUQI TE REAGOJ AS ME LOJE . Duhet sjelle ne BARCELONE URGJENTISHT KAPELLO ose LIPI . Nuk ka me tjeter zgjidhje .Ose do te ndodhe ajo qe kam parashikuar qe lojtare te BARCELONES DO TE SHPERNDAHEN SI CIFUTET NE SHKRETETIRE NE NDJEKJE TE GUARDIOLES ,TE CILIN E PRET TEK BAYERNI NJE DISFATE SI E BARCELONES . “I uroj me gjithe zemer REALIT SUKSESE NE CHAMPIONS LEAGUE , DHE ne anen tjeter lus ZOTIN QE NE TURIN TJETER TE TAKOHET ME JUVENTUSIN . BARCELONEN e eleminon dhe MILANI . Ata kane te keqen me te madhe qe nuk e durojne dot PRESIONIN . GRUPI I tyre po manifeston mungese deshire dhe kane jo KRISJE ,por CARJE . Dihet qe cdo fillim e ka nje fund te cilin vete VILANOVA E KISHTE PARASHIKUAR . Boll mbreteruan . Tani duhet te shohim se cfare menyre loje do te shfaqin ekipet EUROPIANE QE DO TE VINE NE NGJITJE PAS BARCELONES . Per nje gje jam i sigurte qe KATENACIOJA ITALIANE NE TE TILLA SFIDA NGELET ZGHJIDHJA ME E BUKUR ,ME PERFEKTE dhe qe asnjehere nuk i iken koha ,dhe asnjehere nuk del ‘JASHTE MODE ” .Ju uroj OPONENTEVE TE MI -GJUME TE EMBEL .
Haahah o vlla , Totila eshte fshehur, po vaj ton humbjen. Hajde Totila komento, mos e merr personale, po komentoj qe te nxis pak
Nuk e kuptoj kete renie te menjehershme te Barcelones!!!!????. Ekip qe jo vetem nuk pason me shume se tre here, por edhe nuk nderton loje, nuk reagon ndaj kundershtarit kur eshte ne disavantazh. Me duken lojtaret si te superiores tone. U habita qe zoterimi i topit qe u dha me titra pas ndeshjes ishte 68% me 32% ne favor te Barcelones!!. Mos eshte bere ndonje gabim nga regjia e transmetimit. Mua mu duk se ata nuk luajten fare me topin. Po te ishte ne kete moment 10 pike para ne LaLIGA, me siguri do ta humbiste kampionatin. Por ka dhjame nga faza e pare dhe do ta shtyje edhe kete vit. Milani fiton perseri ne Kamp NOU. Vitin e ardhshem Barcelona del ne vend te katert ne La LIGA. Pershendetje te nderuar bashkebisedues!
O madrilena, ja pate nje here katalanasve, dhe po kaloni ne ekstaze, sikur kini kryma ne bythe, prisni se futbolli ka dhe te mirat edhe te keqijat, dhe besoj se Barcelona do ta marre shume shpejt vehten.
Edhe dielli lind e perendon. keshtu e ka edhe barca. mua si tifoz futbolli me ka lene shume pershtypje Sir A.F me ManUTD. Ka fituar me te njejten skuader ne disa dekada dhe me lojtare te dryshem. ndersa barca ka vetem nje brez dhe kur te pensionohet ky brez do ta kete shume te veshtire per te fituar serish .
flini gjume ju te realit dhe per ca vjet ,se vec noi kupe po moret qe te jeni ne finale te superjupes me te paguar do keni fatin te shijoni,sa per barcen do flasim prape ketu do jemi,dhe me jordi ruren do i marrim kampionatet dhe skemi nevoje per deshtaje te stilit italian kapelo,lipi…
fantazia e tifozeve te barces ja kalon dhe skenarit me te mire te hollivudit,nuk ka llogjik qe para 90.000 tifozeve ekipi te shes ndeshjen(ne qoftese e ben eshte ekip ordineresh)duhet te pranohet nga te gjith se reali ka kohe qe ka gjetur celsin e zberthimit te kllounve katalan.vjet fitoj la ligen ne barcelon 1-2 sivjet mori 2-2 per la liga fitoj superkupen e spanjes po me barcen.pra ka 2 vjet qe para realit nuk eshte me ekip i madhe barca.murinjo kishte zberthyer deri ne detain me te vogel fshatin barcelon,presing te fort ne te gjith fushen dhe kunderzbritje rufe me 3 lojtar te shpejt.lexoni me mire shtypin catalan dhe pastaj beni komente.nuk mundet qe te luash te gjitha ndeshjet e sezonit me te njejten bertham dhe mos ti lesh yjet te pushojne ne ndeshje pa rendesi si ajo ndaj granades apo getafes.reali ngelet real,hala madrid!