Guardiola, i fiksuar pas jetës private të lojtarëve

25 Shkurt 2013, 14:50Sport TEMA

Pep Guardiola ishte një person i fiksuar pas jetës private të lojtarëve të tij te Barcelona dhe për këtë arsye ka përdorur shpesh shërbimet e një hetuesi privat për të parë si veprojnë ata gjatë periudhës së ditës dhe natës kur nuk ishin në klub.

Sipas “El Confidencial”, trajneri i Barcelonës urdhëroi kompaninë e hetuesve privatë, “Metodo 3”, që të vëzhgonte nga afër jetën e mbrojtësit Zherard Pike, sidomos lidhjen e tij me këngëtaren Shakira, pasi dyshonte se futbollisti ekzagjeronte me jetën e natës që pas kësaj lidhje sentimentale.

Sipas Ksavier Martorel, personit të cilit iu besua kjo detyrë mjaft e veçantë, Guardiola ishte i fiksuar që lojtarët e tij të kishin një jetë private sa më të qetë dhe të mos bënin jetë nate. Kjo është arsyeja pse trajneri herë pas here bënte telefonata surprizë në shtëpitë e tyre për të parë nëse gjendeshin atu po kishin dalë.

Por Pike nuk ishte rasti i parë kur ai përdorte hetuesit privat, pasi mediat spanjolle kanë zbuluar se para mbrojtësit, nën vëzhgimin e kësaj agjencie kishin përfunduar edhe Ronaldinjo, Deko dhe Eto’o.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje