Shteti amerikan kërkon 100 milion dollarë nga Armstrong

24 Shkurt 2013, 15:21Sport TEMA

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar se i është bashkuar një padie civile ndaj Lens Armstrong, sipas të cilës kërkohet një dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh nga ish-çiklisti amerikan. Departamenti i Drejtësisë në SHBA iu bashkua padisë së ngritur nga ish-shoku i skuadrës i Armstrong, Floid Landis, i cili pretendon se teksani ka mashtruar qeverinë amerikane kur po sponsorizohej skuadra “United States Postal Service” (USPS).

Padia civile kërkon dëmshpërblimin e trefishit të dëmit ekonomik, plus gjobat, ndërsa parashikon mundësinë që akuzuesi dhe dëshmitari kryesor, të fitojnë një pjesë nga këto të ardhura.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, sponsorizimi nga qeveria amerikane e USPS zgjati nga viti 1999, deri në vitin 2004, ndërsa u paguan 31 milionë dollarë vetëm për periudhën 2001-2004.

Tani shteti amerikan kërkon që ish-çiklisti të paguajë rreth 100 milion dollarë dëmshpërblim, pasi ai ka qenë figura kryesore që siguroi sponsorizimin shtetëror për këtë skuadër, me premtimet e fitoreve në Turin e Francës. Ky objektiv u arrit, por vetëm falë përdorimit të dopingut, ndërsa prokurori i çështjes, Ronald Maken, pretendon se në kontratat e nënshkruara mes palëve, ekziston edh premtimi se gjithçka do të arrihet në respekt të plotë me rregulloret, ku përfshihen edhe ato për përdorimin e dopingut që janë shkelur qartësisht nga Armstrong.

Ky është kapitulli i radhës në telenovelën e çështjes “Armstrong”, pasi ish-çiklisti amerikan bëri të ditur pak ditë më parë nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor se nuk do të bashkëpunonte në rrugë zyrtare me Agjencinë Amerikane Antidoping, USADA, për të zbuluar bashkëpunëtorët e tij. “Armstrong nuk do të marrë pjesë në përpjekjet e USADA për të kryer hetime amerikane me qëllimin e vetëm për të demonizuar individë të caktuar”, shpjegoi avokati i tij, Tim Herman.

3 komente në “Shteti amerikan kërkon 100 milion dollarë nga Armstrong”

  1. Kultura socialiste- says:

    Eeeee po tu vu AMERIKA mbrapa i qin nenen dhe Mero Gelbazes jo me Amstrongut.

  2. anticensurë says:

    shikoni ndryshimin e mentalitetit amerikan dhe atij shqiptar!
    amerikani të kërkon trefishin e asaj që të ka dhënë,për shakk të humbjes së emrit si shtet dhe për arsye të mashtrimit!
    shqipua asqë kishte për të thënë gjë vetëm “hecmo a i bone paret?çrëndësi se si i ke bo”!
    për shqipon e rëndësishme është të kesh bo shumë e shpejt!
    kurse për qeverinë,një pretendent për minimumi zv/ministër!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje