Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka provokuar Mançester Junajtid, duke deklaruar se kryesimi i tyre në kampionatin anglez ishte thjesht çështje fati dhe jo merite.
“Deri më sot, Junajtid ka qenë me fat rreth çdo gjëje. Ata kanë fituar shumë ndeshje në minutat e fundit, përfshirë atë kundër nesh. Ata e meritonin ta humbnin ndeshjen, por në fakt e fituan në sekondën e fundit. Mendoj se diferenca aktuale prej 15 pikësh nuk është e drejtë në këto momente”, tha Mançini.
Mediat angleze e kanë komentuar këtë deklaratë të trajnerit italian si një tentativë provokimi të hapur nga Aleks Ferguson, ashtu siç veproi një vit më parë Patrik Vieira që u tall me skocezin kur ky i fundit ktheu në skuadër veteranin Pol Skols.
Ndonëse situata është aspak e favorshme kur mbeten 12 javë nga fundi i kampionatit, Mançini nuk ka hequr dorë nga ëndrra e titullit të dytë kampion radhazi.
“Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë por nëse fitojmë 12 ndeshjet e fundit, gjithçka mund të ndodhë. Më kujtohet se te Interi, ishim 14 pikë sipër Romës në klasifikim, por pastaj e fituam titullin kampion vetëm në minutat e fundit”, shpjegoi ai.
Nqs e quan fat,atehere ok,Vizitohu dhe e mbyllim kete pune
je nje italian zemerplsur se sta varin as qente ne angli.je vetem llafazan e njeri i ulet per mos thene se je pede…..ast.ik nga faqja e dheut o i pa afte
SHikoje ne surrat dhe veri nje cmim. HUNDRED PERCENT VELLAI SIAMEZ I NDYRESIRES MURINJO !
Hajde shqiptar hesapi hajde.