Baloteli i lutet Sitit: Mos e shkarkoni Mançinin

22 Shkurt 2013, 14:54Sport TEMA

Mario Baloteli i ka bërë një thirrje publike drejtuesve të Mançester Sitit që të mos largojnë Roberto Mançinin nga drejtimi i kësaj skuadre. Sulmuesi italianë është i bindur se skuadra angleze, nga e cila u largua në janar, do të ketë suksese të garantuara nëse mban trajnerin italian edhe në të ardhmen.

“Nuk ekziston asnjë më i mirë se Roberto për Mançester Sitin. Për më tepër, lojtarët e duan atë. Nëse i pyet futbollistët se kë do të dëshironi trajner në sezonin e ardhshëm, secili prej tyre do të përgjigjej Roberton. Ai nuk është thjesht trajneri i tyre, por edhe miku i tyre”, tha Baloteli, sipas të cilit, Mançester Siti i detyrohet Mançinit për të gjitha sukseset që ka sjellë në këtë klub.

“Shihni suksesin që ka pasur Mançini, si Kupën FA apo kampionatin e parë pas 40 viteve. Edhe Aleks Ferguson nuk fiton trofe në çdo vit., por ai vazhdon të drejtojë në klub”, ishte shembulli që zgjodhi sulmuesi italian.

Në fakt, trajneri italian duket se nuk shqetësohet nga zërat e një largimi të mundshëm të tij, ndërsa po planifikon edhe merkaton e klubit për përforcime gjatë verës. Sipas mediave angleze, nga Mançester Siti do të largohen lojtarë si Maikon, Xholeon Leskot, Edin Xheko dhe Skot Sinkler, ndërsa po rishikohet paraqitja e Garet Berri, Havi Garcia, Aleksandar Kolarov dhe Samir Nasri, që rrezikojnë gjithashtu të nxirren në shitje pas tentativave të reja të klubit për të balancuar shpenzimet e tepërta me lojtarë që qëndrojnë në stol. Klubi do të ketë edhe 15 milion puand më pak shpenzime në fund të këtij sezoni, pasi të përfundojnë kontratat e Roke Santa Kruz, Uein Brixh dhe Kolo Ture.

Falë këtyre kursimeve, kampionët në fuqi të Anglisë pritet të bëjnë ofertat e tyre për të siguruar blerjen e Edinson Kavani nga Napoli, Maruan Fellaini nga Everton dhe Viktor Uaniama nga Sëlltik, për të cilët mendohet se në total duhen shpenzuar rreth 80 milion paund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje