Baloteli-Robinjo, spektakël edhe në tribunë (VIDEO)

21 Shkurt 2013, 14:30Sport TEMA

Mario Baloteli dhe Robinjo kanë qenë protagonistë në fitoren e Milanit kundër Barcelonës, edhe pse kanë ndjekur takimin nga tribuna e “San Siros”. Sulmuesi italian nuk mund të aktivizohej në Ligën e Kampioneve pasi kishte luajtur me Mançester Sitin, ndërsa Robinjo ishte i dëmtuar dhe nuk mund të luante në këtë sfidë.

Por kjo nuk i ka penguar ata të veprojnë si ultras të vërtetë në tribunën VIP të stadiumit italian, duke festuar si të çmendur suksesin e skuadrës së tyre ndaj Barcelonës.

Kamerat televizive kanë fiksuar momentin pas golit të dytë të shënuar nga Muntari, kur Baloteli, Robinjo dhe miqtë e tyre po festonin si të çmendur këtë sukses, ndërsa e dashura e sulmuesit italian, Fani Nguesha, bënte sikur nuk i njihte “të çmendurit” që po kërcenin pas krahëve të saj. /lajmeshqip

http://youtu.be/l-mzKzDvmcY

4 komente në “Baloteli-Robinjo, spektakël edhe në tribunë (VIDEO)”

  1. duka says:

    Papapapa,c’fare spetakli!!!Na dhjene ne breke!

  2. Pilo Lala says:

    Robinjho vetem kjo i ka ngelur, te shikoje si cunat e rinj lozin shume me mire se vete ai.
    Robinjho po feston ikjen e tij.

  3. bobi says:

    mix bythzinjsh…ske cfar pret me shum

  4. shqiptari says:

    Edhe une jam me Barcelonen, por fajin nuk e kane keta ezmeret. Gjetke duhet kerkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje