Ibra: Pas Muhamed Ali, jam unë më i madhi

20 Shkurt 2013, 02:15Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç, sa herë që bën ndonjë deklaratë, lëshon fraza të bujshme që më pas bëjnë xhiron e botës. Këtë radhë, ai e ka cilësuar veten si sportisti numër 2 në historinë e të gjitha sporteve, duke vendosur veten vetëm pas legjendës së boksit, Muhamed Ali.

“Muhamed Ali, idhulli im? Edhe unë jam më i madhi. A mund të ketë dy të mëdhenj? Jo?! Atëherë po themi se unë jam më i  madhi pas Ali. Jam prej thuajse 20 vitesh në autostradën e suksesit, duke ecuri gjithmonë e më shpejt”, ishte deklarata e sulmuesit suedez për revistën “11Freunde”.

Ai nuk ka hedhur poshtë edhe një të ardhme të mundshme në Bundesligë. “Nëse një ditë do të vija të luaja në Gjermani, do të ishte për Bajern Mynih. Më ka mbetur ende kohë për të luajtur në karrierën time dhe për mua, Bajerni është një nga 5 klubet më të mëdha në botë”, deklaroi ai.

Sipas mediave franceze, Ibrahimoviç pak ditë më parë ka refuzuar edhe shiritin e kapitenit te PSZH, pasi ka qenë i “indinjuar” për faktin që i është propozuar vetëm tani, pas dëmtimit të Tiago Silvas që është zgjedhur kapiten i parë i skuadrës franceze.

9 komente në “Ibra: Pas Muhamed Ali, jam unë më i madhi”

  1. Pelasgian says:

    hahahahahha…gjeja me e madhe qe ke eshte HUNDA !
    kur do te vije dita te fitosh cmimin – ” HUNDA E ARTE ” ?
    LooooooooooooooooooooooooooooooL !!!!

    1. Shtegtari says:

      E ka kaq te madhe sa shpesh bie “viktime” e gjyqtareve anesore qe ngrejne flamurin per pozicion jashte loje te tij… eshte pikerisht hunda ajo qe del jashte loje edhe kur pjesa tjeter e trupit ndodhet ne pozicion te rregullt….. hahahahahaha

  2. anticensurë says:

    kësaj i thonë të fluturosh me presh në bythë!

  3. Edlira says:

    ja dhe prova perfundimtare qe verteton se futbollistet jane “te goditur nga trute”…goditjet me koke te topit lene pasoja!!!

  4. Shtegtari says:

    Derr nga Bosnja do te mbetesh o Ibrahiiiim(o viç) jo ne Suedi po edhe ne Mars po te jetosh. Allahu (ekber) te ruajte, se mendja te ka lene, te vetmen pjese te shendoshe te truit e ke tek kembet

  5. Beso says:

    Evgjit nga bosnja eshte.

  6. labi says:

    Cfare ka per t’u habitur.Thjesht i pelqen vetja,eshte nje nga menyrat per te zgjedhur.Voton per veten e tij,shume demokratike,apo jo…?

  7. saliheqenefi says:

    Te me ndjesh por Aliu i madherishem nuk ishte hunder si ty qe ti te jesh i dyti

  8. Ramon says:

    Ibra ne radhe te pare duhet te lashe gojen kur flet per MUHAMET ALI SE TI NUK I ARIN AS TEK THOJTE E KEMBES dhe arsyja pse si sportist Aliu eshte shum here me i math ariti te mbante zgjojtur se takimet zhvilloheshi naten 5 kontinente sidomos ai iKINSHASES PER KAMPJON BOTE ,DHE NE KULTUR ka ditur te sillet me kundeshtarin dritarja e Aliut eshte shum e madhe domethen VETRATE. Aliu per tju kundervene luftes kriminale me vjetnamin preferoj te vente ne burg sesa te vriste ,me kujtohet dhe nje thenje lapidar e tij kunder racizmit ,ne nje plazh te FLORIDES ISHTE TABELA E NDALUAR PER TE ZEZAKET DHE çifutet. çifutet u bene bashk dhe e blene dhe ALIU vellezerve te tije dhe ne duhet te behemi bashke te shkaterojme racizmindhe qe eshte sot Obama e kane shtruar rrugen LUTER king, Aliu imath etj. KETU DUKET MADHESHTIA E MUHAMET ALIUT DHE VGELSIA E IBRES.ALIU nderoj dhe emrin nga krishter ne myslyman per mos tu bere bashke fajtor si te tjeret qe vrasin tere javen dhE te DJELEN FALEN NE KISHE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje