Manuel Nojer ka më shumë se 450 minuta që nuk ka pësuar gol, ndërsa nuk ka pasur nevojë të nxjerrë topin nga rrjeta në vitin 2013, pasi gjatë 5 ndeshjeve të luajtura në Bundesligë gjatë këtij vitit, nuk ka pësuar asnjë gol.
Pësimi i vetëm 7 golave në 22 ndeshje të kampionatit, ku vetëm 1 prej tyre është pësuar jashtë fushe, si dhe rreth 500 minuta pa bërë asnjë pritje për shkak se kundërshtarët nuk arrijnë deri në zonën e tij, kanë bërë që Manuel Nojer të fillojë të mërzitet.
“Disa herë mund të thuash se është e mërzitshme të jesh në portë te Bajern Mynih. Sekreti është se ne mbrojmë shumë mirë si skuadër. Mbyllim mirë çdo hapësirë dhe mund ta shihni vetë këtë gjë nga fakti se kemi pësuar vetëm 7 gola në Bundesligë në të gjithë sezonin”, tha portieri i cili për ndeshjen kundër Arsenalit do të veshe një dorashkë të veçantë me vetëm 4 gishta, për shkak të dëmtimit që pësoi pak ditë më parë dhe që do e detyrojë të mbajë dy gishta të lidhur bashkë.
Faktin se mbrojtja hermetike e Bajernit nuk bazohet te individët, por të loja e grupit, e ka pranuar edhe trajneri Jup Heinkes.
“Jemi përmirësuar në këtë sezon, jemi më të mirë në mbrojtje dhe në ndërrimin e pozicioneve. Gjëja që më kënaq më shumë është se çdo lojtar ka filluar ta kuptojë se duhet të mbrojë dhe të sulmojë. Çdo lojtar e bën një gjë të tillë. Ata sulmojnë të gjithë bashkë dhe mbrojnë të gjithë bashkë”.
E forte kjo, ska faj se rri gati gjithe lojes kot.
Bayern, ndryshe nga shume ekipe te tjera boterore, ka qendruar ne maje te Evropes gjithmone.
Te gjitha ekipet e tjera, pa perjashtim, kane luhatje disavjecare.
I urojme Xherdanit sukses sonte!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html
Do qe te dali merzija???
Hajde luaj portier me Partizanin,Dinamon dhe Tironen,dhe ke per te pare qe vetem do nxjerresh topin nga rrjeta!
-Pune e bukur apo jo?
Do kisha shume deshire qe te kenaqej sonte nga Arsenali duke ta ushtuar porten,por mbase jeni me fat qe Arsenali nuk eshte ne diten e saj me te mire.Mos u merzit se do te vije edhe rradha jote.
Shi kur ta marrin ne sysh tani e te haj nja 4 petlla direkt javen tjeter me Werder Bremen.
I kina rras dy cop, he, kush ka ndonji vrrejtje le ti boj zo atij Nojerit se ka sa te dush, o tu nejt kot ke porta, i mungo vetem nji celular me shkruj sms-ja me dashnoret.
Ene o vete pjesa par.
3-1 shume mire, ngushellime londinezeve edhe nji gol qe e bon prap gjermon ishte ska rendsi se plaku i ka lind ne Poloni.
Lus ZOTIN qe shorti t’a vere perballe BARCELONES ,NE TURIN TJETER qe ti iki MONOTONIA dhe t’i dale GJUMI .