Roben, i pakënaqur te Bajerni

18 Shkurt 2013, 15:06Sport TEMA

Arjen Roben ka bërë të qartë se ka ende dyshime mbi faktin pse ai nuk është më titullar, duke vënë në diskutim zgjedhjet e trajnerit të Bajern Mynih, Jup Heinkes.

Ky i fundit ka zgjedhur që në ndeshjet e fundit të aktivizojë treshen e mesfushorëve ofensivë Riberi-Kros-Myler, duke bërë që Roben të përfundonte rregullisht në pankinë, për të rritur pakënaqësinë e holandezit. Kjo situatë pritet të përsëritet edhe në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Arsenalit në mesjavë.

“Jam në stol, është shumë zhgënjyese. Nuk kam se si të them se jam i kënaqur”, tha holandezi pas fitores 2-0 me Volfsburgun ku ai u aktivizua si zëvendësues dhe shënoi golin e dytë për skuadrën e tij. “Por kur hyj në fushën e lojës, unë jap gjithçka për skuadrën”.

“Ndeshja me Arsenalin është një përballje gjigande, nuk shoh asnjë arsye pse nuk duhet të luaj”, tha ai.

Por deklaratat e Roben nuk e shqetësojnë aspak Heinkes, i cili ka bërë të qartë se do të vazhdojë të respektojë mendimet e tij pa u influencuar.

“Është normale për lojtarët që të zhgënjehen kur nuk luajnë. Arjen është një person që e tregon një gjë të tillë. Por mua nuk më shqetëson aspak”, deklaroi trajneri që do t’i japë lamtumirën bavarezëve në fund të këtij sezoni për t’i lënë vendin Pep Guardiolës./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje