FIFA bën gati “pasaportën biologjike”

16 Shkurt 2013, 15:02Sport TEMA

FIFA ka zbuluar se është gati të vërë në zbatim implementimin e asaj që quhet “pasaporta biologjike” gjatë Botërorit 2014. Organizata që drejton futbollin botëror duket se më në fund ka vendosur që të bëjë testet e urinës dhe gjakut të çdo futbollisti pjesëmarrës në aktivitet, që të hidhet poshtë çdo dyshim i mundshëm për përdorimin e dopingut.

“FIFA po zhvillon plane për të ndërthurur këtë metodë të re, duke përfshirë një “pasaportë biologjike” të urinës dhe gjakut, për Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës Brazil 2014, ku testime të plota para dhe gjatë turneut do të zhvillohen për të gjithë lojtarët”, shkruhet në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga FIFA.

“Ne e kemi testuar këtë në Botërorin e Klubeve 2011 dhe 2012, ndërsa do të vazhdojmë me Kupën e Konfederatave 2013, duke bërë testime të gjakut të paparalajmëruara në kampet stërvitore të ekipeve dhe pas ndeshjeve”.

“Ne përkushtohemi që të ndërtojmë pasaportën biologjike të çdo lojtari që merr pjesë në Botërorin 2014”, shkruhet në këtë deklaratë.

Reagimi i FIFA-s vjen pasi shefi i Agjencisë Botërore Antidoping, WADA, deklaroi pak ditë më parë se futbolli është një nga sportet më pak të kontrolluar, pasi nuk kryen testet e gjakut për sportistët, vetëm ato të urinës, të cilën nuk mund të gjejnë kurrsesi përdorimin e substancave si EPO apo transfuzionet e gjakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje