Barcelona, parakontratë me portierin Ter Shtegen

14 Shkurt 2013, 15:09Sport TEMA

Barcelona duket se ka zgjedhur portierin e të ardhmes, duke arritur në një akord paraprak me 20 vjeçarin gjerman, Mark-Andre Ter Shtegen, i cili aktivizohet aktualisht me Borusia Mynshengladbah.

Ter Shtegen cilësohet një nga portierët më me perspektivë dhe e ardhmja e përfaqësueses gjermane, ku ai grumbullohet me rregullsi si zëvendësuesi i Manuel Nojer. Katalanasit, në kërkim të një portieri pas refuzimit të Valdes për të rinovuar kontratën e tij, duket se e shohin atë si alternativën më të mirë të mundshme mes shtyllave të portës së tyre.

Ky fakt është publikuar dje në emisionin “Futboleros” të “MARCA TV”, gazetarët e të cilit janë të bindur se marrëveshja do të nënshkruhet në fund të këtij edicioni, kur Viktor Valdes të largohet, pasi nuk dëshiron që të vazhdojë më te katalanasit, ndonëse ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me këtë klub./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje