“Nuk jam unë pasardhësi i Aleks Ferguson, pasi do të largohemi nga futbolli njëkohësisht, ai në moshën 90 vjeçare e unë në moshën 70 vjeçare. Por hapi i radhës në karrierën time, pas Spanjës, do të jetë kthimi në Angli”. Këto janë fjalët e Zhoze Murinjos në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Mançester Junajtid që lënë shumë pak vend për dyshim për të ardhmen e tij.
Por trajneri portugez ka dëshirë që të largohet si fitimtar nga Madridi dhe për këtë arsye bën të qartë se do të synojë me çdo kusht që të ngrejë me këtë ekip një tjetër Ligë Kampionesh.
“Reali do të fitojë Ligën e Kampioneve numër 10 dhe unë të tretën. Nuk do ta mbyll karrierën vetëm me dy trofe. Junajtid është një skuadër e madhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare, por edhe ne dimë se çfarë duhet bërë. Kristiano Ronaldo? Ai është lojtari më i fortë që kam stërvitur ndonjëherë”.
“Ka klube të mëdha që nuk kanë fituar asnjëherë Ligën e Kampioneve, ashtu si edhe trajnerë që nuk e kanë pasur kurrë këtë kënaqësi. Real Madrid ka fituar 9 trofe të tillë dhe unë dy, kështu që jemi të gjithë të privilegjuar. Por tani Reali dëshiron të dhjetën dhe unë të tretën, për këtë arsye do të luftoj derisa të arrijë ky trofe dhe kam besimin se mund t’ia dalim mbanë”, tha Murinjo.
Vazhdo shiko enderra me sy hapur.
“Reali do të fitojë Ligën e Kampioneve numër 10 dhe unë të tretën.
Perfundimisht ky tipi nuk eshte mire.Kodra mas bregut se do dali bari.
Te ndihmofte zoti z.Mourinjo se kte here me kte ekip te ndare ne dysh veshtire e ke do e fitosh.